Ndihma për Shqipërinë do të vazhdojë
Ministria e Jashtme Italiane deklaron:
Lidhur me një lajm të botuar këto ditë në gazetën “Corriere della sera” e të dhënë më pas nga BBC, për uljen e ndihmës italiane ndaj Shqipërisë, dr. Beatrice Bussi, eksperte për Shqipërinë në Ministrinë e Punës së Jashtme të Italisë, i deklaroi ambasadës sonë në Romë, se “këtu është fjala për një keqinterpretim nga ana e gazetarëve të njoftimeve të dhëna nga kjo ministri”.
Sipas saj, nuk ka ulje të shumës së akorduar për Shqipërinë. Pritet, shtoi dr. Bussi, që së shpejti të mblidhet Komisioni i përbashkët italo - shqiptar në Romë.
Gjithashtu ambasadori i Shqipërisë në Itali, Pandeli Pasko, pati një takim me zv. ministrin e jashtëm italian, Piero Fasino. Në komunikatën e shtypit të ministrisë, pas takimit thuhet: “Qeveria italiane do të mbështesë përpjekjet e Tiranës në rrugën e një demokratizimi gjithnjë e më të madh të jetës politike dhe ekonomike në Shqipëri”.
Në fazën e dytë do të ndahen paratë nga shitja e pronave të fondacioneve
Intervistë me kryeministrin Aleksandër Meksi për situatën në vend
Faza e dytë do të përfshijë rikthimin e parave të ardhura nga të gjitha pronat e konfiskuara te themeluesve të fondacioneve, pronat të fondacionit dhe të drejtuesve të cilët kanë marrë pjesë direkt në këtë veprimtari mashtruese. Për këtë po hartohen listat për to, dhe ato do të shiten me ankand, ndërsa vlera e tyre do t’u ndahet sipas kontributit që u takon çdo depozituesi të këtyre fondacioneve.
Sigurisht, kjo nuk mund të bëhet më datën 5, mund të dojë një kohë pak më të gjatë, por jo shumë të gjatë, pra shumë afër do të jetë dita kur do të shpallet lista e plotë e tyre, e ato do të shiten në ankand. Këty përfshihen: zyra, banesa, vetura e të tjera gjëra dhe do t’u ndahen po kreditorëve.
Faqe 3
Forumi kundër demokracisë
Prej disa kohësh disa parti politike që elektorati shqiptar i përjashtoi nga jeta politike, disa të tjera që u vetëpërjashtuan si dhe disa individë që talentin e tyre e manifestojnë duke pozuar nëpër gazeta, duke zgjedhur si alternativë bojkotin stalinist po përpiqen për turpëruar njësat. Grupin i grupeve dhe tendencave të ndryshme të shpërndara në dy fushatat elektorale, sado që po trumbetohet si një front i gjerë partish, forcash dhe individësh, në thelb nuk është gjë tjetër veç një përpjekje e dëshpëruar për të ringritur edhe njëherë Frontin e Kuq i cili dështoi në zgjedhjet politike dhe lokale të vitit të kaluar.
Momenti të cilin forcat e majta politike e kanë zgjedhur si të favorshëm për tu rigrupuar dhe për tu dukur shumë, gjithësej përbën edhe thelbin e gjithë qëllimit të tyre. Demagogjia që po shoqëron deklaratat e tyre si personat që janë zgjedhur për të përfaqësuar të majtën ish komuniste shqiptare, nuk ngjallin as kuriozitetin më të vogël edhe tek shqiptarët më të painformuar dhe më të painteresuar për politikën. Dështimi i përpjekjeve pas zgjedhjeve të 26 majit, për të paraqitur në opinionin ndërkombëtar të gjitha partitë e spektrit politik shqiptar kundërshtuese ndaj realitetit politik të sëlluën zgjedhjet, ishte përgjigja që morën ish komunistët shqiptarë dhe aleatët e tyre për kalkulimet e mjera me aktivizimin e neokomunistëve të tipit Kallakulla ose të disa njerëzve të tjerë arrivistë e të rrjedhur. Përendimi u bëri të qartë ish komunistëve që politika para së gjithash është pjesëmarrje në institucionet legale si Parlament, por socialistët shqiptarë nuk denjuan që paralajmërimet e Perëndimit dhe sugjerimet e tij t’i merrnin parasysh. Jo vetëm kaq, por socialistët pas Rezolutës së fundit të KE sulmuan në mënyrë të papyetuar dhe më të paskrupullt Europën dhe institucionet e saj. Me sa duket fakti që edhe një i papërgjegjshëm politik si Kurt Kola rrëshohet me ta në një llogore i bën ish komunistët që të ndjehen të fortë dhe të sigurtë për t’u kundërvënë