Funksionimi i pushtetit lokal përgjegjësi dhe detyrë e partive
Detyrë kushtetuese por dhe morale për çdo forcë politike është që të kontribojë realisht për funksionimin e pushtetit lokal, për zëvendësimin e dhunës me ligjin, kaosin me rendin. Për zëvendësimin e organeve të vetëshpallura lokale me institucionet legjitime vendore të zgjedhura me vullnetin e lirë të shqiptarëve. Vetëm prononci i hapët i çdo partie për përgjegjësinë konkrete rreth ushtrimit të forcës së pushtetit lokal dhe legjitimit të këtij pushteti do të njihte botërisht predispozicionin e forcës politike për normalizimin e pushtetit vendor në Shqipëri. Fakti që institucionet ndërkombëtare kanë vënë si kusht të ndihmës ekonomike dhe asistencës teknike vendosjen e rendit dhe qetësisë, do të thotë se është urgjente ndërmarrja e aksioneve konkrete të çdo force politike dhe posaçërisht e opozitës shqiptare, për institucionalizimin e pushtetit lokal, komisariateve, gjykatave, shkollave, komunave, bashkive etj. Po ligj nuk ka liri, nuk ka zhvillim dhe ecje përpara nuk mund të ketë as normalizim të jetës, pa të cilën nuk mund të shkohet në zgjedhjet e reja parlamentare. Partia Demokratike duke shpallur haptazi qëndrimin e saj pro Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, çmon si thelbësore njohjen e organeve legjitime lokale, të cilat do t’i japin fund mungesës së ushtrimit të pushtetit në shumë zona të vendit, ku aktualisht janë uzurpuar nga të ashtuquajturat komitete. Partia Demokratike kërkon gjithashtu që Qeveria e Pajtimit Kombëtar të bëjë të gjitha përpjekjet e veprimtarisë e këtyre komiteteve të marrë fund, duke i lënë veprim organet e ligjshme të pushtetit lokal, si të vetmet organe pluraliste të zgjedhura me vullnetin e popullit. Vetëm kështu kjo qeveri do të mund të ushtrojë pushtetin e saj në tërë territorin e vendit, duke arritur në këtë mënyrë pajtimin kombëtar, rregullin dhe rendin, kushtet normale për zgjedhjet e ardhshme. Partia Demokratike përsëri u bën thirrje gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve, gjithë strukturave të saj deri në seksionin më të largët, që të punojnë për realizimin e platformës së pajtimit kombëtar, kusht i parë i së cilës mbetet ushtrimi normal i autoritetit të Qeverisë së zotit Fino në të gjithë territorin e vendit.
Anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të PD-së, populli dhe vendi kërkojnë prej jush që të angazhoheni dhe të ndihmoni me të tëra forcat tuaja për funksionimin normal të pushtetit lokal në çdo komunë, bashki dhe rreth.
Shqiptarë largoni rrezikun e copëtimit të Shqipërisë
Parlamentarët mbështesin platformën e Ministrisë së Brendshme për rivendosjen e rendit publik dhe kushtetues
Pollo kërkoi nga partitë e shqiptarëve që të dënojnë dhe të ndahen qartazi nga komitetet ushtarake, ku militojnë anëtarë dhe drejtues lokalë të disa partive të opozitës, që së fundi po kërkojnë edhe autonomi për qytetet dhe krahinat e tyre
TIRANË - Parlamentarët shqiptarë mbështetën sërish dje qeverinë e kryeministrit Bashkim Fino dhe platformën e saj për pajtimin kombëtar. Duke diskutuar në interpelancën me ministrin e Brendshëm, Belul Çelo, deputetët shprehën shqetësimin e tyre për gjendjen e rëndë të krijuar në vend dhe garantuan ministrin se do të jenë në mbështetje të përpjekjeve të tij për rikthimin e rendit dhe qetësisë publike dhe rendin kushtetues. Në diskutimet e tyre deputetët i bënë thirrje të gjithë atyre të zgjedhurve nga vota e lirë e popullit të distancohen nga komitetet ushtarake që janë vënë në shërbim të agjenturave të huaja. Deputeti