Deklaratë e PD.SH-së
Falënderojmë Italinë dhe pesëmbëdhjetëshen
Të vendosur për të mbetur në Europë, dhe për të pranuar zgjidhjet europiane, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë besnikë marrëveshjes politike të nënshkruar më 9 mars, të ndërgjegjshëm që kjo i shërben frymës së pajtimit dhe bashkëpunimit civil për të cilën Shqipëria ka vërtetë nevojë në këto momente.
Ne përshëndesim dhe falënderojmë BE për mbështetjen dhe ndihmën që ai akordoi Shqipërisë në mbledhjen e pardjeshme në Bruksel si dhe në mbledhjen e djeshme në Romë.
Shqipëria i përket Europës gjeografikisht dhe politikisht. Ne jemi të vendosur të mugën e hapjes përfundimtare me të. Ndihma juaj mbështet afirmim dhe integritetin e vendit me kontinenti të cilit ajo i përket.
Ne falënderojmë veçanërisht Italinë si dhe të gjitha vendet e Pesëmbëdhjetëshes të cilët shprehën gadishmërinë për të dërguar në Shqipëri njësi të armatosura që do të mbrojnë transportimin e ndihmave si dhe misionet e kështillave që do të ndihmojnë strukturimin e policisë shqiptare. Të vendosur për të mbetur në Europë, dhe për të pranuar zgjidhjet europiane, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë besnikë marrëveshjes politike të nënshkruar më 9 mars, të ndërgjegjshëm që kjo i shërben frymës së pajtimit dhe bashkëpunimit civil për të cilën Shqipëria ka vërtet nevojë në këto momente. Ne vlerësojmë qëndrimin e Këshillit të Europës dhe të Bashkimit Europian për të njohur vetëm autoritetet legjitime të Shqipërisë e për të pranuar zgjidhje politike në kuadrin kushtetues dhe ligjor të Shqipërisë.
Bota na ndihmon kur ndihmojmë vetveten
Në këto 5 vite të demokracisë, si kurrë ndonjëherë tjetër bota e ka ndihmuar Shqipërinë në të gjitha aspektet: politike, ekonomike, juridike, ushtarake, etj.
Shqiptarët që e kishin ëndërruar kaq shumë demokracinë u janë mirënjohës të gjitha vendeve të Europës, të SHBA që na kanë ndihmuar të kapërcejmë mjerimin ekonomik ku e pati çuar vendin diktatura komuniste 50-vjeçare. Edhe tani, në këto momente të vështira, përsëri shqiptarët pa dallim të preferencave dhe të bindjeve partiake, janë të vetëdijshëm se bota po na gjendet pranë.
Por, bota na ndihmon dhe do të na ndihmojë edhe më shumë kur ne shqiptarët të ndihmojmë vetveten. Për këtë duhet t’i thërrasim të gjithë pa përjashtim arsyes sonë. T’i thërrasë arsyes ministri, kryetari i bashkisë, kryetari i komisariatit të policisë, drejtori, çdo nëpunës i administratës, të gjithë si qytetarë të thjeshtë. Kjo do të thotë që të mos humbasim toruan, por të raktivizojmë administratën shtetërore në çdo nivel. Gjithsecili të bëjë punën e vet me efikasitet të plotë dhe me ndershmëri e përgjegjësi atdhetare. Kur secili bën detyrën e tij, kur të gjithë bëjmë detyrën, atëherë kontribuojmë që të shmanget kaosi dhe të funksionojë pushteti e të rivendoset rendi publik. Kështu dhe vetëm kështu, ne mund t’i dëshmojmë botës që dëshiron dhe është e predispozuar të na ndihmojë se ne jemi në gjendje të qeverisim. Kështu dhe vetëm kështu, ne mund t’i hedhim poshtë ata zëra dashakëqinj, sipas të cilëve shqiptarët nuk janë të zotë të qeverisin. Fakte e detaritashme si p.sh. rënia e aeroportit të Rinasit dhe e portit të Durrësit, ringritja e komisariateve të policisë në ato rrethe ku nuk funksiononin, rimëkëmbja dhe funksionimi gjithnjë e më mirë i pushtetit lokal si hallkë kyçe e normalizimit të gjendjes; të gjitha këto tregojnë se ne dimë t’i kapërcejmë vështirësitë, dimë të qeverisim, dimë t’i ofrojmë botës
Zgjidhjen politike, që ne e bëmë me BE-në, do ta zbatojmë së bashku me BE-në
Presidenti Berisha pati një takim me Kryeministrin Bashkim Fino, Ministrat Starova, Vukaj dhe Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Dëshiroj t’ju përgëzoj për vizitën e suksesshme që keni patur, dhe të shpreh falenderimin tim për qeverinë italiane, për angazhimin e saj për të ndihmuar Shqipërinë.
