Kryeministër me konsensus të gjerë, falje për rebelët e penduar
Deklaratë e partive politike shqiptare pas takimit me Presidentin Berisha
48 orë afat për dorëzimin e armëve, 48 orë ndërprerje të operacioneve ushtarake sulmuese-goditëse
Partitë politike të ftuara në takimin e Presidentit të Republikës, dr. Sali Berisha për të diskutuar për zgjidhjen e gjendjes së rëndë të krijuar në vend, e panë me përgjegjësi situatën dhe u dakorduan unanimisht për:
Deklarojnë:
Partitë e pranishme shprehin vendosmërinë e tyre për të ndihmuar daljen e vendit nga situata e rëndë ku është futur dhe të krijojnë kushte për funksionimin normal të jetës ekonomike, paqes sociale e demokrasisë.
Ato e konsiderojnë rebelimin e armatosur në Jug të vendit si një akt tepër të rëndë antikushtetues, i cili rrezikon fatet e kombit dhe të shtetit shqiptar.
Ato dënojnë me ashpërsi aktet terroriste dhe kriminale të forcave të armatosura në Vlorë, që kanë vrarë punonjës të policisë dhe të SHIK-ut, kanë kryer akte të shkatërrimit të institucioneve dhe shkollave ushtarake, duke futur në kaos qytetin dhe më gjerë.
Ato e konsiderojnë shumë të rëndë çdo akt që nxit urrejtjen krahinore dhe atë klasore.
Përshëndesin nismën e Presidentit të Republikës, Sali Berisha për të shpallur faljen për të gjithë ata persona që, deri më datë 9 mars 1997, do të dorëzojnë armët dhe mjetet e tjera të krimit.
Ato bëjnë thirrje për armëpushim të rebelëve dhe ndërprerje të operacioneve ushtarake sulmuese-goditëse nga forcat e rendit, për 48 orë nga ora 6.00 e datës 7 mars 1997, me qëllim që të fillojë procesi i dorëzimit të armëve dhe krijimi i kushteve për vendosjen e qetësisë dhe të rendit publik.
Të fillojnë kontaktet me rebelët dhe të realizuar bllokimi i portit të Vlorës dhe ai i Gjirokastrës për një kohë të caktuar.
Të ngrihet një komision me përfaqësues të forcave politike për të realizuar bashkëpunimin e strukturave qeveritare për përballimin e gjendjes së jashtëzakonshme, nën drejtimin e autoriteteve legjitime shtetërore.
Të organizohet një takim i partive politike parlamentare, parlamentit dhe të gjithë faktorëve të tjerë në vend për të krijuar qeverinë e konsensusit sa më parë.
Përbërja e qeverisë të bëhet me konsensusin sa më të gjerë të partive politike parlamentare.
Të ngrihet një komision për hartimin e platformës dhe programit të qeverisë së konsensusit.
Të zgjerohen përpjekjet e qeverisë dhe të Kuvendit Popullor për një lidhje më të ngushtë me partnerët e huaj për rivendosjen e rendit dhe krijimin e garancive për vazhdimësinë e proceseve demokratike.
Në takim ishin të pranishëm kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, kryetari i PSD, Skënder Gjinushi, kryetari i Partisë e të Drejtave të Njeriut, Vasil Melo, kryetari i Partisë Republikane, Sabri Godo, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Abdi Baleta, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Rexhep Meidani, kryetari i Partisë Social Demokrate, Paskal Milo, nënkryetari i Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri, si dhe përfaqësues të Partisë Agrare, Partisë Demokristiane e Frontit të Djathtë.
Rebelizmi përgjak veten
Natë e frikshme dhe kaotike në qytet
Automatikë gjen, bukë vështirë
Në Vlorë 25 të vrarë e nga e premta e kaluar para marrëveshjes politike, të gjithë duhet të heshtin
Brenda dy javëve policia, ushtria dhe qytetarët e Vlorës, të dërrmuar nga vrasjet, grabitjet dhe shkatërrimet, i janë drejtuar me dhjetëra herë forcës, Presidentit të Republikës, duke i kërkuar me ngulm rivendosjen e rendit në Vlorë. As autorët e mediave shqiptare dhe të huaja, që me zë dhe figurë kanë përcjellë dramatizmin e revoltës vlonjate, nuk kanë gjetur dot një fjalë për të denoncuar kriminelët që bënë përgjegjës qytetin e pavarësisë. Në vrapin e pandalshëm dhe të çuditshëm për të etiketuar qytetarët e Vlorës, anarkistë e huliganë, politikanë dhe organizma të ndryshme injoruan një fakt të hidhur: se në Vlorë, e cila nuk u ngrit kundër shtetit, po kundër qeverisë së Meksit, u derdh një lumi gjaku. Si rezultat i një keqkuptimi politik dhe interesave të fshehura, Vlora e mbytur në armë, me mijëra familje të tmerruara nga terrori, me qindra shtëpi të shkatërruara dhe të djegura, me qindra të vrarë e të plagosur, u linçua në heshtje nga politika e Tiranës dhe gjithë vendi. Edhe dje, ndonëse u njoftua marrëveshja politike në Tiranë, qyteti i Vlorës u zhyt përsëri në një natë të frikshme e kaotike.
