Dini:BE-ja do të përdorë të gjitha mundësitë financiare që disponon për të ndihmuar Shqipërinë
Pas mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të Këshillit të Europës
BRUKSEL-Ministri i Jashtëm italian, Lamberto Dini deklaroi se BE-ja po përpiqet të ndihmojë Shqipërinë që të kapërcejë trazirat në vend, të cilat po shpërthejnë kur mijëra njerëz humbën kursimet e tyre nga falimentimi i skemave piramidale.
Pas takimit të Ministrave të Jashtëm, të BE-së, Dini tha se BE-ja do të përdorë “të gjitha mundësitë financiare që disponon për të ndihmuar në kapërcimin e krizës”
Mbështetje e fuqishme për Partinë Demokratike
Udhëheqja e Unionit Demokratik Europian siguron
Aleksis Vintoniak: Unë jam mësuar me artikuj kritikë ndaj partive të qendrës dhe të qendrës së djathtë. Kjo është shumë e zakonshme. Pastaj edhe njoftimet e shtypit dhe media në periudhën Maj-qershor të vitit të kaluar kanë qenë të ngjashme. Dua të them se kam parë një numër akuzash kundër PDSH, por edhe me tej nuk kam prova.
Nuk ka asnjë hap, projekt apo propozim për anulimin apo pezullimin e statusit të PDSH. Pra unë nuk e di se me kë ka folur “The Independent”, por sigurisht jo mua dhe as me dikë tjetër nga udhëheqja e Unionit Demokratik Europian.
Në një intervistë të dhënë dje në radion BBC sekretari ekzekutiv i EDU, Aleksis Vintoniak lidhur me disa hamendje të Gazetës “The Independent”, sipas të cilave, disa nga anëtarët e këtij unioni janë të pakënaqur me Partinë Demokratike shqiptare dhe qëndrimet e saj të fundit, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarít se a janë të vërteta këto thënie, tha:
- Unë nuk kam dëgjuar për këtë dhe nuk kam marrë ankesa të tilla. Dua të them se “The Independent” ka shkruar një numër gjërash, por është e qartë se ne do të diskutojmë mbi Shqipërinë siç do të diskutojmë edhe për vende të tjera ku kohët e fundit ka patur zhvillime politike. Por deri tani nuk kam marrë ndonjë ankesë nga Partia Demokratike Europiane. Në presim me
j em të kënaqur me raportin ne do të përpiqemi të marrim më shumë informacion, por Demokratik Europian.
Pyetje: Raporti do të hartohet vetëm nga PDSH apo jo?
-Ata do të paraqesin një raport, sigurisht. Partitë anëtare kanë burime të ndryshme qofte nga mjetet e informacionit apo njerëzit e tyre që jetojnë në Shqipëri. Sigurisht raporti i parë do të paraqitet siç është e drejtë, nga partia anëtare e Unionit tonë. Dhe pastaj jemi sigurtë se gjatë diskutimeve parti të tjera kanë informacion
të fundit, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Por deri tani nuk kam marrë ndonjë ankesë nga anëtarët e Unionit Demokratik Europian. Ne presim me padurim një raport të plotë në takimin tonë në Paris dhe pastaj një diskutim gjithë-përfshirës me përfaqësuesin e PDSH.
Pyetje: Duke patur parasysh zhvillimet e fundit në Shqipëri, a keni dëgjuar ndonjë koment lidhur me mënyrën se si PDSH ka trajtuar zhvillimet në vend?
-Kam lexuar një numër artikujsh kritikë për PDSH, por në fakt edhe më tej nuk kam prova. Do të isha i lumtur që ato mjete të informacionit që prodhojnë këto akuza të dalin edhe me prova.
Pyetje: Gazeta “The Independent” thotë se Unioni Demokratik Europian mund të pezullojë anëtarësinë e PDSH.
-Këto janë gjëra, sepse vetëm nga këndvështrimi strukturor kjo nuk mund të ndodhë në takimin e Komitetit Drejtues të Unionit Demokratik Europian. E dyta, se sigurisht që do të diskutojmë raportin dhe në rast se nuk ... nga udhëheqja e Unionit anëtare kanë burime të ndryshme qoftë pastaj jam i sigurtë se gjatë diskutimeve parti të tjera kanë informacion plotësues dhe do të ketë diskutime lidhur me to.
