E lindur sipas parimeve të Lirisë, Demokracisë, Tolerancës dhe Parimeve Europiane e Progresiste të shqiptarëve në Dhjetorin e vitit 1990, Partia Demokratike në veprimtarinë e saj, në opozitë dhe më pas në pushtet është përmbajtur me konsekuencë kësaj filozofie politike. Ngjarjet e fundit në Shqipëri provuan pikërisht se Partia Demokratike, megjithëse parti në pushtet është parti që në bazë të veprimtarisë së saj ka jo konfliktin, por tolerancën, jo dhunën, por dialogun. Megjithëse Shqipëria edhe kësaj radhe pagoi çmimin e 50 vjetëve të sundimit komunist, sepse u cenuan rëndë parimet themelore të shtetit, lirisht mund të thuhet se tashmë njerëzit e kuptuan përfundimisht diferencën e madhe mes partive politike shqiptare, diferencë që bie dukshëm në sy qysh kur filloi kriza e fajdeve. Se çfarë ka ndodhur në Shqipëri dhe cilet ishin shkaktarët e vërtetë do ta provojë shumë shpejt koha, por ajo që mund të thuhet tani është se manipulimi i dëshpëruar i të njerëzve që humbën në krizën e fajdeve, ishte vetëm fillimi i shfaqjes së hapur të skenarit për marrjen e pushtetit me dhunë. Teoria leniniste e marrjes së pushtetit me dhunë në vitin 1997 në Shqipëri, pas 7 vjet pluralizmi politik, tani është pranuar edhe nga ata që dëshironin të besonin si të vërtetë rinovimin e ish komunistëve shqiptarë. Të gjithë tashmë e kanë të qartë se demokracia shqiptare dhe pluralizmi politik i fituar pas 50 vjet diktature komuniste ishin tepër të brishta dhe rrezikoheshin seriozisht nga ish komunistët me emër të ri. Partia Demokratike këtë fakt e ka theksuar vazhdimisht, jo për të fituar popullaritet dhe as për t’iu shmangur përgjegjësive të saj, por për tu kujtuar shqiptarëve se pluralizmi politik, demokracia, progresi i vendit dhe madje deri integriteti dhe sovraniteti kombëtar janë të rrezikuara për aq kohë sa ish komunistët shqiptarë, të grupuar në parti apo në segmente të tjera nuk heqin dorë nga nostalgjitë dhe teoritë staliniste të luftës politike. Koha e ka provuar këtë të vërtetë që kur komunistët shqiptarë u grupuan më 1941 dhe në vitin 1945, me marrjen e pushtetit nga klani regresiv u kthyen kundër interesave të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë për të cilat luftuan shqiptarët gjatë Luftës së Dytë. Partia Demokratike, anëtarët dhe simpatizantët e saj asnjëherë nuk i janë shmangur të vërtetës dhe nuk kanë synuar që tua hedhin të tjerëve përgjegjësitë. Sepse kanë në bazë të veprimtarisë së tyre marren e përgjegjësive dhe jo shmangien nga ato. Pikërisht Partia Demokratike mori përsipër barrën historike të shembjes së Komunizmit në vitin 1990, Partia Demokratike mori mbi vete barrën e rëndë dhe të vështirë të transformimit të shoqërisë shqiptare në një shoqëri civile europiane dhe ndërtimin e ekonomisë së tregut të lirë. Ngjarjet e rënda që ndodhën, mund të kishin qenë edhe më të rënda, por ishte pikërisht Partia Demokratike që shmangu më të keqen që mund t’u ndodhte shqiptarëve. Ajo shmangu luftën civile dhe erën, atë që është projektuar më 1990-1991 dhe më 1997. Presidenti Berisha shpalli platformën e pajtimit kombëtar përballë skenarëve ogurzi që ridolën në dritë nga ish-bodrumet e KQPSH-së dhe që synonin një Natë të Shën Bartolemeut në Shqipëri. Anëtarët dhe simpatizantët e PD e përjetojnë situatën e tanishme si të gjithë shqiptarët, por ata duhet t’u shpjegojnë ndërkohë njerëzve të thjeshtë se e keqja më e madhe ka kaluar, se skenari i konflikteve civile që kishin parashikuar ish komunistët shqiptarë dështuan dhe se kjo situatë e rëndë dhe e vështirë nuk do të vazhdojë gjatë. Çdo demokrat ka se ç’të thotë, sepse Partia Demokratike jo vetëm shmangu katastrofën e një Lufte Civile, por gjatë këtyre katër vjetëve me qeverisjen e saj hodhi themelet e fuqishme të shtetit demokratik dhe të ekonomisë së tregut. Dhe nëse skenarët stalinistë dështuan në Shqipëri një nga faktorët është edhe barriera që iu vu atyre nga ekonomia private shqiptare dhe kapitalistët e rinj shqiptarë. Si një parti e idealeve të mëdha dhe Djathtori, PD asnjëherë nuk është ndjerë dhe nuk do të ndihet në krizë, sepse emri, programi dhe parimet e saj, nuk lidhen aq shumë me çështje interesash, individësh, emrash njerëzish që janë bërë të njohur vetëm nën emrin e Partisë Demokratike, apo me të tjera vogëlsira meskine. PD si një parti e integruar totalisht në strukturat europiane dhe EUCD dhe EDU është forca politike më e besueshme dhe më garantuese për të siguruar integrimin e gjithë vendit në Europë. Partia Demokratike ka pasur dhe do të vazhdojë t’i ketë kredo të saj idealet e Djathtorit, sepse ato janë jo thjesht përpjekje për ndryshimin e sistemit komunist, por idealet e demokracisë dhe të gjithë shqiptarëve për t’i qenë pjesë natyrale e shoqërisë së Europës Perëndimore që i përkasim, janë idealet e një demokracie që nuk ndalet.
