28/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

28 mars 1997

Arbnori: “Marrëdhëniet e mira të Shqipërisë me popullin grek janë të palëkundshme”

TIRANË, 27 Mars /ATSH/- “Marrëdhëniet e mira të Shqipërisë me popullin grek janë të palëkundshme, tha kryeparlamentari shqiptar, Pjetër Arbnori, gjatë int[?] me së mërkurës të Sekretarit të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK). “Nuk duhet të ngatërrohen kurrsesi minoriteti grek dhe shteti grek me njerëz të veçantë e organizata të veçanta, me qarqe të veçanta, të cilat cenojnë integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë”, tha Arbnori, i mbështetur edhe nga deputetë të tjerë që diskutuan pas tij.

Gatishmëri e Bashkimit Evropian për të ndihmuar Shqipërinë

Ministri i Punëve të Jashtme z. Arjan Starova priti delegacionin e BE të kryesuar nga ambasadori d’Ansembourg -Delegacioni do bëjë identifikimin e nevojave reale për sasine e ndihmës, mënyrës së shpërndarjes së tyre

Amerika qëndron e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë

Deklaratë e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Marisa Lino Qëllimet dhe objektivat tona në Shqipëri kanë qenë gjithnjë dhe vazhdojnë të jenë të qarta si kristali. Ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin e këtij vendi. Ne duam të ndihmojmë zhvillimin e demokracisë dhe të një ekonomie të lirë tregu. Këto qëllime janë të thjeshta, të drejtpërdrejta dhe të lehta për t’u kuptuar. Siç e dini të gjithë shqiptarët, miqësia amerikano-shqiptare ka një traditë të gjatë. Eshtë një marrëdhënie e veçantë, ndërtuar mbi ideale e qëllime të përbashkëta, që edhe e përbashkët për liri dhe demokraci. Ndoshta shembulli më i mirë i njohur i qëndrimit amerikan janë veprimet e Presidentit Woodrow Wilson. Megjithatë, ka shumë të tjerë që kanë kontribuar pozitivisht për kauzën e marrëdhënieve amerikano-shqiptare. Njerëz si Harry Fultz, themeluesi i Shkollës së Fulcit. Pak kohë më parë, t’u kuptuar. Edhe fëmija në djep e kuptojnë dallimin midis mundësisë për të votuar për një përfaqësues në zgjedhje të lira e të ndershme dhe anarshisë, terrorit dhe sundimit me grykën e pushkës. Kur e kemi kritikuar qeverinë e Shqipërisë në të kaluarën, këtë e kemi bërë haptas. Qeveria shqiptare gjithashtu i ka bërë të njohura qëndrimet e veta. Kemi punuar sëbashku gjithnjë në mënyrë konstruktive, me sugjerime për të riparuar dëmet shkaktuar institucioneve mirëkuptim e vullnet të mirë. Disa vendosin t’i interpretojnë këto kritika si një plan të fshehur që synon shkatërrimin e vendit. E kanë gabim - dhe mendoj se shqiptarët e zakonshëm që kanë qenë në lidhje me amerikanët dhe programet amerikane këtu, kanë një ide shumë më të qartë se çfarë po bëjnë Shtetet e Bashkuara në Shqipëri sesa disa politikanë të papërgjegjshëm që duan të ndezin situatën për qëllimet e veta. Unë do të vazhdoj të bëj thirrje për ndalimin e dhunës. Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Pajtimit Kombëtar si mënyra përmes të cilës forcat politike kryesore shqiptare të kthejnë vendin tek stabiliteti dhe demokracia. Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë të ulin armët dhe të përqafojnë mjetet demokratike për të shprehur dëshirat e tyre politike. Amerika qëndron e gatshme për të ndihmuar. Siç e dinë Është përbashkëta, etjen themeluesi i Shkollës së Fultz. Pak kohë më parë, kemi patur mbi tetëdhjetë vullnetarë të Korpusit të Paqes, të cilët kanë punuar krah për krah me shqiptarët në qytete e fshatra të vogla. Programi ynë i ndihmës së Shteteve të Bashkuara (USAID) ka prekur jetët shqiptare nga Gjirokastra në Shkodër, nga Pogradeci në Vlorë, si dhe të gjitha vendet midis tyre. Kemi punuar me studentë, me fermerë, me avokatë, me njerëz që duan të nisin biznese të vogla, me gjykatës, me mjekë, me mësues, dhe me shumë e shumë persona të tjerë nga të gjitha fushat e jetës. Siç kam thënë tani kohët e fundit në një deklaratë në “Zërin e Amerikës”, t’u kuptuar. Edhe reforma dhe dje e kuptojmë zgjedhje të lira e të ndershme dhe anarkisë, terrorit dhe shkatërrimit Shqipërisë në të kaluarën, këtë e kemi bërë hapta. veta. Kemi punuar sëbashku gjithnjë në mënyrë konstruktive, me vendit. E kanë gabim - tyre politike. Amerika qëndron e gatshme për të ndihmuar.

