Bashkëpunim i ngushtë midis Universiteteve shqiptare
Presidenti Berisha priti përfaqësuesit e Universiteteve të Prishtinës dhe Tetovës
Presidenti i Republikës priti Rektorin e Universitetit të Prishtinës prof. dr. Ejup Statovci dhe zv/rektorët e Universitetit të Tetovës, prof. dr. Murtezan Ismaili dhe prof. dr. Agni Dika. Presidenti Berisha shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e vendosur midis Universiteteve shqiptare dhe vlerësoi shumë rolin e tyre tejet të rëndësishëm dhe të gjithanshëm në jetën e kombit tonë.
Lidhjet midis Universiteteve shqiptare, theksoi Presidenti Berisha, duhet të përfshijnë të gjitha fushat. Ne, tha ai, jemi të vendosur që deri në vitin 2000 të dyfishojmë numrin e studentëve dhe orientojmë drejt tregut Universitetet tona.
Bashkëbiseduesit i folën Presidentit Berisha për ecurinë e veprimtarisë dhe rezultatet e bashkëpunimit midis Universiteteve shqiptare. Ata shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Berisha ndaj bashkëpunimit universitar në tërësi.
Shpejtohen procedurat për shpërndarjen në afat të parave
Ekstremistët çmenden
Shtypi i ekstremit të majtë i është rikthyer sërish anatemave për Europën.
Me të njëjtin fjalor si në kohën e diktaturës komuniste, e njëjta gazetë, ka rishpalosur sërish çmendurine e saj tipike, duke iu vërsulur Europës me arsenalin më të zi të fjalorit që ato dinë të përdorin.
Gazeta “ZP” në numrin e djeshëm nuk mori mundimin t’i lërë as dy gisht vend djegieve dhe shkatërrimeve barbare që u udhëhoqën në të shumtën e rasteve nga liderët e PS në rrethe, por i kushtoi gati një faqe “hidhërimit” të thellë të saj, për faktin se KE ka miratuar një raport pozitiv për ecurinë e reformave në Shqipëri.
Janë të njëjtat liderë, është e njëjta gazetë, të cilët në vijë lineare, i përmbahen me konsekuencë linjës antieuropiane. Të gjithë e kujtojnë deklaratën e njërit prej liderëve kryesorë të PS para dy vjetëve, ku lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në KE
Komisioni qeveritar për shqyrtimin e aktivitetit të fondacioneve huamarrëse, po shqyrton me intensitet të dhënat e përmbledhëse nga Banka e Kursimeve dhe Banka Kombëtare Tregtare, në të cilat aktualisht ndodhen të ngrira depozitat e fondacioneve “Populli” dhe “Demokracia Popullore-Xhaferi”, për përcaktimin e formulës se si do të veprohet për shpërndarjen e parave. Ndërkohë që pritet që bankat të shpallin listat përfundimtare për personat huadhënës shumë shpejt pritet që të bëhet publike shifra përfundimtare e shumës së detyrimeve qe fondacionet kanë ndaj huadhënësve.
Data 3 shkurt, është data e caktuar që në sportelet e bankave të Kursimeve dhe asaj Kombëtare Tregtare do të filloje puna për shpërndarjen e mjeteve monetare që janë të depozituara në to.
Specialistët e komisionit të Bankës së Kursimeve (mbi 100 në të gjithë vendin) që po merren me verifikimin e dokumentacioneve të fondacionit “Populli”, thonë se “baze për verifikimin e personave që kanë depozituar në këtë fondacion do të jene dokumentat e këtij fondacioni, në të cilat përcaktohet qarte se kush jane personat që jane aktualisht kreditoret dhe kush jane ata qe i kane terhequr depozitat”.
Ditet e fundit ne disa qytete ku kane vepruar keto fondacione mashtruese njerëzit po perpilojne vete lista per t'i paraqitur ne momentin e marrjes se parave. Por specialistet e bankave sqarojne se “nuk do te merret parasysh asnje lloj dokumenti tjeter qe mund te paraqitet, pervec atyre qe disponohen aktualisht ne banke”. Ne rastet kur njerezit disponojne fatura dhe nuk do te shohin emrin ne keto lista, sipas ligjit do t’i paraqitin ato prane komisioneve te ngritura, te cilat pas verifikimit do te vendosin per te drejten e terheqjes se parave.
