16/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 shkurt 1997

Shpifje të qëllimshme dashakeqe dhe denigruese

Qeveria hedh poshtë akuzat e “The indipendent” Redaksia të përgënjeshtrojë menjëherë shpifjet ndaj Qeverisë Shqiptare Faqe 4

Shembja e piramidave nuk rrëzon kapitalizmin shqiptar

Fjala e Presidentit Berisha në takimin me qytetarët e Tiranës - Toleranca e gjatë ndaj fajdeve ka qenë elementi i tolerancës së përgjithshme ndaj iniciativës së lirë, afarizmit dhe biznesit. Së pari, në Shqipëri fajdeja është një veprimtari e ligjshme, tërësisht private e palicensuar nga shteti dhe e garantuar nga Kodi Civil Shqiptar. Së dyti, kanë munguar ligjet dhe bordet rregullatore për fondacionet. Së treti, në tërësi, këto ishin kompani me investime në fusha të ndryshme - Ftoj të gjithë shqiptarët të mos pajtohemi dhe të mos pranojmë atë mentalitet absurd që nuk ka asgjë të përbashkët me moralin dhe qytetërimin tonë i cili përgjegjësinë individuale për humbjen e parave të dhëna borxh për fitime, kërkon ta projektojë apo të fajësojë të tjerë. Unë këtë thirrje e bëj jo për të mbrojtur një apo pesë qeveri, por sepse në rast se ne shqiptarët do t’i nënshtrohemi mentalitetit primitiv të fajësimit të tjetrit për përgjegjësinë individuale që kemi gjithsecili vetë, ne do të dalim jashtë shinave të moralit njerëzor, të drejtësisë, të themelimit tonë dhe do të na presin rrokullisje të Individuali i lirë ka përgjegjësinë e pronës së tij Në dialogun tonë me njerëzit, duke marrë për vete përgjegjësinë që na takon, ne duhet të biem dakord dhe të përcaktojmë së përgjegjësi direkte, kryesore për këtë fenomen kanë qenë vullnetarët për paratë e tyre. Në asnjë vend demokratik kjo përgjegjësi nuk u faturohet të tjerëve, të tretëve dhe aq më pak qeverisë. Asnjë njeri i qytetëruar nuk mund të fajësojë një të tretë për borxhin që ka dhënë me vendimin e tij, për interesin dhe fitimin e tij. Në Kodin etik dhe moral të çdo njeriu të qytetëruar, të çdo shqiptari, të mbi 95% të atyre që kanë humbur paratë, çështja e borxhit privat është një çështje private intime e tij, e rregulluar në ligjet e të gjitha vendeve, sinjë çështje ndërmjet palëve kontraktuese. Qëndrimi në këtë çështje ka një rëndësi jetike për të sotmen dhe të ardhmen e demokracisë, kapitalizmit dhe Shqipërisë në tërësi. Në rast se ne nuk jemi në favor në këtë çështje, ne nuk do të ndërtojmë ndonjëherë demokracinë, tregun e lirë dhe kapitalizmin, por mashtrimin dhe vetëm mashtrimin. Në rast se individi nuk pranon përgjegjësitë për paratë, fitimet dhe iniciativën e tij, ai nuk do të jetë kurrë i ardhme të sigurtë. Në rast se shteti nuk i qëndron kësaj, ai nuk mund të jetë shtet i ligjit, por shtet mashtrimi. Në të gjitha këto, unë nuk dua të fajësoj apo rëndoj njeri, por nuk është në korrektësinë dhe moralin tonë si shqiptarë, as dhe të rinjtë që qytetuar, të projektojmë fajin tek të tjerët, në vend që të nxjerrim me ndershmëri dhe gjakftohtësi mësimet dhe përgjegjësitë që na takojnë. Këtu nuk ka lëshim. Për iniciativën e lirë, pronën Së pari, në Shqipëri fajdeja ishte një veprimtari tërësisht private e palicencuar të