Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E ENJTE 17 Prill 1997

Vranicki:Negociatorë kemi vetëm pushtetin legjitim

Kryetari i PD, Tritan Shehu, priti të dërguarin e OSBE-së, ish- Kancelarin Vranicki Kryetari i PD, Tritan Shehu, priti të dërguarin e OSBE-së, ish- kancelarin Franc Vranicki. Zoti Shehu e falenderoi atë për misionin dhe angazhimin e OSBE duke vënë në dukje gatishmërinë dhe angazhimin e plotë të PDSH për të bashkëpunuar ngushtë me OSBE dhe forcat e shumicës për vendosjen e qetësisë dhe rendit. Qëllimi ynë kryesor, tha zoti Shehu, është realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta paraqitakarë për zhvilluar në qershor, por që aktualisht ato pengohen nga ekzistenca e disa komiteteve. Kjo është dhe kërkesa që kanë nënshkruar partitë politike në tryezën e partive të 9 marsit, kur partive të majta u angazhuan për një neutralizim të këtyre komiteteve brenda tre ditëve. Ai i tha zoti Vranicki se suksesi i këtij misioni do të garantojë në radhë të parë nga neutraliteti i tij. Në këtë kontekst i rëndësishëm është bashkëpunimi i tij me institucionet ligjore të vendit në qendër dhe rreth dhe me ngjarjet si të paligjshme të ashtuquajturit Komitet të Shpëtimit që veprojnë në disa rrethe të vendit, të cilat jo vetëm pengojnë vendosjen e rendit, por njëkohësisht nuk lejojnë të gjitha forcat politike për zgjedhje fushatë elektorale demokratike. Zoti Shehu i tha z. Vranicki se takimi i muajit me anëtarë të disa komiteteve nga disa u interpretua si rekord politik për to duke i stimuluar për veprime të mëtejshme të paligjshme që bien ndesh me çdo koncept demokratik. Zoti Vranicki, nga ana e tij, theksoi se ai si negociator ka vetëm qeverinë, Presidentin e Republikës dhe pushtetin ligjor, qendror dhe lokal, me të cilin po bashkëpunon për stabilizimin e gjendjes dhe ruajtjen e neutralitetit e misionit të tij. Qëllimi i tij është krijimi i të gjithë kushteve demokratike për një proces demokratik të lirë e të hapur pa pengesa për asnjë forcë politike. Më tej u diskutuan rreth aspekteve të tjera të bashkëpunimit Shqipëri- OSBE.
Tritan Shehu Soros Shqipëri

Manifestim proteste Vranicki të jetë asnjanës

TIRANË, 16 prill /ANSA/ - Disa qytetarë vetëluajtur një manifestim në kryeqytet përpara selisë së qeverisë, ka zhvilluar takimin një delegacion i OSBE-së, i drejtuar nga ish-kancelari austriak, Franc Vranicki, dhe kryeministrit shqiptar, Bashkim Fino. Duke mbajtur parrulla, manifestuesit i kërkojnë Vranickit “asnjanësi”, duke paralajmëruar OSBE-në e “mos bisedojë me mafiozët”. Regjimi i revoltshëmve qindra veta ka rrethuar për nesër në një shesh, me parullë të veçantë me kërkesat e komunitetit e kryengritësve në Vlorë. Dr. Vranicki ka lejuar sot komunikime me qeverinë në kuadër të misionit të tij. Duke i akuzuar “mafiozë, trafikantë dhe ish-komunistë”, do të kërkojnë të moskomprometojnë angazhimin e misionit të tij. Manifestimi ishte zhvilluar në emër të popullit shqiptar me veshje anti-plumb e maska në rrugën e qeverisë. Policët me uniformë e në personel të armatosur kanë larguar një numër personash në drejtim të Hotel “Rogner”, ku ishin mbledhur shumë të huaj.
Soros Pëllumbi Tiranë Vlorë