Ndersa vleresohet se eshte abuzuar me administrimin e parave, bankieret vleresojne se dokumentacioni qe ka perdorur fondacioni eshte i sakte dhe lejon qe te behet nje verifikim korrekt i te gjithe personave qe kane depozitat e tyre ne kete fondacion. Sipas tyre radha e shperndarjes se shumave per depozituesit mendohet te jete zbatimi i radhes efektive qe nga koha ne te cilen fondacionet nderprene aktivitetin. Ata sqarojne se mendohet qe te operohet pjeserisht me libreza kursimi dhe pjeserisht me para “cash”. Shperndarja e mjeteve te fundit eshte menduar qe te behet per shumat e vogla, ku mund t’i lihet ne dore personit qe ta fuse at si depozite ne banke apo ta terheqe menjehere.
Vijon në faqe 2
Denohen dhuna e shkatërrimi
Zhvillon aktivin dega e PD-së në Kurbin dhe Lezhë
Mori pjesë edhe kryetari i PDSH-së Prof.Dr.Tritan Shehu
Duke u ndalur në shkatërrimet e bëra nga grupet terroriste, zoti Shehu tha se qytetarët që morën pjesë në këto manifestime shkatërruese, fatkeqësisht u manipuluan nga kasta e kuqe, nga ish-sigurimi, nga ish-ministrat e Ramiz Alisë dhe u përdor jo për problemin e qytetarëve por për kredibilitet politik, për
Këshilli Mbikqyrës urdhëron bankat e nivelit të dytë
Interesa më të larta për depozitat në lek
Për depozitat me afat 3 mujor interesi do të jetë 20.5 për qind, për depozitat me afat 6 mujor- 21 për qind dhe për depozitat me afat 12 mujor - 22 për qind
Faqe 2
Një piramidë e gryëkësisë dhe mendjecektësisë
- Shqiptarët nuk janë të parët që mashtrohen nga joshja e parave të fituara lehtë. Atëherë pse u joshën?
“INDIPENDENT”, 27 janar 1997
- Nga IAN BURREL -
Faqe 7
Për peshkaqenët dhe autorët e skemave piramidë, që popullonin botën e piramidave, Shqipëria ishte terreni më i përshtatshëm. 40 vjetët e errësirës nën liderin stalinist Enver Hoxha i dhanë popullit shqiptar shanse të pakta për të mësuar lidhur me kompleksitetin dhe labirinthet e mundshme të financave personale. Zgjedhja e liderit të parë jo komunistë të vendit më pak se pesë vjet mëparë nuk solli vështrimin e menduar të pasurisë për qytetarët e vendit më të varfër të Evropës dhe
pagat mesatare vazhdojnë të mbeten në nivelin mizerabël prej 45 sterlina në muaj.
Me heqjen e perdes staliniste, shqiptarët u ekspozuan me pamjet televizive të pasurisë materiale, por që nuk japin asnjë shpjegim se si arrihet pasuria. Prandaj kur mbërritën shitësat-piramidë, me premtime për pasuri të patregueshme, ata u tregonin njerëzve të dëshpëruar ato që atyre u vinte mirë t’i dëgjonin: formula sekrete për të fituar para me lehtësi. Ky ishte një mesazh që është pritur me po kaq entuziazëm edhe në Britani dhe në pjesën tjetër të madhe të vendeve të tjera të botës. Sepse nëse shkalla funksionon mirë, skema piramidë mund të jetë një problem i mirëdashur.