U mbajt Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike
Komunikatë shtypi
Më 5.4.1997 u mblodh Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare e cila bëri një analizë të situatës politike të vendit.
Kryesia e PDSH diskutoi rreth problemeve, shqetësimeve, rrugëve të daljes nga gjendja e tanishme si edhe domosdoshmërinë e forcimit dhe të aktivizimit, të të gjithë strukturave të PDSH.
Kryesia e PDSH vendosi që në një kohë të shkurtër të bëhet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD për këtë çështje.
Kryesia e PDSH doli me dy deklarata, njëra prej të cilave shpreh qëndrimin e saj ndaj atyre deputetëve që kanë deklaruar daljen e tyre nga Kryesia e Grupit Parlamentar të PDSH, ndërsa tjetra shpreh mbështetjen e PDSH ndaj nismës së Presidentit të Republikës për ta bërë Shqipërinë me një kushtetutë të re.
Kryesia e PDSH vendosi të lirohet z. Bashkim Kopliku nga detyra e Shefit të Departamentit Ekonomik të PD, detyrë që e ka mbajtur prej disa vjetësh, për shkak të mos angazhimit të tij për kryerjen e kësaj detyre.
Deklaratë e Kryesisë së Partisë Demokratike
Partia Demokratike mbështetet mbi principe demokratike të modelit european
Kryesia e Partisë Demokratike Republikës kanë qenë marrëdhënie financave dhe sekretar shteti ne
Forcat politike të ftuara përsëri nga Presidenti Berisha
Më 9 prill, ora 12.00:
Zyra e Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit të Republikës njofton se Presidenti i Republikës Sali Berisha ka ftuar forcat politike të përfaqësuara në marrëveshjen e 9 marsit për të diskutuar për problemin e Kushtetutës ditën e mërkurë, datë 9 prill, ora 12.00.
PD dakort për miratimin e Kushtetutës
Miratimi i një Kushtetute Perëndimore ndihmon në procesin e Pajtimit Kombëtar
Partia Demokratike mbështetet mbi principe demokratike të modelit european
Kryesia e Partisë Demokratike e mbledhur më datë 5 prill 1997, pasanalizoi situatën e përgjithëshme dhe problemet të tjera që kanë këtë bëjnë me krizën në vend si dhe rrugët për tejkalimin e saj analizoi thirrjen dhe deklaratën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike.
Kryesia e Partisë Demokratike analizoi problemet që janë ngritur në deklaratën e këtyre deputetëve dhe shpreh qëndrimin e saj i cili përputhet dhe mbështet qëndrimin e mbajtur nga Kryetari i partisë ditë më parë.
Partia Demokratike gjatë gjithë kohës së funksionimit të saj është mbështetur totalisht mbi principe demokratike si një parti e modelit europian anëtare e Unionit Demokratik Europian dhe e Unionit Kristian Demokrat. Ajo ka vepruar gjithmonë mbi bazën e statutit të saj, mbi bazën e demokracisë së brendshme dhe strukturave të saj.
Grupi parlamentar i PD-së është një grup i cili me vendimet e veta ka kontribuar në zhvillimet demokratike shqiptare. Në këtë grup gjithë deputetët kanë shprehur lirshëm mendimet dhe votën e tyre. Marrëdhëniet midis grupit parlamentar dhe Presidentit të Republikës kanë qenë marrëdhënie si njohim të bazuara mbi respektin reciprok. Duam të kujtojmë këtu se ky grup parlamentar ka kthyer apo ka ndryshuar disa herë në mënyrë të konsiderueshme dhe dekretë presidenciale. Në grup është respektuar diversiteti i mendimeve.
