Dialog konstruktiv dhe pa kushte për situatën e krijuar
Kryetari i PDSH-së Prof. Tritan Shehu fton liderët e PS për dialog bilateral
Në një ftesë të dërguar dje prof. Rexhep Mejdani, Kryetari i PDSH, Prof. Tritan Shehu shprehet:
Z. Rexhep, kam kënaqësinë t’ju ftoj përsëri në datën 28 Shkurt ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve, ju dhe 2 përfaqësues të tjerë të Partisë suaj, për të zhvilluar së bashku si dy forcat politike kryesore një dialog konstruktiv dhe pa kushte në lidhje me situatën e krijuar.
Në këtë diskutim pa dyshim duhet diskutuar në lidhje me domosdoshmërinë e uljes së tensionit kudo në Shqipëri, situatën e krijuar në Vlorë, respektimin e shtetit ligjor si dhe gjetjen e rrugëve më të mira për të minimizuar dëmin ekonomik të një pjese të qytetarëve të shkaktuar nga shembja e skemave piramidale.
Unë e kuptoj që një diskutim i tillë është i gjerë dhe pa dyshim dhe me mjaft opinione të kundërta, por e rëndësishme është që ne të fillojmë të diskutojmë me përgjegjësi për këto probleme.
Mbështetja e BE-së, apel historik për shqiptarët
Presidenti Berisha takohet me qytetarë të Gjirokastrës
Falangat e kuqe Në këtë situatë të vështirë që po kalon Shqipëria falangat e kuqe, mbetjet kriminale të diktaturës po bëjnë përpjekje maksimale për ta mbajtur peng demokracinë shqiptare, po bëjnë të gjitha përpjekjet për ta fundosur demokracinë dhe vlerat e saj, për ta groposur lirinë dhe vlerat e saj, po tentojnë që ta shndërrojnë Shqipërinë në një koridë anarkie dhe megjulle, që të sjellin në këtë vend natën e ujqërve. Këta kriminelë të spyoruar, të rreshtuar në njësitë rose ilegale, pasi dogjën dhe shkatërruan institucionet ligale civile në disa qytete të Shqipërisë, pasi provokuan dhunën banditeske, fyese dhe poshtëruese për një komb europian me qytetërim nga më të lashtët, po bëjnë gjithçka për të provokuar fajkeqësinë e qytetarëve, që ta shndërrojnë atë në një kapital politik në dobi të tyre, pavarësisht se çfarë çmimi duhet të paguajë për këtë Shqipëria, shqiptarët, e sotmja dhe e ardhmja e tyre. Këto kontigjente të errësirës diktatoriale, që ende i kanë në duart e tyre njollat e paharrata gjakut të shqiptarëve, po përpiqen me të gjitha forcat e tyre, që t’i provokojnë një fajkeqësi të re Shqipërisë, një dramë të re dhe të përgjakur të ardhmes së saj. Të zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore, të çliruar nga çdo vlerë qytetare, syverbùar dhe mendjeerrur nga instinktet e gjakut dhe të krimit, genje fatale që nuk e durojnë lirinë dhe normalitetin, të organizuar në banda, liderit e të cilave herë mbajnë poste të larta në si drejtues partish e forumesh e herë drejtojnë kopula të kupola të fshehta kriminale, këto falanga të kuqe sot po kërkojnë të shtrihen në të gjithë Shqipërinë, duke komplotuar në mënyrë të përbindshme kundër demokracisë që e fituam me aq sakrifica, me aq durim dhe vuajtje, si rrallë popull në botë. Këta kriminelë, duke përfituar nga trazirat, dëshpërimi dhe paqartësia e njerëzve, po nxisin dhunën, thyerjen e ligjit, provokimin e rendit publik. Ata po lëshojnë ultimatum kundër demokracisë shqiptare, që ta mbajnë peng atë. Këto qenie barbare që i kanë të kalcifikuara në shpirt portretet e Stalinit dhe të Enverit, që në tru i kanë të kalcifikuara tezat e dhunës revolucionare për marrjen e pushtetit, me brutalitet dhe egërsitë e pashembullta janë vërsulur demokracisë, ligjit, gjithçkaje që në këto pesë vite në liri është arritur në Shqipëri. Ata po përpiqen që në sy të opinionit ndërkombëtar t’i diskreditojnë shqiptarët t’i paraqesin si popull barbar që s’di të jetojë në liri, që s’di t’i përdorë vlerat e lirisë dhe të demokracisë në dobi të tij. Ata po përpiqen t’i paraqesin shqiptarët si vandalë, si zjarrvënës, si shkatërrues, si njerëz që s’dinë të krijojnë shtet dhe të respektojnë ligjet që rregullojnë jetën e një shoqërie. Për të justifikuar krimin dhe filozofinë e tyre të dhunës ata po përpiqen të inkriminojnë një shoqëri të tërë. Këta ekstremistë të tërbuar huazuan inteliat serbe për të na paraqitur si një popull të paidentitet, si një popull