I domosdoshëm një komunikimi i vazhdueshëm për çdo shqetësim e problem

Takim i kryeministrit Fino me kryetarët e rretheve “Klima e bashkëpunimit të të gjitha strukturave lokale e qendrore dhe kontributi i të gjithë njerëzve të devotshëm e patriotë për të shërbyer në këtë kohë të vështirë, janë domosdoshmëri jetike” TIRANË, 26 Mars /ATSH/.- Kryetari i Këshillit të Ministrave, Bashkim Fino, së bashku me një pjesë të kabinetit të tij, zhvilloi sot një mesditë takim me kryetarët e rretheve, ku u diskutua mbi gjendjen dhe masat që duhen marrë për përmirësimin e saj, njofton zyra e shtypit dhe informacionit të Këshillit. Kryeministri Fino u shpreh se “Këshillat e rretheve, bashkitë e komunat si struktura legjitime të pushtetit lokal përballohen sot me detyra të vështira si rezultat i gjendjes së krijuar në të gjithë vendin”. Pasi u përcoll pushtetarëve lokalë mesazhin e pajtimit kombëtar, atë mesazh aq të nevojshëm për të gjithë popullin, ai theksoi se “Kola kërkon impenjim total nga punonjësit për të vënë në eficencë të plotë të gjitha strukturat e administratës lokale dhe veçanërisht strukturat e rendit publik. Normalizimi dhe qetësia kërkon mbështetje për punën e policisë dhe të ushtrisë për të luftuar kundër krimit dhe kriminelëve që në disa zona të vendit po terrorizojnë jetën”. Qeveria, vazhdoi zoti Fino, po bën përpjekje për t’i siguruar sa më shpejt punonjësve të rendit, mjetet e nevojshme mbrojtëse dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me këto organe për të ruajtur vlerat dhe për të rikthyer qetësinë. Tëndërgjegjësimin të gjithë, shtoi Kryeministri, se vendosja e rendit dhe qetësisë është faktori kryesor për normalizimin e jetës dhe ardhjen e ndihmave emergjente, humanitare dhe ekonomike nga jashtë. Sektorët kyç të jetës si, ai i ujësjellësit, energjisë, komunikacionit duhet të jenë në gjendje të veprojnë. Duke përfunduar, Kryeministri Fino tha se “Klima e bashkëpunimit në të gjitha strukturat devotshëm e patriotë për të shëbyer në këtë kohë të vështirë, janë domosdoshmëri jetike”. Nga ana e tyre, kryetarët e rretheve, pasi theksuan mbështetjen e popullit për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, shprehën shqetësimet dhe vunë në dukje se situata e domethëpo përballohet në tryezë të rrumbullakët në bashkëpunim me forcat politike, Krahas të tjerash, ata theksuan problemet ekonomike, specifikat e ruajtjes së rendit dhe objektive të rëndësishme si riparimi dhe themelore që kërkojnë vëmendje të madhe, ku u theksua edhe për angazhim më të madh qytetar. Problemeve të kërkesave të bazës iu dhanë sqarime ministrat, të cilët kërkuan komunikim të vazhdueshëm për çdo shqetësim e problem të rëndësishëm, përkundër njoftimi i zyrës së shtypit dhe informacionit të Qeverisë.

