28/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

28 shkurt 1997

“Jam në krah të miqve të mi demokratë shqiptarë”

Alois Mok, kryetar i Unionit Demokratik Europian Në lidhje me gjendjen e krijuar në Shqipëri pas shembjes së firmave rentiere mashtruese, në të cilat humbën kursimet e tyre mijëra qytetarë, Kryetari i Unionit Demokratik Europian, Deputeti në Parlamentin Austriak Alois Mok, ish-Ministër i jashtëm i Austrisë, deklaroi në Vjenë para gazetarëve dhe tha se thuaj se: - Duhet të kemi mirëkuptim mbi zemërimin e njerëzve në Shqipëri, të cilët humbën kursimet e tyre në firmat mashtruese piramidale. Opozita shqiptare nuk duhet të bëjë përgjegjëse për këtë humbje Qeverinë Demokratike. Partia Demokratike e Presidentit Berisha duhet të kërkojë dorëheqjen. Partia Demokratike e Presidentit Berisha duhet të kërkojë dorëheqjen e të cilët mbajnë përgjegjësi për këtë skandal. Nëse nuk është parajlamëruar në mënyrë të mjaftueshme për këto praktika jo serioze, në asnjë rast nuk mund të shtrohet problemi i implikimit të Partisë Demokratike Shqiptare në këto skandale. Askush nuk mund të dyshojë për pastërtinë e Partisë Demokratike Shqiptare. Në lidhje me protestat e njerëzve kundër qeverisë shqiptare, Kryetari i Unionit Demokratik Europian dhe ish-ministër i Jashtëm i Austrisë Dr. Alois Mok u shpreh se: “Kur unë konstatoj se në anën tjetër qëndrojnë persekutorët e ish-regjimit të dikurshëm komunist, atëherë unë kam bindjen dhe besimin e plotë në cilën anë duhet të qëndroj. Unë qëndroj në anën e miqve të mi të Partisë Demokratike Shqiptare”.

