Papa u bën thirrje shqiptarëve që të “ulin armët”
QYTETI I VATIKANIT, 16 mars/Rojter/- Papa Gjon Pali II u bëri thirrje sot shqiptarëve që t’i japin fund “dhunës shkatërrimtare” dhe të ulin armët dhe theksoi se e gjithë Evropa e ka për detyrë që të ndihmojë në rindërtimin e vendit ballkanik të shkatërruar. “Për të mirën e Shqipërisë, u bëj thirrje të gjithë atyre, që marrin armët t’i ulin ato. Dhuna shkatërrimtare definitivisht nuk është rruga e drejtë për zgjidhjen e problemeve sociale,”- tha Papa në fjalimin e tij të tregull të përjavshëm para pelegrinëve në sheshin e Shën Pjetrit. Këto ngjarje tragjike janë një thirrje për të gjithë Evropën- ajo duhet t’i ndihmojë udhëheqësit dhe popullin shqiptar që të ndërtojnë vendin e tyre mbi bazën e demokracisë dhe dialogut politik dhe social,”- tha Papa polak. Papa theksoi se besimi tek autoriteti duhet të rivendoset. “Kjo nuk mund të arrihet pa rendin publik.” Ai u bëri thirrje pelegrinëve që të luten për paqe në Shqipëri, duke theksuar se kriza më e fundit që ka prekur shtetin më të varfër të Evropës, i cili kohët e fundit doli nga një “periudhë e gjatë e diktaturës njerëzore”, e ka zhytur popullin e saj në një mungesë totale sigurimi.
Pajtimi Kombëtar-rruga më e mirë për kapërcimin e krizës
Deklaratë e përbashkët e Presidentit të Republikës, Sali Berisha, dhe e Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Bashkim Fino
Shpresë dhe besim tek e ardhmja
Të nderuar lexues, gazeta “RD” po ridel sërishmi pas disa ditëve mos publikimi. “RD” ashtu si më 1991 që pati kuptuar si mision përçjelljen e mesazheve të lirisë dhe demokracisë, edhe tani më 1997 ndjen përgjegjësinë të sjellë ndër ju mesazhet e pajtimit kombëtar, tolerancës vëllazërore, mirëkuptimit dhe shpresës së palëkundur tek liria dhe demokracia, tek Atdheu dhe njëri-tjetri. Vërtetë gjatë këtij dimri që shkoi urët që ndërtojnë frymën tonë demokratike, shoqërore dhe kombëtare pësuan një tronditje të madhe, por tani pas rënies së shtuhisë së pakëputme, për shumicën e shqiptarëve, po shohim me gjakftohtësi se ato që na bashkojnë janë absolutisht më të mëdha se sa ato që kemi menduar, apo edhe mendojmë se na ndajnë. Jemi të gjithë shqiptarë dhe kur vjen puna për çështjen e Shqipërisë, për çështjen e integritetit kombëtar dhe të vlerave që ruajnë kushtetutën tonë morale dhe shpirtërore, ne dimë të ngrihemi mbi paragjykimet partiake, krahinore dhe fetare. Tashmë çdo shqiptar e kupton se nga marrëzia të tilla që përjetoi Shqipëria gjatë këtyre kohëve të fundit nuk ka kurrë të fituar dhe të mundur, por vetëm të humbur përgjithmonë. Ne kemi bindjen e plotë që vetëm me kontributin demokratik të çdo shqiptari, me vullnetin e mirë për të ngjallur shpresën dhe besimin në demokraci, duke gjykuar me vetëpërmbajtje gjithë punën tonë dhe të mund të kapërcejmë pasojat e krijuara nga tronditja e madhe. Vetëm fryma konstruktive, dialogu dhe argumenti bindës do të bëjë të mundur të reflektojmë ndaj gabimeve tona dhe të bëjë të mundur ngjalljen e shpresës, besimit tek paqja, Atdheu dhe liria, tek njëri - tjetri. Në këtë frymë gazeta “RD” e sheh të ardhmen e saj, por edhe të gjithë shqiptarëve, prandaj ajo i fton gjithë intelektualët, gazetarët, politikanët, qytetarët e thjeshtë, ekspertët ekonomikë, etj pavarësisht politikës, qytetarët e thjeshtë, pavarësisht nga bindjet ideologjike, të sjellin se cilës parti i përkasin, pavarësisht nga bindjet ideologjike, të sjellin në faqet e “RD” debatin e hapur se si mund të kapërcejmë më shpejt të kapërcejmë më shpejt dramën aktuale kombëtare, se si mund të ridimensionojmë emrin e Shqipërisë në botë. Njëkohësisht se si mund të vendosim sa më shpejt frymën e besimit tek ligji, rendi, institucionet demokratike. “RD” do të jetë një gazetë e hapur për të gjithë, duke shpresuar tek ndjenja demokratike, vëllazërore dhe atdhetare e çdo shqiptari, duke shpresuar tek kurajo qytetare për të kapërcyer vështirësitë dhe ndërtuar shpresën e madhe tek liria, demokracia, dhe Shqipëria më e mirë.