Genc Pollo, pasi përgëzoi kryeministrin Fino dhe të gjithë ministrat e qeverisë së tij, ftoi ministrinë e Brendshme dhe strukturat e tjera antikrim që të luftojnë njëlloj ashpër krimin ordiner dhe atë më të rrezikshmin për fatet e Shqipërisë, krimin politik. Pollo kërkoi nga partitë e shqiptarëve që të rivendosjes së qetësisë dhe njatjes së integritetit territorial të Shqipërisë. Shërbime të huaja dhe forca të tjera antishqiptare brenda dhe jashtë vendit, tha nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Fatos Bejo, pasi realizuan misionin e tyre për të dëmtuar Shqipërinë që të mos i dëgjohet zëri në Ballkan, po punojnë për copëtimin e saj territorial. Bejo dhe deputetët tjerë që e morën fjalën i bënë thirrje ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve që të vihen në mbështetje të qeverisë së pajtimit kombëtar për të njatur Shqipërinë e rrezikuar. Deputetët Hajdari, Memia, Demi, Pollo, Bejo, Çela, Shamata përshëndetën deklaratën e qeverisë dhe partitë politike për mosnjohjen e komiteteve ushtarake që janë krijuar në disa qytete të jugut, dhe për përforcimin dhe mbështetjen e pushtetit lokal të dalë nga zgjedhjet e 20 tetorit. Ndërkaq, deputeti Leonard Demi i tij, fitoi e shqiptareve opozitës, që sëfundi Deputeti Shamata ftoi të gjithë parlamentarët që të mos kursejnë asgjë nga mundësitë e tyre për të mbështetur dhe për të ndihmuar në realizimin e platformës së Ministrisë së Brendshme. Ai kërkoi që të lëvizin sa më parë dhe të rimarrin funksionet e tyre prokuroria dhe gjykatat, dhe të organizohet sa më parë Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu, Shamata kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që të riorganizojë burgjet. Deputeti Hajdari pasi bëri disa propozime konkrete për rritjen e efektivitetit të punës së policisë vlerësoi përgjegjësitë dhe drejtues të luftës terroriste ndaj shtetit të gjithë ata zëra që janë shprehur kundër asistencës së huaj për ushtrinë, policinë dhe kundërzbulimin shqiptar. ARTUR KOPANI
Vetë ne shqiptarët bashkërisht mund dhe duhet të realizojmë stabilitetin e vendit
Intervistë e Kryeministrit Bashkim Fino dhënë radios BBC
- Zoti Fino, a do të marrë pjesë qeveria në takimin e sotëm të Tepelenës?
-Qeveria nuk do të marrë pjesë në këtë takim, sepse nuk do të shkojë kurrkush atje, por gjithshtu unë mund të konfirmoj edhe një herë që qeveria është e gatshme, ashtu siç ka bërë dje dhe pardje, dhe mbas dy ditësh të bëjë takime të herëpashershme gjithmonë me pushtetin lokal, me forcat politike në qytet dhe me komitetet e shpëtimit për dialog midis tyre për të vendosur rregullin dhe qetësinë në qytetet e tyre, për të riorganizuar dhe ngritur strukturat që janë atje, sidomos të policisë dhe të ushtrisë.
-Si do ta përshkruash situatën në vend këto ditë?
-Realist situata nuk vendos ndonjë shenjë pozitive me vendosjen e stabilitetit dhe të sigurisë?
Ky është dhe mesazhi që dha para një dite qeveria shqiptare, duke nxjerrë një thirrje dhe një deklaratë që është e vendosur të godasë me forcë krimin e organizuar, sepse këta e bëjnë të pasigurt jetën e familjeve dhe të fëmijëve tanë në këto momente.
-Është pikërisht dhe vendosja e stabilitetit dhe sigurisë në vend një nga kushtet që vuri edhe misioni i Bashkimit Europian për t’i dhënë ndihmë Shqipërisë apo jo zoti kryeministër?
-Po. Patjetër. Ky ka qenë kushti kryesor që ata vunë, sepse ata janë shumë të gatshëm që të vijnë të japin ndihma të jashtëzakonshme, të përmasave të mëdha në këto momente. Por ajo që kërkuan ata ishte pikërisht garancia për stabilitetin të gjithë vendit.
