Spahia theksoi se grupi i PD do të mbetet i vendosur në ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve me vendet dhe organizmat e Europës Perëndimore, si edhe me fqinjët dhe miqtë tradicionalë të Shqipërisë
TIRANË - Parlamenti shqiptar përshëndeti unanimisht dje ardhjen e socialistëve në punimet e tij, si një akt që do t’i kontribuojë direkt frymës së pajtimit kombëtar për të cilën janë angazhuar forcat politike në Shqipëri.
Deputetët socialistë zunë vendet që u takojnë në Parlament, duke përmbushur kështu një nga pikat e marrëveshjes së 9 marsit si dhe kërkesat e vazhdueshme të opinionit politik e diplomatik si dhe të organizmave ndërkombëtare që ato të marrin pjesë në jetën parlamentare. Deputeti Namik Dokle, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të socialistëve, pasi përshëndeti vendimin e deputetëve demokratë që në mungesë të tyre kishin votëbesuar qeverinë e kryeministrit socialist Fino, shpalli publikisht se synimet kryesore të ardhjes së tyre në Parlament do të ishin së pari në mbështetje të programit të Qeverisë së Pajtimt Kombëtar për vendosjen e rendit dhe qetësisë dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira të qershorit.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ali Spahia, duke i uruar mirëseardhjen në punimet e Kuvendit Popullor, grupit të deputetëve socialistë, ofroi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e sinqertë të PD-së për çështjet madhore politike që shqetësojnë vendin dhe konkretisht për kapërcimin e krizës së rëndë. Spahia kujtoi se megjithë hyrjen e socialistëve në Parlament, Partia Demokratike do të vazhdojë të mbetet e orientuar në politikat e saj të njohura për zhvillimin e pandërprerë të Shqipërisë në rrugën e demokracisë dhe ekonomisë së tregut, dhe realizimin e objektivave madhore për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Spahia konfirmoi se grupi i demokratëve do të mbetet i vendosur në ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve me vendet dhe organizmat e Europës Perëndimore, si edhe me fqinjët dhe miqtë tradicionalë të Shqipërisë.
Duke iu përgjigjur ftesës së kryetarit të Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, kryetari i socialistëve në Parlament prezantoi emrat e deputetëve të tij, që do të zënë vendet vakante në komisionet e përhershme parlamentare dhe në delegacionet e Kuvendit Popullor pranë organizmave politike ndërkombëtare mbartëse. Ndërkaq, pas një votimi të fshehtë, deputeti socialist Et’hem Ruka nuk arriti të vihet në detyrën e nënkryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor, që e fitoi me shumicën e votave deputeti socialist i Tepelenës, Hamit Gjoni.
Parlamenti shqiptar pas shumë diskutimeve vendosi heqjen e censurës për gazetat dhe botimet e tjera gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, ashtu sikurse kishte propozuar Komisioni Parlamentar për Masmedian. Shumica e votave rrëzoi propozimet e tjera që kërkonin edhe heqjen e kufizimeve për gazeta që të mos botonin thirrje antikushtetuese, luftënxitëse dhe kundër frymës së pajtimit kombëtar. Deputeti Krasniqi, luftënxitës kundër variantin e komisionit, tha se këto kufizime janë marrë nga Konventa Europiane për të drejtat dhe liritë e njeriut, dhe nuk ka pse të paragjykohet nga asnjë përfaqësues i Parlamentit. Sipas tij, shkruan e Komisionit të Censurës është e mjaftueshme për të lehtësuar shtypin, cili në treg nuk ka dalë më tepër nga vështirësitë e tyre ekonomike, sesa nga kufizimet e ligjit për gjendjen e jashtëzakonshme.
ARTUR KOPANI
Kushtetutë për të sotmen dhe të ardhmen
Duhet të shfrytëzohet fryma e kompromisit, për të miratuar këtë akt madhor
Konsultë e Presidentit Berisha me 10 partitë politike për Kushtetutën
Presidenti i Republikës thirri dje në një takim 10 parti politike, në shenjën e marrëveshjes së 9 marsit për Pajtimin Kombëtar, për të diskutuar për problemin e Kushtetutës. Përfaqësuesit e partive përgjithësisht qëndruan në pikëpamjet e shfaqura më parë, duke u shprehur pro domosdoshmërisë për të bërë vendim të Kushtetutë, por duke kërkuar si të përshtatshëm garantuar ligjërisht të drejtat dhe liritë e njeriut. Sipas idesë së paraqitur nga Presidenti, Kushtetuta mund të hartohet nga një komision me përfaqësi të gjerë dhe pas miratimit në Parlament, të marrë formën përfundimtare me anë të një referendumit, koha e të cilit do të përcaktohet në marrëveshjet nga partitë politike. Me tej Presidenti Berisha duke argumentuar momentin që qeverisin së bashku në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Duhet të shfrytëzohet fryma e kompromisit, tha zoti Berisha, për të miratuar këtë akt madhor. Ai bëri thirrje për të kapërcyer pasazikimet dhe për të marrë një vendim, i cili siç tha ai, do të ishte rrjedhësinë e një marrëveshjeje të dytë.
