Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E PREMTE 18 Prill 1997

Presidenti Berisha priti ish Kancelarin Vranicki dhe delegacionin që e shoqëron

Komitetet rebele kërcënim për Marrëveshjen e 9 marsit Shfrytëzoi këtë rast të falenderoj përzemërsisht OSBE-në, vendet anëtare, kryesinë, por dhe veçanërisht Italinë dhe vendet e tjera mike të Bashkimit Europian dhe rajonit, që iu përgjigjën kërkesës së forcave politike shqiptare, kontribuan në gjetjen e tryezës së misionit “ALBA” për të garantuar shpërndarjen e sigurt të ndihmave dhe parandaluan kështu, përkeqësimin e situatës, i tha Presidenti Berisha Kancelarit Vranicki. Kam bindjen shqiptarët ecin i priten në mënyrë miqësore këtë misione do të ruajnë mirë njohje dhe thellë ndaj këtyre vendeve mike dhe që ka kontribuuar të tyre në paqen dhe stabilitetin në Shqipëri. Gjithashtu kam kënaqësinë, dhe Presidenti Berisha tha, se me përpjekjet serioze të Qeverisë, Parlamentit dhe institucioneve shtetërore dhe lokale, në tërësi ka një përmirësim gradual të rendit dhe qetësisë. Marrëveshja e 9 marsit dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar janë atribut thelbësor i forcave politike në Shqipëri, përpjekjet për të mos i respektuar ato nga brenda apo nga jashtë janë destabilizuese. Në këtë kontekst dua të them se Marrëveshja e 9 marsit parashikon se element bazë të zgjedhjeve së krizës është zgjedhjet e lira, por në këtë drejtim për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar pengesa më serioze dhe kërcënimi më i madh janë komitetet rebele të jugut të përbërë nga anarkistë, mafiozë, familjarë të liderëve aktualë të opozitës, trafikantë si dhe mbështetja e tyre e brendshme apo e jashtme. Më 9 mars drejtuesit socialistë dhe aleatët e tyre u zotuan tek unë se brenda tre ditëve do të çmontonin këto grupe, kurse 20 ditë më vonë, pasi ata kishin thyer me tanke uzina, fabrika 11 banka, hotele, dhjetëra objekte, kishin vrarë shumë qytetarë të pafajshëm e punonjës rendi, më 28 mars socialistët shqiptarë shpallën aleancën e hapur me këto komitete dhe i kërkuan qeverisë që ta kryesojë të bëjnë ato pala. Kësaj i thotë, theksoi Presidenti Berisha, të aplikosh dy taktikat e Leninit, në një kohë kur shqiptarët janë të vendosur vetëm për zgjedhje të lira. Ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë ngushtësisht për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe i kemi kërkuar Këshillit të Europës të luajë rolin kryesor në këtë proces. Një pengesë tjetër shumë serioze për zgjedhjet është transparenca e plotë e firmave piramidale. Ne kemi kërkuar ndihmën e Qeverisë italiane, do të kërkojmë ndihmën e qeverive të tjera dhe institucioneve ndërkombëtare në mënyrë që shqiptarët të dinë gjithçka mbi firmat piramidale dhe që forcat politike të mos spekulojnë me këtë politikë të dënueshme. Kancelari Vranicki konfirmoi dhe një herë se ekziston angazhimi serioz i vendeve të Bashkimit Europian dhe OSBE-së dhe po bëhet e gjitha përpjekja e misionit “Forca Shumëkombëshe Shqiptare” për përfundojë me sukses të plotë. Unë jam i vendosur, tha ai, me mandatet që kam t’ju mbështes dhe të bashkëpunoj me Ju, me Qeverinë dhe autoritetet shqiptare në realizim e misionit tonë. Gjithashtu, në emër të këtij p[j?]r i ndihmuar në përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme me ekspertizë dhe ekspertë të tanë. Kancelar Vranicki tregoi mirëkuptimin në lidhje me pengesat që bllokojnë krijimin e klimës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe mbështeti kërkesën e Presidenti Berisha për ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë në qartësimin e skemës financiare në Shqipëri. Ai gjithashtu u interesua dhe vlerësoi iniciativën e Presidentit Berisha për të bërë vendime kushtetuese.
B. Kopliku Bledi Kasmi Vranitcki Shqipëri Jugut

