Shqipëria ka nevojë për qeverisje dhe jo destabilizim
Intervistë me kryeministrin Aleksandër Meksi
„Unë mendoj se Vlora në radhë të parë ka aq traditë qytetare, ka aq forca demokratike, ka aq ndjenjë të humanizmit që ta kuptojë se akoma nuk është vonë, se në një rrugë të tillë nuk mund të ecet. Nuk mund të ndizet zjarr Shqipëria, aq më tepër deti, siç mburreshin para një javë. Shqipëria, shtëpia e të gjithë neve duhet të mbahet…“
[?] „…duhet të mbahet…“, duhet të çohet përpara, por jo të rrënohet. Dhe pse duhet ta kuptojnë një gjë, që mbas kaosit politik që synojnë për të krijuar një destabilizim të Shqipërisë, do të vijë dhe rrënimi përfundimtar ekonomik e Shqipërisë, për të cilën, në emër të cilës ata thonë se po flasin dhe luftojnë.
Faqe 3
humbjeje, merité dhe mendim t’i thellosh ato.
- e kanë dëgjuar tre vlonjatë. ata që venë si mburojë. Por unë dua t’i siguroj ata dhe të gjithë shqiptarët se do të jenë plotësisht të lirë të protestojnë në përputhje me ligjet e tubimeve, të cilat duhen respektuar sepse janë të standardeve europiane, sikundër theksoj me këtë rast se asgjë dhe asnjë forcë nuk do të pengojë drejtësinë e këtij vendi për t’u dhënë ndëshkimin e merituar ligjor atyre që djegin simbolët e Vlorës dhe qyteteve të tjera si dhe dhunuesve të ligjeve dhe institucioneve.
Unë kam bindjen se me një dialog dhe angazhim të gjithanshëm, humbjen e kreditorëve të “Gjallicës” mund ta zvogëlojmë dhe brenda një periudhe afat mesme ta eliminojmë ndofta tërësisht.
Prandaj, le të fillojmë sa më shpejt nga puna. Së pari, ta kalojmë në pronësi të investitorëve të gjitha pronat e kësaj firme. Në interes po të këtyre investitorëve të
Vlora në prag të gjendjes së jashtëzakonshme
Parlamenti debaton mbi masat për qetësimin e situatës
Kryesia e Kuvendit Popullor e bazuar në propozimin e Grupit Parlamentar të PD, për arsye të mungesës së një ligji, i cili i jep të drejtën Parlamentit për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme i rekomandoi Qeverisë që të hartojë një projekt ligj për këtë qëllim.
Faqe 2
Kryesia e Kuvendit Popullor e bazuar në propozimin e Grupit Parlamentar të PD, për arsye të mungesës së një ligji, i cili i jep të drejtën Parlamentit për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme i rekomandoi Qeverisë që të hartojë një projekt ligj për këtë qëllim
Projekte konkrete për minimizimin e humbjeve
Takimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me qeveritarët e parlamentarë të Vlorës dhe me përfaqësues të Komisionit Nismëtar të huadhënësve të ish-firmës “Gjallica”
Ftoj qytetarët e Vlorës të mos ndjekin ata që luftojnë për të fituar me dhunë karriget e tyre dhe jo për paratë e humbura, që duan të rrëzojnë qeverinë, por nuk ofrojnë asnjë zgjidhje, që kërkojnë me protesta të mbrojnë ata që vënë zjarr, dhunojnë ligje, institucione dhe rrugë të një vendi të lirë dhe demokratik, sepse ata kërkojnë të shfrytëzojnë dëshpërimin tuaj si mburojë.