për të ndihmuar Shqipërinë

-Delegacioni do bëjë identifikimin e nevojave reale për sasinë e ndihmës, mënyrës së shpërndarjes së tyre -Ministri Starova konfirmoi vlerësimin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar për gatishmërinë e BE-së dhe ndihmën konkrete që ky organizëm po i jep Shqipërisë në këtë situatë të vështirë reale për sasinë e ndihmës, mënyrës së shpërndarjes së tyre -Ministri Starova konfirmoi vlerësimin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar për gatishmërinë e BE-së dhe ndihmën konkrete që ky organizëm po i jep Shqipërisë në këtë situatë të vështirë TIRANE, 27 Mars/ATSH-Bashkimi Evropian konfirmoi sot gatishmërinë dhe angazhimin e tij për t’i dhënë një ndihmë të gjithanshme Shqipërisë, gjatë një takimi të zhvilluar midis delegacionit të BE-së, të kryesuar nga holandezi D’Ansemburg, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me ministrin Arian Starova. Nga ana e tij, i jep Shqipërisë në këtë situatë të vështirë që po kalon. Delegacioni i BE-së, në përbërje të të cilit janë 13 ekspertë të fushave të ndryshme, do të zhvillojë takime dhe do të njihet me situatën në funksion të zgjidhjes së disa anëve teknike, për të realizuar ardhjen dhe shpërndarjen sa më të shpejtë të ndihmës së akorduar për Shqipërinë. D’Ansemburg, kryesuesi i këtij delegacioni, në fillim të takimit u shpreh se qëllimi i kësaj vizite pune afro 10-ditore do të jetë identifikimi i nevojave etj. Delegacioni i BE-së, pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Bashkim Fino dhe takimeve që do të zhvillojë me ministrat e kabinetit të tij, pritet të takohet me Presidentin e Republikës, Sali Berisha.

Kushtetuta e tankeve dhe terrori serb nuk mund të thyejnë vullnetin e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi

PRISHTINE, 27 mars /ATSH/- Tetë vjet më parë mbi dy milionë shqiptarë të Kosovës u hodhën në demonstrata gjithepopullore, pas greves se shpallë që urise se filluan nga minatorët e “Trepçës”, për të kundërshtuar kushtetuten serbe te tankeve. Me 28 mars 1989, kur ne Kosove derdh gjaku i shqiptareve ne mbrojtje te qenies kombetare dhe te Kosoves, ne Beograd Kuvendi i Serbise aprovoi kushtetuten se suprimonte autonomine- statusin shtetformues kushtetiv te Kosoves ne ish-federaten jugosllave dhe festohej. Ate dite mes demonstruesve shqiptare mbeten te vrare 22 veta dhe me se 100 te plagosur nga forcat serbe e ish-jugosllave, qe kerkonin te shtypnin revoltën me gjak. Greva e madhe e urise dhe demonstratat gjitheshqiptare, ishin nje mesazh i fuqishem per gjithe boten se Kosova dhe shqiptaret kurre dhe me asnje cmim nuk do te pranonin te mbeten koloni dhe nen pushtimin serb dhe se ata jane te vendosur per vetvendosje e pavaresi. Shoqeria dhe shteti i pavarur i Kosoves, qe po ndertohet me shume flimje e sakrifice, eshte realitet dhe po afirmohet cdo dite e me shume ne arenën ndërkombetare, ndonëse nen pushtimin e egër serb. Liria dhe pavarsia e Kosoves eshte qeshtje madhore e te gjithe shqiptareve, dhe ne asnje kohe edhe ceshtje nderkombetare.