kujtdo që nuk është dakort me politikën e tyre anti PD dhe anti Qeveri. Është e kuptueshme që i ashtëquajturi Forum nuk përbën gjë tjetër veçse një shërbëtor të rënë keq PS dhe aleatët e saj u duhet që të fshehin qëllimet dhe synimet e tyre politike të cilat synojnë që të frenojnë zhvillimin dhe orientimin perëndimor të demokracisë shqiptare. “Tre musketierët” që janë zgjedhur si pararojë e Forumit me skuadërkomandant Kurt Kolën, nuk emocionojnë askënd dhe ca më pak nuk përbëjnë fakt politik. Dështimi në përpjekjet trukeve të tilla ka dhënë rezultatet e veta në zgjedhjet e majit dhe të tetorit. Edhe sot me proklamimin e të ashtëquajturit Forum kuptohet fare lehtë se çfarë të ardhme do të ketë ky me forca dhe njerëz që mendojnë se vendi ndodhet në situatën e Lidhjes së Prizrenit apo Luftës së Dytë. Kjo shprehje ekstreme e dëshpërimit të mendjeve të sëmura prej dështimit dhe humbjes që kanë pësuar, si shkakton sëmunë prej dëshëtimi dhe humbjes që kanë pësuar, si shkakton vetëm qesharake për ta, kudo që të harreshothen dhe këdo që të nxjerrin përpara tribuna. Ferdinand Xhaferi sekretar i marrëdhënieve Publike i PD pas kthimit të tij nga një takim i EDU në Romë Mbështetje për Partinë Demokratike “E rëndësishme është të mos heqim dorë nga reformat demokratike, të mos kthehemi prapa” Faqe 3
Kolumberg :Qeveria ka marrë masa të mira
Reporteri i Komitetit të çështjeve ligjore dhe të drejtave të njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për radion “Dojçe Vele”
Reporteri i Komitetit të çështjeve ligjore dhe të të drejtave të njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Dumeni Kolumberg, në një intervistë dhënë radios “Dojçe Vele” ka shprehur shqetësimin dhe keqardhjen për valën e dhunës në ngjarjet e fundit në Shqipëri.
Europës, por, theksoi ai, gjithçka atje përfundoi pa veprime të dhunshme. “Unë nuk besoj se me këtë do t’i vihen pikëpyetje veprimtarisë së qeverisë ose do të kërkohej dorëheqja e saj”, shtoi z. Kolumberg, i cili, shprehu besimin tek autoritetet shqiptare për qetësimin e gjendjes me mjetet e shtetit demokratik dhe vlerësoi masat e marra nga qeveria për zgjidhjen e situatës së krijuar. Duke bërë një ndarje të prerë midis ngjarjeve të ditëve të fundit dhe situatës së përgjithshme në vend, z. Kolumberg vlerësoi se në Shqipëri janë shënuar suksese të rëndësishme, krahasuar me “gjendjen fillestare katastrofale kur u ndërtuan sistemet e qeverisjes”. Ai konsideroi si një detyrë të rëndësishme harmonizimin e kushtetutës së re, duke theksuar mendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për hartimin e saj nga një komision parlamentar në të cilin duhet të marrin pjesë të gjitha forcat politike, përfshirë dhe opozitën, në mënyrë që kushtetuta të gjejë mbështetje sa më të madhe.
Selia e Shenjtë mbështetëse e demokracisë në Shqipëri
Fjala e Presidentit Berisha me rastin e dekorimit me urdhërin “Nënë Tereza” të Shkëlqesisë së tij Imzot Ivan Dias
Dje Presidenti Berisha ka dekoruar shkëlqesinë e tij Imzot Ivan Dias me urdhërin “Nënë Tereza”. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë drejtues të qeverisë dhe pushtetit lokal.
Duke e marrë fjalën Presidenti Berisha tha se kjo ceremoni dekorimi është për të nderuar Shkëlqesinë e Tij, Monsinjor Ivan Dias, përfaqësuesin e Selisë së Shenjtë në Shqipëri, me rastin e largimit të tij nga Shqipëria.
Monsinjor Ivan Dias erdhi në vendin tonë si misionar i vërtetë i miqësisë dhe bashkëpunimit shekullor që lidh Selinë e Shenjtë me Shqipërinë, sipërfaqësues i Shënterisë së Tij, Papa Gjon Pali II, mik i madh dhe i shquar i kombit shqiptar dhe i të gjithë popujve që i përkasin një regjimin komunist dhe dha një kontribut thelbësor në rindërtimin e vlerave të medha fetare dhe hyjnore në Shqipëri. Ai largohet sot si një mik që e deshi Shqipërinë dhe shqiptarët dhe ta duan atë gjithnjë.