ndryshme. - Qeveria nuk ka përkrahur dhe nuk përkrah veprimtaritë piramidë. Ajo është e vendosur të dënojë rëndë ato dhe çdo mashtrim tjetër ndaj qytetarëve. Kjo është dhe përgjigjja jonë e hapur ndaj të gjithë akuzave amorale se Qeveria është e përfshirë në këto veprimtari. Jemi mbledhur sot në këtë takim në një situatë në të cilën Shqipëria ka nevojë për gjakftohtësi, mençuri dhe vendosmërinë tonë për vlerësimin dhe kapërcimin e pasojave të saj. Sot, në një kohë kur qindra dhe mijëra familje shqiptare përjetojnë dëshpërimin e humbjes së kursimeve dhe fitimeve të tyre në skemat mashtruese piramidë, një pakicë e përbërë nga grup mikste ekstremistësh, shumë nga të cilët nuk kanë humbur asnjë qindarkë në këto skema dhe forcat që qëndrojnë mbrapa tyre kërkojnë për interesa të mbrapshta jo demokratike qëllimben e rëndë financiare, por jo të pakapërcyeshme, ta shndërrojnë në një tragjedi të vërtetë kombëtare. Kjo pakicë vjen si mbështetje kryesore e heshtjen e qindra mijëra të tjerëve, të cilëve dhimbja nga humbja nuk duhet kurrësesi t’i bëjë të pajtohen me atë që po ndodh. Unë gjithashtu kam ardhur këtu para jush të bisedoj me ju dhe të përpiqem të ndikoj në të gjitha informacionet që dëshirohen të vërtetën mbi fajdet, ngritjen dhe shembjen e tyre. Transparencë e plotë nga qeveria Unë mendoj se në trajtimin e këtij problemi kushti më themelor është transparenca e plotë e Qeverisë, shtetit dhe Partisë Demokratike për fenomenin “fajde” dhe vendosmëria jonë e palëkundur për ta trajtuar atë tërësisht brenda rregullave dhe ligjeve të shtetit ligjor. Sot me shumë se kurrë është e domosdoshme që ne, të gjithë qytetarët shqiptarë intelektualë, të rinjë, punonjësit, afaristët, biznesmenët, punëtorët, fermerët, të gjithë antarët, simpatizantët e partive politike që janë kundër dhunës dhe që duan demokracinë, të angazhohemi në një dialog intensiv me njerëzit për këtë dukuri kolektive, të diskutojnë me transparencë të plotë përse u qfaq, çfarë përfaqësonte, përse përcaktojnë përgjegjësitë dhe të kontribuojnë për kapërcimin e tyre. Kapitalizmi në fenomen ka shoqëruar kapitalizmin në të gjitha kohërat. Në Shqipëri ky fenomen filloi në vitin 1991 dhe gjer në vitin 1996 është shfaqur politikë, politike, koalicion, opozitë, asnjë individ, përfaqësues forum apo shoqatë nuk denoncoi publikisht fenomenin dhe nuk parashtroi pasojat e rënda të tij. Sot, për këtë heshtje të të gjitha forcave politike, Qeverisë dhe institucioneve të tjera, ekspertëve, financierëve, ekonomistëve, specialistëve dhe mjediseve akademike shqiptare, për është e huaj, ka shpjegime të ndryshme. Në bindjen time më të thellë faktori përcaktues i kësaj heshtjeje të zgjatur kanë qenë: - mosnjohja e kapitalizmit dhe ligjeve të tregut nga shqiptarët. Ne erdhëm në vitet ’90 ndoshta si vendi popull, që për shkak të hiperkolektivizmit, kishim humbur nga memoria gjurmët e tregut të lirë. Kjo bëri që shumë e shumë shqiptarë të besonin se kapitalizmi është sistemi i pasurimit të lehtë dhe të shpejtë. - respekti për iniciativën e lirë të individit dhe mosnjohja e skemave piramidë; - boshllëku legjislativ që siguron hapësirat e