30/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

30 mars 1997

Tragjedi e madhe në detin Adriatik

-Mbytet një anije me mbi 100 shqiptarë të nisur nga Vlora -50 të humbur, shumica fëmijë dhe gra -Kanë nisur hetimet për shkaqet e tragjedisë

Vendimi i Këshillit të Sigurimit - garanci për vendosjen e rendit e të qetësisë në Shqipëri

Dy deklarata të PDSH Partia Demokratike Shqiptare vlerëson si mjaft pozitiv vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vendosjen e rendit dhe qetësisë në Shqipëri të një që vendosën dërgimin sa më parë të kësaj force në Shqipëri me një mandat të posaçëm dhe veçanërisht ato vende që do të angazhojnë forcat e tyre për t’i dërguar në Shqipëri për kryerjen e një misioni të madh fisnik në dobi të paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon. PD shpreh bindjen e saj se mandati i kësaj force shumëkombëshe është një garanci më shumë për shpërndarjen e areale dhe pa probleme të ndihmave humanitare si dhe për vendosjen e qetësisë në vend dhe përgatitjen e Shqipërisë për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme brenda afatit të miratuar nga tryeza e partive politike shqiptare.

Tragjedi e madhe në det

Siç bëhet e ditur nga burimet e lajmeve të ardhura nga Italia merret vesh se të premten rreth orës 19.00 ka ndodhur një tragjedi e madhe në ujërat përballë qytetit të Brindizit. Rrjetet televizive italiane bëjnë të ditur se një motobarkë shqiptare, që kishte në bordin e saj rreth 100 vetë dhe udhëtonte në drejtim të Italisë, është mbytur në ujrat italiane. Flitet për rreth 50 të humbur në det një pjesë e madhe të cilëve ishin fëmijë. Marina italiane ka arritur të shpëtojë vetëm 34 vetë ndërkohë që janë gjetur kufomat e 4 të mbyturve të tjerë. Bëhet e ditur se motobarka shqiptare është përplasur me anijen luftaratke italiane “Sivila” siç bëhet e ditur nga kanali televiziv italian RAIDUE, nuk ka mundur të sjellë pamje nga tragjedia e anijes së mbytur apo dhe ngandonjë kanal tjetër televiziv sepse sipas RAIDUE anija e karabinierisë së portit të Brindizit që shkoi të shoqëronte gazetat në këtye gjatë rrugës për shkak të një avarie të motorëve. Ndërkohë RAI ka transmetuar gjatë gjithë ditës së djeshme për një tragjedi shkaqet e të cilës akoma nuk janë të qarta. Bëhet fjalë për dhjetra të humbur mes të cilëve edhe fëmijë. Në një nga transmetimet e RAI-t u dëgjua në mënyrë shumë të qartë thënia e një njeriu të shpëtuar i cili duke iu drejtuar ushtarëve italianë ju tha: “Ju jeni të gjithë kriminelë. Ndërsa një tjetër qytetar i shpëtuar tha se ju na goditët”. Kjo tragjedi e pa parë deri më sot ka shkaktuar një tronditje të jashtëzakonshme dhe është bërë objekt polemikash të ashpra në Itali. Lideri italian Zivaneta kërkoi menjëherë dorëheqjen e Ministrit Italian të mbrojtjes Andreata. Kjo ngjarje e dhimshme është përcjellë me hidhërim të thellë nga gjithë opinioni dhe autoritetet shqiptare.

Këshilli i Sigurimit autorizon forcën për Shqipërinë

Rezoluta u miratua me 14 vota, kurse Kina abstenoi lidhur me kapitullin 7 te Kartes se OKB-se, qe lejon perdorimin e forces per te mbrojtur lirine e levizjes se trupave te quajtur nga Keshilli “Forca shumekombeshe e mbrojtjes” Këshilli i Sigurimit autorizoi të premten vone një force te udhehequr nga trupave te quajtur nga Keshilli “Forca shumekombeshe e mbrojtjes”. Kina tha se ajo nuk mund te perkrah e operacionin per shkak se kaosi ne Shqiperi eshte nje ceshtje e brendshme dhe per kete arsye ajo nuk e miraton perdorimin e forces. Mandati i operacionit zgjat tre muaj. Gjatë kësaj kohe Këshilli mund të vendosë nëse ai do të zgjatet. Operacioni do të financohet nga vendet që marrin pjesë, thotë rezoluta. Këshilli miratoi gjithashtu një oferte te Italisë, që përbëhet në një letër të veçantë, për të kryesuar organizimin dhe komandimin e misionit, qëllimi i të cilit është “të lehtësoje shperndarjen e sigurt dhe te shpejte te ndihmes humanitare dhe per te ndihmuar ne krijimin e nje mjedisi te sigurt per misionet e organizatave nderkombetare ne Shqiperi”.

