15/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 prill 1997

Tribunë e analizave dhe reflektimeve të thella e transparente

U mbajt mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD Genc Pollo zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i PDSH Rezolutë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë Këshilli Kombëtar i mbledhur në datë 13 prill 1997 në Tiranë: Shqyrtoi me përgjegjësi situatën e krijuar në vend dhe u ndal gjerësisht në analizën e faktorëve që shkaktuan, inkurajuan e toleruan rebelimin komunist në muajt Shkurt e Mars 1997. Një përgjegjësi e Partisë Demokratike të forumeve drejtuese të saj e të përfaqësuesve të saj e të përfaqësuesve të saj në qeverisjen e vendit për gjendjen e krijuar. Konsideron se rol negativ ... këto zona. a) shpreh besimin se populli shqiptar midis alternativës së ndërtimit dhe zhvillimit të përfaqësuar nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj dhe asaj të djegies dhe shkatërrimit të shkaktuar nga bijtë e Enver Hoxhës, do të zgjedhë padyshim të parën, b) shprehet për një aleancë me të djathtën shqiptare e me të gjithë forcat e interesuara për të penguar kthimin e komunizmit në Shqipëri. c) Vlerëson qëndrimet e ... Fjala e Presidentit Berisha, mbajtur në Këshillin Kombëtar PD ka mbi supe historinë dhe të ardhmen e demokracisë e të integrimit në Europë Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, të Qeverive të Bashkimit Europian, SHBA, etj të instancave të tjera ndërkombëtare që janë shprehur për mbështetjen e institucioneve legjitime të shtetit shqiptar, për dënimin e rebelimit, për carmatosjen e shërbërjen e komiteteve rebele, respektimin dhe rivendosjen e pushtetit qendror e lokal aty ku është cenuar. d) konsideron përpjekjet e disa ish pushtetarëve të Partisë Demokratike për të shfrytëzuar situatën aktuale për interesat e tyre lidhen me përgjegjësitë e tyre në drejtimin e shtetit dhe raportin e tyre të pandershëm me Partinë Demokratike dhe hedh poshtë deklaratën e tyre, e) shpreh bindjen se Partia Demokratike si forca më e madhe politike në vend do të luajë rolin e saj si parti e qendrës së djathtë, e anëtarësuar në Bashkimin Demokrat Europian (EDB) dhe Bashkimin Kristian Demokrat Europian (EUCD), dhe do të jetë e suksesshme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, angazhohet për aprovimin e një Kushtetute perëndimore dhe thekson se PD është përgatitur të bëjë kompromiset e duhura.

Votëbesohet Kryesia e PDSH-së

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të PDSH së bashku me grupin e deputetëve të saj u votëbesua Kryesia e vjetër e PDSH. Zoti Besnik Gjongjecaj, ish sekretar i përgjithshëm i PDSH paraqiti dorëheqjen, ndërsa zotërinjtë B. Kopliku, D. Shehi dhe D. Vrioni nuk fituan votëbesimin e Këshillit Kombëtar të PDSH për të qenë sërish anëtarë të Kryesisë. Anëtarët e rinj të Kryesisë së PDSH të cilët fituan votëbesimin e Kryesisë janë: 1. Genc Pollo 2. Jemin Gjana 3. Hasan Halili 4. Halit Shamata Me votim të fshehtë Këshilli Kombëtar i PDSH zgjodhi Sekretar të Përgjithshëm të PDSH, z. Genc Pollo, sekretar organizativ, z. Abdyl Xhaja, sekretar të Marrëdhënieve Publike, z. Vili Minarolli, sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, z. Leonard Demi. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDSH 9 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PDSH zotërinjtë D. Shehi, D. Vrioni, T. Dosti, L. Toto, A. Serreqi, M. Konomi, A. Nati, G. Rruli, B. Kopliku paraqitën një deklaratë e cila pasi u votua nuk fitoi votëbesimin e Këshillit Kombëtar të PDSH. Safet Zhulari pezullohet nga PD, kryesuar ditën e djeshme, 13 prill 1997. Në numrat e tjerë do t’i zhvilluar ditën e 13 Prillit 1997. Në numrat e tjerë do t’i njohim me diskutimet e Pjetër Arbnorit, Engjëll Hysenbegasit, Dashamir Shehit, Vasil Nreçkës, Alfred Hysenbegasit, Besnik Çonjecajt, S. Berishës, Tomor Mulaçit, Sami Metës, Besnik Gjonecajt, Jemini Gjanës, Arinda Ymerit, Maksim Komitetit etj.