iniciativës së lirë; - Rritja e shpejtë ekonomike e Shqipërisë për shkak të standarteve liberale që ne përdorëm, mbajti gjallë dhe ushqeu bindjen e mundësisë së pasurimit të shpejtë. - Përdorimi në shumë raste jo pa sukses i fajdesë në mungesë të kreditit dhe kapitalit nga tregtarë për të siguruar veprimtarinë e tyre. - Investimet serioze për Shqipërinë të disa kompanive rentiere. Këto vite shqiptarët ndodhen në orën e madhe të mësimit të tregut dhe kapitalizmit në historinë e tyre. Ata nuk vendosnin paratë e tyre në këto skema për të fituar aty para që u merrshin qytetarëve të tjerë dhe aq më pak, para jo të pastra, por i vendosnin aty duke besuar kryesisht në fitimet e larta që realizojnë në Shqipëri firmat në tregti, në ndërtim dhe fusha e tjera. Qeveria asnjëherë nuk i nxiti fajdet. E kundërta është e vërtetë. Ne u ofruam depozituesve interesat bankare për depozitat e tyre, më të lartat në Europë. Ata që kanë vjet më parë kanë depozituar në bankat 1 milionë lekë, kanë sot për shkak të interesave të larta 2.17 milionë lekë dhe e konvertuar kjo dhe në dollarë rreth 100% më shumë se katër vjet më parë, në një kohë kur vlera e lekut me dollarin ka ndryshuar jo më shumë se 10%-15%. Po kështu, në Shqipëri, në dallim nga disa vende ish-komuniste, në këtë veprimtari nuk është përfshirë dhe implikuar asnjë institucion shtetëror. Ata që deklarojnë se Qeveria shqiptare është e implikuar, i siguroj se do të mbeten të dëshpëruar nga mashtrimi që bëjnë. Përgjegjësi e gjerë për mungesën e paralajmërimit Megjithëkëtë, mund të thuhet se përgjegjësitë nuk mund t’i shpëtojë asnjë nga forcat e sotme, aq më pak partitë e opozitës, që në gjirin e tyre si aleat ideologjik dhe mbështetës financiar kishin fondacionet mashtruese apo që ndërtuan fushatën e tyre mbi një skemë të vërtetë piramidë. Por në rastet e forcave opozitare të zhytura tërësisht në piramidat e mashtrimit nuk paralajmëruan, këtë nuk e bënë në kohë as Partia Demokratike, Qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore. Prandaj, për këtë mosparalajmërim ka një përgjegjësi të pamohueshme, më të madhe në anën e pushtetit, të cilën të gjithë ne, duke filluar nga unë, duhet ta pranojmë. Gjysmën e dytë të vitit 1996 FMN ka shprehur shqetësimet e tij serioze për tregun informal dhe ka insistuar që të informohet publik për rrezikun e interesave të larta. Ky institucion nuk ka asnjë përgjegjësi në këtë çështje. Disa javë më parë, unë u kam kërkuar të falur të gjithë atyre qytetarëve që vërtet, në rast se ne do t’u kishim shpjeguar skemat piramidë nuk do të vinin paratë në këto skema. Sa do të ishin ata, nuk e di. Po pse unë nuk u bëra paralajmërimin për rrezikun që ato mbartnin? Shkaku i vetëm ka qenë se unë nuk mund të parashikoja, nuk kemi patur fakte se ato janë piramidë dhe duke qenë një veprimtari tërësisht private, e shpërndarë në një ehe kolektive, paralajmërimi im direkt për rrezikun e tyre mund të provokonte si reagim rritjen e çmimit të interesave nga mashtruesit dhe ekzagjerimin e tyre. Në të gjithë bindjen time, ethja kolektive e floririt nuk mund të zgjidhej me paralajmërimin e rrezikut, por me studimin e