Së pari, dëshiroj të përshëndes të gjithë qytetarët e Vlorës dhe t’u shpreh investitorëve që kanë humbur paratë e tyre në skemat piramidale dhimbjen dhe solidaritetin tim të sinqertë. Nga ana tjetër, unë u bëj thirrje atyre dhe menduesisë së tyre të bashkëpunojnë me njëri - tjetrin dhe me Qeverinë për të zgjidhur, kufizuar sa të jetë e mundur e më shumë, pasojat e krijuara nga falimentimi i këtyre firmave. Unë mendoj se në çdo rast dhe në çdo lloj humbjeje, meritë dhe mençuri është të përpiqesh të zvogëlosh pasojat e saj dhe jo t’i thellosh ato. - Unë ftoj qytetarët e Vlorës të mos ua besojnë dëshpërimin e tyre atyre që organizuan djegien e Bashkisë, që nuk e kanë kujtur [?] të pushtime radhazi kundër të cilave dhanë jetën qindra dhe mijëra vlonjatë. shfrytëzojnë dëshpërimin tuaj si mburojë. përcaktojmë të gjitha lehtësirat e mundshme ligjore për të përfunduar objektet e pambaruara, për të rritur eficencën dhe fitimin e tyre. Qeveria, Parlamenti janë të vendosur në këtë drejtim. Prandaj unë propozoj: - Të formohet menjëherë asambleja e investitorëve. - Në një tubim të gjerë kjo asamble le të zgjedhë këshillin drejtues që do menaxhojë dhe drejtojë pronat e firmës. Por, përveç kësaj për të hedhur dritë të plotë në të gjitha aspektet e veprimtarisë së ish-firmës “Gjallica”, propozoj që krahas Prokurorisë dhe Komisionit qeveritar, të ngrihet edhe një komision i vetë investitorëve të kësaj firme. Ky komision mund të jetë pluripartiak ose jopartiak dhe unë e garantoj atë se do të ketë në dispozicion të gjithë dokumentacionin ekzistues dhe të gjitha lehtësirat që kërkon për të hetuar në çdo aspekt dhe në hollësi veprimtarinë e dërueshme [?] të kësaj firme. Të evidentohen të gjitha familjet që kanë humbur shtëpitë dhe të ndihmohen me përparësi me kredi si të pastrehë. - Familjet pa të ardhura të vendosen me asistencë sociale dhe të studiohet mundësia e dhënies së kredisë për veprimtari private të vogël. Qeveritarët e Vlorës i paraqitën Presidentit Berisha problemet e mëdha dhe gjendjen e rëndë të krijuar nga shembja e skemave piramidale. Ata ishin dakord me propozimet e Presidentit Berisha, por insistuan si të ngutshme: - Të merren të gjitha masat me përparësi për shërthim. - Të shpejtohet krijimi i zonës së lirë në Vlorë. - Të shpejtohen të gjitha përllogaritjet dhe të vendoset transparenca për ish-firmën “Gjallica”. - Të verifikohet kush ka tërhequr paratë pas falimentimit të firmës. - Të hartohen projekte për nxitjen e biznesit të vogël. - Të vendoset kontroll transparence mbi kompanitë e tjera rentiere.
Terroristët e turmës vrasin qytetarin Artur Rrustemi
Njoftim i zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme
Nga të dhënat e marra në rrugë operative, tha zëdhënësi, mësohet se nga persona brenda turmës është qëlluar me armë zjarri shtetasi Artur Rrustemi, i cili më pas vdiq në spital
Edhe dje që në orët e para të mëngjesit, mijëra qytetarë vlonjatë janë grumbulluar përsëri për të protestuar në qendër të qytetit, duke sulmuar egërsisht me gurë, mjete të forta, shishe me lëndë djegëse etj. mbi forcat e policisë, njofton zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. Eksponentë të terroristë që nga brenda turmës kanë qëlluar edhe me armë zjarri në drejtim të forcave të rendit. Ata kanë sulmuar barbarisht një Ata kanë sulmuar barbarisht një grup policësh, duke i goditur nga afër dhe nga lartësitë dhe si rezultat i kësaj kanë mbetur të plagosur një numër i konsiderueshëm policësh. Më pas, protestuesit janë grumbulluar sërish rreth godinës së komisariatit të policisë dhe kanë sulmuar atë me gurë, mjete të forta dhe lëndë eksplozive, duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe lirimin e të ndaluarve. Në këtë rrethana ka patur sërish policë të plagosur, 15 prej të cilëve janë transportuar me helikopter për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Nga të dhënat e marra në rrugë operative, ta armë zjarri shtetasi Artur Rustemi, i cili më pas vdiq në spital. Protestuesit qenë paralajmëruar se do t’i vënë zjarrin godinës së komisariatit të policisë, diku që të jetë çmimi i këtij akti. Si rezultat i këtyre konfrontimeve ka patur një numër të konsiderueshëm të plagosurish nga të dyja palët. Turma e protestuesve që, qëndroi për një kohë të gjatë në Sheshin e Flamurit, rreth orës 17.00 u drejtua përsëri drejt godinës së komisariatit të policisë. Ata goditën me gurë dhe sasi të konsiderueshme lëndë eksplozive në drejtim të kësaj godine përreth 2 orë, duke dëmtuar një numër tjetër të konsiderueshëm policësh, si dhe duke i penguar ata për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Rreth orës 19.00, protestuesit janë shpërndarë dhe gjendja është qetësuar, përfundon njoftimi i zëdhënësit të M. të Brendshme.
