Prof.Dr. Sali Berisha, President i Shqipërisë
Fjala e Presidentit të Republikës, Sali Berisha, me rastin e rizgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës
Të gjithë të bashkuar për të ndërtuar të ardhmen tonë
Fjala e Presidentit të Republikës, Sali Berisha, me rastin e rizgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës Të gjithë të bashkuar për të ndërtuar të ardhmen tonë Para së gjithash besoj se shpreh falenderimin tim si President për të gjithë ju që, me votën tuaj, shprehët besimin për mandatin e dytë timin si President. Dëshiroj të falenderoj edhe ata që abstenuan dhe votuan kundra, se me votën e tyre ata transmetuan një mesazh që duhet marrë parasysh si element të diversitetit dhe pluralizmit. Të zgjidhesh President i një vendi është padyshim një ngjarje kulmore për jetën e çdo njeriu të thjeshtë. Të rizgjidhesh President i një vendi është në tërësi një [teksti vazhdon i prerë në skajin e poshtëm] Gjatë këtyre pesë vjetëve, të cilat nxorrën Shqipërinë nga rrokullisja e madhe në rrugën e demokracisë, në rrugën e tregut, në rrugën e hapjes dhe integrimit në Europë dhe që përbëjnë një bazë dhe nivel zhvillimi e progresi të pakrahasueshëm me atë që kishim pesë vjet më parë. Pesë vjet më parë vendin e mbulonte mjerimi dhe zia e bukës, ndërsa sot Shqipëria vazhdon të mbetet vendi i rritjes më të shpejtë ekonomike në Europë. Besimin tim unë e bazoj në kontributin dhe angazhimin [teksti vazhdon i prerë në skajin e poshtëm] gjitha ato që ne kemi realizuar e poshtëm] Drejtim kryesor themelor i Shqipërisë dhe shqiptarëve, për sot dhe të ardhmen e tyre. Unë dua edhe njëherë t’ju siguroj se asgjë nuk ka lëkundur dhe nuk do mund të lëkundë vendosmërinë dhe besimin tim në vlerat e demokracisë dhe tregut. Këto vlera janë të papajtueshme me intolerancën, dhunën dhe mashtrimin. Të vendosësh të shkatërrosh ato vlera me dhunë, të heshtësh para shkatërrimit të tyre, kryen një akt të shëmtuar, për të cilin kombi dhe historia do t’i gjykojnë dhe nuk do të të falin ndonjëherë. Dje Parlamenti shqiptar zgjodhi President të Shqipërisë edhe për një mandat tjetër pesëvjeçar, Prof. Dr. Sali Berishën. Në zgjedhjen e Presidentit ishin të pranishëm në Parlament shumë të ftuar dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Në orën 10.00 parlamenti shqiptar filloi procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Me fillimin e seancës kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, z. Arbnori, pasi paraqiti bazën ligjore, sipas paketës kushtetuese, për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, kërkoi ngritjen e një komisioni për procesin e votimit për kandidaturën e Presidentit të Republikës. Në emër të një grupi deputetësh të PD-së, z. Ali Spahia, kryetari i grupit parlamentar të PD-së paraqiti si kandidatura për këtë komision znj. Natasha Shehu, Milika Jaho, dhe z. Esat Hasani, deputetë të Partisë Demokratike, z. Sali Rexhepi, të PS-së dhe Gjon Marka Gjoni të Partisë Republikane dhe Esat Hasani. Pastaj z. Spahia, në emër të një grupi deputetësh të PD-së, paraqiti kandidaturën e Presidentit aktual, Prof. Dr. Sali Berisha, si kandidat i vetëm për një mandat të dytë presidencial. Z. Spahia, në fjalën e tij, pasi vlerësoi rolin që ka luajtur Presidenti Berisha në proceset demokratike në vend, konsolidimin e demokracisë, reformat e ekonomisë së tregut dhe shtetit ligjor, në politikën e jashtme të qëndrueshme që ka ndjekur Shqipëria, i ftoi deputetët të votojnë për kandidaturën e z. Sali Berisha për një mandat të dytë presidencial. Në vazhdim z. Arbnori kërkoi pushim për t’i lënë kohë komisionit për t’u mbledhur. Ai sqaroi procedurën e votimit, e cila është e fshehtë [teksti vazhdon i prerë në skajin e poshtëm] sipërm.] [Vazhdim i tekstit nga skaji i sipërm:] ment të diversitetit dhe pluralizmit. Të zgjedhësh një vendi është në tërësi një privilegj kulmor. Në të vërtetë unë këtë rizgjedhje, në një periudhë kur në disa rajone të vendit përjetohet dhuna e vërtetë dhe rebelimi komunist, e pranoj përsëri si një privilegj kulmor që më jepet mua të përballem me këto vështirësi dhe së bashku me ju, me shqiptarët në të katër anët e vendit dhe institucionet shtetërore për zgjidhje të drejtë të problemeve të krijuara. Sot unë u betova për herë të dytë në këtë parlament, i bindur dhe i sigurtë, së pari, se vështirësitë aktuale ne do t’i kapërcejmë dhe se në vitet që vijnë arritjet tona në të gjitha fushat do të jenë shumë herë më të mëdha se sa këto që kemi realizuar gjatë pesë vjetëve që shkuan. Këtë besim timin të palëkundur e bazoj në ndihmën e Zotit, e bazoj në të rritjes më të shpejtë ekonomike në Evropë. Besimin tim unë e bazoj në kontributin dhe angazhimin tim, tuaj dhe të të gjithë shqiptarëve për të realizuar ëndërrat dhe shpresat tona që kanë lindur gjatë viteve të lirisë, për të konsoliduar arritjet tona, për të ndërtuar gjithnjë e më shpejt të ardhmen tonë, për të ndërtuar një shoqëri të bazuar në vlerat universale të qytetërimit tonë perëndimor. Besimin tim të palëkundur unë e bazoj tek miqësitë dhe miqtë që kemi krijuar gjatë këtyre viteve në Evropë dhe mbarë botën. Unë jam i bindur se jo vetëm do t’i kapërcejmë shpejt vështirësitë e krijuara, do të dominojmë me efikasitet të plotë terrorizmin dhe do t’i rikthejmë vendit stabilitetin, por do të zgjerojmë e do të konsolidojmë liritë dhe të drejtat e njeriut, tregun e lirë si rrugën më të sigurtë të integrimit të vendit në Evropë, mashtrimin. Të vendosësh të shkaktërrosh ato vlera me dhunë, të heshtësh para shkaktërrimit të falin ndonjëherë. Unë dua të siguroj shqiptarët kudo në botë se Shqipëria, sikundër gjer më sot, do të mbetet e vendosur të mbrojë liritë dhe të drejtat e tyre dhe të japë ndihmesën e vet thelbësore në zgjidhjen e drejtë dhe paqësore, në përputhje me ligjet dhe aktet ndërkombëtare, të çështjeve të mëdha të krijuara gjatë një shekulli për kombin shqiptar. Duke përfunduar dëshiroj t’ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve, të gjitha forcave politike të vendit, të gjithë atyre që pranojnë e njohin pamohueshëm progresin e këtyre viteve, por edhe të gjithë atyre që sot janë të panënaqur apo të dëshpëruar, të bashkojmë ne të gjitha përpjekjet, energjitë, besimin për të ndërtuar të ardhmen tonë më të mirë në Evropën të cilës i përkasim. Zoti e bekoftë Shqipërinë !