26/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 mars 1997

Singeritet dhe transparencë për realizimin e pajtimit kombëtar

Partia Demokratike ka vlerësuar se primare në këto momente historike mëpër të cilat po kalon gjithë kombi ynë, është fryma e bashkëpunimit qytetar, njerëzor dhe partiak, fryma e pajtimit. Nisur nga këto parime demokratike që janë përshëndetur edhe nga opinioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar, PD ka siguruar mbështetje të plotë për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të kryesuar nga z.Fino, si një mënyrë e mirë për kapërcimin e krizës së brendshme në vend dhe përgatitjen e zgjedhjeve të përgjithshme në kohën e duhur. Partia Demokratike, nëpërmjet një deklarate të publikuar dje në “RD”, me një theks të veçantë politik ka ritheksuar edhe njëherë “mbështetjen për Qeverinë e re” duke çmuar njëkohësisht edhe përpjekjet që po bën ajo për vendosjen e rendit, qetësisë si dhe për rifunksionimin normal të pushtetit lokal. Opinioni i brendshëm dhe i jashtëm njëkohësisht e ka quajtur të drejtë dhe konstruktiv sheshtësimin e paralajmëruar të PD për mundësinë e arritjes së ndonjë krize qeveritare nga forca të caktuara politike. Analistë të ndryshëm kanë vlerësuar se tendenca për të tejkaluar qëllimet për çfarë është krijuar kjo qeveri vjen në kundërshtim të hapur me formulën e përbashkët të forcave politike të vendit me Presidentin Berisha. Për fat të keq këto tendenca janë në disko[r]dancë të plotë edhe me deklaratat publike të kryeministrit Fino, por edhe me aspiratat e çdo shqiptari, i cili në këto momente, duke shpresuar për paqe dhe mirëkuptim, dëshiron që para se të jetë partiak, të jetë shqiptar. shqiptar. Gjithashtu opinioni ynë ka vlerësuar se edhe deklarata e PS lidhur me parlamentin dhe qëndrimin në pozitë të ngurta ndaj fatës thuajse ndërkombëtare për të marrë pjesë në punimet e këtij parlamenti, janë dyshuese dhe kundër vullnetit për të stabilizuar gjendjen në vend dhe shkuar qetësisht në zgjedhjet e ardhshme. Biles këto konsekuenca jo paqtuese, padyshim se janë në kundërshtim të plotë edhe me vullnetin e shumicës absolute të socialivëve shqiptarë, të cilët e duan Atdheun, lirinë, paqen dhe zhvillimin. Është imperative që shqiptarët të ngrihen përfundimisht mbi mocionin e përfitimeve personale, apo partiak, për t’i dhënë fund anarshisë, mungesës së ligjit, rrezikimit të mëtejshëm të Atdheut. Sinqeriteti dhe transparenca për realizimin e formulës së pajtimit kombëtar janë të domosdoshme për të ngjallur besimin reciprok, pa e cilin nuk mund të fillojë procesi i pajtimit kombëtar.

Italia dhe Austria kërkojnë zyrtarisht vendosjen për dërgimin e një force mbrojtëse