Nga takimi i djeshëm i Presidentit Berisha me zotin Vranicki

Dy paparazit, Presidenti Berisha zhvilloi një takim të gjatë me Kancelarin Vranicki, ku u ndal në këndvështrimet e ndryshme të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për stabilitetin e ardhmen e Shqipërisë. Ata vlerësuan se mbajtja e zgjedhjeve në afatin e caktuar kohor është shumë e rëndësishme dhe se Qeveria e bashkëpunimit me forcat politike shqiptare duhet të jetë përgjegjëse për elektoratin shqiptar. Vranicki e siguroi Presidentin Berisha se Komuniteti Ndërkombëtar ishte i interesuar për të kontribuar në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira me ekspertizë, ekspertë dhe në momentin e duhur edhe me vëzhgues. Presidenti Berisha konfirmoi edhe njëherë vullnetin dhe vendosmërinë e tij për të dhënë kontributin e tij për zgjidhje të lira dhe të ndershme, brenda afatit kohor me të shkurtrët të mundshëm. Biseda u zhvillua në frymë të hapur dhe në fund të plotë mirëkuptimi dhe u vendos që të mbahen kontakte të vazhdueshme.
Fino Bledi Kasmi Shqipëri

Nga konferenca per shtyp e zotit Vranitcki: Vranitcki: “Zgjedhje, por me konsensus”

Krejtësisht i kundërt nga deklaratat e mëparshme është shfaqur Vranitcki në qëndrimin ndaj të ashtuquajturave “komitete të Jugut: unë nuk merrem me ata, por vetëm me institucionet legale të shtetit, me ato mund të gjejë një rrugëzgjidhje qeveria, por jo unë”, ka deklaruar Vranitcki. Mediatori ndërkombëtar i OSBE-së, Vranitcki në përfundim të vizitës së tij dyditore në Tiranë deklaroi në konferencën për shtyp se është arritur një konsensus mes forcave politike si dhe në çështjen Berisha që zgjedhjet e reja të zhvillohen më datën 29 qershor. Por “domosdoshmëri për Vranitckin është arritja e një konsensusi mes forcave politike për parakushtet e çuarjes së vendit në zgjedhje. Vranitcki paraqiti rrugëzgjidhje mbi të cilat do forcat e ndryshme politike e shohin realizimin e zgjedhjeve. Njëra mënyrë sipas tij do të ishte ajo e zhvillimit të zgjedhjeve në kushte aktuale, para çarmatimit dhe rivendosjes së rendit dhe mënyra tjetër ajo e çarmat[?]osjes dhe rivendosjes së rendit më parë dhe zhvillimit të zgjedhjeve. Me e preferueshme për Vranitckin ishte zhvillimi i zgjedhjeve pa vonesën e njerëzve dhe pa çarmat[?]osjen e njerëzve. Ndihma që komuniteti ndërkombëtar i ofron Shqipërisë do të ndahet në dy fusha. Njëra prej tyre që sipas Vranitckit është dhe më e rëndësishme do të jetë për rivendosjen e rendit, institucioneve legjitime, arritjen e konsensusit mes forcave politike dhe tap[a?]sur angazhimit të paanshëm nga Jugu. Nga takimet e shumta me forcat politike, Presidentin Berisha e kryeministrin Fino, Vranitcki u shpreh se ekziston vullneti i të gjitha palëve për mbajtjen e zgjedhjeve në kohën e duhur por - u shpreh ai - endë nuk është arritur konsensusi për një sërë çështjesh. PD-ja ka shprehur qëndrimin e saj të vendosur se rivendosja e rendit në Jug të vendit, dhe pushteti lokal do të jenë pikat kryesore që duhet të zbatojë Qeveria Fino në bazë të marrëveshjes së 9 marsit për t’i shkruar më pas në zgjedhjet e reja. Ndërkohë ende nuk është arritur kompromisi mes forcave politike për ligjin elektoral. Anullimin e vizitës së tij në Vlorë dhe Shkodër që ishin parashikuar për t’u realizuar ditën e djeshme, Vranitcki e justifikoi me faktin e nxit me i nevojshëm qëndrimi në Tiranë se sa vajtja në Vlorë e Shkodër. Krejtësisht i kundërt nga deklaratat e mëparshme është shfaqur Vranitcki në qëndrimin ndaj të ashtuquajturave “komitete të Jugut”: “unë nuk merrem me ata, por vetëm me institucionet legale të shtetit, me ato mund të gjejë një rrugëzgjidhje qeveria, por jo unë”, ka deklaruar Vranitcki. Fusha tjetër e ndihmës nga Komuniteti Ndërkombëtar për Shqipërinë sipas Vranitckit do të përfshijë dhënien dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare. Kjo ndihmë në çast do të mbështetet në tre shtylla; në atë të BE-së që do t’i sjellë këto ndihma, në atë të OSBE-së cili do të jetë institucioni që do të merret me objektivat politike dhe të drejtat e njeriut dhe në trupat ushtarake. Konsensusi domosdoshëm mes forcave politike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve, sipas Vranitckit nuk parashikohet të jetë i lehtë. BLEDI KASMI
D. Shehu B. Kopliku A. Serreqi A. Simaku Tiranë Vlorë Shkodër Jug Shqipëri