Jam i vendosur të punoj pa u lodhur për konsolidimin e demokracisë

Berisha kandid ohet nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, për një mandat të dytë presidencial Berisha kandidohet nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, për një mandat të dytë presidencial Jam i vendosur të punoj pa u lodhur për konsolidimin e demokracisë Fjala e Presidentit të Republikës Sali Berisha në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike Unë dua të falenderoj edhe ata të cilët abstenuan dhe me qëndrimin e tyre provuan diversitetin e Partisë Demokratike, që duhet të jetë një rregull i pandryshueshëm i saj. Dëshiroj me këtë rast t’ju siguroj se do të punoj me përkushtim dhe angazhim të madh për konsolidimin e demokracisë, thellimin më tej të ekonomisë së tregut në Shqipëri, rikthimin e stabilitetit në vend dhe jam shumë i vendosur të punoj pa u lodhur, së bashku me të gjithë ju, për integrimin e vendit në Europë. Këto mendoj unë, duhet të jenë objektivat më madhore të Partisë Demokratike. Imediatisht, kemi të bëjmë dhe jam i vetëdijshëm se kandid ohem për President, me një periudhë vështirësish, por nga ana tjetër, jam plotësisht i bindur në potencialin e madh që sot ka Shqipëria, ka Partia Demokratike, kanë institucionet shtetërore për të kapërcyer këto vështirësi dhe sërisht shteti, ligji, ekonomia e tregut duhet të funksionojnë në interes të të gjithë shqiptarëve. Ne kemi zgjedhur për kapërcimin e vështirësive kombinimin apo mund të them qëndrimin e përshtatjes së të gjitha masave konkrete të paçtueshme me një abogëri demokratike, të paçtueshme me shtetin ligjor, krahas tyre dialogun me të gjitha forcat politike dhe elementet, grupet janë një drejtim tjetër shumë i rëndësishëm. PD pranon gabimin para elektoratit dhe i ofron dialog forcave politike dhe qytetarëve pikërisht ky qëndrim luajal ndaj rregullave të demokracisë pati si shpërblim mbështetjen e fuqishme të Bashkimit Europian Gjatë gjithë kësaj periudhe ju jeni dëshmitarë se Partia Demokratike u angazhua në një dialog të madh me elektoratin shqiptar. Ajo shkoi tek elektorati, tek zgjedhësit e sinqertë, duke pranuar gabimin e saj, përgjegjësinë e saj dhe duke paraqitur një seri masash konkrete, alternativën më të mirë që është paraqitur gjer sot për kapërcimin e këtyre vështirësive. I kemi ofruar dhe ofrojmë dialog forcave politike. I kemi ofruar dhe ofrojmë dialog qytetarëve. Në të gjitha rastet ne duhet të jemi transparente dhe do të jemi transparente. Unë mendoj se pikërisht këto qëndrime luajale ndaj rregullave të demokracisë, ligjeve të saj kanë bërë që ne të kemi një mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Europian dhe vendet mike. Edhe njëherë dua të theksoj se deklarata e 15 ministrave të jashtëm për Shqipërinë përbën mbështetje shumë të madhe, shumë të fuqishme për Partinë Demokratike, për partitë e tjera të cilat janë të lidhura dhe i Vjon në faqen 3 Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, në mbledhjen e tij të zhvilluar dje paradite në Pallatin e Kongreseve, caktoi Presidentin e Republikës, Sali Berisha si kandidaturë për mandatin e ri presidencial. Nga 90 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD pas një votimi të fshehtë kandidatura e z. Berisha fitoi me 85 vota pro asnjë kundër dhe 5 abstenime. “Në diskutimet e bëra, u tha se Presidenti Berisha është njeriu më me reputacion, njeri i cili ka qenë dhe është i aftë që të zhvillojë akoma më tej demokracinë, ekonominë, institucionet në Shqipëri, gjithashtu, dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane dhe evropiane dhe euroatlantike”, tha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar kryetari i PD-së, Tritan Shehu. Caktimi i kandidaturës për mandatin e ri presidencial u bë nëpërmjet votimit të fshehtë megjithëse sipas rregullit nuk kishte nevojë për votim të tillë, pasi mund të zbatohej procedura normale, me votim të hapur, por kishte dhe mendime, midis të cilëve dhe Presidenti Berisha, për të votuar në mënyrë të fshehtë. Ky rezultat, për Shehun ishte “një vlerësim për kontributin e Prof. Dr. Sali Berisha që në fillimet e lëvizjes demokratike shqiptare, gjatë gjithë kësaj periudhe në ndërtimin e institucioneve demokratike, të shtetit demokratik, për kontributin që ai ka dhënë në momentet më të vështira të Shqipërisë, duke filluar nga viti 1991 e në vazhdim”. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari për një kandidaturë të dytë nga PD apo partitë e tjera, Shehu tha se “edhe zgjedhja e vitit 1992 u bë me një kandidaturë. Nuk është konditë që të paraqesësh një kandidaturë alternative. Sipas ligjit shqiptar mjafton vetëm një kandidaturë dhe ai avitohet dhe në qoftë se merr numrin e caktuar të votave ajo kandidaturë fiton”. Në votimin e këshillit kombëtar të PD-së morën pjesë 9 vetë nga 14 harruesit (Sp?) prej tyre nuk janë anëtarë të KK të PD-së, që një promovoreje, ua kërkohej një qeveri e shpejtim publik me pjesëmarrjen e forcave te majta te kritikuar edhe nga Berisha dhe PD. Nga këta të nëntë, katër prej tyre sipas deklarimeve të tyre votuan pro kandidaturës së re propozuar nga kryesia e partisë, ndërsa pesë të tjerë abstenuan. Prof. Dr. Sali Berisha, 52 vjeç, u zgjodh kryetar i shtetit shqiptar më 9 prill 1992 nga Parlamenti dhe mandati skadon më 9 mars 1997. Sipas pakteve kushtetuese presidenti mund të zgjidhet rradhazi dhe në dy mandate pesëvjeçare. -Shteti, ligji, ekonomia e tregut sërish denoncojmë çdo qëndrim dhe kërkesë të paligjshme. Kam ftuar dhe do të ftoj përsëri studentët e Vlorës të vijnë. Në zyrën time nuk ftoj njeri me kushte dhe unë nuk pranoj kushte. Nuk i jap njeriut ultimatum, nuk pranoj ultimatum -Jam i bindur se së bashku do t’i kapërcejmë të gjitha vështirësitë dhe do të realizojmë me dinjitet programin tonë, i cili është programi më i mirë për Shqipërinë, për demokracinë shqiptare, të ardhmen e saj