Qytetarë distancohuni nga çdo veprim terrorist e akt dhune
Deklaratë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike
çdo veprim terrorist e akt dhune
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, duke pasur parasysh situatën e krijuar në vend në vijim të falimentimit të kompanive piramidale mashtruese; duke ndjekur me shqetësim zhvillimet dhe aktet e dhunshme që kanë ndodhur në disa qytete të vendit; duke theksuar se në Vlorë janë ndërmarrë veprime terroriste ndaj forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ushtrisë, përfshirë shtënien me armë zjarri, hedhje e shpërthim dinamiti, shishe me benzine; duke qenë i bindur se këto akte të fundit nuk kanë të bëjnë me masën e investitorëve në këto firma që dëshirojnë një zgjidhje teknike sa më të mirë të këtij problemi, por me segmente të ish-sigurimit të Shtetit që synojnë rrëzimin e pushtetit legjitim nëpërmjet dhunës, dënon prerazi aktet terroriste kundër Forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ushtrisë, si dhe sulmet ndaj institucioneve publike, duke kërkuar identifikimin, ndalimin dhe cuarjen para ligjit të autorëve. I bën thirrje qytetarëve të Vlorës e të gjithë Shqipërisë që në këtë situatë shumë delikate, me përgjegjësi qytetare, të distancohen qartë nga çdo veprim terrorist e akt dhune. Ai fton qytetarët e Vlorës të mos ndjekin skenarët e dhunshëm, por të protestojnë me qetësi e kulturë.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shpreh mbështetjen ndaj Forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes në zbatimin e mandatit të tyre ligjor.
1 i vdekur dhe 81 të plagosur
Ministria e Shëndetësisë për gjendjen në spitalin e Vlorës
Ministria e Shëndetësisë dhe Ambientit njoftoi se dje prej ores 7.30 deri në orën 14.00, janë paraqitur në spital 81 të dëmtuar, nga të cilët vazhdojnë të trajtohen në spital 26, ndërsa 55 të tjerë janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.
Në gjendje tepër të rëndë është sjellë në spital qytetari Artur Rustemi nga Vlora, i plagosur me armë zjarri. Plaga ka qenë tejshpuese me hyrje në abdomen, kalim në kraharor dhe prekje e dëmtim të palcës shpinore. Megjithë përpjekjet e mjekëve kirurgë dhe reanimatorë, qytetari vdiq disa orë pas paraqitjes në spital.
Pacientë të tjerë të shtruar në spital paraqesin dëmtime kontuzive dhe fraktura të pjesëve të ndryshme të trupit dhe jeta e tyre është jashtë rrezikut.
Gjithashtu, rreth orës 9.00 u paraqit në spital në gjendje traumatike biznesari Malja Banushi, me moshë 53 vjeç. Megjithëse goditjen elektrike të aplikuar nga mjekët, pacienti nuk mund të kthehet në jetë. Pas eksperimenti mjeko-ligjor, të kryer me kërkesën e vetë mjekëve specialistë, si dhe me kërkesën e familjarëve, doli se nuk kishte shenja dhune. Vdekja ka ndodhur derisa Banushi ishte duke ngarkuar disa thasë me miell te i biri. Të njëjtën gjë pohon edhe bashkëshortja e tij.
