18/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 shkurt 1997

Kredi të menjëhershme për blerjen e apartamenteve

Koka e së majtës në piramidën e Kolës

K. Kola si dhe dy patericat e tij, Lubonja e Gumeni nuk përbëjnë tjetër gjë veçse një flamur të rreckosur që ish komunistët e mbajnë në ballë të betejës së tyre anarkiste për marrjen e pushtetit me dhunë. Piramida e Forumit të Kolës kutërbon nga era e veprive hije të PS.

Partia Socialiste si kryesuese e partive të ekstremit të majtë dekompozimin e saj politik po tenton ta mbulojë me një vello të huazuar tek ai që ka vjedhur bashkëvuajtësit e tij. “Forumi për Demokracinë”, një forum piramidë u ngrit nga ideologët marksistë të Partisë Socialiste, nga ish-pedagogët e shkollës së partisë “V.I. Lenin”, të cilët kanë një përgjegjësi të veçantë për krimet e kryera në regjimin e grupeve e shoqatave për vjedhje e rrëmbime. Këto të fundit “Curt Kola” apo në trajnimin e grupeve guerile. Kjo parti, e cila teorikisht përbën forcën kryesore politike të së majtës shqiptare aktualisht e ka futur kokën në xhepin e lërosur të K. Kolës duke humbur kredibilitetin e vet politik dhe duke shënuar mjerimin politik të disa partive të tjera që i shkojnë pas. Në fakt ajo përmes Forumit Piramidë, ka ringritur Frontin e Kuq të Marrjes së Pushtetit me Dhunë, ndërsa Kola dhe dy patericat e tij nuk janë tjetër veçse një flamur i rreckosur që ish komunistët e mbajnë në ballë të betejës së tyre anarkiste për marrjen e pushtetit me dhunë. Kurt Kola i njohur jo vetëm si ish i burgosur i regjimit komunist dhe shërbëtor i mëvonshëm i nostalgjikëve dhe luftëtarëve të këtij regjimi, por edhe si përvetësues dhe matrapaz i ndihmave që qeveria ka dhënë në bashkëvuajtësve të tij, tani në krye të Forumit të Piramidës së Kuqe përbën simbolikën degraduese të një partie politike dhe simbolin e enierujt pa vlerë të keqpërdorur. Ai që vinte me mesazhe monarkike pak kohë më parë tani del në ballë të Lëvizjes së Re Komuniste Shqiptare për marrjen e pushtetit me dhunë. Ky fakt tregon qartë se çfarë alternativash mund të nxjerrë në dritë ky Sanco Panco i Komunistëve. Fakti që Partia Socialiste mbështet hapur këtë forum dhe propagandon Neo-komunizmin shqiptar, nuk përbën ndonjë gjë të re në politikën shqiptare. Kjo parti së bashku me dy kliputet e saj PAD dhe PSD kohë më parë duke deklaruar nëpër restorante luksore me paratë e Fondacionit të “Popullit” i ofronin Bashkim Drizës bashkëpunimin në e ashtuquajturin “Poli i Lirisë” apo “Poli Qendër” dhe pole të tjera dështake. Se sa serioz është Forumi i Piramidës së Kuqe të Kolës, Lubonjës dhe Gumenit e vërteton fakti që në të gjithë takimet, konferencat për shtyp e dje kty forume, drejtuesit e PS, PSD dhe PAD ngrinin nga sala dhe thërrisnin Kolën, i cili vetëm shërben sapër e hapur konferencat. Deklaratat, qëndrimet, vlerësimet etj, janë të përgatitura në zyrat e PS-së. Edhe përkthyesi i forumit është ai që përkthen liderët socialistë. E hasa e Kurt Kolës drejtuan partive politike shqiptare për të zhvilluar sot një dialog politik është një absurditet. Ai përfaqëson një shoqatë jopolitike, ndërsa tani synon të jetë themelues i politikës shqiptare së bashku me dy patericat e tij, Lubonjën dhe Gumenin. Partitë politike gjatë kësaj periudhe kanë zhvilluar disa treva të mumbullaka politike, në të cilat PD ka marrë pjesë duke dhënë kontributin e vet dhe alternativa e saj. Përse PD dje kërkon kaq shumë në një takim bilateral të niveli të lartë për të diskutuar për problemet aktuale duke respektuar këtë parti si forcë politike dhe jo si grupim aventurierësh që në herë e fushin partitë e njëjta në heqje? Ku të flasim thjeshtë për të fituar nga ky pike, dhe në herë e nxhepat e Kurt Kolës thjeshtë për të fituar nga ky pike oksidentalisht. Shqipërisë sot: (duhet dialogu i sinqertë me njerëzit, dialogu transparent, dialogu për minimizimin e humbjes në skemat piramidale, dialogu i kapërcimit të krizës, dialogu i perspektivës së zhvillimit të pandalshëm ekonomik dhe të demokracisë shqiptare. I parë të shëmbull a ditë Presidenti Berisha në takimin me partitë politike ku PS dhe PSD u sulën e saj nuk morën pjesë, bashkëbisedimi me banorët e Tiranës, takimi i kryetarit të PD-së Sali Berisha me partitë politike ftesa që ai bëri opozitës socialiste dhe qindra takime të tjera që po zhvillojnë drejtuesit e PD dhe shteti në gjithë vendin. Por dialogun politik nuk mund ta kryesojë një grup aventurierësh pa kredibilitet moral-politik. Jo vetëm PD por asnjë parti tjetër politike serioze nuk do t’ia lejonte vetes që për të shkuar tek tryeza e dialogut politik të kalonte nëpër Forumin e Kuq të Kurt Kolës e cila kutërbon nga dekompozimi i vlerave. Kështu e ka PS-ja. ARBEN ÇEJKU

