22/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 shkurt 1997

Presidenti Rugova kandidat për Çmimin nobel të Paqes

Rrjeti televiziv amerikan, CNN njofton PRISHTINË, 21 shkurt Rrjeti televiziv amerikan, CNN, bazuar në një njoftim nga Norvegjia, bëri të ditur mbrëmë se ndërmjet kandidateve të propozuar për këtë vit për Çmimin Nobel të Paqes është edhe presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, njofton Qendra për Informim e Kosovës. Me tej, ne njoftimin e CNN-së thuhej, se ndër kandidatët e tjerë janë edhe ish-presidenti i SHBA-së, Xhimi Karter, arkitekti i marrëveshjes për Bosnjen, Riçard Holbruk, si dhe veprimtarë të tjerë, që kanë kontribuar për paqen në bote.

Përpjekje maksimale për daljen nga spirali i fajdeve

Presidenti Berisha takohet me banorë të Dibrës Programi i Partisë Demokratike ofron alternativën e kapërcimit të të gjitha vështirësive dhe së bashku ne do t’i kapërcejmë ato, do të përshpejtojmë begatimin, prosperitetin, do të shpejtojmë rritjen e ... gjitha familjeve të cilat mund të kenë lënë apartamentet në këto skema, të vendosim në asistencë sociale të gjithë ata që nuk kanë të ardhura, sikundër të shpejtojmë privatizimin në tërësi të ekonomisë ... një grusht karrigëthyerish të cilët na sugjerojnë si zgjidhje qeverinë e koalicionit me komunistët. Komunizmi kurrë nuk mund të vijë më. Ndaj dhe me këtë rast dëshiroj të paralajmëroj këta aventurierë të rinj, nga një mirëqenies të çdo familje shqiptare dhe dibrane. Unë dua t’u siguroj ju se Partia Demokratike, duke njohur përgjegjësinë e vet, duke njohur përgjegjësinë e qytetarëve që kanë vënë paratë në fondacionet mashtruese dhe firmat rentiere, do të angazhohet me gjithë forcën e saj për të kompensuar këto humbje nëpërmjet zhvillimit të shpejtë ekonomik. Ne zotohemi brenda këtij viti të zgjidhim të gjitha problemet e privatizimit, të përfundojmë objektet e papërfunduara, të japim kredi të këto skema, të vendosim në asistencë sociale të gjitha ata që nuk kanë të ardhura, si kundër të shpejtojmë privatizimin në tërësi të ekonomisë shqiptare. Ftoj të gjithë huadhënësit të mos shndërrojnë kërkesat e tyre ekonomike në kërkesa politike, sepse në rast se ne jemi të vendosur të trajtojmë me të gjitha mundësitë tona kërkesat e drejta ekonomike, të zvogëlojmë humbjet dhe dhimbjet po kaq të vendosur jemi të hedhim poshtë manipulimin politik për qëllime të mbrapshta. Ju shpreh ju mirënjohjen time më të thellë për këtë pritje vëllazërore, tha Presidenti Berisha duke e marrë fjalën para dhjetëra mijëra qytetarëve dibranë që kishin dalë për ta pritur Presidentin në qytetin e Peshkopisë, e cila në këto momente më shumë se çdo gjë tjetër provon se ju qytetarë demokratë dhe liridashës të Dibrës jeni të vendosur të mbani demokracinë dhe vlerat e saj. Unë, tha Presidenti Berisha, erdha këtu tek ju, jo për një miting, por ju shpreh mirënjohjen time të thellë për këtë mikpritje. Erdhe këtu tek ju para së gjithash për të shprehur