[?] qetësisë në Shqipëri

[Pjesë e titullit e prerë në skajin e sipërm.] qetësisë në Shqipëri

Bashkëpunimi me “komitetet rebele” bie ndesh me marrëveshjen e 9 marsit

Partia Demokratike Shqiptare i ka kërkuar qeverisë që të injorojë “komitetet rebele” dhe të ndihmojë rifunksionimin e pushtetit lokal. PD me shqetësim vë re se këto komitete që drejtohen nga rebele të armatosur ende nuk kanë marrë mësimin e duhur. Banda që sulmoi të enjten pasdite Levanin, një fshat afër Fierit, kryesohej nga Ferdinand Malaj, i vëllai i vëllai i tij, kryetar i Komitetit rebel të zonës Tepelenë - Gjirokastër si dhe vëllai i Astrit Dautajt që është numri dy i këtij komiteti. Banda në përpjekje e sipër për të moshuar me zjar rezistencën e banorëve civilë, ndërkohë që edhe nga ana e banorëve pati dy të vrarë dhe shumë të plagosur. Sulmi i kësaj bande ndaj banorëve të Levanit synonte plaçkitje masive dhe terrorizim të familjeve, siç kishin vepruar në rrethe të tjera si në Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Korçë, Delvinë dhe fshatra përreth. Partia Demokratike dënon ashpër këto veprime duke inkuruajtur në një kohë organet shtetërore dhe Ministrinë e Brendshme në dobi të rivendosjes së rendit dhe qetësisë në këto zona. Po kështu ajo i kujton çdo force politike në vend se bashkëpunimi politik me këso komitete dhe marrëdhëniet me to janë inkurajim i pajustifikueshëm për veprimin e rrugës dhe jetëgjatësisë së terrorizmit në vend. Veprime të tilla bien ndesh me marrëveshjen e partive politike më 9 mars dhe pozicionin e qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare ndaj këtyre komiteteve.

Ngushëllime për familjet e viktimave

Deklaratë e zotit Pjetër Arbnori, Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor lidhur me tragjedinë e mbytjes së anijes shqiptare Kjo është një ngjarje shumë e dhimbshme, një tragjedi e vërtetë e cila nuk duhet të ndodhte. Unë mendoj që mund të evitoh ej. Kam dëgjuar se ka patur mafiozë që kanë mbytur njerëz të cilëve u merrnin parët për t’i çuar gjoja në Itali, por unë s’dua ta besoj një gjë të tillë. Nuk është e pranueshme që ushtria e një vendi mik të marrë masa të tilla që shkaktojnë edhe vdekjen e dhjetra qytetarëve shqiptarë. Ka patur një marrëveshje për të patrulluar dhe kjo është krejt normale. Anija mund të shoqërohej, anija ka qenë me civ ilë, me fëmijë, me gra, dhe mund të shoqërohej dhe pastaj autoritetet të merrnin masat e tyre sikurse dhe i kanë marrë dhe më parë, i mbanjë ose i kthejnë kur e shohin të arsyeshme. Por në asnjë mënyrë në mes të detit ndaj civilëve nuk duhej bërë ai veprim që çoi në një rezultat të tillë kaq të dhimbshëm. Unë u dërgoj ngushëllimet e mia të gjitha familjeve të Vlorës që kanë patur një humbje të tillë kaq të dhimbshme dhe shpresoj që autoritetet civile dhe ushtarake italiane do ta marrin në shqyrtim një gabim të tillë fatal në mënyrë që të evitohen humbje të tilla të tjera. Unë e kuptoj vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në zonën jugore të Italisë dhe është e këshillueshme që njerëzit të mos marrin udhëtime kaq të rrezikshme të cilat u kushtojnë edhe jetën por në anën tjetër Italia është një shtet i madh i përparuar, i civilizuar, dhe ajo në këto ditë të vështira sigurisht do ta gjejë mënyrën për të ndihmuar këta njerëz fatkeq, ashtu sikurse në një vend i vogël kemi ndihmuar ushtarët italianë në fatkeqësinë e kohës së luftës.