Përtej politikës dhe me dëshirën e vetme për të rivendosur qetësinë e për të dëgjuar vetëm krismat e bukës dhe zërat e fëmijëve, nënat dhe gratë e Vlorës u derdhën mbrëmë në rrugë për të protestuar. Shtyrë mbase edhe nga frika e një sulmi nga veriu dhe nga një pasiguri e tmerrshme, përshkonin qytetin me pankarta, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të çdo akti ushtarak, lirimin e të burgosurve politikë dhe zgjidhjen e situatës me dialog. Një grup grash u futën në port, ku detyruan policinë që të ndërpresë zjarrin për pak orë. I tërë qyteti, i çoroditur nga gjendja e rëndë, iu bind vullnetit të grave dhe qëndroi mbrëmë i qetë deri nga mesnata, kur armët shpërthyen me një egërsi të re që, sipas disa burimeve, erdhi pas dështimit të një tentative për të nisur me traget rreth 2000 vetë. Ushtarët e policisë dhe civilë të armatosur bllokuan për disa orë portin, duke penguar nisjen. Gjatë natës, qyteti përjetoi skena tmerri, makinat e mbushura me njerëz të armatosur, të dehur dhe të droguar përshkonin me shpejtësi rrugët e Vlorës, duke qëlluar mbi gjithçka lëvizte.
Përveç policisë me makineria ushtarake dhe qytetarëve të armatosur, në Vlorë mbrëmë ndërhyri edhe administrata ushtarake e qytetit për të ndaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. Megjithatë, bilanci i natës është tragjik. Sot raportohen të paktën 25 të vrarë, mes të cilëve 4 policë, dhe mbi 100 të plagosur. Për këtë bilanc makabër, deri në këto orë nuk është gjetur asnjë përgjegjës. Të gjithë shtien dhe askush nuk vret. Përveç vdekjeve, nata e mbrëmshme i ka lënë Vlorës imazhet më tmerruese. Ende nuk dihet numri i saktë i dyqaneve, shtëpive dhe institucioneve të djegura. Natën e mbrëmshme Vlora kaloi orët më të rënda të historisë së saj të pasluftës. Qyteti është pa drita, pa bukë, pa ujë dhe krejt i pambrojtur. Kudo ndjehet era e vdekjes. Krimi, vjedhja dhe rrëmbimi i njerëzve në qytet po përgatisin terrenin për një konflikt të pashmangshëm civil.
Sot armët nuk pushojnë. Atë që e filloi policia me një sulm të beftë të mërkurën, e vazhdojnë me të njëjtën logjikë kriminelët dhe të papërgjegjshmit, që po e çojnë Vlorën drejt vetëshkatërrimit. Ndërsa qeveria duket se ka vendosur të bisedojë me rebelët dhe qytetarët e Vlorës, plumbat do të vazhdojnë të shqyejnë qytetin edhe për ca kohë, pasi ka hyrë shumë gjak në mes. Nata e fundit e tregoi se Vlora sot është skena e një lufte brutale, ku përveç policëve, ushtarëve dhe civilëve, viktima mund të bëhet kushdo.
Bisede Podi - Berisha
Kryeministri, Gramoz Pashko zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Parlamentit Evropian, z. Klaus Hensch. Gjatë kësaj bisede kryeministri Pashko vlerësoi se situata në vend kishte nevojë për mbështetjen e parlamentit evropian. Z. Klaus Hensch i shprehu kryeministrit shqiptar solidaritetin e tij dhe të gjithë parlamentarëve të Parlamentit Evropian. Pashko i bëri të njohur z. Klaus Hensch se zhvillimet dramatike, që po kalonte vendi, kanë diktuar për qeverinë prioritete të reja, ku qëllimi kryesor është ruajtja e stabilitetit dhe rendit publik. Z. Klaus Hensch vlerësoi pjekurinë e forcave politike shqiptare dhe kryeministrit Pashko, duke theksuar se parlamenti Evropian do të bëjë ç’është e mundur për ta ndihmuar Shqipërinë në këto momente të vështira. Gjatë kësaj bisede u nënvizua nevoja për ruajtjen dhe konsolidimin e raporteve korrektive të Shqipërisë me organizmat e huaja dhe vendet e tjera të kontinentit për të marrë ndihmat e nevojshme. Shqipëria ka nevojë për besimin e opinionit të huaj. Në këtë bisedë kryeministri Pashko e siguroi presidentin e Parlamentit Evropian se qeveria po merr të gjitha masat e nevojshme për të stabilizuar situatën politike e sociale në vend.