Turqia do të dërgojë menjëherë ndihma për kapërcimin e situatës

Bisedë telefonike e Presidentit Berisha me Presidentin turk, Demirel Presidenti i Republikës, Sali Berisha, pati dje një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Sulejman Demirel, i cili i konfirmoi dhe njëherë mbështetjen e plotë të tij dhe të Qeverisë turke për Presidentin Berisha dhe Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, si dhe forcat politike të Shqipërisë në përpjekjet e tyre për të nxjerrë vendin nga kriza. Presidenti Demirel e njoftoi Presidentin Berisha se me insistimin e Forcave Shumëkombëshe në Shqipëri, Turqia ka vendosur të dërgojë menjëherë në vend një sasi të konsiderueshme ndihmash për kapërcimin e situatës. Për dy Presidentët theksuan rëndësinë shumë të madhe të zgjedhjeve të lira. Presidenti Demirel pasi e falenderoi Presidentin Demirel për të gjithë mbështetjen që Turqia i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë, e siguroi atë se ai është i vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për zgjedhje të lira dhe të ndershme në afatin më të shkurtër të mundshëm, por theksoi se në këtë drejtim pengesën kryesore e paraqet rebelët e armatosur e veriorë mafioze me të cilat Partia Socialiste ka nënshkruar marrëveshje të hapur me 28 mars dhe që po bllokojnë veprimtarinë e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në disa rrethe të jugut.
Sali Berisha E. Hoxha Turqi Shqipëri Jugu

Sot në ora 18 konferencë shtypi e zotit Vranicki

Tiranë - Dr. Franc Vranicki, përfaqësuesi personal i Kryetarit të Radhës së Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Europë (OSBE), do të zhvillojë një konferencë shtypi të enjten, 17 prill. Konferenca do të fillojë në orën 18.00 në Hotelin Rogner Europa Park. Ftohen të marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e mediave. Dr. Vranicki, ish-kancelar i Austrisë, kryeson përpjekjet e OSBE-së për vendosjen dhe çuarjen më tej të stabilitetit politik, drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, në Shqipëri. Ai do të vizitojë dhe takojë gjatë ditës anëtarë të Qeverisë, Kryeministrin Fino dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, dhe do të takojë Presidentin Berisha, dhe udhëheqësit e partive politike shqiptare. Zëvendësi i tij, emëruar kohët e fundit, Ambasadori Herbert Grubmayr, personel tjetër i OSBE-së, dhe përfaqësues të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian shoqërojnë Dr. Vranicki gjatë vizitës së tij 2 ditore, e cila filloi dje.
Soros Sali Berisha Enver Hoxhës Sulejman Demirel Tiranë Shqipëri Austri Europë

Nga Lëvizja e Haxhi Qamilit tek “Komitetet e Shpëtimit”

