Ndëshkimi ligjor është përgjigja më e merituar për terroristët
Duani bashkitë nga socialistët. Ata i djegin
Kreu i shtetit, gjatë ditës së djeshme ka shtruar e shprehur për herë të parë me tërë ashpërsinë e domosdoshme revoltën e tij ekstreme për terrorizmin e verbër barbar me të cilin janë përfshirë në këto orë e ditë barbarie e vandalizmi edhe qytete e qendra të tjera urbane.
Mbi këto ngjarje Presidenti i Republikës tha dje se: “Asiç[?] e dini, në tërë këtë periudhë të revoltimeve apo dhunimeve rendi[?], janë dëmtuar e djegur zyrat qendrore të Bankës së Kursimeve, degët e saj në shumë qendra të tjera, janë shkatërruar objekte e vepra të tjera të investuara me djersën, sakrificat dhe mundin e kontribuesve shqiptarë. Janë rrënuar e djegur degët e Partisë Demokratike dhe qytetarë krejtësisht të pafajshëm.”
Sot[?], pohojnë më tej zyrtarët, “ka ardhur koha të synojnë me vendosmëri të gjithë këta terroristë dhe ne pa asnjë dyshim do të japim përgjigjen më të merituar për ta”.
Përveç shënimeve të politikës dikuese[?], sot po del para shqiptarëve se këto ngjarje tronditëse e prekin rëndë shtetin, qytetarin dhe pronën publike.
Kryetari i shtetit theksoi se nuk do të tolerohet askush që me dhunë të marrë nëpër këmbë ligjin, institucionet dhe jetën qytetare.
Më 5 shkurt fillon ndarja e parave
Fjala e kryeministrit Meksi në Kuvendin Popullor
“Dua të deklaroj edhe njëherë se të gjitha format dhe procedurat që kanë të bëjnë me shpërndarjen e rendit e kursimeve të qytetarëve po studiohen me seriozitetin më të madh. Të gjitha veprimet do të kryhen në përputhje me ligjin dhe me mundësitë reale financiare të shtetit”.
Duke folur me zë të lartë në seancën plenare, kryeministri Aleksandër Meksi tha se qeveria është e vendosur të nisë procesin e kthimit të parave duke filluar nga data 5 shkurt.
Sipas tij, prioritet do të kenë shtresat në nevojë dhe skemat do të zbatohen në mënyrë të kontrolluar.
Nesë Qeveria nuk ndëshkyn me do të mbrojmë me çdo çmim demokracinë
Sot në Shkodër e Sqepurës [sic?] ishte isë përmbyllur e Daliç[?] demokratë
Në qoftë se qeveria nuk ndërmerr veprimet e domosdoshme ligjore për ndalimin e këtyre akteve, demokracia shqiptare rrezikon të goditet rëndë. Qytetarët që besojnë në rendin demokratik duhet të ngrihen për të mbrojtur institucionet dhe ligjin.
Ky ishte mesazhi i një deklarate të bërë publike dje nga përfaqësues të strukturave demokrate në veri të vendit. Në tekstin e deklaratës theksohej se dhuna, shkatërrimi i pronës publike dhe terrori politik nuk mund të tolerohen më.
Bëhej thirrje që organet shtetërore të veprojnë pa humbur kohë dhe të vënë përpara përgjegjësisë organizatorët e trazirave.
Pas grupeve të zemëruara fshihen ish komunistët te cilet kërkojnë humbjen e pushtetit të PD-së
Media e huaj mbi protestat në Shqipëri
Pas grupeve të zemëruara fshihen ish komunistët të cilët kërkojnë humbjen e pushtetit të PD-së
Duke ecur mbrëmë të gjitha grupe[?] kriminale dhe veprimtarinë e përgjakshme të rebelojnë në Shqipëri, zoti Meksi tha se kjo ishte “një lojë e shëmtuar politike” që synonte të përmbyste qeverinë me forcë.
Sipas këtij informacioni, kryeministri sulmoi drejtues të opozitës për nxitje të turmave dhe tha se prapa protestave qëndronin ish-komunistë dhe elementë të organizuar.
Më tej artikulli krahasonte situatën në Shqipëri me tensione të tjera rajonale dhe vinte në dukje frikën e përhapjes së dhunës.
Faqe 3
Presidenti Berisha refuzoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Njësti të kufizuara zëvendësojnë policët e lënduar
Njësi të kufizuara zëvendësojnë policët e lënduar
E Reuter, një nga burimet e para të lajmit, njoftonte se ushtria shqiptare kishte marrë urdhër nga qeveria të zëvendësonte policinë në ruajtjen e rendit, ndërkohë që përleshjet me dhunë përfshinë edhe qytete të tjera përveç Lushnjës e Fierit.
