Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E MERKURE 16 Prill 1997

Objektivi ynë i përhershëm - një Shqipëri demokratike dhe e integruar në Europë

Konferencë shtypi e Kryetarit të PD, Tritan Shehu dhe zotërinjve Pollo, Demi e Minarolli Dje në orën 11.00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. dr. Tritan Shehu, dhe zotërinjtë Genc Pollo, Sekretar i Përgjithshëm, Leonard Demi, Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dhe Vili Minarolli, Sekretar i Marrëdhënieve Publike dhanë për gazetarët një konferencë shtypi, pas mbledhjes së zgjeruar të Këshillit Kombëtar të së dielës. Fillimisht zoti Shehu lexoi një komunikatë për shtyp në të cilën thuhet: Diten e djelë me date 13 prill 1997 u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së ku fitoret dhe deputetët e grupit tonë. Qëllimi i mbledhjes ishte diskutimi i gjendjes së rëndë të krijuar në vend, nevojat aktuale, shkaqet e saj, pasojat dhe rrugët për të dalë duke lënë që PD-ja për të gjallëruar aktivitetin e saj, strukturat e saj, vënia e disa piketave urgjente e afat mesme për zgjidhjen hap pas hapi të situatës së krijuar. Përgjegjësitë e organeve shtetërore e të PD janë të shumta dhe mendojmë se analiza e bërë në mbledhje është mjaft e ndershme dhe e thellë. Pavarësisht nga arritjet e padiskutueshme të PD në pesë vitet e fundit ka patur edhe gabime ndaj të cilave PD mund të mund të reaguar më shpejt e qartë, por siç duhet dhe në rezolutë përgjegjësia e jashtëfaktë mund t'u mbetet alozheve me krimin e çarmatësimit. Nga materialet e paraqitura e diskutimet e çilta po bëhen publike u vu dhe nga analiza kryesore në fund doli se shkaku i lëvizjes është një rritje e shpejtë e pakënaqësisë për keq qeverisjen dhe politikën populore të krijuar nga falimentimi i firmave piramidale. Organizatorët e tij janë ekstremistët e majtë, ish bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, segmente mafioze etj, që duke përfituar nga një gjendje kaotike, jo stabile e disa nga institucionet tona shpërthyen vetëm gjatë dhe terrori në vend. Këshilli Kombëtar pasi analizoi shkaqet e përgjegjësitë u shpreh tërësisht për platformën e pajtimit kombëtar të miratuar me marrëveshjen 28 marsit të arritur nga PS me socialiste në Vlorë, si goditjen më të rëndë ndaj kësaj platforme. Këshilli Kombëtar u shpreh tërësisht i vendosur të realizojë tri pikat e platformës së 9 marsit, duke nxjerrë si detyrë kryesore përgatitjen e gjithanshme që duheshin bërë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, punën që duhet bërë në këtë drejtim për t'i realizuar brenda afatit të caktuar në parimet demokratike. Këshilli Kombëtar falenderon PD-në, për mbështetjen e dëshirës Shqipërinë në këto çaste të vështira. Gjithashtu Këshilli Kombëtar kritikoi publikimin e një mocioni para dy muajsh nga një grup deputetësh e të një deklarate thirrjeje jashtë së fundit nga këta e disa ish pushtetarë të lartë të PD. Ai e konsideroi këtë si një gjest jo korrekt shfaqjesh personal, që çon në dobësimin e PD dhe ka ide jo parimore. Në Këshillin Kombëtar u paraqit një deklaratë e re nga 13 persona midis të cilëve 9 anëtarë të Këshillit Kombëtar ku në fakt kërkoheshin përmbysje ... Fillimisht zoti Shehu lexoi një komunikatë për shtyp në të cilën thuhet: Fage 4
Tritan Shehu Genc Pollo Leonard Demi Vili Minarolli Shqipëri Europë Pallatit Të Kongreseve Vlorë