Krijimi i Komiteteve ushtarake ose siç janë emërtuar nga ata që i kanë ngritur “Komitetet e Shpëtimit”, në esencë është gjëja organizimi i rebelimit ushtarako - mafioz kundër rendit kushtetues dhe rendit publik në Shqipëri. Ata që i kanë ndjekur zhvillimet e protestave që filluan me rrënien e skemës piramidale e dinë se këto protesta, të ashtuquajtura ekonomike, nuk i monastruan çfarë programi apo ndonjë grup i caktuar njerëzish, megjithëse dilet deklarimi i krerëve të opozitës se do t’i menaxhonin dhe drejtonin protestat. Siç dihet protestat e Vlorës, Lushnjës, Sarandës, Tepelenës dhe të disa rretheve të tjera në fillim nisën si lëvizje të dëshpëruara për paratë e humbura të ngahsme me lëvizjen e Haxhi Qamilit, madje mund t’i udhëheq sa jo fillimisht degjeneroi në një lëvizje primitive shkatërruese e banalizuar deri në atë shkallë sa bllokimi i rrugëve bëhej posaçërisht për t’u zhvtuar para nga njerëzit, që udhëtonin nëpër rrugët nacionale. Se si u shndërruan këto lëvizje agjitative proteste ekonomike popullore në kryengritje të armatosur tani për tani vetëm mund të mendohet, por ndonëse nuk është e pashmangshme në konkluzion se të paktën dy radio të huaja që transmetojnë në gjuhën shqipe kanë të saktë datën në të cilën janë urdhëruar nga shteti e tyre policët për të bërë kallashnikovin dhe armët e tjera që qarkullonin në “Kryengritjen e Armatosur Popullore” për lëvizjen e Haxhi Qamilit të vitit 1917, në Shqipëri. Identifikimi i haxhiqamilëve si “komitete shpëtimi” Pikërisht në këtë moment, kur ndryshon emërtimi nga protestuesit në kryengritës identifikohen dhe njerëzit të cilët për javë me radhë në qytetet e lëshuara kishin plackitur depot, kishin terrorizuar nëpunësit e administratës shtetërore dhe të policisë, kishin organizuar udhëhequr dhe kryer djegien e institucioneve publike e shtetërore si dhe shkatërrimet e gjithanshme në institucione kulturore. Identifikimi i këtyre personave tashmë nuk është thjesht identifikim për efekte zëri i disa prej tyre i ndikuan dhe gjindes protestuese, por gjithsesi ato na dalin në një plan tjetër; si shpëtimtarë të qyteteve në kaos skelaruar. Të ashtuquajturat Komitete të Shpëtimit, përbëjnë pikërisht legalizimin e djegieve, shkatërrimeve, vrasjeve dhe të plaçkitjeve primitive. Të armatosur me të gjitha llojet e armëve, as më shumë e as më pak Komitetet e “shpëtimit” shpallën se do mbronin qytetet! Nga kush është pyetja më e thjeshtë që mund të bëhej në këtë rast? Përgjigjen vendëse qeveria e jepin drejtuesit e komiteteve që deklarojnë se do të mbrojnë qytetet nga Berisha? Si ende e mendojnë që të bëhej bllokuar dhe se Berisha është në të pak përpjetë si vesi në pushtet dhe ajo qyte, opozita, shtypi, tj. jo vetëm nuk janë djegur, vrarë e shkatërruar, eti, por kanë zhvilluar jetën normale, kanë jetuar më mirë se 50 vjet më parë se bashku, kanë marrë tokën e tyre, pronën e tyre, kanë vënë pasurinë e tyre, kanë shprehur lirshëm idetë e tyre, madje sistematikisht duke e denigruar; fyer dhe sharë Presidentin Berisha? Si mundet pra që Berisha pas 5 vjetësh pune në krye të vendit për të zhvillimin të këtyre qyteteve dhe të krejt vendit të jetë shkaku i shndërrimit, përnjëherësh t’u shndërroka kaq kërcënues më i madh i tyre dhe brenda ditës ato të mbeten nën mësyrjen e mbrojtësve së Gjolek Malajt apo Albert Shytit i cili vjen posaçërisht nga Greqia për të mbrojtur qytetin? Vështirë të përralla të tilla t’i besojë edhe njerëzit e mangët mendërisht, pavarësisht se ato i tregojnë “shpëtimtarët”, opozitarët, diplomat apo kushdo qoftë ata. Sa për kujtesë mund t’u bënim dhe një pyetje “shpëtimtarëve” të qyteteve: Kush i vrau ata kur dogjën institucionet, bibliotekat, kadastrat, vlerat historike kombëtare, kur u plackitën dhe u dogjën muzetë, kur u shkatërrua gjithçka nga kripurat populli i këtyre rretheve gajte bujqësisë së tij të vështirë? Të gjithë e dinë mirë sepse i kanë parë me urrejtje e zjarrin në dorë, kështu që veshja mami? e “shpëtimtarit” duket tepër qesharake, sido që diversitat e shkruara nga dragutës gazetaolë të stërmadhn dhe po bëjnë të pamundurën për t’ia paraqitur opinionit si engjëj haxhi qamili shqiptarë të fundit të shekullit. Nga “shpëtimi” e “bamirësia” drejt atributit të përfaqësimit Duke qenë se kaqerac disa lajme sipas të cilave vjedhësit e parave kanë filluar të shpërndajnë pensionet ose më keq akoma Gjolek Malaj ka marrë nismën interesante të rihapjes së shkollave. Këto e vepra të “bamirësisë” e “qytetarie” në thelb nuk përbëjnë asgjë të re, sepse edhe në para kanë shpenzuar miellin e grabitur apo kanë bërë gëra të ngjashme. Ajo që është shqetësuese në këto lëvizje është cilësimi në gazetë “Gjolek Malajn nuk janë të vetët romatikë dhe një paramontazhim të “veprave” të këtyre komiteteve, por sigura e tyre në veprat e kryerjes të marrjes atributeve të përfaqësimit duke u shndërruar në një pushtet i cili vepron si pushtet qendror e lokal marrë së bashku në rretheve gjatë bujqësisë së tij të vështirë? Të gjithë e dinë mirë sepse i kanë parë me urrejtje e zjarrin në dorë, kështu që veshja mami? e “shpëtimtarit” duket tepër qesharake, sido që diversitat e shkruara nga dragutës gazetaolë të stërmadhn dhe po bëjnë të pamundurën për t’ia paraqitur opinionit si engjëj haxhi qamili shqiptarë të fundit të shekullit. Këtë është fjala thjesht se ata kërkojnë zgjedhjet e lira, sa se takohen me Vranickin apo të tjerë si Vranicki, se nënshkruajnë me PS apo Godon, por mbi të gjitha ata rezikojnë dhe kërkojnë të ndërmarrin e të zëvendësojnë demokracinë, pluralizmin politik dhe të vendit të tërësi. Natyrisht jo se Albert Shyti mund të ulet në krah të Arta Dades në Kuvendin Popullor, por sepse si ka kërkuar dhe vetë “komisari popullor” Frok Çupi, politikanët e opozitës janë të poster (përveç Arben Imamit dhe Ridvan Bodekës), çka do të thotë se Komiteti (nacionalçlirimore) nuk do të lejonte as më të humburin e pushtetit, por as në ndarjen e tij, sipas praktikës së Enver Hoxhës më 1944. 1945. Sepse Komitetet kanë dhe provoa të qarta të synimeve të tyre. Nuk u ndalen para dorëheqjes së Qeverisë Meksi, as para krijimit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, asara mbase në qershor të zgjedhjeve.
Ridvan Bodekës Enver Hoxhës Meksi Albert Shyti Vranicki Shqipëri Vlorë Lushnjë Sarandë Tepelenë