Pyetje: A ka patur ndonjë precedent të përjashtimit të ndonjë partie nga Unioni Demokratik Europian?
-Po ka patur. Kjo ka ndodhur në shtete të tjera, por kjo është shumë e rrallë. Dhe kjo është varur shumë nga politika e partisë. Kjo nënkupton zhvendosjen ideologjike të partisë apo ndonjë ndryshim të madh të udhëheqjes apo kursit, pra kur braktisin platformën tonë politike, kjo sigurisht që mund të ndodhë.
Pyetje: Pra deri tani nuk mendoni se PDSH është larguar nga ajo platformë?
-Jo. Nuk kam prova për këtë. Sepse unë e kujtoj se PDSH apo Shqipëria si shtet është në pozitë shumë të vështirë. Për një parti si PD që është në pushtet nuk është shumë e lehtë në këto momente, por gjithmonë shtrohet pyetja kush duhet të japë llogari për zhvillimet tragjike që kemi parë në Shqipëri gjatë javëve të fundit. Do të ishte shumë e thjeshtë që të drejtohej gishti në një person dhe të thuhej se ai mban përgjegjësinë e plotë. Mendoj se ashtu nuk duhet bërë, por është më mirë të kërkohen mënyra përmes bashkëpunimit për të zbutur tensionet në vendet ku ka probleme.
Deklarata e BE, mbështetje e fuqishme për të gjithë shqiptarët që i besojnë demokracisë
Presidenti Berisha u takua me qytetarë të Beratit
Konkluzionet e BE-së janë një mbështetje e fuqishme për demokracinë shqiptare
Konkluzionet e arritura në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së janë një mbështetje e fuqishme për demokracinë shqiptare sepse i kërkojnë qeverisë shqiptare të vazhdojë me vendosmëri reformat në të gjitha fushat, tha Presidenti Berisha
Konkluzionet e arritura në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së janë një mbështetje e fuqishme për demokracinë shqiptare sepse i kërkojnë qeverisë shqiptare të vazhdojë me vendosmëri reformat në të gjitha fushat”, tha Presidenti Berisha
Presidenti Berisha tha se “janë pikërisht qëndrimet tona ato që kanë bërë që të shprehet një mbështetje e plotë për qëndrimin e qeverisë që është një mbështetje për të gjithë shqiptarët, të cilët i besojnë Europës, i besojnë integrimit, i besojnë të ardhmes së tyre në BE”.
Presidenti Berisha nga Berati, ftoi të gjithë huadhënësit që humbën paratë në skemat piramidë, si dhe të gjithë shqiptarët që dëshpërimi nga humbja e parave të mos na errësojë arritjet e mëdha që kemi realizuar në katër vjet, por të ndalen për një moment dhe të rikujtojnë, se ajo që ne kemi arritur gjatë këtyre katër viteve në rrugën e demokracisë, reformave dhe integrimit është jo një apo dy, por shumë e shumë herë më e madhe se sa humbja në skemat piramidë.
Presidenti i Republikës, Sali Berisha, dje mes qytetarëve të Beratit bëri përsëri thirrje për dialog e mirëkuptim, duke shprehur sigurinë dhe vendosmërinë për të ndihmuar me kredi ata që humbën shtëpitë në skemat piramidale, vendosjen e asistencës sociale për ata që s’kanë mjete jetese e të kreditohet qytetarët për veprimtaritë e vogla private. Mijëra qytetarë të Beratit të pranishëm në këtë bashkëbisedim duartrokitën dhe përkrahën Presidentin gjatë gjithë fjalës së tij dhe në fund komunikuan me pyetje e përgjigje.
Presidenti përshëndeti qëndrimin e Bashkimit Europian në mbledhjen e pardjeshme të Këshillit të Ministrave të BE, duke theksuar angazhimin për kryerjen e reformave në të gjitha fushat.
Konkluzionet e BE-së janë një mbështetje e fuqishme për demokracinë shqiptare
Presidenti i Republikës, Sali Berisha, i konsideroi një mbështetje të fuqishme për demokracinë shqiptare Bashkimit Europian të zhvilluar të hënën. të gjitha fushat”, tha Presidenti Berisha në takim.