Deklaratë e Qeverisë Shqiptare

Një anije shqiptare është mbytur dhe 30 mijë lag brinjëve të Brindizit në përpjekje për të zbarkuar në brigjet italiane. Burimet e ditës njoftojnë se informojnë se të paktën katër qytetarë shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa burime nga Brindizi ende të pakonfirmuara bëjnë të ditur se në bordin e anijes shqiptare mund të kenë qenë disa dhjetra qytetarë. Qeveria e Pajtimt Kombëtar thellësisht u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave. Mbytja e anijes shqiptare ka ardhur si rezultat i përplasjes me një anije ushtarake italiane. Qeveria shqiptare vlerëson, në bazë të informacioneve të deritanishme se ngjarja tragjike që mund të kushtuar jetën dhjetra qytetarëve shqiptarë mund të ishte evituar. Qeveria Shqiptare ka vlerësuar gadishmërinë e autoriteteve italiane për të ndihmuar në lehtësimin e krizës shqiptare dhe në mënyrë të veçantë përsa i përket çështjes së refugjatëve duke theksuar elementin e ndihmës humanitare në veprimet forcat italiane. Por Qeveria Shqiptare shpreh keqardhjen për ngjarjen tragjike të ndodhur dje. Qeveria e Pajtimt Kombëtar e konsideron përpjekjen e forcave ushtarake italiane si një veprim që bie ndesh me kundërshumë projekte kumare veshjes ndërmjet dy qeverive sipas të cilës asnjë veprim nuk duhet të kryhej në det nga pala italiane pa u nënshkruar protokolli përkatës midis Ministrive respektive të Mbrojtjes. Qeveria Shqiptare në asnjë rast nuk i ka vlerësuar si serioz dënës e kashapërhuseriozitet kërkadhjepër deklaratat e papërgjegjshme të ish politikanëve të vendit hirtë institucionale italiane sipas të cilave “shqiptarët duhet mbytur në det”. Qeveria Shqiptare mendon se hetime të menjëhershme janë të domosdoshme për të sqaruar ngjarjen tragjike në të cilën kanë humbur jetën qytetarët shqiptarë dhe kërkon nga Qeveria italiane marrjen e të gjitha masave për mbrojtjen e jetës së qytetarëve shqiptarë.

Duhet të ishte bërë e pamundur

Intervistë me komandantin e Forcave të Mbrojtjes Detare Vladimir Beja - Zoti Beja çfarë anije kanë qenë? - V. Beja - Ndodhemi përpara një tragjedie, një katastrofe që po kalon populli ynë. Së pari do të doja ngushëllime familjeve të viktimave. Kemi të bëjmë me përdorimin e një anije luftrake të vogël për shërbime portuale me një tonazh 30-35 ton, me një gjatësi rreth 21m. Kjo anije në asnjë mënyrë nuk duhej përdorur për transport njerëzish apo ngarkesa të tilla të pakontrolluara. - Si ishte gjendja e saj teknike? - V. Beja - Në përgjithësi gjendja e saj teknike, megjithëse e pakontrolluar direkt ka qenë relativisht e mirë. Përderisa ka kryer veprimin deri në daljen e saj në ujra. - Sipas burimeve italiane të lajmeve të shpëtuarit kanë theksuar se në bordin e anijes gjendeshin rreth 130 vetë. Ju mund ta konfirmoni këtë shifër? - V. Beja - Do të theksoja se kjo anije në bazë të të dhënave të saj teknike është e aftë të transportojë deri në 20 vetë dhe jo shumë se 80 vijon faqe 3

Vranicki do të drejtojë misionin e OSBE-së në Shqipëri

VJENE, 29 mars /AFPI/ - Ish-kancelari austriak, Franc Vranicki, konfirmoi të premten në televizionin austriak, se ka pranuar të drejtojë misionin e OSBE-së në Shqipëri. Sipas televizionit, Vranicki do të kryesojë këtë mision “që nga Vjena dhe do të shkojë edhe në Shqipëri për të bashkërenduar” punën e civilëve të angazhuar në kuadrin e këtij misioni. OSBE-ja vendosi të enjten në Vjenë që të dërgojë një mision civil në Shqipëri i cili ka për detyrë të asistojë në demokratizimin e Shqipërisë dhe të përgatisë zgjedhjet.

PD uron gjithë besimtarët për Pashkët

Ringjallja e Krishtit le të shërbejë si shembull për një ringjallje kombëtare Me rastin e Pashkëve, Partia Demokratike uron gjithë besimtarët katolikë për një jetë më të mirë, më paqe dhe liri. Ringjallja e Krishtit pas flijimit të tij në emër të jetës, të së mirës dhe paqes, le të shërbejë për ne shqiptarët si shembull për një ringjallje të plotë kombëtare dhe njerëzore pas dramash dhe vuajtjesh të përbashkëta. Le të shërbejë kjo ditë për të ngjallur shpresat te çdo shqiptar se sakrificat sublime dhe vetëmohimi për Atdheun, paqen dhe lirinë do të njohin vetëm shenjtërimin e idealeve për të cilat po luftojmë, përtëritjen e Atdheut dhe besimin tek Zoti, frymën e shenjtë të pajtimit kombëtar.

Gazeta “RD” uron besimtarët katolikë

Gazeta “RD” uron gjithë besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve. Fryma e vetëmohimit dhe sakrificës sublime për edhe ringjalljes që sjell në botë ringjallja e Jezu Krishtit, le të shërbejë për ne shqiptarët për ringjalljen e besimin tek Atdheu, Zoti dhe njëri - tjetri, për të shpresuar se pas ditëve të këqija do të mbretërojë ndër ne paqja, pajtimi dhe fryma e Zotit.

Prodi shprehu ngushëllimet

Kryeministri Prodi shprehu ngushëllimet e tij personale dhe të Qeverisë italiane për familjet e viktimave si dhe domosdoshmërinë e urgjencës së ndihmave të gjithanshme ndërkombëtare për stabilizimin e situatës në Shqipëri.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Kjo marrëveshje shkel plotësisht Platformën e Pajtimit Kombëtar