Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike z. Tritan Shehu
Kërkesa e zotit Nano paraqitur në intervistën e datës 17.3.1997 në BBC për dorëheqjen e Presidentit të Republikës në mësërmen e amnistimit të tij nga zoti Berisha bie në kundërshtim me Platformën e Pajtimit Kombëtar të paraqitur nga Presidenti dhe të miratuar nga të gjitha forcat politike, përfshi edhe Partinë Socialiste.
Kjo marrëveshje e firmosur më 9 mars të vitit 1997 është mjaft e rëndësishme, ajo ka një qëllim fisnik dhe i shërben stabilitetit në vend.
Me këtë kërkesë me sa duket z. Nano përpiqet të uli vlerat e kësaj marrëveshjeje dhe të vërë në vështirësi edhe ata që kanë firmosur sëbashku me Presidentin.
Ndërsa deklarata e tij se do të kandidonte për President Republike mendoi se nuk është e përshtatshme në momentin aktual ku duhet të dominojë ndjenja e Pajtimit Kombëtar dhe jo ajo për pushtet.
Qetësimi dhe normalizimi i situatës kërkon angazhimin e sinqertë dhe me vepra të të gjithë forcave politike
Pajtimi kombëtar realizohet me dialog dhe bashkëpunim të sinqertë dhe jo me armë e ultimatume
Pajtimi kombëtar - e vetmja rrugë që mund të nxjerrë vendin nga gjendja e krijuar
Progresi ekonomik dhe politik, pajtimi dhe e ardhmja na kërkon të gjithëve si komb të ngrihemi më lart, të respektojmë dhe ndërojmë vetveten. Ekuibiri kombëtar i realizuar në formulën e përbashkët të Presidentit Berisha me forcat politike të vendit është e krijuar, e vetmja formë për të kapërcyer inatet, mëritë dhe hakmarrjet e mallkuara.
Demokracia stabile, rendi kushtetues, zhvillimi i ardhshëm do të realizohen vetëm nga gjykimi me realizëm i gjendjes, vetëm nëpërmjet dialogut tolerant dhe konstruktiv, dëgjimi me urtësi të njëri-tjetrit, të vërejtjeve, kritikave të drejta.
PD fton opozitën shqiptare për të bashkëpunuar me ndershmëri për zbutjen e gjakrave, për uljen e armëve që po marrin jetë njerëzish dhe për ruajtjen e demokracisë, ekonomisë së tregut dhe çdo vlerë të mirë të arritur në ato pak vite demokraci.
PD fton strukturat e saja që t’i shërbejnë këtij bashkëpunimi me përkushtim, qetësi dhe atdhetarizëm. Të mos mendojë asnjë demokrat se demokracia ndërtohet pa u vënë në përballë provash dhe dhe vështirësish të mëdha. Erëndësishme është që çdo anëtar dhe simpatizant të bëhet i madh. Erëndësishme është që çdo anëtar dhe simpatizant i PD, çdo shqiptar që mendon për liri dhe demokraci, t’i kontribojë paqes kombëtare, demokracisë, gjetjes së rrugëve që na bashkojnë.
PD si parti që i kontribuon pajtimit dhe paqes, vlerave të patjetërsueshme të besimit tek njeriu, lirisë dhe bashkëpunimit qytetar kërkon me mirëpritur kontributin e gjithë strukturave të veta partiake, shoqërore, qytetare, intelektuale. Ajo u bën thirrje dhe mirëpret të gjithë veprimtarët e djathtë, themeluesit e PD që janë detyruar nga disa të pabesë të largohen, intelektualëve, njerëzve të mirë të cilët kanë kontribuar për një jetë më të mirë e demokraci personale. Ajo që duhet në bashkëpunim tani është liria dhe demokracia. Adheu ynë i shtrenjtë, dhe pajtimi kombëtar. T’i shërbejmë frymës së pajtimit sot, sepse do të na jetë mirënjohës përjetë Shqipëria.
Prefektët të marrin edhe konsensusin e forcave politike në nivel rrethi
Takim i kryeministrit Fino me prefektët
Në punën e tyre institucionet shtetërore e organet e pushtetit lokal të plotësojnë me përpikmëri ligjet, të jenë në shërbim të qytetarëve e t’i ndihmojnë ata në përballimin e situatës së vështirë të kaluar
situatën e vështirë të rendit, furnizimit me bukë, ujë të pijshëm, energji elektrike, etj
Faqe 3
Një ndihmë ushqimore dhe financiare mund të jetë efektive për zbutjen e problemeve sociale
Takim në ministrinë e punës dhe çështjeve sociale me një grup ekspertësh të BE-së
Takim në ministrinë e punës dhe çështjeve sociale me një grup ekspertësh të BE-se
Një ndihmë ushqimore dhe financiare mund të jetë efektive për zbutjen e problemeve sociale
Familjet e varfera dhe institucionet e përkujdesit shoqeror do të jenë përfituesit kryesorë të kesaj ndihme.
Faqe 3
Të respektohet marrëveshja e forcave politike me Presidentin
Letër përkrahëse e lëvizjes popullore të Kosoves për qeverine e pajtimit kombëtar të Shqipërisë
Të ruajnë gjakftohtësinë dhe arsyen, të kenë tolerancë dhe mirëkuptim si kusht i parë për rivendosjen e gjendjes normale të shtetit shqiptar
Faqe 3
Ministri i Mbrojtjes takohet me delegacionin e Bashkimit Europian
Qeveria e Pajtimit Kombëtar, me politiken e saj te urte, po ul tensionet dhe punon qe t’i dale zot popullit dhe Shqiperise.
Faqe 3
Pajtimi kombëtar -
Takim i kryeministrit Fino me prefektët
Letër përkrahëse e lëvizjes popullore të Kosovës për qeverinë e pajtimit