Kontribut për miqësinë mes dy vendeve dhe stabilitetin në rajon
Presidenti Berisha i përcolli Presidentit Stefanopullos falenderimet e tij për ftesën dhe e siguroi ambasadorin grek se e pret me interes të veçantë vizitën e tij të parë në vendin mik dhe se është i bindur se ajo do t’i kontribuojë jo vetëm miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve por edhe të gjithë rajonit.
Së shpejti Presidenti Berisha do të vizitojë Athinën. Dje, Ambasadori i Republikës Helenike në Tiranë Konstantinos Prevedurakis i dorëzoi Presidentit të Republikës Sali Berisha ftesën zyrtare të Presidentit Konstantin Stefanopullos për të bërë një vizitë shtetërore në Greqi në drejtim të përparimit të vijueshëm në marrëdhëniet midis dy vendeve tona.
Unë jam i bindur, shkruan Presidenti grek në letrën e tij, se vizita juaj do të forcojë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin midis Greqisë dhe Shqipërisë në të mirë të të dy popujve tanë dhe të stabilitetit e bashkëpunimit vendeve por edhe të gjithë rajonit.
Koalicioni me PS-në, largim nga Evropa
Fjala e Presidentit Berisha në takimin me qytetarë shkodranë
-Ajo forcë politike dhe ai program që bën të mundur fitimin e parave që ju humbët, do të bëjë të mundur kapërcimin e pasojave të krijuara nga këto humbje
- Të bësh koalicion me PS-në do të thotë të përgjigjesh trashëgiminë e tyre, të inkriminosh demokracinë shqiptare me këtë sistemim. Të bësh koalicion me PS - në për Shkodrën do të thotë të shkelmosh mbi idealet e Arben Brocit dhe Nazmi Kryeziut te Bujar Besanakut dhe Besnik Cekes do të thotë të përgjigjesh me pucin e Shkollës së Bashkuar, masakrat e shkurtit dhe të 2 prillit, djegien e gjallë të njerëzve në Fushë-Arrëz, djegien e Beratit, Lushnjës, Vlorës, Fierit. Ky do të ishte kapitullim para dhunës e terrorit. Partia Demokratike kurrë nuk do të kapitullonte Presidenti Berisha është takuar dje me mira qytetarë të Shkodrës në pallatin e sportit të qytetit. Ard hja e tij u prit me brohoritje dhe entuziazëm të madh nga qytetarët të cilët kishin mbushur nga të gjitha anët shkallët e pallatit si edhe platën e tij. Në bisedën me qytetarët e Shkodrës të mbajtur dje në pallatin e sportit të qytetit Presidenti Berisha tha se kam ardhur sot tek ju, para së gjithash për t’ju shprehur falenderimin dhe mirënjohjen time ju demokratëve të Shkodrës, përmendjen dinjitoze dhe qytetare, me të cilën ju trajtuat humbjen e parave në borxhet mashtruese dhe t’ju siguroj ju, të gjithë popullin e Shkodrës dhe shqiptarët, kudo që janë, se ky qëndrim qytetar përbën një detyrim madhor për Partinë Demokratike, parlamentin dhe Presidentin për të ndërmarrë një sërë masash të rëndësishme dhe konkrete për të kapërcyer shpejt dhe me vendosmëri dhimbjet dhe problemet e krijuara nga shembja e veprimtarisë të skemave mashtruese. Masa urgjente për të pastruar Nuk kam ardhur tek ju të ndaj përgjegjësinë për këtë dukuri, se ju me qëndrimin dhe gjykimin tuaj, i keni ndarë në një mënyrë fisnike dhe të qytetëruar. Por unë kam ardhur sot këtu t’ju garantoj ju dhe të gjithë udhëheqësit shqiptarë se mundur kapërcimin e pasojave të krijuara nga këto humbje. Unë ftoj udhëheqësit shqiptarë të mos harrojnë se katër vjet më parë ishin shumë herë më të varfër se sa sot dhe i siguroj ata se ne jemi të vendosur me masa konkrete të korrigjojmë gabimin dhe humbjen vijon në faqen 3
i’u shpreh, pa siç e gjithashtu që të japin shumë ... humbjen e parave në borxhet mashtruese dhe t’u siguroj ju, të gjithë popullin e Shkodrës dhe
Fare pranë konkretizimit iniciativa greke
TIRANË, 22 shkurt /ATSH/- Qeveria greke ka theksuar përparësinë që ka në këto momente dhënia e ndihmës humanitare Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dhe nevojën e një gjendjes së situatës së rënduar në Gadishullin Ballkanik.
TIRANË, 22 shkurt /ATSH/- Qeveria greke ka theksuar përparësinë që ka në këto momente dhënia e ndihmës humanitare Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dhe nevojën e gjetjes së rrugëve për normalizimin e situatës së trazuar në Gadishullin Ballkanik. Ministri Atëna i Punëve të Jashtme të Greqisë që u kthye mbrëmë nga Sofia, tha se pala e tij do të kërkojë shqyrtimin e këtyre tre propozimeve në mbledhjen e ditës së hënë të Këshillit për çështjet e përgjithshme të Bashkimit Europian. Nga Athina, korrespondenti i BBC-së informon:
E paralajmëruar që katër javë më parë, iniciativa e Athinës mbi gjendjen në Shqipëri dhe Bullgari ndodhet sot fare pranë procesit të konkretizimit. Ditën e hënë, në mbledhjen e Këshillit për çështje të përgjithshme të 15-ato të shqyrtojë dy propozime me cilat mbrëmë i konfirmoi ministri Aleman i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgo Papandreu.