Une gjithashtu shpreh mirënjohjen time të thellë BE-së dhe vendeve antare të saj.
Presidenti i Republikës Sali Berisha pati një takim me Kryeministrin Bashkim Fino dhe Ministrat Starova dhe Vukaj dhe Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Puneve të Jashtme. Dëshiroj t’ju përgëzoj për viziten e suksesshme që keni patur, i tha Presidenti Berisha Kryeministrit Fino e saj per te ndihmuar Shqipërinë. Une gjithashtu shpreh mirenjohjen time te thelle BE-së dhe vendeve antare të saj, qeverive dhe Ministrave te Jashtem te ketij Bashkimi, të cilët po trajtojnë ne disa mbledhje krizën qe po kalon vendi yne me nje pergjegjesi te madhe, solidaritet te thelle, ndjenja miqesore dhe vendosmeri te madhe per te na ndihmuar ne rivendosjen e stabilitetit ne Shqiperi. Zgjidhjen politike, theksoi Presidenti Berisha, qe ne e beme me BE-ne, do ta zbatojme se bashku me BE-ne. Dora dhe solidariteti i Evropes ndaj Shqiperise kane dhe do te kene gjithmonë mirenjohjen e te gjithe shqiptareve. Kryeministri Fino e informoi Presidentin Berisha per rezultatet e vizites, per icopellci angazhimin e madh te Qeverise italiane, angazhimin e BE-së, qeverive dhe Ministrave te Jashtem te vendeve antare te saj per te ndihmuar Shqiperine, si dhe gadishmerine e disa vendeve per të asistuar ne problemin e sigurise ne Shqiperi dhe ndarjen e ndihmave humanitare.
keni pasur, i tha Presidenti Berisha Kryeministrit Fino dhe the shpreh falënderimin ndihmuar Shqipërinë. Une gjithashtu shpreh mirënjohjen time të thellë BE-
Bashkëpunimi në kuadrin e programeve të zhvillimit me Shqipërinë do të mund të vazhdohet vetëm kur të jetë stabile gjendja politike në vend dhe të garantohet që projektet do të zbatohen në përputhje me objektivat e tyre.
Sipas njoftimeve që disponojmë projektet e bashkëpunimit bilateral që janë në zbatim janë dëmtuar pjesërisht ose në mënyrë të konsiderueshme. Kontrollle më të sakta dhe verifikimi i gjendjes po kryhen aktualisht në vend.
Për bashkëpunimin e ardhshëm në kuadrin e politikës së zhvillimit do të jenë vendimtare kushtet politike dhe perspektivat e vendit. Kështu është e rëndësishme të zbulohen shkaqet që çuan në trazirat e fundit dhe të ndihmuar Shqipërinë, si dhe ngaqismërimet e çisa venë? për të asistuar në problemin e sigurisë në Shqipëri dhe ndarjen e ndihmave humanitare.
Spranger, Carl-Dieter CSC në Shqipëri dhe ndarjen e ndihmave humanitare. ta komprometuar atë në popull dhe para publikut perëndimor”. për masa të mëtejshme ndaj Shqipërisë është e domosdoshme, për hir të së ardhmes së vendit dhe për hir të kredibilitetit të perëndimit, të analizohen me kujdes dhe të bëhen të njohura shkaqet e ngjarjeve më të fundit, Bonn, 25.03.1997.