Po sot agjencia prestigjioze Associated Press njoftonte se presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, refuzoi të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, pavarësisht trazirave të përgjakshme e të përhapura me shpejtësi. Ndërsa, lajmeve të dhëna të shkurtuara nga Radio Televizioni Shqiptar.
Zyrtarë të policisë në Shqipëri thanë dje se ushtria është dërguar në disa zona të trazuara, por mohuan lajmet se do të vendosej shtetrrethimi. Dy tanke dhe tre automjete të blinduara ndodhen në qendër të Lushnjës. Forcat e policisë speciale qenë dërguar në Fier të premten, ku të paktën njëzet vetë janë vrarë dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur si rezultat i përleshjeve.
Në Shqipëri, vendi më i varfër i Evropës, është krijuar trazira që prej rënies së skemave piramidale të investimit, duke zemëruar shumë shqiptarë, të cilët kishin investuar kursimet e tyre të jetës. Disa prej këtyre skemave premtonin fitime mujore nga 30 deri në 100 për qind.
Këto ditë, qeveria, duke shtuar se forcat e rendit kishin fituar përkrahje të re për rendin, bën thirrje për qetësi. Shefi i policisë ishte shkarkuar dy ditë më parë dhe zëvendësohet nga gjenerali i ushtrisë, Agim Shehu.
AP shkruante më tej: “Policët, të cilët rrahin protestuesit, hynë në shtëpitë e tyre në qytezën jugore Lushnjë dhe u hodhën doreza të zeza, njoftuan zyrtarët. Rreth 130 vetë u plagosën dhe u arrestuan 350 të tjerë. Banorët hynë në strehime pasi automjetet e blinduara dhe ushtarët, me automatikë në duar, marshuan nëpër qytet. Më shumë se 1500 banorë u larguan nga qyteza pas trazirave të premtes. Disa banorë u grindën me policinë dhe ushtarët.”
AP shton se “Protestat u ndezën në Lushnjë para tri ditësh, me këto pasoja: tre të vrarë, 19 të plagosur dhe 450 të arrestuar. Protestuesit u vunë zjarrin ndërtesave të qeverisë lokale, shtabit të policisë, gjykatës dhe zyrave postare, duke kundërshtuar humbjen e investimeve të tyre në skemën piramidale.”
Kurse agjencia Reuters shkruante: “Mes qyteteve të prekura, sipas ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali, është edhe qyteti i Fierit, 85 milje në jugperëndim të Tiranës. Të paktën dy protestues dhe një polic janë vrarë në përleshje në Fier, sipas burimeve të policisë. Gjatë fundjavës, protestuesit i vunë zjarrin zyrës së taksave, postës, gjykatës dhe një stacioni policor. Mijëra shqiptarë, të zemëruar nga rënia e një skeme të dyshimtë investimi ku humbën kursimet e tyre të jetës, sfiduan qeverinë e presidentit Sali Berisha. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë po përpiqen të shtypin trazirat dhe të pengojnë përhapjen e kaosit.”
Reuters e përshkruante gjendjen si tepër të vështirë në jug dhe citonte banorë e korrespondentë vendas për mungesë kontrolli, djegie të ndërtesave shtetërore dhe përhapje të protestave në qytete të tjera.
NJOFTIM
Sot me 28 janar ora 12.00 mundësi humbi shansina do shfrytëzonte [?] e koncerteve sqepi “deshshkuvër[?]” të dallaveres të financiare të “Zhblerjeve” e “Bastrisë” [?]
ZËDHËNËSI I SHTYPIT
SOT TELEBINGO KOMBËTARE
Për shkak të situatës së tensionuar në sheshin para pallatit të Kulturës në Tiranë të hënën 27 janar 1997, në vend të shortit (A) për 1997 “Telebingo”-s Kombëtare, pasdite, të përfshira 1 & 2 të pullarit “Telebingo”-s Kombëtare, ora 14.30 për edicionin e të martës dhe edicionin e të transmetohet drejtpërdrejt nga “Transmetimet e Revizioneve Shqiptare” [?]
Në vazhdim, kompania “F.XH” njofton se shorti i pagesë (B) për 1997 “Telebingo”-s Kombëtare, dt. 22 janar 1997, të ndjeket nga pagesat e fituesve për biletat fituese, si dhe të transmetohet e zhvillohet në regjistrim të 29 janarit 1997.
Përfitimet do të tërhiqen nga ora 10.00 deri 14.00, siç u tha në lajmërimet e mëparshme.
Faqe 7