Eru socialistët manipulojnë të ardhmen e rinisë shqiptare

Disa dhjetra studentë të mbledhur përpara korpusit qendror të Universitetit janë shumë pak për të ndryshuar cilësitë demokratike të studentëve shqiptarë. Këtë nuk mund ta bëjë as një drejtues mjekrosh i eurosocialisteve po ashtu e dhe kamerat me supervizion të “pavarurit e Sorosit”. Manipulimi eurosocialist që ka nisur me klasat e para të shkollave të mesme dhe vazhduar tek vlonjatët që studiojnë në Tiranë është një mëkat i madh pikërisht ndaj vlonjatëve për të cilët socialistët kanë gatuar deri tani akuzat e akuzave të paqytetëruar, njerëzve lehtësisht të sakrifikueshëm dhe njerëzit lehtësisht të përdorshëm. Socialistët që dëshën një dhimbje të madhe në Shqipëri e arritën. Rënia e fajdeve është një moment ku socialistët mundën të lëvizin. Këta njerëz dhe politikanë mund të evidentohen vetëm në momente kur mund të binjakëzohet dhimbja me shfrytëzimin politik. Aq i madh është manipulimi sa dje mes atyre pak studentëve që qëndronin si besnikë të tij që thirret këshilli studentor, kishte që nuk e dinin se pse ishin aty. Disa studentë morën deklaratë e këtij këshilli nga gazetari e pranishëm për t’u njohur me kërkesat e protestës, deklaratë që përshkruan nga ajo e kërkesa e protestës, deklaratë që përshkruan nga ajo e kërkesat e protestës, deklaratë që përshkruan nga ajo e parajshmja, bile vetë drejtuesit e këshillit nuk kanë qenë të qartë se çfarë bëhet në kësi rastesh aq sa u kërkuan reporterët e ndonjë radio të huaj në Tiranë. Përpjekjet për të futur në vallen e protestës edhe studentët është elementi i fundit i asaj që u përpoqën për të bërë të majtët, e kuqe dhe sigurimi i shtetit në vend. Ndëshmëria e PD-së ndaj të kuqtë dhe të këqijat veçse e njohur dhe dëshmuar në studentëve dhe kërkesave të tyre është e njohur dhe dëshmuar në aktivitet e saj qeverisës. Po ashtu Presidenti Berisha ka takuar ekskluzivisht studentë këto ditë duke shprehur me këtë rast respektin dhe vlerësimin e klasave e moderuar shqiptare ka për mendimin e studentëve dhe nevojën e debatimit me këtë pjesë të intelektit të vendit. Po ashtu shprehu edhe mungesën e tendencës për të përdorur atë për qëllime politike apo për të realizuar një mangësi apo pa mundësi të partisë nëpërmjet ekstremizmit të mungesë studentor që mbështet PD-në. Loja e nisur me studentë nga eurosocialistët dhe ndonjë njeri tjetër i majtë është e pakëshillueshme edhe nga më optimistët. Dje përfaqësues të Unionit të Pavarur Studentor të Tiranës kanë paralajmëruar grevë alternative nëse ndodh një grevë urie në studentët e Tiranës organizuar nga Këshilli Studentor. Numri i studentëve e Tiranës është një ultimatum me qëllim shumë më i atyre që kanë firmosur një ultimatum me të cilën shumë më i madhi se ka arritur të mbledhë Ilir Meta me përkrahësit e tjerë të tij. Aritmetika në të gjitha rastet se do të peshojë majtas. Morali i demokratëve është tjetër. Ai është aspirues dhe jo ndryshës. Ai është i besueshëm dhe jo përdorues. Nuk është në dëshirën e demokratëve shqiptarë që karshillëku ndaj socialistëve të krijonte momente negative në jetën e të rinjve shqiptarë. Deri tani socialistët kanë luajtur me kartat e sakrificës. Edhe për më naivë është e qartë se socialistët janë në rruge, kanë bërë djegie dhe kanë ushtruar dhunë. Është e qartë për të gjithë se po ashtu socialistët janë njerëzit që kanë më pak mundësi për të shëruar dhimbjen e njerëzve që kanë humbur paratë. S.N.