Turqia i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit me Shqipërinë

Presidenti Berisha priti Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme të Turqisë Presidenti Berisha shprehu mirënjohjen e tij për ndjenjat e sinqerta miqësore të Turqisë mike. Presidenti Demirel, Kryeministri Erbakan, Parlamenti dhe të gjithë forcat politike turke kanë dëshmuar dhe demonstruar ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar dhe falenderoi në mënyrë të veçantë për vendimin njëzëri dhe të shpejtë të Parlamentit turk për pjesëmarrjen në njësi ushtarake në operacionin shumëkombësh për të ndihmuar Shqipërinë në kapërcimin e vështirësive. Presidenti Berisha bëri një paraqitje të zhvillimeve të fundit politike duke konfirmuar edhe zhvillimin e mëtutjeshëm të të gjitha përpjekjeve për zgjidhjeve të lira dhe të ndershme të cilat do të zhvillohen vetëm kur të krijohet klima për to, të cilën po pengojnë komitetet rebele. Monitorimi i tyre, theksoi Presidenti Berisha i është besuar të kryer nga Këshilli i Evropës. ... organizmi me përvojë të hershme në këtë fushë, duke ftuar edhe institucione të tjera ndërkombëtare. Zoti Aloglu, duke përshëndetur Presidentin Berisha përshëndetje e Presidentit Demirel, Kryeministrit Erbakan dhe Parlamentit turk, theksoi se Turqia ka vlerësuar rezultatet që Shqipëria ka arritur në rrugën e demokratizimit dhe të ekonomisë së tregut. Ajo ndjek me shqetësim gjendjen e fundit i cili konsiderohet jo thjesht rezultat i skemave piramidore por edhe i veprimtarisë së disa qarqeve të brendshme dhe të jashtme të interesuara për destabilizimin. Turqia i kushton rëndësi të veçantë mbështetjes dhe bashkëpunimit me Shqipërinë dhe është e gatshme ta mbështesë atë dhe të kontribuojë në të gjitha fushat për të mundësuar që Shqipëria mike të vazhdojë në rrugën e një demokracie, ekonomisë së tregut e integrimit në Europë. Mbi këtë rast Presidenti Berisha i kërkoi të tejçojë Presidentit të Turqisë Demirel, Kryeministrit Erbakan, Parlamentit dhe kryetarëve të partive të tyre në Turqi si mirënjohje dhe përshëndetje të tij.
Berisha Demirel Erbakan Aloglu Turqi Shqipëri Europë

Operacioni "ALBA" starton në Shqipëri

Operacioni "ALBA" starton në Shqipëri Katër luftanije, 1200 trupa franceze, italiane dhe spanjolle, helikopterë dhe makina të blinduara arrijnë ne Durres Faqe 2
Shqipëri Durrës

Fino dhe teoria e çmontimit të Nanos

Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, socialisti Bashkim Fino, edhe pse në pak ditë të drejtimit të tij ka dhënë, prova të kapërcimit të shkallëve teorike e çmontimit të kryetarit të tij Nano. Zoti Fino në vend që të ringrente institucionet e përdhosura nga rebelët komuniste në shumë rrethe të vendit dhe të fuste Shqipërinë në rrjedhë normale, ashtu siç edhe ishte zotuar, për habinë e të gjithëve, filloi dhe montimin institucional të pushtetit lokal dhe institucioneve të tjera legjitime. Prefektët dhe sekretarët e komunave dhe bashkive siç duket kërkon t'i zëvendësojë, e njerëzit e komiteteve ushtarake, ose militantë të PS-së. Plani i çmontimit të tij përfshin çdo gjë demokratike që është ndërtuar këta pesë vjet. Pavarësisht se këto janë tentativat jashtë kompetencave të mandatit të tij sipas Marrëveshjes së 9 marsit, ai është përmirësuar në përpjekjet e tij. SHIK-u ishte vepra e parë që çmontoi zoti Fino, ashtu, në orët e para të postit të tij, duke deklaruar në Gjirokastër se “SHIK nuk ka me, është shpartalluar”. Organet e emëruara të pushtetit lokal qenë në dëmarrja e dy komunave e zoti Fino, duke gatërruar nga njëherë edhe kompetencat e veta. Fino sigurisht gabon që rolin e kryeministrit me atë të Presidentit të Republikës, duke dashur të çmontojë, sipas teorisë së Nanos. Siç merret vesh nga burime afër kryeministrit, pas çmontimit të SHIK-ut, zoti Fino ka në plan të çmontojë Ministrinë e Brendshme RTSH dhe ATSH-në! M. BUC/PAP
Bashkim Fino Nano Shqipëri Gjirokastër