Rimëkëmbje e ngadalshme, por konstante në qeverisjen lokale

Përfundon takimi i delegacionit të BE-së me kryeministrin Fino Kryeministri shqiptar ka pohuar ndër të tjera angazhimin e mbajtjes së zgjedhjeve brenda gershorit, sepse “vendi ka nevojë për stabilitet” Përfundon takimi i delegacionit të BE-së me kryeministrin Fino Rimëkëmbje e ngadalshme, por konstante në qeverisjen lokale Kryeministri shqiptar ka pohuar ndër të tjera angazhimin e mbajtjes së zgjedhjeve brenda gershorit, sepse “vendi ka nevojë për stabilitet” TIRANE, 27 mars /ANSA/- Delegacioni europian i ngarkuar që të përgatisë ndërhyrjen humanitare në Shqipëri, takoi sot në Tiranë kryeministrin Bashkim Fino. Burime të delegacionit të përbërë nga ekspertë të BE-së, OSBE-së, BEOB-së dhe Këshillit të Europës thanë se Fino i ka ripërsëritur Komunitetit Ndërkombëtar kërkesat për asistencë humanitare, duke këmbëngulur në nevojën e formimit të një force mbrojtëse ndërkombëtare, për të siguruar shpërndarjen e ndihmave. Në këtë kuadër, theskon burimet, Fino ka kërkuar sigurinë për posaçëm për aeroportin e Tiranës dhe për portet e Durrësit dhe të Vlorës. së zgjedhjeve brenda qershorit, sepse “vendi ka nevojë për stabilitet”. Për sa i takon sigurisë, Fino është shprehur maturisht optimist, duke deklaruar se ka përshkryen “një rimëkëmbje e ngadalshme, por konstante të qendrave të qeverisjes lokale” dhe ka njoftuar se sot do të takohet me sindakatat e qyteteve rebele. “Ndërmjet komiteteve ekziston tendenca e dialogimit me autoritetet lokale”, - tha Fino.

Amnisti për 700 të dënuar

Parlamenti diskuton dhe miraton në parim projektin e Qeverisë Parlamenti shqiptar diskutoi dje në seancë plenare projektligjin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar “Për amnistinë”. Ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, duke mbrojtur para deputetëve projektin tha se nëpërmjet tij synohet të krijohet një tolerancë humane, për të vendosur më pas një intolerancë totale ndaj kriminialitetit të favorizuar sëtepërmi në gjendjen anarkike që ka përfshirë Shqipërinë. Për Ngjelën, projektligji krijon një institut drejt pajtimit kombëtar, dhe nga aspekti juridik vlerësohet si një test për procesin e rehabilitimit që mund të ketë ndodhur në kategorinë e personave që amnistohen. Ministri i Drejtësisë duke prezantuar numrin prej 700 personash që përfitojnë prej amnistisë, projekti identë se i takon parlamentit ta shqyrtojë këtë numër të madh, pasi për institucionin e faljes së presidentit mund të krijohej një precedent kushtetues. Nuk ka logjikë juridike, tha Ngjela, që presidenti të falë një numër kaq të madh personash. Parlamentarët pasi morën përgjigjet e Ngjelës, për një mori pyetjesh rreth projektligjit, vendosën që në seancën e djeshme të bënin vetëm diskutimin dhe miratimin në parim të këtij projekti. Diskutimi dhe miratimi në parim në fund i plotë e tij u la të bëhej në seancën e sotme, pasi shumë deputetë ishin të paqartë rreth disa pikave të tij. Sipas kësaj amnistie do të lehtë përfundimisht burgjet të gjithë personat civilë dhe ushtarakë, më përjashtim të atyre që kanë kryer krime të rënda. Edhe nga kjo kategori, ku vetëm për krimin e vrasjes numërohen 665 persona, do të rikthehen në liri të gjithë shtetasit nën moshën 18 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe gratë mbi 45 vjeç. Do të falen të gjithë ata që kanë edhe pesë vjet për të kryer dënimin, si edhe përfitojnë zbutjen e dënimit ata që kthehen vullnetarisht dhe pranojnë berikulën dhe u kthehet në 20 vjet burg dënimi atyre që vuajnë burgun e përjetshëm dhe dhe pranuin ditën e ekzekutimit. Sipas kësaj amnistie nuk përfitojnë personat që kanë kryer vepra penale që përbëjnë korrupsion shtetëror. A.K

Të gjithëve na takon të mbrojmë integritetin e shenjtë të vendit tonë dhe me ndershmëri të mbështesim Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, shtetin ligjor, të ndihmojmë në vendosjen e rendit, në mbledhjen e armativeve dhe municioneve, si dhe në shpërndarjen e plotë, të ndershme të ndihmave që po na dërgon bota. Më tepër se kurrë ne shqiptarëve na nevojitet bashkimi, vëllazërimi, përkushtimi ndaj Shqipërisë!