natyrës së saj dhe qëndrimeve të përshtatshme ligjore. E vërteta është se pas paralajmërimeve zyrtare fenomeni arriti kulmin e tij, dhe megjithëse muajt e fundit për rrezikun e interesave të larta flitej shumë, të pakët ishin ata që dëgjonin qoftë edhe njeriun e tyre më të afërt kur ai i paralajmëronte për këtë rrezik të madh. Në deklaratën time për paratë e pastra të shqiptarëve qëndron edhe paralajmërimi im për huamarrësit mashtrues që të mos lozin me sakrificën, mundin, djersën tuaj, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Megjithatë, unë mendoj se përgjegjësia nuk qëndron vetëm në mosparalajmërimi, por edhe tek indiferenca dhe toleranca për kohë të gjatë e kësaj veprimtarie dhe vonesa që u bë në ngritjen e Komisionit parlamentar. Më e drejtë mund të shtrohet pyetja përse kjo tolerancë e gjatë ndaj tyre? Toleranca e gjatë ndaj tyre ka qenë element biznesit. Së pari, në Shqipëri fajdeja ishte një veprimtari e ligjshme, tërësisht private e palicencuar të ndryshme. Në qëndrimin tonë ne kemi qenë tolerantë ndaj të gjithë investitorëve. Ne jemi përpjekur t’u jemi sa më të ndërgjegjshëm dhe të butë ndaj tyre. Kjo sepse po të ktheheshim 4-5 vjet më parë, rrugët e Tiranës ishin të mbushura me “kapitalistë” që shisnin vezë të ziera, copat e djathit apo të mishit. Mallrat e tyre jo në dyqane apo supermarketet, por nëpër rrugë, tepsia, karrocë dore dhe tezga. Ne donim që ato të rriteshin dhe së bashku me to të rritej tregu shqiptar. Në këto vite ju nuk keni dëgjuar për asnjë grevë, asnjë protestë, asnjë aksese kundërshtare afarist, biznesmenë i çfarëdo lloji apo kombësie, ndaj taksave apo tatimeve të Qeverisë. Pra, edhe mekanizmi tatimor fiskal që mund të përdorej për të kontrolluar veprimtarinë e tyre jo rentiere, por investuese është nëpërfshirë një masë të caktuar për të gjithë kapitalistët shqiptarë pa asnjë diskriminim. Në të vërtetë nuk ekziston asnjë dokument në të cilin ndonjë individ apo institucion të ketë kërkuar para vitit 1996 të ndalohej fajdeja. Në fillim të vitit 1996 dhe veçanërisht pas miratimit të ligjit të Bankës së Shqipërisë në Mars ’96, një nen i të cilit vërtet ndalon depozitat, por nuk parashikon asnjë sanksion ndaj mbledhësve të tyre, ky institucion ka insistuar për ndërhyrjen e Qeverisë ndaj këtyre firmave. Por konflikti ligjor i krijuar ndërmjet Kodit Civil që huamarrja-dhënien mekanike e konsideron një të drejtë civile të ligjshme të palicensuar private të çdo qytetari dhe nenit që ndalon depozitat në llogari bankar, nuk mund të zgjidhej me rrugë ekzekutive. Ai duhej zgjidhur vetëm në Gjykatë dhe kjo e zbastën përgjegjësia institucionove përkatëse për mos ushtrim të të drejtës institucionale për mbrojtjen e ligjeve. Përgjegjësia në një shkallë të caktuar qëndron edhe në faktin se disa drejtues të Partisë Demokratike në rreth, pa ditur për veprimtarinë financiare piramidë të këtyre firmave dhe të nisur nga mbështetja që u jepet në programin e Partisë Demokratike investitorëve vendas dhe të huaj, janë paraqitur në fushat me përfaqësues të firmave rentiere që kanë investime në fusha të ndryshme, ndonëse në asnjë rast me ata të