Më pas përfaqësuesit e partive politike në takim, në deklarimet e
kryetari i të programit të Qeverisë dhe si dhe të fqinjët dhe miqtë tradicionalë të Shqipërisë.
Presidenti i Republikës Sali Berisha argumentoi në mes të tij për të diskutuar për problemin e Kushtetutës. Siç përkëtë parai theksoi nevojën për mirëkuptim Kushtetutë që t’i përgjigjet të sotmes dhe të ardhmes së Shqipërisë, për të plotësuar në këtë mënyrë edhe mungesat në sistemin ligjor, për të përsosur raportet pushteteve për të pasur një ekzekutiv të fortë, një sistem gjyqësor të pavarur dhe për të një takim 10 partitë politike, në nënshkrimin të marrëveshjes së vendim në Kushtetutë, por duke gjykuar si të papërshtatshëm momentin kur shtrohet ky problem.
Presidenti i Republikës Sali Berisha argumentoi nismën e partitë politike, në nënshkrimin të për të bërë kur shtrohet ky problem. e tyre përgjithësisht u qëndruan mendimeve të shprehura më parë në media. Ata pranuan faktin, që vendi ka nevojë për Kushtetutë, por disa prej tyre këto forma politike u shprehën se është i papërshtatshëm momenti në të cilin shtrohet problemi i Kushtetutës.
Gjatë debatit u fol edhe për mundësinë e zhvillimit të një referendumi për formën e regjimit, ide që përveç PLL u përkrah edhe nga përfaqësues të partive të tjera.
Qeveria italiane respekton institucionet kushtetuese shqiptare
Faqe 4
“Presidenti Berisha mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e zgjedhjeve të reja”
Van den Linden, zv.president i Asamblesë Parlamentare të KE:
Zoti Van den Linden, Reporter politik për Shqipërinë dhe Zv President i Asamblesë Parlamentare të KE, pas vizitës që bëri në krye të një delegacioni parlamentar të KE dhe një intervistë
Faqe 3
“Komunistët donin Luftë Civile”
Gazeta “THE WALL STREET JOURNAL”, 4-5 prill ’97
Shkruar nga JOHN LAUGHLAND
Mbytja e 80 refugjatëve shqiptarë në Adriatik, të premten e kaluar, duhet t’i përqendrojë mendimet në një fakt, të cilit Presidenti shqiptar, Sali Berisha, i ka vënë theksin prej javësh. Udhëheqësit rebelë, të cilët kanë pushtuar pjesën jugore të vendit, duket të kenë pak pretendime për të përfaqësuar “popullin”, duke pasur parasysh faktin se populli po largohet prej tyre nga terrori.
Këto ditë, zyra e Presidentit dha përshkrimet e saj për udhëheqësit rebelë të pesë qyteteve kryesore. Thuhet se katër prej tyre kanë qenë oficerë të lartë të Ushtrisë apo të Sigurimit, që shërbyen nën diktatorin komunist Enver Hoxha; një tjetër u përshkrua si i burgosur i arratisur, i cili pritet të gjykohet për atentat kundër një oficeri të policisë. Dy të tjerë thuhet bile se kanë punuar në një prej skemave-piramidë të falimentuara, kundër të cilave mendohen se “populli” po “proteston”.
Partia Socialiste e zyrtarizoi publikisht lidhjen e saj (të cilën ajo e kishte mohuar më parë) me këta rebelë, të premten e kaluar, kur ajo dhe parti të tjera të opozitës hartuan dhe publikuan një marrëveshje zyrtare midis tyre dhe bandave rebele.
Ajo u bënte jehonë kërkesave kryesore rebele për dorëheqjen e Presidentit dhe për shpërndarjen e Parlamentit të zgjedhur.
Faqe 3
“Pengesë për paqen dhe stabilitetin janë kryengritësit e armatosur”
Deklarata e Zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Nikola Bërns
Berisha nuk është pengesë për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri
Shqipëria i konsideroi deklaratat si të papërgjegjshme. Italia thotë se, komentet e Fasinos nuk pasqyrojnë politikën zyrtare. Berns tha se “Pengesë për paqen dhe stabilitetin” -tha z. Berns, “janë kryengritësit e armatosur, të cilët mundendojnë se janë mbi ligjet në Shqipëri... Populli shqiptar duhet t’i shikojë kryengritësit nëpërmjet si pengesë për stabilitetin”
Faqe 2
NJOFTIM I KRYESISË SË PDSH
Ditën e dielë, më datë 13.04.1997, ora 11.00 në sallën e mbledhjeve të Pallatit të Kongreseve, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, për të analizuar gjendjen në vend dhe masat që duhen marrë.
PRODI: “Unë deklaroj tani se, nëse kundërshtimi i shprehur nga grupi i “Rifondacionit Komunist” vazhdon, do të shkoj menjëherë te kryetari i Shtetit, për ta informuar atë zyrtarisht lidhur me situatën dhe do të pres vlerësimin e tij”
Faqe 4