Masa emergjente të qeverisë për qytetarët që kanë humbur pasuritë në skemat piramidale Subvencione, kredi dhe forma të tjera ndihme TIRANË- Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e z. Aleksandër Meksi, në mbledhjen e djeshme, mori një sërë vendimesh dhe të cilët veçojnë vendimin i: Për ndihmën e shtetit për qytetarët që kanë shitur shtëpitë dhe kanë depozituar paratë në fondacionet apo kompanitë huamarrëse që kanë falimentuar”, bën të ditur Zyra e Shtypit pranë kryeministrit. Sipas vendimit qytetarët, që përfshihen në këtë kategori, do të ndihmohen me subvencione, kredi apo forma të tjera. Ata konsiderohen të pasur dhe do të përfitojnë sipas ligjit 8030 “Për kontributin e shtetit për familjet paspira të, dukë urikuar kështu mundësinë e marrjes së menjëhershme të kredisë nga Banka e Kursimeve për blerjen e apartamenteve, të tokës apo për ndërtimin sipas rastit dhe mundësive të çdo familjeje. Vendimi ngarkon Bashkitë të ngrejë menjëherë komisionet përkatëse, të hartojnë listat, t’i paraqesin ato në Këshillin bashkiak mbi bazën e dokumentacionit, dhe t’i dorëgojnë pranë Bankës së Kursimeve, e cila do t’i trajtojë me prioritet të veçantë. Ndërkohë, Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike e Turizmit do të nxjerrin udhëzimet përkatëse për zbatimin e vendimit.