që nuk respekton vetveten, historinë dhe të ardhmen e tij. Këto falanga të kuqe që kanë instinktet e demave para betejës ku qenia e vullnetit para syve lëshojnë ultimatume, kërcejnë, fyejnë qytetarinë shqiptare dhe euforia, çirren e bërtasin si të ndërkryer. Ata mendojnë se erdhi ora e tyre. Por, pavarësisht nga situata e krijuar, pavarësisht nga ultimatumet, pavarësisht nga Islamet, Cekët, Gjunushët, Kurtiët, Cupët, koha e tyre nuk ka për të ardhur kurrë. Ajo ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Shqiptarët kurrë nuk do ta lënë peng tek falangat e kuqe lirinë, demokracinë, të sotmen dhe të ardhmen e tyre. Ato janë ultimatum, asnjë kërcënim, asnjë bandë kriminale, nuk do ta mposhtë shtetin ligjor, nuk do ta mposhtë demokracinë. Shqiptarët janë sakrifikuar shumë për lirinë e tyre, janë sakrifikuar shumë për të mos pësuar një diktaturë nga tyre, janë sakrifikuar me barbare e me kriminelë që njeh historia. Ata kanë sakrifikuar jetë, kanë kaluar me mijëra e mijëra vite në burgje e kampe përqendrimi, ata janë robtuar e sakatuar për një gjysmë shekulli. Ata janë të vetëdijshëm se sa e shenjtë është liria që fituan, ata e dinë se sa e shenjtë dhe e shtrenjtë është demokracia që po ndërtojmë për të sotmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Ajo nuk mund të krahasohet me asnjë borxh, s’mund t’u lihet peng e s’mund të nëpërkëmbet asnjë vlerë e saj. Liria, demokracia, asnjë borxh, këto janë sublime. Këto falanga të kuqe që sot janë hedhur në veprim, ta kenë të qartë se demokracia shqiptare do të mbrohet me të gjitha mjetet ligjore.
- Kthimi i parave nga qeveria - u shpreh Berisha - është kërkesë e paligjshme përderisa paratë nuk janë kontraktuar nga qeveria, dhe nëse qeveria do t’i nënshtrohej kësaj kërkese ajo do të humbiste legjitimitetin e saj ndaj qytetarëve të vet si dhe ndaj Europës. Nuk është problemi i një qeverie - tha Berisha - por bëhet fjalë për një parim demokratik të qeverisjes së vendit. “Kurrë nuk do të firmos kërkesat që bien në kundërshtim me ligjet fondamentale të një shoqërie demokratike. Jam dhe do të jem i ndjeshëm ndaj çdo kërkese të qytetarëve, por nuk do të ... trajtonte problemin e fajdeve në bazë të standarteve europiane e të ligjeve demokratike sikurse e koment on, nuk do të kishte marrë mbështetjen e plotë europiane Mijra qytetarë të Gjirokastrës kanë pritur dje me entuziazëm Presidentin Berisha. Disa mijra vetë të mbledhur në Pallatin e Sportit të qytetit kanë ndjekur fjalën e Presidentit Berisha dhe më pas kanë bashkëbiseduar me të lidhur me problemet që kanë lindur në vend pas rënies së skemave piramidë si edhe për çështje të tjera që lidhen me politikën dhe ekonominë e vendit. Presidenti Berisha duke e marrë fjalën tha se kam ardhur sot këtu për të përshëndetur përzemërsisht ju të gjithë qytetarët fisnikë të Gjirokastrës, banorët e rrethit tuaj, për të gjykuar se rreth tuat, spikatën vlerat e kodit tuaj etik moral të qytetëruar shqiptar. Prandaj, edhe sot përfitoj nga rasti t’ju shpreh të gjithë ju, banorëve të Gjirokastrës, si dhe gjithë shqiptarëve mirënjohjen time më të thellë për qëndrimin fisnik dhe dinjitoz, që përbën një mbështetje të palëkundur dhe të rëndësishme për Partinë Demokratike, për reformat dhe demokracinë shqiptare, për Shqipërinë, stabilitetin dhe integrimin e saj. Fajdet një ethe kolektive Ky qëndrim i qytetëruar ishte njëkohësisht përgjigje e merituar për të gjitha ata që në dëshpërimin tuaj synonin të realizonin qëllime antishqiptare, antidemokratike, karrieriste dhe vetiake. Unë kam ardhur gjithashtu sot tek ju për të biseduar me ju për të bërë një dialog të hapur e të sinqertë për të gjitha problemet që shqetësojnë dhe, para së gjithash, për lajdet të jap shpjegimet e hapa. Fajdet, të cilat bëjnë e dy të vitit të kaluar fatkeqësisht u shndërruan në një ethe kolektive, ishin një shfaqje negative e liberalizimit ekonomik të qeverisë së Partisë Demokratike, për të cilin pa dyshim kam përgjegjësi të pamohueshme për mosparalajmërimin e rreziqeve dhe për tolerancën e zgjatur ndaj tyre. Por, gjer sot, Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që