-Realist ne vërejmë një përmirësim të vogël, gjithmonë nuk jemi të kënaqur, sepse fakti që për sa kohë në qytetet e Shqipërisë nuk janë riorganizuar komisariatet e policisë dhe nuk po gjendet gjuha e përbashkët, domethënë e forcave politike nëpër qytetet dhe pushtetet lokale në radhë të parë, për të
krimin politik. Pollo kërkoi nga partitë e shqiptareve opozitës, që sëfundi
-Si do ta përshkruash situatën në vend këto ditë?
-Realistisht situata në vend nuk mund të themi që është e qetë. Vazhdon të jetë përsëri e tensionuar, ka probleme në disa qytete të Shqipërisë, për shembull ka probleme në Korçë, ka probleme dhe në qytete të tjera. Fakti është se grupe të caktuara tashmë terroriste krijojnë panik te njerëzit dhe realizojnë çdo lloj institucion, çdo gjë nëpër shumë qytete të Shqipërisë është shkatërruar, është prishur.
-Gjatë këtyre ditëve që ju keni qenë në krye të qeverisë a institucioni, të qeverisë a kryeministër? ndihma të jashtëzakonshme, tepër emergjente në këtë moment. në vend, që këto ndihma të ndahen në mënyrë të qetë.
Ne e pranuam një gjë të tillë, sepse jemi të gatshëm dhe jemi shqiptarë dhe mund ta besojmë me njëri-tjetrin, dhe mund të realizojmë stabilitetin bashkërisht, pa pranuar, si të thuash, futjen e forcave militare nga vende të ndryshme të Europës.
-Zoti kryeministër, Ministria e Jashtme e Shqipërisë komisar[i]atet e policisë dhe parë, për të cilën ne kemi lëshuar dhe urdhrin numër Një si Qeveri e Pajtimit Kombëtar që të funksionojnë normalisht dhe të riorganizohen pas asaj paqe që pasoi.
Kjo do të thotë që gjithmonë nuk mbetemi të kënaqur edhe nuk mund të themi që gjendja është e qetë në shumë qytete të Shqipërisë.
-Zoti kryeministër, Ministria e Jashtme e Shqipërisë
lëshoi një notë proteste, pas vizitës që bëri në rrethet e Gjirokastrës dhe Sarandës zvendësministri i Jashtëm grek Kranidiotis, ndërkohë që ky i fundit pati deklaruar që ishte në dijeni për këtë vizitë. Si qëndron çështja?
-Është e vërtetë që Kranidiotisi
Dini do raportojë për situatën në Shqipëri
Do të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar, Fino
ROME, 21 mars/ANSA/- Ministri i Jashtëm italian, Lamberto Dini, raportoi para këshillit të ministrave për kontaktet që ka pasur me ministrat e Jashtëm të Europës, në prag të takimit për të shqyrtuar çështjen shqiptare, që do të zhvillohet të martën, në Romë, njoftoi zëdhënësi i ministrit, Xhanpiero Masolo.
Të martën do të mbërrijë në Romë kryeministri shqiptar, Bashkim Fino. “Nuk pritet të së martës,- tha Masolo,- presim vendimet e takimit të Këshillit për çështjet e përgjithshme, të hënën, në Bruksel, nga të cilit duhet të përcaktohen modalitetet e ndërhyrjes europiane në Shqipëri.”
Mbërrijnë ndihmat e para të qeverisë italiane për policinë shqiptare
TIRANË, 21 Mars/ATSHA/- A. Keka/- Në aeroportin e Rinasit mbërritën sot me një avion ushtarak italian, ndihmat e para të qeverisë italiane për policinë shqiptare.
Sipas bën të ditur zëdhënës i ministrisë së Brendshme, Ndrek Gjini, nen kujdesin e ambasadës italiane në Tiranë, kjo sasi ndihmash, e përbërë nga uniforma policie për forcat speciale dhe veshje antiplumb, iu dorëzua organeve kompetente të ministrisë së Brendshme. Në kuadrin e ndihmave të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, thekson zëdhënësi, së shpejti do të lëvrohen edhe mjaft ndihma të tjera emergjente për përballimin e situatës.