Pa vend përfshirja e shtetit shqiptar në fushatën politike britanike

Përgjegjështrim i Zyrës së Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit të Republikës Zyra e shtypit dhe informacionit pranë Presidentit të Republikës bën të ditur se në lidhje me një mocion të paraqitur nga disa anëtarë laburistë të Dhomës së Komunave të Britanisë së Madhe lidhur me mbështetjen e Partisë Konservatore Britanike për Qeverinë Shqiptare dhe Partinë Demokratike, theksojmë se është absolutisht e pavërtetë se dhuratat e Presidentit të Republikës i ka dhuruar gjatë vizitës së tij zyrtare në Londër me mars të vitit 1994 kryeministrit britanik emisionit ... Zyra e shtypit dhe informacionit pranë Presidentit të Republikës bën të ditur se në lidhje me një mocion të paraqitur nga disa anëtarë laburistë të Dhomës së Komunave të Britanisë së Madhe lidhur me mbështetjen e Partisë Konservatore Britanike për Qeverinë Shqiptare dhe Partinë Demokratike, theksojmë se është absolutisht e pavërtetë se dhuratat e Presidentit të Republikës i ka dhuruar gjatë vizitës së tij zyrtare në Londër me mars të vitit 1994 kryeministrit britanik emisioneve të qeverisë së tij, janë objektet e marra nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar dhe kanë vlera historike. Dhuratat në fjalë, po ashtu si dhe dhuratat për personalitetet e tjera të huaja, kanë qenë objekte artizanale (arme dekorative) të prodhuara vite e fundit në disa qytete të Shqipërisë e të blera nga Protokolli i Shtetit sipas rregullave në fuqi. Çmimi i blerjes për çdo objekt nuk i ka kaluar 10 000 leke (100 USD). Aludime të tilla janë bërë tre vjet më parë nga Partia Socialiste (shkronja e dysa gazeta, por zyra e shtypit e Presidentit të Republikës dha ne atë kohë të gjitha sqarimet përkatëse. Na vjen keq që sqarimet tona nuk janë marrë parasysh nga deputetët socialiste, nënshkrues të mocionit. Sidomos me rëndësi administrimi apo grup parlamentarësh ose ekspertësh dhe parlamenti britanik mund të vendosë të dërgojë në Shqipëri për të shqyrtuar këto aludime dhe sigurojmë bashkëpunimin e transparencën e palës shqiptare me të. Gjithashtu është e pavërtetë që Presidenti i Republikës ka mbështetur skemat piramidale/shakaluar në mocion. Presidenti ka qenë këshilltar i kundërta tyre. Ne e kuptojmë se Britania e Madhe ndodhet në një fushatë elektorale, por shprehim keqardhjen tonë për përfshirjen në mënyrë krejt të pavenjë të institucioneve shtetërore shqiptare në debatin politik britanik.

Forumi, strofulla e fundit e horrave

Skenar i rrezikshëm për të ardhmen e shqiptarëve Ne nuk zgjidhëm hallët tuaja, u tha Kurti qytetarëve në Konferencën shtypi sepse ne paratë nuk i kthejmë, por zgjidhim hallet tona. Dhe horrat e mi kanë hall për pushtetin. Dhe unë për këtë hall s’i le dy gurë bashkë. Se ju e dini, punë horrash është kjo. Mua ma varën këtë zile në qafë dhe s’kam ç’bëj. Po e tund... Faqe 3

Aksident i rëndë automobilistik

Dje në dt.17.02.97 rreth orës 08.10 në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe në rrethin e Bulqizës, në rrugën e këtij fshati, ndodhi një aksident shumë i rëndë automobilistik, me automjetin Tip MTS4, me targë BZ 0304 A, që drejtohej nga Halil Hysen Gjika, lindur e banues në këtë fshat. Në këtë aksident afërsisht të klasit “C”. Si pasojë e këtij aksidenti gjetën vdekjen 7 shtetas si më poshtë: 1. Mentor Mema 18 vjeç 2. Arif Bajku 55 vjeç 3. Ismail Stojku 22 vjeç 4. Besim Gjika 36 vjeç 5. Çilirim Rajku 15 vjeç 6. Mymyr Gjika 21 vjeç 7. Ramadan Gjika 31 vjeç Si dhe u plagosën 13 shtetas të tjerë, 2 nga të cilët në gjendje të rëndë. Aksidentin ka ardhur si rezultat i manovrimit të gabuar të drejtuesit të automjetit. Për të plagosurit u vunë në dispozicion, ekip i mjekëve të spitalit Ushtarak dhe helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve

Duke qenë se deputeti socialist anglez që paraqiti një mocion ku përfshiheshin ndër të tjera edhe dhuratat që Presidenti i Republikës i ka dhënë gjatë vizitës së tij zyrtare Kryeministrit Britanik (për këtë çështje kemi lëshuar sot një Njoftim Shtypi të qartë) paraqitur si deputetë konservatorë nga analisti i BBC Shërbimi Botëror (BBC World Service) për çështje të Europës Juglindore, Gabriel Partosh, si dhe nga shtypi i majtë shqiptar, ne shprehëm keqardhjen tonë për këtë shtrembërim të qëllimshëm të fakteve, njofton zyra e shtypit dhe informacionit pranë Presidentit të Republikës. Vërejmë se shtrembërime të tilla profesionale e tendencioze janë bërë në vazhdimësi.