Lidhur me rrëmënjet e përgjegjësisë tëksojmë se një pjesë e madhe e atyre deputetëve që kanë firmosur deklaratën e tyre, kanë qenë në poste të larta partiake e shtetërore ekzekutive.
Me këtë rast kryesia kujton se ndër ato deputetë që kanë firmosur deklaratën janë Arjana Nati, ish zëvendësministre e Financave, Alfred Serreqi ish ministër i Punëve të Jashtme, Maksim Konomi ish-kryetar i Komitetit të Shkencës dhe Teknikës, Arlinda Ymeraj ish Ministre e Punës, Emigracionit dhe Përkrahjes Sociale, Dashamir Shehi ish-zëvendëskryeministër, ish-ministri i rendit dhe turizmit, Feim Godo - ish zëvendësministër, Zafer Ypi ish-drejtor i portit në Durrës, Gëzim Zile kryetar i bashkisë në Vlorë, Dylber Vrioni, ish-zëvendëskryeministër, ish-ministri i financave, ish-guvernator i bankës, ish-ministër i privatizimit, Robert Çeku ish zvendësministër i financave dhe sekretar shteti ne ministrine e turizmit, Edmond Lule ish-ministër i arsimit, Koço Bode ish-zëvendësministri i arsimit, Bashkim Kopliku ish-ministër i rendit, zëvendëskryeministër për ekonomi, shef i departamentit ekonomik pranë PD, Tomorr Malasi ish nënkryetar i Kuvendit Popullor, Iliaz Vrioni - ish-prefekt, Shpëtim Mezini ish-diplomat etj.
Kryesia e PDSh-së thekson se për çdo parti demokratike në botën nuk është aspak tragjike dalja dhe shkëputja e grupeve të ndryshme të deputetëve apo njerëzve të tjerë. Ky është një koncept demokratik ku secili ka të drejtën e vet të rrijë apo të largohet nga një forcë politike. PD po bën analizën e saj dhe shumë shpejt kjo analizë do të ketë një shtrirje më të gjerë, por ajo mendon se një pjesë e madhe e përgjegjësisë për krizën e krijuar bien mbi shumë nga nënshkruesit e deklaratës në fjalë.
PD analizon e saj do ta bëjë të plotë jo për shkak të thirrjes së një grupi deputetësh, por duke u nisur nga parimet dhe konceptet e saj demokratike.
Miratimi i Kushtetutës garanci për demokracinë shqiptare
Z. Pjetër Arbnori i shkruan zonjës Leni Fisher
Hartimi i një kushtetute perëndimore në kontribut madhor i forcave politike të Parlamentit Shqiptar
Faqe 3
Objektivi ynë :Përfundimi i vitit shkollor 1996-1997
Intervistë me Ministrin e Arsimit dhe Sporteve, z. Luan Skuqi
Afro 400 milionë dollarë është vlera e dëmeve në arsimin parauniversitar
Faqe 2
Miratimi i një Kushtetute Perëndimore ndihmon në procesin e Pajtimit Kombëtar
Kombëtar
Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e saj të datës 5.4.1997 deklaron se mbështet nisëm e Presidentit të Republikës Sali Berisha për miratimin e një kushtetute të plotë, të tipit perëndimor për Shqipërinë, përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
Ajo e konsideron këtë nisëm si një element shumë të rëndësishëm për zhvillimin, forcimin, dhe thellimin e demokracisë shqiptare, si edhe në procesin e pajtimit kombëtar, në procesin e përgjigjes së zgjedhjeve të reja dhe për përkrah atë pa rezerva duke e konsideruar me rëndësi të madhe politike për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.
PDSh u bën thirrje të gjitha forcave politike shqiptare si dhe parlamentit shqiptar që ta përkrahin këtë nisëm, duke u mobilizuar njëkohësisht të gjithë së bashku që me një konsensus të përgjithshëm ta bëjmë vendin me një kushtetutë me të vërtetë të tipit perëndimor ashtu siç janë edhe aspiratat e popullit shqiptar.
NJOFTIM I KRYESISË SË PDSH
Ditën e dielë, më datë 13.04.1997, ora 11.00 në sallën e mbledhjeve të Pallatit të Kongreseve, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, për të analizuar gjendjen në vend dhe masat që duhen marrë.
Turqia do t’i japë falas Shqipërisë 50 milionë dollarë
Turqia po i ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri, të cilën e konsideron si një vend kyç në Ballkan e që me stabilitetin e saj është e lidhur paqa në rajon
Faqe 3
Gatishmëri e plotë për të dialoguar për Kosovën
Shqiptarët kanë shkuar në Nju-Jork me një platformë të qartë
Faqe 4