Berisha e arsyetoi këtë mbështetje dhe kërkesat e shprehura nga BE me faktin se reformat në Shqipëri kanë qenë reformat e suksesit dhe se në vështirësitë e krijuara, qeveria shqiptare dëshmoi angazhimin e saj të plotë për t’i zgjidhur ato në kuadrin e shtetit ligjor, në kuadrin e ekonomisë së tregut.
Presidenti Berisha tha se, “kjo është arsyeja që BE-ja i bën thirrje qeverisë që të mos lëkundet në rrugën e reformave, të bën thirrje shqiptarëve të mbështesin qeverinë në rrugën e këtyre reformave.”
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së i bëhej thirrje forcave politike shqiptare për dialog dhe të mos shfrytëzojnë situatën për qëllime partiake.
Presidenti Berisha i ka ftuar në çdo takim me forcat politike dhe partitë e opozitës së majtë, por ato nuk kanë pranuar të marrin pjesë.
“Unë e ftova partinë e opozitës së majtë, tha Berisha, por një nga shkaqet që ato refuzuan ishte se ‘ne nuk merremi me problemin ekonomik’ dhe kjo është në kundërshtim dhe me mesazhin që ata kanë marrë edhe nga vetë Internacionalja Socialiste, e cila u ka kërkuar atyre të ulen dhe të bëjnë zgjidhjet më të mira me ekonominë për problemin”.
Berisha garantoi përsëri se do t’i ftojë përsëri partitë e opozitës së majtë, duke u shprehur se “kam qenë dhe do të mbetem tërësisht dhe plotësisht i hapur për dialog”. Ai garantoi përsëri opozitën se “në dialog nuk do të ketë të humbur”.
“Në dialog do të shkohet për të arritur rezultate konkrete dhe në rast se ju i kujtoni tavolinat e fundit të rrumbullakëta të organizuara nga une me opozitën, asnjëherë nuk kanë dalë duar bosh nga diskutimet e përbashkëta që kemi bërë. Në dialog secili duhet të vijë me sensin e kompromisit”, tha Berisha.
Në deklaratën e BE-së, vlerësohet si shumë e rëndësishme që Qeveria shqiptare të vendosë, të respektojë të gjitha rregullat dhe standartet ndërkombëtare.
“Ne, theksoi Berisha, jemi të vendosur të respektojmë të gjitha rregullat e demokracisë, shtetin ligjor dhe obligimet ndërkombëtare. Ne kemi qenë dhe do të mbetemi një vend i hapur”.
Deklarata e Ministrave të Jashtëm të BE-së, shpreh gadishmërinë e BE-së për të ndihmuar financiarisht, gjë që u konfirmua dhe sot nga zëdhënësi i BE-së, Niko Vekter, i cili tha se “BE-ja nuk përjashton mundësinë për dhënien e një ndihme të veçantë Shqipërisë, përveç asaj që është duke u dhënë në këto momente”.
Në këto momente, BE është duke e ndihmuar ekonomikisht Shqipërinë në disa fusha nëpërmjet programit PHARE, në kreditimin për fermerët shqiptarë, në fushën e turizmit, në fushën e komuniteteve lokale.
“Kanë angazhuar sektorët e BE-së për të na ndihmuar që të shpejtojmë zhvillimin, rritjen ekonomike dhe të kapërcejmë vështirësitë”, tha Berisha dhe kjo ndihmë sipas tij jepet pasi Qeveria Shqiptare dëshmoi gjatë kësaj periudhe besnikërinë e saj ndaj parimeve të demokracisë dhe vlerave të saj. kanë ...
Vijon në faqen 3
Deklarata e BE-së obligim për vazhdimin e reformave
Intervistë me z. Albert Brojka, Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PD-së
Faqe 2
Mejdani nuk njeh ligjin kushtetues dhe shtrembëron dokumentet e Këshillit të Europës
Intervistë me z. Genc Pollo, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian dhe anëtar i Komisionit Juridik të Asamblesë së Këshillit të Europës
Dokle e Ruka të distancohen nga fyerjet e PS-së ndaj zonjës Fischer
Intervistë me z. Genc Pollo, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian dhe anëtar i Komisionit Juridik të Asamblesë së Këshillit të Europës
Mejdani nuk njeh ligjin kushtetues dhe shtrembëron dokumentet e Këshillit të Europës
Dokle e Ruka të distancohen nga fyerjet e PS-së ndaj zonjës Fischer
Faqe 4