Fryma e pajtimit kombëtar në faqet e ZP-së

"Opozita të administrojë çdo pakënaqësi, urrejtje e revoltë popullore." “Opozita të administrojë çdo pakënaqësi, urrejtje e revoltë popullore.” Na takon ne të bëjmë gjithçka për të marrë veten, e për këtë opozita duhet të administrojë çdo pakënaqësi, urrejtje e revoltë popullore...” recitoi fjalëcë përcjellë frymëve “pajtimit në ZP-në e datës 5.4.1997 Hulusi Hasko, profesor i Universitetit mesjetar të klerikëve dhe institucioneve fetare, çmenduria e së cilit shkon kulmin me librin e jetës i titulluar Gjyq Zoti. Kështu ky inkuzitor i uryeri për të cilin qe bërë qejf pa pëlqyer, po kështu edhe projekstivë e gjendjes që po kalon populli. I është të kujdeshëm në administrimin e efekteve të saj do ishte i stërzgjatur rrënues. Në këtë kurs shpjegohet edhe mësimi me të cilin lideri e majta dhe e ashtuquajtura e djathtë, do të vraponin për në Vlorë për t’i hedhur benzinë zjarrit gjëmëprurës të derzur nga mësimet zjarvënës, të cilët një lider i “djathtë” i njohur për dhellperitë e tij politike pat guxuar t’i quante “çingije” e Vlorës. Por i kujtojmë fymtkezcive drandës e sotme shqiptare, korit të zi dhe të kobshëm Hako, Çupi, Qose e kompani se radhitja pat bërë humbjen e një beteje pas shumë fitoreve të bujshme na provonte edhe Skënderbeu, por historia nuk e zbehu aspak lavdinë e tij, kurse tradhtinë e Hamzait do ta damkoste me turp. Edhe për jo bastardë të Kombit historia me siguri ka për të qënë e pamëshirshme, ajo do të ju rezervojë turpin dhe vetëm turpin. MUHARREM BICRENI
Hako Çupi Qose Muharrem Bicreni Vlorë

Terror dhe shkatërrim nën udhëheqjen e “Komiteteve Qytetare”

“Në disa qytete të jugut është një gjendje tejet kaotike, si rezultat i veprimtarisë së Komiteteve Qytetare, ku mbizotëron mungesa e rendit. Jeta e njerëzve është tërësisht e pasigurtë. E nëqoftëse këto Komitete do ta kenë jetën të gjatë, rendi e pushteti i ligjshëm lokal nuk do të vendosen, atëherë në të gjithë zonën e bregdetit do të mbeten vetëm gërmadha dhe shtëpi[?]” Faqe 3
Jugut Zonën E Bregdetit