“ZP” : “Europa është çmendur”
Europa mbështet Shqipërinë
Mbështetja që Europa po i jep Shqipërisë dhe demokracisë në këto ditë i ka tërbuar krerët e opozitës prandaj ata akuzojnë Europën si “të çmendur”
Faqe 3
antievropiane. të PS para dy vjetëve, kur u lidhën me anëtarësimin e Shqipërisë në KE që shprehur se: “Futi akoma nuk është pjekur”. Ka qenë ky deklarim, i përcjellë në tërë historinë e politikës dhe të këtij institucioni, që jo vetëm është injoruar por dhe është përcjellë me neveri nga tërë eurodeputetët pjesëmarrës në këtë akt historik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Të njëjtën linjë atavike ka ndjekur kjo forcë politike dhe kjo gazetë ndaj pothuajse tërë institucioneve prestigjioze euroatlantike e ndërkombëtare, pavarësisht injorimit që ato u kanë bërë qëndrimeve të tilla të tyre.
Kur Evropa e dënoi bojkotin e PS në zgjedhjet e 26 Majit, ata iu sulën asaj me sharje e fyerje tipike bolshevike njolloj si para njëzet vjetësh. Kur Evropa i ftoi ata të zinin vendet që u takojnë në parlamentin shqiptar, ata përsëri iu ruajtën të njëjtën linjë vlerësimi për të.
Ço suksesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve si në asnjë vend tjetër të botës në vendin tonë i shqetëson dhe irriton aq shumë liderët e ekstremit të majtë sa humbin çdo limit të logjikës politike dhe morale. E në padurimin e tyre që shfaqet me simptoma të pastra denoncimi ata nuk kursejnë në këtë kuadër anatema ndaj Evropës, të cilën e cilësojnë si sjellësen e tërë fatkeqësive për këtë vend, pasi ato kanë mbështetur e po mbështesin pa rezerva reformat e suksesshme të Shqipërisë.
Në këtë linjë janë edhe shkrimet e botuara dje në “ZP”. Me fjalë e shprehje që i posedon vetëm fjalori i shkrueseve të kësaj gazete-trakt, ata nuk ngurojnë ta “vlerësojnë” si të çmendur të dërguarin Evropian, vetëm e vetëm për faktin se përfaqësuesit e këtij spektri politik evropian kanë mbështetur e dhe përmbushjen e të gjitha kërkesave të parashtruara nga KE me rastin e pranimit të Shqipërisë në këtë institucion.
Një qëndrim i tillë ndaj vendit të tyre dhe ndaj KE, si ai i botuar dje në “ZP”, jo vetëm ta përshëndesnin vetëm qarqet më regresive anëshqiptare. Dhe për rrjedhojë një shërbim i tillë mund t’u shërbejë etim qarqeve të tilla.
Ajo që kërkohet elektoratin e tyre në zgjedhjet parlamentare të vitit që vjen dhe po punojnë me zell të madh duke përdorur instrumentet dhe kjo gjë tentojnë nga më të inkriminuarit, duke degjuar e shkaktuar institucionet shtetërore, me këto qëndrime po demonstrojnë para edhe institucioneve ndërkombëtare qëllimin.
Ky denigrim i tyre nga ana e tyre po kryhet fare hapur. Dhe kjo jo vetëm në planin e brendshëm ku u tentua rikthimi tek rrethi i vjetër i së keqes, për rrëzimin e kontingjentëve më të inkriminuar të ish-policisë sekrete komuniste, duke u vënë në poste të rëndësishme, por dhe në planin e jashtëm, përmes dizinformimit të kallëzimeve të tyre, duke prodhuar anatema kundër Evropës, vetëm e vetëm pse ajo vlerëson realisht sukseset e reformave në Shqipëri.
Evropa e interesuar për ruajtjen e stabilitetit ekonomik e politik të Shqipërisë
Vitore Çeze zv. kryetari i komisionit për politikën e jashtme të parlamentit italian për situaten në Shqipëri
Italia i kërkon përgjegjshmëri opozitës
Kush përpiqet në këtë çast të shfrytëzojë protestat për qëllime politike kryen një akt të papërgjegjshëm
Ministria e jashtme greke mbi ngjarjet në Shqipëri
Jemi të interesuar për stabilitet në Shqipëri
Është i njohur fakti se shtaghia e fenomenit të firmave piramidale nuk përbën ekskluzivitet të Shqipërisë. Fenomene të ngjashme u shfaqën edhe në vende të tjera, bile edhe në vende të rajonit tonë.
Faqe 3
KE ka miratuar një raport pozitiv për ecurinë e reformave në Shqipëri.