Ministri gjerman i Bashkëpunimit Ekonomik është Karl-Dieter Spranger i partisë së kancelarit Kohl, i cili ka vizituar disa herë Shqipërinë. Kjo ministri ka kontribuar në financimin e shumë projekteve si Aeroporti i Rinas, Fabrika e Përpunimit të Qumështit AJKA, ujësjellësat në Kavajë, Kukës, Krujë, Korçë e shumë projekte të tjera infrastrukturore.
Bashkëpunimi me Shqipërinë do të vazhdohet vetëm kur të stabilizohet gjendja politike dhe rendi
Deklaratë e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik e Zhvillimin
dunshme, plaçkitjet, dhe shkëmbimet. Në njoftimin e shtypit thuhet që “në proceset e kohëve të fundit nuk ka qenë fjala për një kryengritje popullore spontane, por për një puç të planifikuar. Ky puç është zhvilluar sipas një skenari të përcaktuar”. Pjesëmarrës në të kanë qenë edhe shërbime të fshehta të huaja, mafia si dhe persona të huaj me pasuri të konsiderueshme. Përveç këtyre edhe për Presidentin Berisha, një politikan mik të perëndimit, i cili kërkon ta lidhë vendin e tij me Europën Perëndimore janë përhapur “të pavërteta ose gjysëm të vërteta për ta komprometuar atë në popull dhe para publikut përendimor”. Përpara se në Gjermani dhe në vendet perëndimore të vendoset për
Spranger. Carl-Dieter CSU
Papa siguron kryeministrin shqiptar për ndihmën e Selisë së Shenjtë
QYTETI I VATIKANIT, 25 mars /AFP/- Papa Gjon Pali II e garantoi të martën kryeministrin shqiptar, Bashkim Fino, për “bashkëpunimin e Kishës lokale dhe për angazhimin e tij, personal pranë organizmave ndërkombëtare, me qëllim që të kapërcehen vështirësitë e Shqipërisë”, bëri të ditur zëdhënësi i Vatikanit.
Kryeministri shqiptar pati një bisedë, rreth një gjysmë ore, me Papën, të cilin e “informoi për zhvillimet e gjendjes dramatike në vendin e tij”.
Për më tepër, Papa emëroi, të martën, nunc apostolik në Tiranë Imzot Xhon Bulaitis, aktualisht përfaqësues i Selisë së Shenjtë në Kore dhe Mongoli.
Duke pritur që nunc i ri të mbërrijë në Shqipëri, Gjon Pali II dërgoi në Tiranë nuncin Agustino Marceto, i cili është ngarkuar të “inkurajojë dhe të mbështesë aksionin e ndërmarrë nga peshkopët, priftërinjtë dhe nga të gjithë anëtarët e Kishës katolike të vendit, në favor të ripajtimit dhe të paqes”, - deklaroi Vatikani.
“Sovrani pontifikal, - përmendi zëdhënësi i Vatikanit, - ka shprehur tanimë shumë herë keqardhjen e tij të thellë për gjendjen e vështirë me të cilën është ballafaquar Shqipëria dhe i kërkoi Komunitetit Europian të ndërhyjë, në mënyrë efikase, me qëllim që ngjarjet dramatike të këtyre ditëve të fundit të mos e komprometojnë, në një mënyrë të pariparueshme, atë që është ndërtuar me mund këto vite e fundit.”
SHIK-u mbrojtës i demokracisë dhe i interesave kombëtare
Të metat dhe dobësitë e rritjes nuk mund të errësojnë kontributin e deritanishëm.
Fjala e kryetarit të PDSH zotit Tritan Shehu
Enver Hoxha, y. [??]
Faqe 3
Kryetari SHIK-ut, Bashkim Gazidede në parlament për situatën e krijuar
Po zbatohet një plan për copëtimin e Shqipërisë
Informacionet që unë i paraqita parlamentit i shërbejnë platformës së pajtimit kombëtar dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për rrezikun që i kanoset vendit
Asnje arrestim ose denim nuk eshte kryer ne Shqiperi ndaj politikaneve, gazetareve si kundershtare politike
Deklaratë e zëdhënësit të MPJ
Deklarimet e z.Bërns duket se bazohen mbi informacione te pa sakta ose mbi dizinformime
Tiranë, me 24 Mars 1997 duke komentuar deklaraten e zedhenesit te Departamentit te Shtetit te SHBA, Nicholas Burns, te dates 20 mars 1997, ne te cilen thuhet se “pas kthimit te Presidentit Berisha nga vizita zyrtare ne Washington (shtator 1995) ne Shqiperi jane arrestuar njerëz që Presidenti nuk i pëlqente, të cilët nuk favorizonin sistemin politik te përfshire dhe gazetare”.