PRESSELAFP
SHBA-ja deklaron se nuk do t’i evakuojë amerikanët nga Shqipëria
WASHINGTON, 6 mars (Reuters) - SHBA-ja nuk ka në plan të evakuojë shtetasit e vet nga Shqipëria...
WASHINGTON, 6 mars (Reuters) - SHBA-ja nuk ka në plan të evakuojë shtetasit e vet nga Shqipëria, megjithë situatën e acaruar në vend, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Nicholas Burns, duke iu referuar zgjerimit të konfliktit të armatosur jugor. “SHBA-ja apo ndonjë vend tjetër nuk po mendon të tërheqë punonjësit e ambasadës së saj nga Tirana. Ne mendojmë se më shumë duhet të përqendrohemi tek gjetja e një zgjidhjeje politike, që do të hape dritën e jeshile për negociata”, tha Burns. “Departamenti i Shtetit vazhdon t’u rekomandojë amerikanëve të mos shkojnë në jug të Shqipërisë, ku situata është trazuar. Sipas mediave shqiptare, 29 vetë janë vrarë gjatë ditës së enjte në trazirat në qytetin e Vlorës”, tha ai në një konferencë shtypi në Washington. Sipas Burns, qeveria shqiptare po mobilizon ushtrinë dhe mjetet e policisë. “Ne jemi në kontakt të ngushtë me ambasadën tonë në Tiranë, por deri tani nuk mendojmë se është e nevojshme të ndryshojmë personelin e ambasadës atje. Shtetasit tanë në Shqipëri ne u kemi bërë të njohur një paralajmërim mbi udhëtimin në jug të Shqipërisë nëpërmjet fletushkave nga ambasada jonë, vendosur në pikat ku ata mblidhen, si psh. bibliotekën, restorante e stacioneve të udhëtimit”, tha zëdhënësi. Burns shtoi se nuk ka patur ndonjë incident të caktuar mbi të cilin të bazohej ky paralajmërim, por ai theksoi se kjo ishte “një vëzhgim i përgjithshëm i situatës e jo si një tregues i ndonjë kërcënimi të posaçëm kundër amerikanëve”. Vëzhgues të huaj pohojnë se trazirat filluan në qytetin jugor të Vlorës më 28 shkurt pas demonstratave kundër shembjes së skemave piramidale në Shqipëri.
Delegacioni i Presidencës së BE-së radhënes se në Tiranë
I deleguari i Presidencës së radhës së Bashkimit Europian, i kryesuar nga ministri irlandez, Z. Van Mierlo, do të jetë sot në Tiranë.
Faqe 2
Bukë masive vetëm 50 lekë
Urdhër mbi ndalimin e ngritjes spekulative të çmimeve
Emineve
Faqe 2
Dekret i Presidentit Berisha
Të falur ata që s’kanë bërë krime të drejtpërdrejta
Presidenti i Republikës, Sali Berisha me propozimin e Këshillit të Mbrojtjes, dekretoi dje faljen për të gjithë ata persona që deri më datën 9 mars 1997, do të dorëzojnë armët dhe municionet që kanë marrë nga depot e ushtrisë. Në këtë dekret përfshihen edhe të gjithë ata persona që kanë kryer veprime të kundërligjshme, por jo krime të drejtpërdrejta siç parashikon vendimi i Këshillit të Ministrave. Dekreti është botuar dje në Fletoren Zyrtare në tre gjuhë: shqip, greqisht dhe italisht. Ky lloj publikimi është bërë për t’i bërë të njohur përmbajtjen e këtij dekreti të gjithë popullsisë, sidomos asaj që ndodhet në zonat më të trazuara. Në dekret thuhet se, masa e faljes nuk përfshin persona që kanë kryer krime të drejtpërdrejta si: vrasjet me dashje, rrëmbimet e njerëzve dhe vepra terroriste. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Hetime të shpejta për ushtarakët dezertorë
Faqe 3