Pesëmbëdhjetëshja europiane drejt një ndihme humanitare, të shoqëruar “me forca sigurie”, në Shqipëri BRUKSEL, 24 mars /AFP/ - Shefat e diplomacisë të Pesëmbëdhjetëshes të mbledhur të hënën po bien dakord të bëhen për dërgimin e një ndihme humanitare në Shqipëri, që mund të shoqërohet me një forcë të kufizuar, për të garantuar sigurinë e autokolonave. “Ne duam të ndihmojmë në planin humanitar”, theksoi ministri gjerman Klaus Kinkel, në kuadrin e mbledhjes së Brukselit. “Disa vende do ta shpreh[en], pa dyshim, të gatshëm të venë një element ushtarak mbrojtjeje, në dispozicion të autokolonave të ndihmës”, - shtoi Kinkeli. Megjithatë Gjermania nuk do të marrë pjesë në të, la të kuptohet ai përpara disa gazetarëve. Sipas Dë Sharretë kjo forcë europiane, po qe se ajo duhet të vendoset të hënën, “nuk do të ketë për mision të shkojë për të rivendosur rendin në Shqipëri, gjë që varet nga vetë shqiptarët”. “Bëhet fjalë, - theksoi ai, - që të shkojë të ndihmojë ushtrinë dhe policinë shqiptare, në mënyrë që ajo të [—] ekspertë”, - shtoi ai. “Nëse një numër vendesh janë gati të marrin pjesë në forcën europiane në Shqipëri, atëherë ne do t’i kërkojmë Këshillit të Sigurimit të OKB-së të votojë një mandat për një mision të tillë”, - nënvizoi ai duke theksuar se ky demarsh mund të bëhet mjaft shpejt. Për më tepër, shefi i diplomacisë franceze shprehu dëshirën që përgjegjësia e organizimit të zgjidhjeve në Shqipëri t’i besohet Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), “e cila ka tanimë një farë përvoje në këtë drejtim”. Homologu i tij, gjermani Klaus Kinkel, përlanente më mirë që t’ia do ta shprehen, pa dyshim, të gatshëm të vënë - shtoi Kinkel. të kuptohet ai, duke nënvizuar se Boni nuk do ta kundërshtonte një nismë të tillë, të kufizuar, të partnerëve të tij. Italia dhe Austria u kërkuan, zyrtarëve, kolegëve të vendosin për dërgimin e një force të tillë mbrojtëse. “Franca, - këmbënguli ministri Hervé de Charette, - është e gatshme të marrë pjesë në një forcë të tillë mbrojtëse, për sa kohë që ajo nuk është e vetme”. Megjithatë Parisi “nuk parashikon një dërhyrje, e cila nuk do të përfshijë në kuadrin e një mandati të qartë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, - nënvizoi ministri francez. Sharrëtë vetë shqiptarët”. “Bëhet fjalë, - theksoi ai, - mënyrë që ajo të organizohet e të rimëkëmbet dhe pastaj bëhet fjalë që të garantohen livrimet e ndihmës ushqimore, në portin e Durrësit për shembull, ose një mision këshilltarësh europianë në Tiranë”. “Ndoshta mund të bëhet fjalë edhe për të mbrojtur aeroportin e Tiranës, nëse kjo do të jetë e domosdoshme”, la të kuptojë ministri francez. Forca e mundshme europiane, për të cilën ministrat parashikohet të diskutojnë zyrtarisht pasdite, do të ketë një “formë të kufizuar”, u shpreh, gjithashtu, dhe Sharret pa dhënë shifra të sakta. “Për këtë do të vendosin përgjegjësia e organizimit të zgjedhjeve në Shqipëri i i tij, gjermani Klaus Kinkel, pëlqente më mirë që t’ia besonte OSBE-së gjithë koordinimin e ndihmës në vend. Komponenti civil i ndihmës për rindërtimin varet, sipas tij, nga përgjegjësia e Bashkimit Europian, sipas De Sharret, i cili përmendi se “350 milionë europianët e pasur do të duhet të ndihmojnë me dëshirë 3 milionë shqiptarët e varfër”. “Nëse Bashkimi Europian feston 40-vjetorin e Traktatit të Romës, do të ishte për të ardhur shumë keq, që marrëveshja e Pesëmbëdhjetëshes, e cila e lejon Bashkimin Europian të sigurojë plotësisht përgjegjësitë e tij, të mos shqetësohet”, tha gjithashtu De Sharret.

Institucionet legale të Shqipërisë - domosdoshmëri për realizimin e platformës

Presidenti Berisha priti z. George Micu të dërguarin e posaçëm të Presidentit dhe Qeverisë rumune Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti dje të dërguarin e posaçëm të Presidentit dhe Qeverisë rumune, Ambasadorin George Micu, i shoqëruar nga i ngarkuari me punë a.i. i Ambasadës së Rumanisë në Tiranë, Bucura Gheorge. Ambasadori Micu i solli Presidentit Berisha përkrahjen e plotë dhe solidaritetin e Presidentit Konstantinesku dhe të Qeverisë rumune duke theksuar se Rumania respekton institucionet legale të Shqipërisë si domosdoshmëri për realizimin e platformës së partive për kapërcimin e situatës dramatike në të cilën ndodhet Shqipëria. Presidenti Berisha falënderoi Presidentin Konstantinesku për telefonatën e gjatë që i bëri atij në momentet më dramatike që po kalonte Shqipëria dhe për mbështetjen e Qeverisë rumune dhe angazhimin e saj në misionet në kapërcimin e kësaj krize, ç’ka vërteton edhe një herë se Shqipëria dhe shqiptarët kanë një mik të palëkundshëm tek kombi rumun.

Dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese bënë betimin

Dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese bënë betimin para Presidentit Berisha

Të hënën, në Presidencë z. zotërinjtë Halil Kopani dhe Kristofor Peçi bazuar në nenin 73 të ligjit nr. 7491, datë 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese” bënë betimin para Presidentit të Republikës, Sali Berisha, me rastin e zgjedhjes së tyre nga Kuvendi Popullor në detyrën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Dëshiroj, tha Presidenti Berisha, t’ju përgëzoj dhe të shpreh besimin tim se ju do ta justifikoni plotësisht besimin e Parlamentit shqiptar që ju zgjodhi anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Respektimi i institucioneve dhe funksionimi i tyre, vazhdoi më tej Presidenti Berisha, janë themelore për funksionimin e një shoqërie. Kjo bëhet sot më aktuale se asnjëherë tjetër kur tentativat për nëpërkëmbjen e tyre nuk mungojnë. Gjykata Kushtetuese ka patur dhe ka një rol thelbësor në një shoqëri demokratike dhe jam i bindur se këtë rol ajo do ta përmbushë në përputhje me prerogativat e saj kushtetuese.

Mbërritën 40 tonë ndihma humanitare franceze në Tiranë

TIRANË, 25 mars /AFP/ - Një avion që transportonte 40 tonë ndihma humanitare franceze mbërriti sot në Tiranë, - konstaton AFP-ja vend. Bëhet fjalë për ndihmën e parë franceze në Shqipëri qysh nga shpërthimi i krizës në këtë vend, që ka shkaktuar 160 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur. Avioni i tipit “Iljushin” ka sjellë miell, sheqer, qumësht pluhur, gaze dhe biskota vitaminose, si dhe medikamente.

Brojka: Pushteti lokal duhet respektuar nga të gjithë

Intervistë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Albert Brojka Faqe 3

Parësore mbrojtja e rendit kushtetues, dhe funksionimi i pushtetit lokal

Intervistë me Ylli Vejsiun Sekretar Organizativ i PD

Një mision i OSBE-së është ngarkuar të drejtojë vendin drejt zgjedhjeve

Një delegacion i BE-së do të niset për në Shqipëri për t’i hapur rrugën misionit të asistencës, puna e së cilës do të garantohet nga një forcë ndërkombëtare mbrojtëse Misioni europian i gatshëm për të filluar - deklaron Dini Faqe 3

Marrëveshje për patrullimin në Adriatik

Prodi dhe Fino nënshkruajnë: ROME, 25 mars/ANSA/ - Një marrëveshje midis qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për një patrullim të plotë të Adriatikut u arrit mbrëmë gjatë një takimi ndërmjet kryeministrit italian, Romano Prodi, dhe kryeministrit shqiptar, Bashkim Fino. Këtë e deklaroi vetë Prodi në një konferencë shtypi të përbashkët me Finon në Pallatin Kixhi. “Kontrollimi i Adriatikut do të thotë, - theksoi Prodi, - të ndalohet fluksi”. Kryeministri Fino, nga ana e tij, duke konfirmuar fjalët e Prodit, shtoi se “dy qeveritë do të bashkëpunojnë për problemin e emigracionit”. “Ka ardhur momenti që ky problem të përballohet në mënyrë më të vendosur”, - vuri në dukje Fino.

Të gjithë për Shqipërinë

14 ditë pas marrëveshjes për platformën e pajtimit Faqe 3

Masa të Këshillit të Ministrave për administrimin e dhurimeve financiare

TIRANË, 25 Mars/ATSH/-. Me propozim të Ministrisë së Financave, Këshilli i Ministrave ka marrë masa për administrimin e dhurimeve financiare nga persona fizikë e juridikë me banim e seli brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. “Dhurimet financiare nga persona fizikë e juridikë me banim brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë do të depozitohen në dy llogari bankare të posaçme, përkatësisht në lekë dhe në valutë”, thuhet në vendimin nr. 138, datë 20.3.1997, të Këshillit të Ministrave. Sipas këtij vendimi, përdorimi i dhurimeve të depozituara bëhet nga Ministria e Financave me autorizimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave ose të ministrit të Financave, në mungesë ose autorizuar prej tij. Autorizimi do të lëshohet edhe në rastin e dhurimeve me destinacion, duke u mbështetur në destinacionin e përcaktuar në aktin e dhurimit. Në këtë vendim, që hyn në fuqi menjëherë, theksohet se “Ministria e Financave të bëjë publike, nëpërmjet mjeteve të informacionit publik, numrat e llogarive të parashikuara në pikën 1 të këtij vendimi”.