Deklaratë e zëdhënësit të MPJ
Asnje arrestim ose denim nuk eshte kryer ne Shqiperi ndaj politikaneve, gazetareve si kundershtare politike
Deklarimet e z.Bërns duket se bazohen mbi informacione te pa sakta ose mbi dizinformime
Tiranë, me 24 Mars 1997 duke komentuar deklaraten e zedhenesit te Departamentit te Shtetit te SHBA, Nicholas Burns, te dates 20 mars 1997, ne te cilen thuhet se “pas kthimit te Presidentit Berisha nga vizita zyrtare ne Washington (shtator1995) ne Shqiperi jane arrestuar njerëz që Presidenti nuk i pelqente, te cilet nuk favorizonin sistemin politik te perfshire dhe gazetare”, zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme konfirmon se politikaneve, gazetareve apo qytetareve ne pergjithesi per motivet e shprehura ne deklarimin e zedhenesit te Departamentit te Shtetit. sakta ose mbi dizinformime.
Shqiperia ka qene dhe eshte nje vend i hapur. Asnje qeveri, institucion apo organizate perendimore perfshire trupin diplomatik te akredituar ne Shqiperi, organizatat jo qeveritare ose grupet e te drejtave te njeriut nuk rezulton te kone shprehur akuza te ngjashme me deklarimet e zedhenesit Bërns.
Spranger, Carl-Dieter CSC
Banka siguron kryeministrin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë 1 milion dollarë ndihmë humanitare për Shqipërinë
zotë të qeverisin. Faktet e deritanishme si p.sh. hapja dimë t’i ofrojmë botës mundësitë që ajo të na ndihmojë.
Që bota të na ndihmojë ne duhet të ndihmojmë vetveten. T’i japim mesazhet e mirëkuptimit reciprok njëri-tjetrit. T’i ringjallim shpresën edhe aty ku mund të ketë humbur përkohësisht. T’i themi JO panikut, hutimit. T’i themi PO vëllazërimit për hir të Shqipërisë.
Thirrja e ICRC për afro 10 milion dollarë u lëshua në 17 Mars për të mbuluar programet dhe veprimtarinë e ICRC dhe të Kryqit të Kuq Shqiptar me mbështetje nga shoqatat e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Që nga shpërthimi i dhunës në Shqipëri, disa javë më parë ICRC dhe Federata kanë punuar sëbashku që ushqimet dhe ilaçet të arrijnë sa më të parët që të jetë e mundur tek ata shqiptarë që kanë më shumë nevojë.
Fondet e marra në përgjigje të thirrjes do të sigurojnë ushqime dhe furnizime mjekësore për spitalet jetimore dhe azilet e pleqve; paketa ushqimore dhe paketa higjenike për një masë prej 10% të popullsisë së përgjithshme që kanë më shumë nevojë; shërbime uji dhe sanitare; si dhe asistencë për Kryqin e Kuq Shqiptar në forcimin e mundësive të tij.
Ndërsa dhjetëra mijëra armë zjarri përdoren pa kurrfarë përmbajtjeje, një përparësi tjetër e ICRC është të diskutojë çështje të mbrojtjes me këdo që drejton cilëndo zonë dhe të bëjë të qartë parimet humanitare.
Ky kontribut prej 1 milion dollarësh jepet për të përballuar nevojat imediate. Shtetet e Bashkuara do ta ndjekin situatën nga afër dhe do të vlerësojnë nëse kërkohet financim i mëtejshëm.
Departamenti i Shtetit i SHBA
Zyra e Zëdhënësit
24 Mars,1997
USIS Tirana,
26 mars, 1997