TIRANË, 16 Mars/ATSH/.- Sot, në orën 14.00, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave, Bashkim Fino, patën një takim, në të cilin diskutuan gjërësisht për gjendjen në vend dhe masat për përmirësimin e saj.
Presidenti Berisha dhe Kryeministri Fino ranë dakord të bashkëpunojnë intensivisht për kapërcimin e vështirësive, në përputhje dhe duke respektuar plotësisht të gjitha prerogativat kushtetuese të institucioneve që drejtojnë.
Ata mendojnë se Platforma e Pajtimit Kombëtar, e konkretizuar me marrëveshjen e forcave politike dhe Presidentit të Republikës më datë 9 mars, është rruga e vetme dhe më e mirë për kapërcimin e krizës.
Presidenti Berisha dhe Kryeministri Fino mbështesin deklaratën e sotme të Ministrave të Jashtëm të BE-së për Shqipërinë dhe shprehin mirënjohjen e tyre ndaj BE-së dhe vendeve anëtare për angazhimin e tyre për të ndihmuar Shqipërinë.
Presidenti Berisha priti delegacionin e Bashkimit Evropian te kryesuar nga ambasadori d’Asembourg
Bashkimi Evropian mbetet
Çdo largim nga marrëveshja e pajtimit kombëtar përbën një përçarje
Presidenti i Republikës më datë 9 mars i ka paraqitur tavolinës së partive politike platformën e pajtimit kombëtar për të cilën u arrit një marrëveshje e plotë, e cila u vlerësua në Shqipëri nga shqiptarët, por edhe nga Bashkimi Evropian, vendet fqinjë, OSBE-
BE-ja do të diskutojë për ndihmën ndaj Shqipërisë
BRUKSEL, 17 mars/ANSA/ - “Plani i përputhur i paraqitur nga qeveria gjermane është bindës, por paraqet e gjitha vështirësitë që Gjermania, dhe të tjera mund të kenë”, deklaroi kryeministri i Luksemburgut, Zhan-Klod Zhynker, sot në Bruksel.
BRUKSEL, 17 mars/ANSA/ - “Plani i përputhur i paraqitur nga qeveria gjermane është bindës, por paraqet e gjitha vështirësitë që Gjermania, dhe të tjera mund të kenë”, deklaroi kryeministri i Luksemburgut, Zhan-Klod Zhynker, sot në Bruksel, në përgjegjësinë e financave përpara se merrte pjesë në takimin vjetor të 15 ministrave të ekonomisë e financave të BE-së.
Zhynker u shpreh qartë për faktin se edhe Gjermania edhe Franca do të arrijnë këtë vit të zbatojnë kriteret e Mastrihtit.
Nder çështjet që do të diskutohen sot nga ministrat do të jetë plani i ndihmës financiare në favor të Shqipërisë, i futur në rendin e ditës jashtë programit me iniciativën e ministrit të Thesarit e të Bilancit, Karlo Azelio Çampi.