Pa koment

Pëllumbi për Nanon: Është si Hoxha Në një intervistë të dhënë gazetës italiane “Corriere Della Sera” ish-kryetari i PS-së, Pëllumbi shprehet se ka dhënë dorëheqjen nga partia e tij pasi e ka parë se Nano gjithnjë e më tepër po identifikohej me E. Hoxhën. A ka mënd Imami? Ai thotë: “Asnjëherë nuk jam mërzitur, kur kam bërë ndonjë veprim politik, pse do kem pasojë apo jo”. Ne këtë konkluzion rreth gjendjes së tij ka arritur Imami. Ai e ka bërë të njohur atë dje në një intervistë dhënë gazetës “KJ”. Çka urdhëron Presidentin e Turqisë “Presidenti i Turqisë Demirel në mos e marrtë me telefon Presidentin e Shqipërisë Sali Berisha”. “Urdhërin” Ceka e ka dhënë dje në Ambasadën turke ku ishin në fuqi liderë të forcave të ndryshme politike në një takim me delegacionin parlamentar të Asamblesë së Turqisë. Kryetari i komisionit të Asamblesë së Turqisë, Sedat Aloglu ishte munduar ti sqaronte politikanin shqiptar se ato telefonata janë normale mes kryetarëve të shteteve. Diskutim në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Jemin GJANA Nuk më bën përshtypje vjedhja e miellit apo e ndonjë malli tjetër nëpër magazina, por fakti se Shqipërisë i mungon ndershmëria, nderi, arkivat, shkollat, bibliotekat, teatrot e shtëpitë kulturore, i goditën qendrën e Butrintit të Apollonisë, të Dyrrahut [?], Ermit [?], pra zëri i popullit. Menyra kjo i mirë për të djegur Shqipërinë me gjithçka ishte Shqipëria një shtet që mbron lirinë, por jo vetëm. Ato i kanë lënë pas këtij shpirti të lirë, që ka kufij të përbashkët në një shtet që mbron lirinë, po ka kufij të përbashkët por nuk ka më së të mbrojë as ushtrinë, ta shkërmoq apo ia shkërmoqën ushtrinë. Faqe 4
Ceka Sedat Aloglu Jemin Gjana Haxhi Qamili Gjolek Malaj Shqipëri Turqi Butrintit Apollonisë Dyrrahut[?]

Rihapja e shkollave në varësi të rivendosjes së rendit

Do të vendosin Bashkitë dhe Komunat Urdhër nr. 488 dt. 16.04.1997 i komandantit të operacionit për rihapjen dhe funksionimin normal të shkollave Në zbatim të ligjit të Kuvendit Popullor Nr.8195 dt.3.3.1997 “Për disa masa në kuadrin e gjendjes së jashtëzakonshme” situatën e krijuar dhe rëndësinë e arsimit në vend: Urdhëroj: 1. Shtabet e mbrojtjes së rretheve në përputhje me nivelin e vendosjes së gjendjes së rendit publik në bashki e komuna të vendosin për rihapjen e shkollave. 2. Koha e fillimit të mësimit në ato shkolla që do të rihapen të jetë dt. 21.04.1997. 3. Urdhëri i Shtabit të gjendjes së jashtëzakonshme Nr. 7/1 dt.3.3.1997 për mbylljen e shkollave shfuqizohet. 4. Për zbatimin e këtij Urdhëri ngarkoj Komandantët e Shtabeve të gjendjes së jashtëzakonshme në rrethe. 5. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. Komandanti i operacionit BELUL ÇELO
Belul Çelo