Ishët largohen vullnetarisht nga grupi Parlamentar i PD

Fati i tyre - ai i të gjithë pararendësve Pasi dështuan dhe u vetdiskretituan në fazën e puçit brenda grupit të PD së ishin D. Shehu, B. Kopliku, A. Serreqi, A. Simaku, A. Ymeraj, K. Bode, E. Lula, A. Nati, F. Godo, T. Malasi, M. Komoni, P. Behrani, etj., bënë edhe hapin që pritej apo që u nënkuptua. Pas prononcimeve individuale në intervista ala shpallëse dhe çka injektiv divorcin përfundimtar me grupin Parlamentar të PD-së. Debatet e tyre dhe atyre që frynin në vesh çështje të largimit të tyre kanë jetuar rreth e rrotull së një goditjeje, humbje apo dënimi i PD-së. Por jo dy palët kanë gabuar rëndë në synimet e plane. Të humburit janë vetëm ata, ndërsa PD-ja vetëm ka fituar. Ajo ka shpejtuar nga një këpë në tjetrin para e më pjeguar. Njëherazi, si pas PD-së i është hequr nga supet barra e meke së tyre. Pse e kërcënuan këta me një grusht amatorësh të tyre çyryke e me një bërthamë elektorale të ngrirë, jo çuditërisht, atë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar u duk se duke i mbyllur gojën vetes dhe me sinqerën e njëri e PD, e cila u imponoi rrugëmyshës, ishmarksistë dhe PD-ja, meko vinet për dikuraj, ligjërish apo me rrugë e dyshimta e të pista. Kuptuar se ata i ftuan jo të këqij për këtë apo për këtë, por që u e askushëve. S’ky ka paralajmëruar do me këtë që palca e tyre. Asnjë ashtë pështjelluar prej kokësh nga shumica e shqiptarëve për të cilët duhet gëzuar po dështuar po dukeshin. Nga vese emrat, e kaundar dhe e shumëta në 13 vete (ali i kësaj partie është parazgjedhur. Ajo do të ketë një fillim ajo 1 zë. Demokratike e Djathtë e Kalkulist. Pro? Ç’është një pronë e me e askujt? Vlen asht-i.
A. Ymeraj K. Bode E. Lula A. Nati F. Godo

Mesazh urimi i Presidentit Berisha me rastin e Kurban Bajramit

Me rastin e Ditës së Madhe të Kurban Bajramit, Ditës së Dashurisë sublime të Njeriut për Zotin, të gjithë besimtarëve muslimanë shqiptarë kudo që ndodhen, u uroj nga zemra “Gëzuar dhe për shumë vjet Ditën e Bekuar të Kurban Bajramit!” Në këtë ditë të faljes së mbarë të njeriut para Zotit dhe të përmimit të Zotit për njeriun, në këtë ditë të faljes, mëshirës, miqësisë, shfaqet më shumë se kurrë humanizmi i lartë njerëzor, dashuria, vëllazërimi dhe bashkimi me njëri-tjetrin. Dita e Kurban Bajramit, është dita e nderimit të thellë, të përkushtimit të njeriut para Zotit, flijimit, sakrificës sonë për jetën, dhe atdheun dhe besimit dhe përpjekjes sonë për një të ardhme më të mirë për të gjithë familjen tonë, për vendin dhe kombin tonë. Edhe një herë ju uroj Gëzuar Festën e Kurban Bajramit! Lavdi Zotit!
Fino

PD uron të gjithë besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Partia Demokratike uron të gjithë besimtarët shqiptarë, kudo ku jetojnë e punojnë, duke u uruar paqe dhe mirësi në familjen e tyre. Kurban Bajrami le të jetë një ditë e shenjtë ku ne shqiptarët i drejtohemi besimit tonë tek Zoti dhe njeri-tjetri, për të kapërcyer vështirësitë dhe rikthyer paqen dhe krenarinë Atdheut tonë të përbashkët.

“RD” uron Kurban Bajramin

Gazeta “RD” uron të gjithë besimtarët muslimanë shqiptarë, me rastin e Kurban Bajramit, duke shpresuar fat dhe mbarësi për ta dhe familjet e tyre, kudo ku jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, troje etnike dhe diasporë. Kurban Bajrami le të jetë një ditë e shenjtë, ku i lutemi Zotit për të harruar dhimbjet dhe dramat që po kalojmë, për të vendosur paqen dhe harmoninë midis nesh, në një Atdhe të përbashkët demokratik.
Shqipëri