Njëkohësisht, nga Spitali Qendror i Ushtrisë në Tiranë njoftohemi se ka pasur një numër të konsiderueshëm të plagosurish nga forcat e rendit. Janë transportuar në këtë spital 15. Prej tyre 9 janë shtruar në spital, ndërsa të tjerët trajtohen në reparte.
Ministria e Shëndetësisë është tepër e shqetësuar për ngarkesën tej mase të spitalit të Vlorës. Ajo i bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim, për mos penguar personelin shëndetësor gjatë punës, për mos penguar ardhjen e mjekëve të specializuar nga Tirana, e mbi të gjitha, për mos penguar transportimin e të plagosurve që kanë nevojë për ndihmë më të specializuar, përfundon njoftimi.
Shqipëria ka nevojë për arsye të shëndoshë
Të qenët “njerëz të thjeshtë” nuk i shpëton nga faji. Me fjalën “popull” bëhen shumë spekulime, por egërsia dhe anarkia nuk i lejohen askujt, qoftë dhe popullit.
Intervistë e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Radios “Zëri i Amerikës”
- Zoti Kadare! Si i shikoni ngjarjet e fundit në Shqipëri? Duket se vendi po shkon drejt një dhune të pakontrolluar.
- Kjo është e vërtetë prandaj edhe ngjarjet e kohëve të fundit më kanë shkaktuar një trishtim jashtëzakonisht të madh. Jam i sigurt se të njëjtën ndjenjë ju kanë shkaktuar shumicës së shqiptarëve.
Shqipëria, duhej ta pranojmë, ka marrë një goditje të rëndë. Është dëmtuar jo vetëm imazhi i saj. Janë vënë në pikëpyetje shumë gjëra. Është vënë në pikëpyetje vetë e ardhmja e vendit. Shqipëria, që pas një rrugë dramatike u afrua Europës, ka rrezik të largohet përsëri prej saj. Kjo do të jetë një tragjedi e vërtetë.
- Zoti Kadare! Qeveria dhe opozita po shkëmbejnë akuza të ashpra dhe po fajësojnë njëra-tjetrën për gjendjen e krijuar. Si e shikoni ju rolin aktual të pozitës dhe të opozitës?
- Unë mendoj se përpara kësaj drame shumica e klasës politike shqiptare është treguar e verbër, e paaftë dhe fare e pandjeshme për të përfaqësuar një popull. Përmbi interesate vendit ajo vë në pahsionet e saj meskine, interesat e ngushta partiake, sedrën e sëmurë dhe hakmarrjen primitive. N.q.s. ajo do të vazhdojë në këtë rrugë, mendoj se historia do të jetë e pamëshirshme në kërkimin e llogarisë.
- Si mendoni ju, si mund të dilet nga kjo krizë?
- I vetmi shpëtim i kësaj klase politike për të mos marrë njollë të rëndë në histori do të jetë heqja dorë me ngut nga kokëfortësia ballkanase. Kërkimi me ngut i dialogut midis shtetit dhe opozitës, kompromiset qoftë dhe të dhimbshme nga të dy palët në emër të interesit të vendit.
Mendoj gjithashtu se një pjesë e popullsisë shqiptare mban përgjegjësi të rëndë. Të qenët “njerëz të thjeshtë” nuk i shpëton nga faji. Me fjalën “popull” bëhen shumë spekullime, por egërsia dhe anarkia nuk i lejohen askujt, qoftë dhe popullit.
Mendoj se rrallëherë në historinë e saj Shqipëria ka pasur nevojë kaq të ngutshme për arsye të shëndoshë, për urtësi dhe ndjeshmëri. Ajo kërkohet nga të gjithë, sepse kjo është shpëtimi i përbashkët. Ne duhet ta shpëtojmë atë gjithsesi, në çdo mënyrë dhe me çdo çmim.