Bashkimi Evropian mbetet shumë i vendosur për të ndihmuar Shqipërinë dhe autoritetet shqiptare
Presidenti Berisha priti delegacionin e Bashkimit Evropian të kryesuar nga ambasadori d’Asembourg
Dëshiroj t’ju falënderoj dhe t’ju shpreh mirënjohjen time për angazhimin e BE-së në këtë moment të vështirë për Shqipërinë, tha Presidenti Berisha, duke vlerësuar se ndihma dhe angazhimi i BE-së janë jetike për kapërcimin e vështirësive të medha të krijuara.
Fillimi sa më i shpejtë i ndihmave humanitare me produkte baze ushqimore dhe ilaçe për të parandaluar një përkeqësim të mëtejshëm është shumë i rëndësishëm. Unë mendoj, tha Presidenti Berisha, se nënjës policore evropiane janë të domosdoshme dhe ne bashkëpunim me njësitë tona të shërbimeve këto ndihma, te kontribuojnë ne vendosjen e rendit dhe rinderitmin e policise sone.
Nje drejtim tjeter i ndihmes tuaj do te ishte rinderitimi i institucioneve publike dhe financiare qe jane shkaterruar. Pa funksionimin e ketyre institucioneve, nenvizoi Presidenti Berisha, nuk ka rivendosje te situates normale, ndersa Qeveria nuk disponon buxhetin per rinderitmen e tyre. Gjithashtu, rendesi shume te madhe ka krijimi i stabilitetit makroekonomik, krijimi i vendeve te punes dhe rinderitimi i infrastruktures.
Ne rrafshin politik theksoi Presidenti Berisha, mbeshtetja e platformes se Pajtimit Kombetar, e cila ka nje mbeshtetje te gjere ne Shqiperi, mendoj se eshte rruga e vetme per te kapercyer krizen. Ne kete kuader, eshte e domosdoshme te fillojme sa me shpejte dhe ne bashkepunim edhe me OSBE-ne dhe Keshillin e Europes te pergatisim kushte per zgjedhje te lira dhe te ndershme, si zgjidhja politike me e qendrueshme per situaten.
Ambasadori d’Asembourg i konfirmoi Presidentit Berisha angazhimin e shpejte dhe te plote te BE-se per te ndihmuar Shqiperine te kapërcejë situaten e krijuar.
Ne kemi ardhur këtu, theksoi ai, per te studiuar kushtet dhe menyrat qe te fillojme sa me shpejte ndihmat humanitare per Shqiperine si dhe te ndihmojme ne rivendosjen e stabilitetit.
Edhe njehere dua te theksoj, tha ai, se Bashkimi Evropian mbetet shume i vendosur per te ndihmuar Shqiperine dhe autoritetet shqiptare per daljen sa me shpejte nga kriza dhe per rivendosjen e qetesise dhe sigurise.
Gjithashtu, ambasadori d’Asembourg, theksoi mbeshtetjen e BE-se per Platformen e Pajtimit Kombetar te paraqitur nga Presidenti dhe qe u arrit me konsensusin e te gjitha forcave politike duke vleresuar se kjo platforme ka gjetur mbeshtetje te gjere ne Shqiperi dhe eshte ne perputhje me qendrimin e BE-se per rrugëzgjidhjet e situates ne Shqiperi.
Kryeministri Fino priti delegacionin e Bashkimit Evropian
Delegacioni i BE-së i kryesuar nga ambasadori d’Asembourg u takua mbrëmë me të mbërritur në Shqipëri, me kryeministrin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino.
Në takim u bisedua për gjendjen aktuale në Shqipëri dhe për masat emergjente që ka marrë Qeveria për stabilizimin e situatës. Kryeministri Fino kërkoi ndihmë emergjente ekonomike financiare për përballimin e situatës kritike në të cilën ndodhet vendi ynë. Sipas burimit zyrtar delegacioni i BE-së i kryesuar nga ambasadori d’Asembourg i premtoi ndihmë të shpejtë dhe se BE-ja është plotësisht e empenjuar për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.