fondacioneve. Këta duhet të kërkojnë të falur për këtë gabim jo të vetëdijshëm dhe në rast se janë të implikuar në kundërshtim me ligjet, duhet t’i mbajnë përgjegjësinë që u takon. Nuk do të pranonim e do të fajësonim atë do t’i nënshtroheshim mentalitetit primitiv të fajësimit të tjetrit për përgjegjësinë direkte të moralit njerëzor dhe qytetërimit tonë dhe do të na presin rrokullisje të mëdha e jo vetëm ne, por fëmijët tanë, Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Një në të gjitha këto, unë nuk dua ta fajësoj apo rëndoj njeri, por nuk është në korektësinë dhe moralin tonë si shqiptarë, as dhe të njeriu të qytetëruar, takojnë. Këtu nuk ka lëshim. Për iniciativën e tij, pronën private përgjegjës direkt është individi i lirë dhe vetëm ai. I takon atij dhe vetëm atij të vendosë dhe të përcaktojë se ku do t’i depozitojë apo investojë paratë e tij. Kjo është shoqëria që ndërtojmë. Në rast se njerëzit nuk do ta marrin vetë përgjegjësinë për këtë, por do t’ia dërgojnë shtetit, kjo do të ishte garancia më e plotë se ata do t’i humbisnin më shpejtësia ato. Fajdet trajtohen vetëm në kuadrin e shtetit ligjor Pas vlerësimit të vonuar të rrezikut të këtyre veprimtarive, ne, tërë fenomenin dhe pasojat e tij, i kemi trajtuar dhe kemi vendosur t’i trajtojmë vetëm në kuadrin e shtetit ligjor. Duke mos patur ligje që kontrollonin dhe që ndalonin këtë veprimtari, ne bëmë ligjin për transparencë, krijuam komisionin e pavarur për kontrollin e tyre dhe i ndaluam ato me ligjin antipiramidë. Qëndrimi ynë është i prerë. në këto veprimtari. Por, në në dallim nga vendet e tjera demokratike, në të cilat me kompanitë e falimentuara merret vetëm Gjykata, për të lehtësuar gjendjen e krijuar, vendosëm që të angazhohet edhe Qeveria. Nokush mund të pyesë përse ne si Qeveri ndërhymë në këtë proces dhe nuk i lamë qytetarët të trajtojnë vetëm me kontraktuesit e tyre vetë në gjykatat. Unë mendoj se në duke konsideruar kapitalizmin si një sistem për t’u mësuar, bëmë mirë që ndërhymë dhe ndërhyrja jonë ka qenë e drejtë sociale, korrekte dhe e përputhshme me rregullat e shoqërisë së lirë. Ne nuk morëm përsipër borxhin. Asnjë qeveri demokratike nuk mund të marrë përsipër atë, sepse që në momentin që ajo merr përsipër të kthejë borxhin që nuk e ka kontraktuar, ajo merr përsipër të shndërrohet në një qeveri grabitqare që, për të ruajtur karriken apo pushtetin e vet, është e gatshme të rrjepë qytetarët me taksa të larta ose t’i mashtrojë ato duke prerë kartëmonedha dhe të krijojë kështu inflacionin. Këtë mund ta bëjnë vetëm qeveri të mashtrimit. Por, nga ana tjetër, ne vendosëm me një ligj të ri favorizues, që t’u kthehen qytetarëve të gjitha depozitat e ngrira dhe e gjithë pasuria e patundshme e këtyre firmave rentiere të inkriminuara. U angazhuam të përcaktojmë shpejt masat lehtësuese për të zbutur dënimet e kryera dhe për të rritur fitimin e këtyre kompanive, pastaj asambletë e investitorëve dhe këshillat drejtuese të merren me menaxhimin e tyre. Vijon faqja 3

Së pari, në Shqipëri fajdeja ishte një veprimtari tërësisht private e palicencuar nga shteti dhe e garantuar nga Kodi Civil Shqiptar.