solidaritetin tim më të sinqertë për të gjithë huadhënësit dibranë dhe më mirë Shqipërisë që kanë humbur paratë në skemat e mashtrimit, por erdha këtu e bindur plotësisht se vërtetët mençura, ndjenjat tuaja liridashëse demokratike nuk pranojnë dhe nuk mund të pranojnë kurrë që humbjen e një borxhi ta shndërrojnë në një kurth për demokracinë shqiptare. Erdhe këtu gjithashtu i vetëdijshëm se humbja e parave është një humbje e dhimbshme. Por liria është ajo forcë e magjishme me të cilën ne do të realizojmë shumë më tepër. gjitha vështirësive dhe së bashku ne do t’i kapërcejmë, mirëqenies të çdo familje shqiptare dhe dibrane, tha në fjalën e tij Presidenti Berisha. Edhe njëherë dëshiroj të theksoj këtu para jush se për këtë mashtrim përgjegjësi të pamohueshme ka Qeveria, Presidenti, Parlamenti dhe të gjitha forcat politike. Por besoj se me mençurinë tuaj e keni shumë të qartë se ndërrimet atij që bën një gabim dhe angazhohet ta korrigjojë atë dhe atij që s’njeh gabimin e tij është ndryshimi ndërmjet të ndershmit dhe të pandershmit, ndërmjet të ndershmit dhe hipokritit, dhe këto të dyja janë qëllimet kryesore që shpallen sot midis forcave politike. objektet e papërfunduara, të japim kredi të në tërësi të ekonomisë shqiptare. Qytetarë të Dibrës! Në rast se Qeveria dhe Parlamenti janë angazhuar me ndershmëri dhe përkushtim në zgjidhjen e problemeve të krijuara forcat tjera politike që heshtin, që ndërtuan skemat piramidë, që zhvilluan fushatën mbi skemat piramidë kanë vendosur të përpiqen me çdo kusht të shndërrojnë faqen në një varrezë të demokracisë shqiptare. Unë ju siguroj se do të dëshmoj. Për të realizuar këtë qëllim ata organizuan barikadë e dhunës, djegiet dhe shkatërrimet me shpresë se në këtë mënyrë do të mposhtin pushtetin e dalë nga vota e lirë, por kur morën ndëshkimin dhe mallkimin e opinionit shqiptar ata ndërruan taktikë. Sot këta aventurierë dhe manipulatores shfrytëzojnë dëshpërimin e të mjerëve dhe kërkojnë që kërkesat ekonomike, të drejta dhe të ligjshme të qytetarëve, t’i zëvendësojnë me kërkesa politike. Dhe së fundi të dashur qytetarë të Dibrës kanë mbledhur, kanë gjetur një grusht karrigëtehyresh më këtë rast dëshiroj të paralajmëroj këta aventurierë të heqin dorë nga dhuna, se dhuna si mjet i tyre, është një mjet tërësisht i dështuar dhe do të përgjigjen rëndë para ligjit. Së dyti të mbrapshta. Përgjegjësia do të jetë mbi manipulatoret. Së fundi atyre të cilët na sugjerojnë qeveri të shpëtimit socialist do t’u them këtu para jush se ëndrrat e tyre të kuqe nuk do të realizohen kurrë. Ne jemi dhe do të mbetemi parti e qendrës së djathtë pa asnjë kompromis me ekstremën e majtë. Edhe njëherë ju falenderoj nga zemra për këtë pritje vëllazërore dhe ju siguroj se do të bëjmë përpjekjet më maksimale që të dalin tërësisht dhe të shëndoshë nga ky spiral i fajdeve. Ju siguroj se ritmet e zhvillimit do të jenë shumë më të shpejta se katër vjetët që shkuan dhe se në çdo ditë dhe më mirë do të bëhemi.