Propozimi i parë përmban dhënien me përparësi të ndihmave humanitare Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dhe diskutimin e gjendjes së rrugëve për zbutjen e tensioneve në tërë hapësirën ballkanike.
Propozimi i dytë që u parashtrua javën e kaluar në Komisionin e përfaqësuesve të përhershëm lidhur me thirrjen e një mbledhjeje në Athinë ose gjetkë, ku, përveç ministrave të Jashtëm të 15-ve, do të marrin pjesë edhe shefat e diplomacisë së Shqipërisë, Bullgarisë dhe Serbisë.
Zoti Papandreu njoftoi gjithashtu se Greqia do të mbështesë propozimin e bërë nga Italia që marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë të shqyrtohen në një mbledhje të veçantë të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme. Ministri grek tërhoqi vëmendjen për Komunitetin se deri tani është marrë me shumë me Europën Qendrore dhe e ka lënë disi pas dore Ballkanin. Zoti Papandreu i bëri këto deklarata mbrëmë në aeroportin e Athinës, pas një vizite-muqë në Sofje. Ai tha se zgjodhi për këtë vizitë kryeqytetin bullgar, se ky vend ndodhet aktualisht nën presën e holokaustit ekonomik. Prandaj dhe Greqia ditët e fundit ka dërguar këtu një ndihmë emergjente ushqimore.
Përfaqësuesit e qeverisë bullgare kërkuan që Greqia të dërgojë dhe specialistë për të ndihmuar në kryerjen e reformave ekonomike, si dhe njoftuan se së shpejti do të organizojnë një konferencë për të informuar biznesmenët grekë mbi privatizimin e 64 ndërmarrjeve të mëdha dhe 300 të vogla. Jorgo Papandreu shprehu besimin se së ndërtuara e Bashkimit Europian do të ndikojë në kapërcimin e situatave të vështira si në Shqipëri aq edhe në Bullgari, dhe theksoi se kjo ndërhyrje do të duhet të përmbysë edhe në Bashkimin Europian të gjithë balancën.
Ja procedurat dhe dokumentacioni që duhet plotësuar
Hart ohet udhëzimi i Qeverisë për trajtimin me kredi të qytetarëve që kanë humbur paratë e shtëpive në skemat piramidale të investimeve
Faqe 2
Demokracia nuk mposhtet nga dhuna e të majtëve
Kryetari i PD-së, Shehu takohet me elektoratin e tij në Kavajë
Shehu: Garantues e mbrojtjes së demokracisë është ajo forcë që shembi diktaturën
Kreu i demokratëve, Shehu është takuar dje me elektoratin e zonës së tij në rrethin e Kavajës.
Më parë ai ka zhvilluar disa takime në komunën Synej dhe më pas ka vazhduar bashkëbisedimin me banorët e qytetit të Kavajës. Shehu ka sqaruar elektoratin e tij mbi dëmin ekonomik që kanë shkaktuar tek njerëzit falimentimi i disa firmave rentiere por ai e ka quajtur më të rrezikshëm dhunën që po i sjell demokracisë, instrumentalizimi për qëllime politike i ekstremit të majtë. Shehu ka kujtuar se fenomeni fajde është manipuluar nga ana e ekstremit të majtë dhe është shfrytëzuar prej tyre për ushtrimin e një terrori të kuq në disa nga rrethet e jugut duke përmendur djegiet e bashkive e institucioneve të tjera publike. “Konceptet e dhunës dhe revolucionit proletar marksist nuk do të mposhtin kurrë demokracinë e brishtë shqiptare” është shprehur me bindje Shehu duke iu referuar dhe ndërgjegjësimit të njerëzve se tashmë nuk kemi të bëjmë me një problem të fajdeve, por me synime politike të ekstremit të majtë, të cilëve nuk u intereson halli i njerëzve.
“Çfarë ka menduar një francez, italian apo gjerman kur paraqiten kanalet televizive dasumat në rezistën tekdignin bashkëtë në Lushnjë, Berat apo Vlorë, çfarë mund të kenë menduar Europa kur ka parë se si masakrohen duke u goditur me gurë e gjithçka tjetër, disa mbrojtës të ligjit, disa policë të pambrojtur?” ka pyetur Shehu, duke sqaruar më tej në krye të këtyre turmave ishin elementë të ekstremit të majtë që synojnë pikërisht prishjen e imazhit të mirë të Shqipërisë në Europë dhe një rizolim të Shqipërisë.
Lideri i PD-së ka garantuar se çdo rast do të zbatohet me përsosje ligi sespe ngamos respektimi i tij ashtu siç mund të ftoje dhe të gjithë do jenë të humbur.
Piramidat u shpreh Shehu po evidentohen se kanë qenë të drejtuara nga ekstremi i majtë. Ai kujtoi se ashtëquajturin “Fondacion Driza” ku “bosi” i saj ka krijuar një parti e cila s’ka zgjedhjet e 26 majit dhe tani është përfshirë në një aleancë me ekstremim e majtë, kundra PD-së.
Duke iu referuar mbledhjes së fundit të KK-të PD-së, Shehu është shprehur se vendimi më i rëndësishëm që u mor ishte të mos bëhej asnjë aleancë me ekstremim e majtë. Ky vendim siguroi Shehu do të jetë i pandryshueshëm dhe në mbledhjen e ardhshme të KK të PD-së.
Dje u mblodh Kryesia e Partisë Demokratike
Javën e ardhshme do të mblidhet Këshilli Kombëtar
Do të diskutohet edhe zgjedhja e kandidatit për President Republike
Në mbledhjen e djeshme të kryesisë së Partisë Demokratike u vendos që javën e ardhshme të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë.
Në Këshillin Kombëtar të PD-së i cili do t’i propozohet Parlamentit në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.