13/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

13 prill 1997

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme - rruga e vetme për vazhdimin e demokratizimit dhe integrimit në Europë

Presidenti i Republikës Sali Berisha priti Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Beniamin Andreata Presidenti Berisha falenderoi Ministrin Andreata për interesimin, ndihmën dhe solidaritetin që Qeveria dhe populli mik italian po dëshmojnë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë në kapërcimin e vështirësive. Presidenti Berisha duke shprehur përsëri vendosmërinë e tij për zgjedhje politike theksoi se në këtë drejtim zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë rruga e vetme për vazhdimin e Shqipërisë drejt demokracisë dhe integrimit të saj në Europë. Në këtë kontekst, komitetet rebele të përbëra nga ekstremistë të majtë, mafiozë dhe trafikantë dhe marrëveshja e lidhur me ta, përbëjnë të vetmet pengesa në përpjekjet serioze që Qeveria e Pajtimit Kombëtar po bën për të çuar vendin drejt zgjedhjeve. Ai shprehu bindjen në suksesin e operacionit të forcave shumëkombëshe dhe në efektivitetin e bashkëpunimit të Italia dhe Europa japi për zbatimin e zgjedhjes politike, për të cilën Shqipëria dhe shqiptarët do t’u jenë gjithmonë mirënjohës. Gjithashtu Presidenti Berisha shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën që Qeveria italiane do t’u akordojë investitorëve italianë për të filluar aktivitetin e tyre në Shqipëri, si një kontribut shumë të rëndësishëm për rimëkëmbjen dhe të ardhmen e ekonomisë shqiptare. Ministri Andreata e siguroi Presidentin Berisha për angazhimin e plotë dhe direkt të Italisë ndaj Shqipërisë me ndihma ekonomike dhe financiare, duke përfshirë çdo fushë. Italia është vendosur, theksoi ai, të rrisë institucionet financiare ndërkombëtare, Bankën Botërore, FMN, të ndihmojnë Shqipërinë për dalë nga situata e krijuar. Ministri Andreata i vlerësoi zgjedhjet e lira dhe të ndershme si shumë të rëndësishme për vendosjen e stabilitetit dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe e siguroi Presidentin Berisha se suksesi i operacionit të forcave shumëkombëshe do të ndihmonte në krijimin e kushteve favorëshme për këto zgjedhje. Prodi fiton votëbesimin Ministri Italian i Mbrojtjes, mbështetje dhe në efektivitetin e mbështetjes së Italisë dhe Europës për zbatimin e zgjidhjes politike, për të cilën Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës.

Koncepte ksenofobe që dëmtojnë bashkëpunimin e Shqipërisë me vendet fqinje

Deklaratë e Partisë Demokratike Shqiptare Pandeli Majko, Sekretar i Marrëdhënieve me Publikun i Partisë Socialiste në deklaratën e tij për shtypin italian zyrtari i lartë socialist duke shprehur qëndrimin e partisë së tij akuzoi si neokolonialist zotin Kazini dhe drejtues të tjerë të së djathtës italiane dhe forcën shumëkombëshe e paraqikoi si të tillë. Partia Demokratike vlerëson se të papërgjegjshme dhe tendencioze deklaratën e bërë në gazetën italiane “Corriera della Sera” nga italiane dhe forcën shumëkombëshe e paraqikoi si të tillë. Gjatë ditëve që në BE, OSBE, OKB dhe në parlamentin italian diskutohej për dërgimin e një force shumëkombëshe në Shqipëri, Partia Socialiste shprehu kundërshtimin e saj dhe në deklaratat e drejtuesve të kësaj partie siç është deklarata e zotit Majko ardhja e këtyre trupave është cilësuar si një ... Për interesa ekonomike personale në Shqipëri në mënyrën më të turpshme e të qëllimshme. Kazini dhe politikanët e tjerë italianë janë miq të shumpëritur në Shqipëri. Fatkeqësisht pikëpamjet e këtij drejtuesi të lartë të Partisë Socialiste janë në unison me qëndrimin e Rifondacionit Komunist Italian. Kohë më parë Partia Socialiste dhe dy parti të tjera, PAD, dhe PSD kishin formuluar akuza të tilla fallco dhe të turpshme në drejtim të Këshillit të Europës dhe kryetares së tij zonjës Leni Fisher si dhe ndaj reporterit Finsberg e Kolumberg dhe personaliteteve të tjera europiane duke i akuzuar ato për koncesione ekonomike në Shqipëri. Partia Demokratike fton më tej rast si neokolonialist zotin Kazini dhe drejtuës të tjerë të djathtës italiane dhe forcën shumëkombëshe që shpreh kundërshtimin e saj dhe deklaratat e drejtueseve e këtyre trupave është cilësuar si një marshim ushtarak kolonialist në drejtim të Shqipërisë. Kjo flet për konceptet e tyre ksenofobe dhe izolacioniste të tyre. Forcat shumëkombëshe vijnë në Shqipëri si një ndihmë që vendet mike të BE-së i akorduan Shqipërisë. Po kështu në mënyrë të papërgjegjshme ky komunist i akuzon zotin Kasino