Gjithshka për t’i kthyer popullit qetësinë dhe sigurinë
Fjala e Ministrit të Brendshëm, zotit Belul Celo në interpelancën parlamentare të datës 21.03.1997
Shqipëria përjetoi këto javët e fundit një valë dhune, shkatërrimesh, djegiesh e grabitjesh të paparë ndonjëherë. U godit rendi kushtetues dhe u dogjën dhe shkatërruan shumica e institucioneve shtetërore, lokale përfshi këtu edhe komisariatet e Policisë. Si rezultat i thyerjes dhe grabitjes së shumë prej depove dhe reparteve dhe njësive ushtarake qindra e mijëra armë të kalibrave të ndryshme dhe municione ranë në duart e një mase të madhe njerëzish sidomos të elementëve kriminale.
U thyen dhe u boshatisën burgjet e tani jo vetëm janë të lirë por dhe posedojnë një sasi konsiderueshme armësh dhe municioni.
Gjatë këtyre javëve pati dhjetëra e dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur, vrasje dhe plagosje të cilat ndodhën qoftë për larje hesapesh mes grupeve rivale apo elementëve kriminalë, qoftë edhe në mënyrë aksidentale.
Në këtë situatë u parashtrova nga Presidenti i Republikës Sali Berisha, platforma e Pajtimit Kombëtar, e cila u miratua nga tryeza e parë e partive politike e më pas u krijua qeveria e Pajtimit Kombëtar, e cila mori dhe votbesimin tuaj të plotë. Unë si Ministër i Brendshëm, me të marrë këtë detyrë u përcaktova punës me të gjitha forcat dhe energjitë e mia bazuar në programin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, për rivendosjen e rendit, rregullit dhe qetësisë. Edhe kjo nuk qe një gjë e lehtë. Koha në të cilën ne morëm këtë detyrë dhe nisëm riorganizimin e policisë, përkonte në pikun e valës së shkatërrimeve dhe djegjeve. Shumë komisariate policie dhe madje disa prej reparteve speciale ishin pothuajse të paralizuara, të djegura dhe shkatërruara. U punua me shpejtësi për vënien tyren në eficensë të plotë duke kërkuar në disa raste edhe ndihmën e qytetarëve. U përforcuan shërbime dhe u ngritën patrulla në disa qytete dhe në rrugë të qyteteve dhe me mjete të blinduara. Të shtënat që nuk pushonin për asnjë çast dhe vala e shkatërrimeve dhe djegjeve filloi të bjerë. Masat e shpejta që u morën ngritën moralin e policisë. Nisi të rifunksionojë duke përmbushur me rigorozitet rregullin dhe detyrën. Me kalimin e ditëve filloi një distancim i turmave nga elementët kriminale ku këto të fundit vazhdojnë ende të kryejnë vrasje, grabitje dhe rrëmbime personash. Kështu që policia po organizon struktura të posaçme për zbulimin gjendjen dhe kapjen e këtyre bandave të armatosura që vrasin, terrorizojnë dhe plaçkisin popullatën.
Ministria e Brendshme përballoi gjatë kësaj kohe një ngarkesë shumë të madhe pune edhe në drejtim të rivënies në punë të tërë strukturave të pushtetit lokal, struktura të cilat për disa ditë me radhë u paralizuan nga vala e shkatërrimeve dhe djegjeve masive. U ndërmorën një sërë masash operative urgjente për rivënien në eficencë të plotë të tërë strukturave të Pushtetit lokal pasi në disa raste në disa qytete u verjet një tendencë për krijimin e strukturave të tilla paralele, gjë kjo që bie ndesh me parimet kushtetuese dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Ministria e Brendshme dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar kanë deklaruar dhe deklarojnë se njohin dhe do të njohin si të ligjshëm vetëm Pushtetin Lokal, dhe asnjë strukturë tjetër analoge apo paralele. Janë këto strukturat e Pushtetit Lokal ato që do të
Fotografi e prerë; nuk shihet tekst i lexueshëm në të.