Platformë për një marrëveshje për çarjen?
Presidenti i Republikës më datë 9 mars i ka paraqitur tavolinës së partive politike platformën e pajtimit kombëtar për të cilën arriti një marrëveshje e plotë, e cila u vlerësua në Shqipëri nga shqiptarët, por edhe nga Bashkimi Evropian, vendet fqinje, OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe SHBA. Presidenti ka kontribuar dhe po kontribuon në zbatimin rigoroz të kësaj marrëveshjeje
TIRANE, 16 Mars/ATSH/.- Lidhur me disa kërkesa për dorëheqjen e Presidentit Berisha, zëdhënësi i Presidentit njofton se, Presidenti i Republikës më datë 9 mars i ka paraqitur tavolinës së partive politike platformën e pajtimit kombëtar për të cilën u arrit një marrëveshje e plotë, e cila u vlerësua në Shqipëri nga shqiptarët, por edhe nga Bashkimi Evropian, vendet fqinje, OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe SHBA.
TIRANE, 16 Mars/ATSH/.- Lidhur me disa kërkesa për dorëheqjen e Presidentit Berisha, zëdhënësi i Presidentit njofton se, vendet fqinje, OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe SHBA.
Presidenti ka kontribuar dhe po kontribuon në zbatimin rigoroz të kësaj marrëveshjeje, e cila ka parashikuar zgjidhjen politike nëpërmjet një Qeverie të Pajtimit Kombëtar, zgjedhjeve parlamentare, si rrugën më të parë dhe më të drejtë për zgjidhjen e kësaj krize. Ai për këtë qëllim ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian, Bashkimit Evropian Përëndimor dhe OSBE-së për zbatimin me sukses të saj.
Çdo largim nga marrëveshja e pajtimit kombëtar do të përbënte një përçarje do të kishte pasoja të paparashikuara në thellim të destabilizimit ekzistues.
Është e vërtetë se në disa zona ka individë të armatosur dhe grupe që kërkojnë dorëheqjen e Presidentit. Por, nga ana tjetër, ekziston një shumicë e heshtur, fatkeqësisht e dhunuar nga këta individë dhe grupe që e mbështesin atë. Presidenti e ka deklaruar edhe vetë para zgjedhjeve të majit, si dhe në javët e fundit se, në qoftë se partia e tij humbet në këto zgjedhje, ai menjëherë do të japë dorëheqjen. Presidenti Berisha i ka ofruar në 1 mars 1997 drejtuesve të Partisë Socialiste moskandidimin e tij, në se kjo i shërbente një zgjidhjeje politike të krizës. Ai konfirmon edhe një herë se zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në afatin e caktuar në marrëveshjen e partive do të shoqërohen nga zgjedhja e Presidentit nga forca apo forcat politike fituese.
Gjithashtu, të gjitha partitë, gjatë tryezave të mbajtura deri tani kanë qenë për qëndrimin se zgjedhjet e ardhshme të krijojnë kuadrin për vendime të tjera. Mendoj se jo plotësimi i kërkesave të grupeve të armatosura, por zgjidhja e ofruar është rruga legjitime për të rivendosur stabilitetin e vendit.
Bashkim Driza largohet nga Shqipëria me një helikopter amerikan
TIRANE, 17 Mars/ATSH/ Sipas një burimi të rrethit familjar, Bashkim Driza, president i ish-fondacionit “Populli”, është larguar me një helikopter amerikan midis disa dhjetra shtetasve të tjerë, në kuadrin e operacioneve amerikane për evakuimin e shtetasve të tyre.
Jo dhunë, jo armë, por dashuri dhe paqe
Jo plumba, por pëllumba!
Pajtim e bashkëpunim për të rimëkëmbur shtetin dhe Shqipërinë për të shpëtuar kombin