Ekstremistët ofrojnë mashtrimim

Në këtë kohë krize për shkak të rënies së skemave piramidale është zgjuar papërgjegjësia raciste e mashtruesve dhe të papërmbajtshmëve që fatkeqësisht nuk i kanë munguar Shqipërisë. Këto kontigjente të zverdhura nga koha por sidoqoftë ende të gjalla vijnë nga tradhët e të majtëve që ashtu si gjithmonë kanë funksionuar në kahun antiorar të jetës shqiptare dhe në funksion negativ të saj. Si rallëherë nga politika shqiptare është thirrur zëvendësimi i mashtrimit financiar me mashtrimin politik. Masa e këtij mashtrimi është aq e madhe sa ka arritur që edhe Kura të shihet në njerëz si president i dhjetë partive. Ai që vodhi shtëpitë e të burgosurve politikë dhe fondet e tyre tani kërkon të vjedhë edhe dhimbjen e shqiptarëve. Në po të njëjtën korsi ndihet edhe disidenti për shkak të humbjes së tij Fatos Lubonja ashtu si edhe përkthyesi Daut Gumeni që është shpallur kryeministër në një listë qeverie me burim Zyrat e Forumit. Mashtrimi politik dhe orator nuk ndalon këtu tek këta shembëtorë të paditur dhe të pafajshëm për shkak të papërgjegjësisë së tyre apo keqpërdorimit që u bëjnë. Ai zgjatet në partitë politike duke filluar që tek ajo socialiste e deri tek një parti ... tjetër që kishte për kryetar një njeri që kishte zërin e qerrë dhe fjalorin në masën e dy parullave. Dokle ka krijuar katër togjafëshat me të cilat sillet në të gjitha mitingjet për të zëvendësuar sadopak mankancat e fjalorit logjik dhe politik duke menduar se njerëzit kanë harruar 400 mijë dollarët që vodhi pak vite më parë. Atë prandaj tij sillen edhe drejtues të tjerë të PS-së pa llogaritur poetin e Enverit, Dritëro Agolli që ka për qëllim t’i mbajë shqiptarët tek hija dhe shëlira e bejtave të tij. Ndërkohë që shqiptarët përjetojnë dhimbjen e humbjes së parave, Neritan Ceka jep leksion serb përpara mitingashëve socialistë duke i edukuar ata po ashtu si edhe edukoheshin para pesëdhjetë vjetëve në malet e Serbisë ubashtë. Partia e tij ka qenë e sponsorizuar nga piramida Arkon dhe është në qendër e kësaj partie që t’u kthejë paratë, që nuk janë pak, atyre të Selanecës. Kjo nuk mund të justifikohet me kafet që ka pirë me ambasadorin serb në barin periferik të Tiranës e i sjell në mitingjet e ushtarëve pikërisht për të tilla leksione dhe aspak për hallet e njerëzve. Për Gjinushin nuk është e ndershme të kërkojë 25 mijë dollarët e tij përpara dhjetra njerëzve që kanë humbur edhe ato afërsi e tij. Ndërsa i duhet të pajiset me moralin e dy apo trefishin e tij. Ndërsa i duhet të tregojë se sa dhuratë për të dalë përpara turmave. Të pakën të tregojë se sa shejhi ka djegur në Llap të Kosovës babai i tij sëbashku me serbët më 1945. Njerëzit kur kanë hall kanë edhe prirjen të dëgjojnë se si mund të zgjidhen këto halle. Po ashtu sa edhe kanë prirjen mund të pasojnë nëse tu premton një zgjidhje të tyre edhe kur atë pasojë nuk e premton një zgjidhje të tyre edhe kur brenda asaj zgjidhjeje shfrytëzohet falsiteti. Është në varësi të moralit nëse shpërdorohen faqet e njerëzve apo sullesh më të një mënyrë të tillë që ta zvogëlosh. Ka kohë që në Shqipëri nuk është parë një pafytyrësi kaq e madhe nga bashkësitë politike ndër të ndryra dhe të shëmtimet e të tjerëve. Të majtët shqiptarë janë mesuar dhe është në teorinë e tyre për të ndërtuar politikën e vet mbi faqëkeqësitë por kjo të ndodhë në një masë të madhe njerëzish është specifike vetëm për të majtat shqiptare. Pavarësisht se ata e kanë konceptuar këtë kohë përkohësisht të trazuar si kohë mashtrimi nuk kanë për të arritur më pak se zhgënjimin e tyre përpara së vërtetës dhe repoplekëve të qeverisjes së PD-së për të konkluduar në zgjidhje efektive për ata që kanë humbur paratë. Mashtruesit ordinerë nuk kanë qenë asnjëherë në një letërsie më të madhe se sa terreni ku ata e kanë ndërtuar mashtrimin e tyre. Të jeni e qartë për të gjithë të majtët ekstremë me gjithë atë palo forum se ky terren është mjaft jetësor po aq sa edhe bumërang për ta. Koha që ata e kanë konceptuar si thyerja e vezës për hetonizim e këtij vendi është një distancë e shkurtër që do të përmbyllë çdo trill ndjellakeq për vendin dhe shqiptarët.

Programi i Partisë Demokratike ofron alternativën e kapërcimit të të gjitha vështirësive dhe së bashku ne do t’i kapërcejmë ato, do të përshpejtojmë begatimin, prosperitetin, do të shpejtojmë rritjen e

Programi i Partisë Demokratike ofron alternativën e kapërcimit të të gjitha vështirësive dhe së bashku ne do t’i kapërcejmë ato, do të përshpejtojmë begatimin, prosperitetin, do të shpejtojmë rritjen e mirëqenies të çdo familje shqiptare dhe dibrane.

[Fotografi e turmës me pankarta; tekstet në pankarta pjesërisht të palexueshme.] Fotografi e qytetarëve me pankarta në Dibër.