Monsinjor Ivan Dias erdhi në Shqipërinë kur e kalimit nga sistemi totalitar në sistemin demokratik, në një periudhë kur opozita shqiptare përballej me diktaturën me eger të Europës se pasluftës, ndërsa Shqipëria dhe shqiptarët përjetonin dramen e madhe të pasojave shkatërrimtare materiale dhe shpirtërore të doktrinës marksiste, e cila afër 30 vjet me pare dogji në mbarë Shqipërine kisha, xhamia dhe teqe dhe vendosi ateizmin e detyruar shtetëror. Shenjtëria e tij, Papa Gjon Pali II, Selia e Shenjtë dhe përfaqësuesi i tyre ne Shqipëri, mbështeten haptas dhe pa asnje lekundje forcat demokratike ne perpjekjet e tyre per te permbysur komunizmin. Per Papa Vojtilen, që prej vitesh lutej për shqiptarët dhe kombet që vuanin nen zgjedhen komuniste, per Selinë e Shenjtë dhe Nuncin Apostolik Ivan Dias, komunizmi ishte i papajtueshëm me vlerat e verteta njerezore dhe hyjnore.
Pas fitores se forcave demokratike, Vatikani, Ati i Shenjte dhe perfaqesuesi i Tij, Nunci Apostolik, kane qene dhe jane mbeshtetes kryesore te perpjekjeve tona per ndertimin e shtetit ligjor, ekonomise se tregut dhe integrimit te vendit ne Europe.
Monsinjor Ivan Dias, ju erdhet ne Shqipëri ne nje periudhe te rilindjes se vertete kombetare. Ati i Shenjtë ne viziten e tij historike në Shqipëri, pasi shenjtëroi Katedralen e Shkodrës dhe regjimi ateist e kishte shndërruar në palestër sporti dhe shuguroi kated I pëshkvet e pare shqiptare, nder te cilet Monsinjor Frano Ilia, qe 25 vjet me pare, ne te njejten dite ishte denuar me vdekje ne mbrojtje te besimit te tij, u shpreh se ai perjetoi ne Shqipëri nje dite ringjalljeje te vertete. Ndersa ju, perfaqesuesi i tij ne Shqiperi, perjetuat vite ringjalljeje te vertete te nje kombi dhe ne kete ringjallje, veçanërisht ne ringjalljen e infrastruktures se tij shpirterore, ju keni dhene nje kontribut te mire per te cilin shqiptaret do t’ju jene gjithnje mirënjohës.
Në keto vite, kisha shqiptare jo vetem u ringjall, por ajo perjetoi dhe ngjarjet me te medha ne tere ekzistencen e saj, viziten e Shenjterise se tij Papa Gjon Pali II ne Shqiperi ne vitin 1993, vizite, e cila shte nje ngjarje historike ne marredheniet miqesore ndermjet Shqiperise dhe Vatikanit. Shqipëria ishte vendi i pare ne Ballkan qe do te vizitohej nga Shenteria e tij.
Papa Gjon Pali II. Por, gjatë kësaj periudhe kisha shqiptare pati edhe Kardinalin e saj të pare, martir te vertete te mbare krishtërimit, Princin e saj, i cili me qendresen e tij ndaj komunizmit, i beri nder kombit shqiptar, krishtërimit dhe te gjithe atyre qe besojne ne mbare boten.
Gjate ketyre viteve jane me qindra e mijera familje shqiptare, fshatra, shkolla, ambulanca, te semure, qe u ndihmuan me bujari te madhe nga “Karitasi” dhe une gjej rastin te shpreh mirënjohjen time me të thellë Selisë së Shenjtë dhe të gjithë atyre misionareve qe organizuan dhe realizuan kete perpjekje e ndihme.
Ju largoheni keto dite nga Shqipëria, nga nje vend në te cilin sot besimtaret e medha fetare bashkejetojne në një zemër, në ze zemre e një kombi bashkejetojne harmoni, mirëkuptim e tolerance shembullore. Une kam kenaqesine e vecante qe t’ju dekoroj ju sot me Urdhërin e Arte “Nënë Tereza”, te kesaj shqiptareje shenjterore te gjalle, qe beri te njohur kombin shqiptar ne vendin dhe kombin tuaj te madh dhe afroi shume dy popujt tane.
Zoti i bekoftë!
Faza e dytë do të përfshijë rikthimin e parave të ardhura nga të gjitha pronat e konfiskuara te themeluesve të fondacioneve, pronat të fondacionit dhe të drejtuesve të cilët kanë marrë pjesë direkt në këtë veprimtari mashtruese.
Huadhënësit të kthehen në aksionerë
Letër e një grupi kreditorësh të “Gjallicës” drejtuar kryeministrit
Huadhënësit të kthehen në aksionerë
Rruga gjyqësore nuk na ndihmon të arrijmë në të ardhhmen të mund të rifitojmë atë çka kemi humbur
Faqe 2