… e të integrimit në Europë

…

Shkatërrimi i PD-qëllimi final i rebelimit komunist

Të bësh një analizë të plotë të saktë të ngjarjeve të ndodhura muajit e fundit në Shqipëri sot, nuk është aspak e lehtë e bile e pamundur. Aktualisht vendi vazhdon të jetë në gjendje kaotike, me një vazhdimësi të elementëve të dhunës, që megjithëse kanë marrë disa forma të jashtme më të, ndryshimet në esencë ngelin të njëjta. Vazhdon vala e terrorit dhe presionit mbi PD e demokratët, vazhdon izolimi i disa qyteteve të jugut e dominimi në to i komiteteve të paligjshme. Nga ana tjetër strukturat e PD vazhdojnë të jenë të ulatura e pa iniciativën e duhur, ndërsa diku janë ngritur inekzistente. Në këto kushte, kur dhe të dhënat nga institucionet tona, një pjesë e të cilave janë jashtë funksionit, apogja degët e PD, janë shumë të përcipta pa dyshim është e pamundur të arrihet në konkluzione përfundimtare. Duhodhet mjaft kohë, disa analiza e fakte që në të arrijmë të krijojmë tablonë e plotë të shkaqeve të ndodhive të fundit. Në këtë kontekst, ashtu si u tha dhe në mbledhjen e kryesisë ky është vetëm fillimi i analizës sonë, e cila do të shtrihet në një hapësirë kohore, duke pasur si qëllim jo vetëm thjesht një analizë, por duke tentuar gjithmonë e më tepër, të përmirësojë gjendjen, të aktivizojë tërë strukturat e PD, të rilindë e të bëjmë ato koshtiene të rënda që duhet të luajnë në këtë periudhë tepër të vështirë për vendin, të formulojmë programe afatmesëm jo vetëm rikuperimi, por edhe zhvillimi, të bëjë të mundur futjen në zgjedhjet e ardhshme në kondita sa më të favorshme. Ajo çfarë ndodhi mund të quhet me pak fjalë një grusht shteti i tipit marksist, kjo jo e u thënë për propagandë. Tani kjo është mëse e qartë. Gjithashtu është e qartë një përzierje e ekstremistëve të majtë në bashkëpunim me mafien lokale në të gjithë këtë proces me një paralizë apo involvim me atë të disa institucioneve, që gjithsesi duhet të përballojnë të tilla situata. Është e qartë tashmë fakti i ngritjes së këtij konspiracioni për të përmbysur me dhunë rendin kushtetues mbi një pakënaqësi që gëre si pasojë e falimentimit apo bllokimit nga shteti i disa firmave piramidale. Po ashtu është evident një paralizë, një mosveprim i një shumice degësh të PD dhe i PD në përgjithësi.

Safet Zhulali përjashtohet nga Këshilli Kombëtar i PDSH

Kryetari i PDSH z. Tritan Shehu, duke u bazuar në nenin 30 të statutit të PDSH sipas të cilit “Kryetari i PDSH ka të drejtë të pezullojë nga funksioni partiak kryetarin e degës, anëtarin e Këshillit Kombëtar dhe anëtarë të Kryesisë të Degës”, pezulloi nga Këshilli Kombëtar i PDSH z. Safet Zhulali.

Zgjedhjet e lira rruga e vetme për demokracinë

Presidenti Berisha dhe Kryeministri Prodi, duke vlerësuar këtë vizitë të suksesshme, angazhuan për konsolidimin e mëtejshëm të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy popujve dhe vendeve tona Presidenti Berisha priti Kryeministrin e Italisë, Romano Prodi Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti ditën e dielë datë 13 prill Kryeministrin e Italisë, z. Romano Prodi, bën të ditur Zyra e Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit. Dëshiroj t’ju shpreh mirëseardhjen time të thellë, i tha Presidenti Berisha Kryeministrit Prodi, për interesimin e madh, për ndihmën dhe solidaritetin e çmuar që Italia mike po u dëshmon shqiptarëve në këtë periudhë të vështirë dhe t’ju siguroj se shqiptarët do ta çmojnë gjithmonë këtë, si shprehje miqësie të sinqertë midis dy popujve dhe vendeve tona. Kryeministri Prodi falënderoi Presidentin Berisha për pritjen dhe e siguroi se Italia, duke marrë kryesimin e operacionit të Forcave Shumëkombëshe, është tërësisht e angazhuar për suksesin e tij dhe përgjegjshëm për realizimin e këtij operacioni në bashkëpunim me Qeverinë dhe institucionet legjitime shqiptare. Ai i sugjeroi Presidentit Berisha krijimin e një grupi ekspertësh dypalësh, vijon në faqen 6

Sot me datë 15.04.1997, në orën 11.00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve Kryetari i PDSH z.Tritan Shehu do të japë një konferencë për shtyp.