Prodi fiton votëbesimin e Dhomës së Ulët

ROME, 12 prill / ATSH-Rojter/- Kryeministri i Italisë, Romano Prodi, mundi të sigurojë shumicën në votëbesimin e Dhomën e Deputetëve (Dhoma e Ulët), pasi aleatët e tij ekstremistë të majtë u ndanë dhe nuk mbështetën qeverinë në lidhje me forcat qe do dërgohen në Shqipëri. Qeveria e Qendrës së Majtë fitoi gjatë votëbesimit me 321 vota pro ndaj 166 kundër. Prodi u detyrua të kalojë në votëbesim pasi kishte nevojën e opozitës në aprovimin e Misionit të Shqipërisë dhe kaloi një votim të ngjashëm të enjten në Senat (Dhoma e Lartë). Partia e ekstremit të majtë, “Rifondazione Comunista”, e cila siguron shumicën e koalicionit qeveritar në Dhomën e Ulët, u kthye në radhët e qeverisë pas mosmarrëveshjeve e refuzimit për Misionin e Shqipërisë, i cili duhet të fillojë javën e ardhshme. Prodi tha se qeveria e koalicionit nuk duket të kalojë me mosmarrëveshje të tilla, nëse dëshirojnë të plotësojnë premtimet për reformimin e shtetit social. “Për këtë arsye ne nuk mund të kemi mosmarrëveshje si kjo. Ato nuk do të lejohen më”, tha Prodi.

Ministri Italian i Mbrojtjes, Andreata, në Tiranë

Dje erdhi në vendin tonë për një vizitë pune, Ministri italian i Mbrojtjes, Benjamin Andreata. Ai zhvilloi një takim, me Presidentin e Republikës, Sali Berisha, Kryeministrin, Bashkim Fino, Ministrin e Mbrojtjes, Vukaj, etj. Pasdite Andreata dha një konferencë shtypi në të cilën bëri të njohur shpërndarjen e trupave shumëkombëshe në Shqipëri, pikëpamjet e tij për situatën e tyre. Andreata theksoi se forcat shumëkombëshe do të vendosen fillimisht aty ku funksionon pushteti lokal dhe ekziston autoriteti qeveritar. Për qëllimin e këtyre forcave, Andreata theksoi se ato janë vetëm për shqetësimin e ndihmave humanitare. Andreata tha se forcat shumëkombëshe do të fillojnë të vijnë në fillimin e javës. Për tu veçuar: Vukaj ritheksoi edhe njëherë dje në një konferencë shtypi konsekuencën e tij dhe të PS ndaj marrëveshjes së PS me Komitetin e armatosur jugut.

Misioni ushtarak do të jetë i suksesshëm

Intervistë e Presidentit Berisha dhënë analistit Gerhard Bitzan të gazetës kryesore austriake “Die Presse” Faqe 4

Së shpejti Starova në Austri

Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme Austriisë i kanë dorëzuar me dt.11.04.1997 gjatë një takimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Ambasadorit të Shqipërisë në Austri z. Albert Alikaj ftesën për një vizitë zyrtare në Austri nga data 20-22 prill 1997 drejtuar nga ana e zv. Kancelarit Federal dhe Ministrit i Jashtëm i Austrisë Dr. ërolfgang Shyssel në adresë të Ministrit të Punëve të jashtme të Shqipërisë Dr. Arjan Starova. Gjatë vizitës zyrtare në Austri Ministri i Jashtëm Shqiptar Dr. Arjan Starova krahas takimit me homologun e tij austriak Shyssel do të pritet në takime të veçanta edhe nga personalitetet më të larta politike të vendit. Gjatë takimit zyrtarët e lartë austriakë siguruan edhe një herë Ambasadorin Shqiptar z. Albert Alikaj mbi gadishmërinë e të gjitha strukturave të shtetit austriak për të mbështetur edhe më tej në mënyrë të gjithanshme Shqipërinë.

Populli i mirëpret, puçistët i kërcënojnë

Provokime të hapura kundër operacionit “Alba” Faqe 3

Frok Çupi di dhe zbulon skenarin

Këmbëngulje histerike për luftë civile Faqe 3

SHBA-ja e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë

Faqe 3

Puçi ka ngrirë

NJOFTIM I KRYESISE SE PDSH

Sot,më datë 13.04.1997, ora 11.00 në sallën e mbledhjeve të Pallatit të Kongreseve, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, për të analizuar gjendjen në vend dhe masat që duhen marrë. Ftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe deputetët.

Qytetarë zbatoni ligjin mbi gjendjen e jashtëzakonshme

Ministria e Brendshme konstaton se qytetarë, pronarë lokalesh publike dhe automjetesh nuk po zbatojnë urdhërin e ministrit mbi qarkullimin e lirë të qytetarëve në gjendjen e jashtëzakonshme e cila krijon premisa për ngjarje të padëshiruara që policia është e detyruar të zbatojë urdhërin. Për këtë arsye Ministria e Brendshme me qëllim parandalimi po boton edhe njëherë këtë urdhër, i detyruar për zbatim nga të gjithë shtetasit e Republikës. URDHËR I Ministrit të Brendshëm, Belul Çelo, Nr.486 datë 12.04.1997 Në zbatim të ligjit Nr.8194 datë 02.03.1997 “Për gjendjen e jashtëzakonshme në rastin e cënimit të rendit kushtetues” si dhe duke u nisur nga qëllimi për krijimin e kushteve të zhvillimit të jetës ekonomike sociale dhe kulturore Urdhëroj 1. Qarkullimi i lirë i shtetasve ndalohet nga ora 20.00 deri në orë 06.00 2. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë Komandanti i Operacionit BELUL ÇELO