Të majtët tentojnë të dhunojnë historinë

Ata që i propozuan Ramiz Alisë ligjin për mbrojtjen e monumenteve në vitin 1991, kërkojnë të manifestojnë në ditën e rrezimit të monumentit të Enver Hoxhës Mund të jetë një lajthitje, mbase dhe pa synim shpifje, por kështu është shkruar në “Gazetën Shqiptare”. Forumi për Demokraci kërkon të festojë më 20 shkurt rrezimin e monumentit të E. Hoxhës. Jane po ata persona që i propozuan Ramiz Alisë ligjin për mbrojtjen e monumenteve në vitin 1991 e kërkojnë të manifestojnë në ditën e rrezimit të monumentit të Enver Hoxhës. Ideja sipas kësaj gazete e ka dhënë Neritan Ceka njeriu që një ditë mbas rrezimit të monumentit, ndaloi njerëzit të sulmonin Bllokun, njëri që pak kohë më vonë zuri Ramiz Alisë sulmi PD. Por në krah të Cekës do të jetë dhe Islami i cili në atë kohë kërkonte me zë të ngjirur rrëzimin e tankeve në rrugë, njeriu që për t’u hakmarrë ndaj studentëve, mbylli Universitetin. Do të jetë dhe Gjinushi që kundërshtonte kërkimin heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti, fshihte në WC-në e Ramiz Alisë. Do të jetë dhe Majdani, ish-këshilltari R. Alisë që në dhjetor shkon te një fakultet me pistoletë në brez dhe shante studentët që ishin ngritur kundër komunizmit. Këta njerëz për pasakun kërkuar të manifestojnë me rastin e rrëzimit të monumentit të E. Hoxhës. Sigurisht që nga njerëz të tillë askush nuk pret moral por jo deri këtu. Ky është një referendum tepër i rëndë për shqiptarët. Nga këta njerëz me 20 shkurt duhet të mbarë sepse nuk është çudi që ata të nxjerrin nga bodrumet tërve ndonjë statujë të Hoxhës e të kërkojnë vendosjen në shesh si dikur Hysni Milloshin. Thirrjet që ata ju bëjnë masave të zeza në Vlorë e Fier për të sulmuar Tiranën janë në njëjtën me thirrjet e Hysni Milloshit më ’91. Prandaj prej këtij rejëzve mund të presësh vetëm që dalin me portrete të Hoxhës në dorë e jo të festojnë rrëzimin e Hoxhës. E. Hoxhës nga Universiteti, fshihje në WC-në e Ramiz Alisë. Do të jetë dhe Majdani, ish-këshilltari R. Alisë që në dhjetor shkon te një fakultet me pistoletë në brez dhe shante studentët që ishin ngritur kundër komunizmit. Këta njerëz për pasakun kërkuar të manifestojnë me rastin e rrëzimit të monumentit të E. Hoxhës. Sigurisht që nga njerëz të tillë askush nuk pret moral por jo deri këtu. Ky është një referendum tepër i rëndë për shqiptarët. Nga këta njerëz me 20 shkurt duhet të mbarë sepse nuk është çudi që ata të nxjerrin nga bodrumet tërve ndonjë statujë të Hoxhës e të kërkojnë vendosjen në shesh si dikur Hysni Milloshin. Thirrjet që ata ju bëjnë masave të zeza në Vlorë e Fier për të sulmuar Tiranën janë në njëjtën me thirrjet e Hysni Milloshit më ’91. Prandaj prej këtij rejëzve mund të presësh vetëm që dalin me portrete të Hoxhës në dorë e jo të festojnë rrëzimin e Hoxhës. Qëndrime të tilla janë jo vetëm spekulative por dhe provokuese. Ajo bëjnë pjesë në strategjinë e tensionimit të situatës dhe nuk janë të reja për opozitën. Dikur Fatos Nano deklaroi se “PD kundër komunizmit” ndërsa Gramoz Ruçi kërkonte vrasjen e 2 prillit. Në të njejtën pozicion qëndron thirrja e kreut të konservatorit të majtë për të festuar rrëzimin e monumentit të E. Hoxhës më 20 shkurt. Ata që edhe këto 6 vjet kanë feshuar diletantizmin e Hoxhës tani u kujtuan të festojnë rrëzimin e tij. Por shqiptarët që refuzuan jetën për të hedhur poshtë simbolin e komunizmit nuk mund të shikojnë pas komuniste përkrahës më 20 shkurt. Ata do të dinë të përgjigjen këtij provokimi. E. PALOJKA

Socialistët mbështetës dhe iniciues të fondacioneve mashtruese

Ekstremi i majtë i inkriminuar në skemat piramidë Faqe 3

Qeveria në ndihmë të familjeve që kanë humbur shtëpitë në firmat rentiere