Nga diskutimet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD

Pjetër Arbnori : PS dhe grupet e armatosura të Jugut kanë një qëllim të qartë, shkatërrimin e Partisë Demokratike. Kjo nuk është as e çuditshme, as e papritur. E papritur është se disa njerëz në Partinë tonë po ecin në të njëjtin drejtim me këtë synim. Enjgjëll Hysenbegasi : Mbi të gjitha shkaku i gjendjes së krijuar është veprimtaria destabilizuese, destruktive, antikombëtare e disa krerëve të Partisë Socialiste dhe sajësave të saj, e mbështetur nga komunistët fanatikë, nga kriminelë dhe spiunët e ish-sigurimit të shtetit si dhe nga kriminelët e rinj malotëzë apo kriminelë ordinerë të paguar Faqe 4
Pjetër Arbnori Enjgjëll Hysenbegasi Jugut

Partia e ishëve shpallos kriteret për anëtarësimin

Nisur nga dëshira e mirë për të pasur Shqipëria një parti dallore disa nga skëjet e qeverive të shkuara emulohen këto tetë parime të tyre. Që kjo parti e tipit kredibilitet (debilitet) i duhen të paktën 30 anëtarë. Komisioni nismëtar i kësaj partie u bën thirrje dhe njëherë kandidatëve që të paraqiten për t'u anëtarësuar e të njohin mirë kriteret që kërkon të plotësohen. Kriteret janë: 1) të ketë marrë pjesë të paktën në një qeveri duke mbajtur poste të rangut të lartë. 2) të ketë vetëm llogarinë në banke me mbi 40 000 dollarë si dhe makinë luksoze. 3) Të ketë përfituar padrejtësisht përmes privatizimit të objekteve shtetërore, ndërmarrjeve të vogla e të mesme si dhe pronat të tjera që nuk i kane merituar. 4) Të ketë marrë me qafë njerëz të thjeshtë e të pafajshëm. 5) Të jetë i aftë të zhytet nëpër baltëra e prap të mos përlyhet. 6) Të dijë a dredhë për të dalë pa u lagur kur e kërkon koha, dhe me rroban. 7) Të ketë një pseudonim, si p.sh. “zharpi” ose “kameleoni” për ta përdorur në rastet kur nderi dhe emri i tyre ka humbur. Edhe diçka: të vuajë një cikëz nga përdhesi. GJIN KASTRIOTI
Gjin Kastrioti Shqipëri

Pozicionime që rrezikojnë neutralitetin e Misionit të Vranickit

Deklaratë e Partisë Demokratike Shqiptare PDSH konsideron se disa qëndrime e deklarata të ish Kancelarit austriak Vranicki, aktualisht i dërguari posaçëm i Kryetarit të rradhës së OSBE-së, kanë krijuar përshtypje njanëshmërie. Këtu radhisin pritin provokatorë të komitetit rebel të Vlorës, ku përfshihen mafiozë, ish-oficerë dhe ekstremistë të majtë, si dhe disa qëndrime të tij që përjashtojnë nga dialogu e bashkëpunimi direkt institucionet e larta kushtetuese të shtetit shqiptar dhe që bien në kundërshtim edhe me marrëveshjen e pajtimit kombëtar. Pozicionime të tilla mund të komprometojnë neutralitetin e misionit të z. Vranicki në Shqipëri dhe të rrezikojnë suksesin e tij, gjë që ne nuk e dëshirojmë. PD thekson në këtë rast dëshirën e saj për të vazhduar bashkëpunimin ngushtë me OSBE dhe misionin e saj në bazë të parimeve të njohura që veprojnë kjo organizatë, për stabilizimin e gjendjes në Shqipëri.
Gjin Kastrioti Shqipëri Vlorë