ka njohur haptaz dhe në mënyrë të përsëritur përgjegjësinë e saj. Ajo gjithashtu, pasi njohu këtë, u angazhua me të gjithë forcën e saj për një zgjidhje ligjore transparente të skemave piramidale dhe kapërcimin e pasojave të tyre. Kështu, me ligjin për transparencën e firmave rentiere dhe ligjin antipiramidë u dëshmuan qytetarëve shqiptarë, por edhe miqve tanë kudo në botë, institucioneve ndërkombëtare se ne jemi të vendosur plotësisht të ndëshkojmë çdo lloj skeme apo mashtrim ndaj qytetarëve tanë dhe zhvillimin e vendit, ndërtimin e tregut dhe të shoqërisë së lirë dhe ta bazojmë vetëm mbi vlera të vërteta dhe të përbashkëta dhe se asnjë institucion shtetëror nuk është implikuar në këto skema. Zgjidhje vetëm në kuadrin e shtetit ligjor Ne, pasi plotësuam boshllëkun legjislativ, kishim vendosur që të gjitha problemet të trajtohen dhe zgjidhen vetëm në kuadrin e shtetit ligjor dhe ekonomik të tregut. Kjo ishte një provë e madhe jo vetëm për qeverinë dhe Partinë Demokratike, Vijon në faqen 3
Kthimi i parave nga qeveria - u shpreh Berisha - është kërkesë e paligjshme
Asistenca e Japonisë për Shqipërinë do të rritet
Presidenti Berisha priti një grup përfaqësuesish të biznesit japonez.
Biznesmenët japonezë thanë se do të studiojnë të gjitha mundësitë për të investuar në Shqipëri
Dje pasdite, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti një grup përfaqësuesish të biznesit japonez, njofton zyra e shtypit dhe informacionit pranë Presidentit të Republikës.
Presidenti Berisha falënderoi biznesmenët për interesin që ata tregojnë për të investuar në Shqipëri, si dhe për asistencën që Japonia i ka dhënë vendit tonë gjatë viteve të tranzicionit.
Ai gjithashtu i siguroi ata se Shqipëria do të vazhdojë të zhvillohet, duke u bazuar në parimet më liberale të ekonomisë së tregut.
Biznesmenët japonezë i shprehën mirënjohjen Presidentit Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore që iu ishte rezervuar në Shqipëri, si dhe shprehën admirimin e tyre për sukseset e arritura në një periudhë kaq të shkurtër kohe. Ata thanë se do të studiojnë të gjitha mundësitë për të investuar në Shqipëri, si dhe do të përpiqen në mënyrë që asistenca e Japonisë për Shqipërinë në të ardhmen të rritet.
Studentët e Shkodrës nuk janë në grevë
Protestë e Unionit të Pavarur Studentor të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës për disa organe të medias dhe shtypit
Studentët e Shkodrës nuk janë në grevë
Ne si përfaqësues legjitim të studentëve të Shkodrës deklarojmë se: Bashkohemi me dhimbjen e studentëve dhe të qytetarëve vlonjatë për humbjen në skemat piramidale, por nga ana tjetër mendojmë se liria dhe demokracia, atdheu dhe kombi kanë një çmim më të lartë
Ne studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” protestojmë energjikisht ndaj lajmeve të pabazuara botuar dita ditës në gazetat “Koha Jonë”, “ZP”, “Gazeta Shqiptare” si dhe të transmetuara në valët e BBC sipas të cilave në Universitetin e Shkodrës ka patur grevë studentësh. të lartë.
Shpeshherë burimet e mësipërme të informimit kanë organizuar me imagjinatën e tyre në Universitetin tonë, greva të hapëshprehme, por u bëjmë thirrje edhe atyre dhe kujtdo tjetër se ne nuk do të përdorim grevën, që është një mjet i ligjshëm, për të zgjidhur kërkesa të paligjshme dhe se ne respektojmë ligjin e përkrahim zgjidhjet ligjore.
Si bijë të një qyteti që nga diktatura komuniste pësoi mijëra vjet burg dhe mijëra të pushkatuar, ne nuk përkrahim politizimin e problemit dhe u themi politikanëve të mostrës Milo se kur ju u mësuani papandavëve tanë se me rrëmu I Shqipërisë vinte nga Evropa Bashkuar ana nuk ju dëgjuan juve por dolën në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor dhe të cilat ju aq pak i njihni.
Në takimin me Presidentin e Republikës kemi qenë edhe dhe ftesa e tij për të liruar kremin apo lajmet e rreme se ne jemi në grevë, nga ana e natyrshme ama nёtёrmenë? se nga tërë miqtë. Ne nuk do të bëjmë viktimë e atyre që për pesëdhjetë vjet manipuluan punëtorët tanë.
Për kryesinë e U.P.S.SH
Kryetari GEZIM NILA. A.J