Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E SHTUNË 19 Prill 1997

Konservatorët austriakë në përkrahje të plotë të Partisë Demokratike

Tryezë e rrumbullakët në parlamentin austriak për Shqipërinë Kryetari i Komisionit të Integrimit në Parlamentin Shqiptar dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Genc Pollo, takohet me drejtues të Parlamentit Austriak si dhe të Unionit Demokratik Europian Kryetari i Komisionit të Integrimit në Parlamentin Shqiptar dheSekretari i Përgjithshëm i PD, Genc Pollo, takohet me drejtues të Parlamentit Austriak si dhe të Unionit Demokratik Europian Faqe 3
Berna Sallona[?] Shqipëri Austriak

Konservatorët europianë rikonfirmojnë mbështetjen për PDSH

Takim i Këshillit të EUCD në Bratislavë Merr pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së, Genc Pollo Përfundoi punimet Takimi i Këshillit të EUCD me 14 Prill 1997 mbledhur në Bratislavë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Partive anëtare të EUCD. I pari diskutoi mbi situatës në Shqipëri, perspektivës së zgjidhjeve, qëndrimit të PDSH për komitetet si dhe për Ligin elektoral etj. Në këtë takim, si përfaqësues i PDSH merrte pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PDSH z.Genc Pollo. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë diskutuan përfaqësuesve të Partive anëtare të EUCD, mbështetën PDSH si diskutuan përfaqësuesit e Partive anëtare të EUCD, mbështetën PDSH si dhe qëndrimin e saj mbajtur në situatën që përjetuan në Shqipëri si dhe theksuan nevojën e domosdoshme të çarmatimit të rebelëve dhe bandave në gjithë Shqipërinë. Ndër të tjera në këtë takim, vlen të theksohet qëndrimet dhe analizat e disa përfaqësuesve në lidhje me analizën e situatës në Shqipëri, gjendjes së krijuar etj. Kështu, z. Berna Sallona [?] përfaqësues e Partisë Kristian-Demokrate të Bullgarisë, vlerësoi PDSH dhe Shqipërinë, vlerësoi si domethënës komentin e z.Franz Nano, për vizitën e këtij të fundit në Jug, duke mbajtur një qëndrim mjaft kritik ndaj këtij komenti. Z. Zhak Malet, përfaqësues i Partisë Franceze UDF, pas mbështetjes që i bëri PDSH dhe analizës së situatës në Shqipëri ndër të tjera theksoi se: “Është propagandë komuniste fakti që Berisha mban përgjegjësi për të gjithë ngjarjet dhe situatën në Shqipëri duke vlerësuar pozitivisht qëndrimet që ka mbajtur PDSH në të gjitha momentet e vështira që ka kaluar Shqipëria”. Z. Forlani -përfaqësues i Partisë Kristian-Demokrate i Qendrës italiane (drejtuar nga Kazini) ndër të tjera në diskutimin e tij për gjendjen në Shqipëri theksoi si mjaft të domosdoshme çarmatimin e bandave rebele dhe komiteteve në të gjithë Shqipërinë duke u shprehur se “Pa çarmatimin nuk ka zgjidhje në Shqipëri”. Të gjithë folësit të tjerë në diskutimet e tyre përdorën në këto lloji duke mbështetur PD dhe Shqipërinë, si dhe qëndrimet e PDSH në situatën e krijuar si dhe domosdoshmërinë e çarmatimit së popullisë për të siguruar zgjidhjen e lira dhe të qeta. Është për t’u shënuar se në këtë takim, Nënkryetari Ceka, i cili merr pjesë si përfaqësues i Partisë Aleanca Demokratike, mbajti një diskutim në të cilin sulmoi Partinë e Butigliones [?] ndaj qëndrimit të saj në përkrahje dhe mbështetje të PDSH si dhe vlerësimit të këtij të fundit për banditët dhe Komitetet rebele në Shqipëri. Për këto banda dhe Komitete z.Ceka është shprehur se “Ato janë popull i armatosur që vendosin rendin”! Akuzat e (me emra) që dha familjarisht për drejtuesit aktualë të PDSH, e bën Cekën mjaft qesharak dhe ngjallin disa minuta rresht hilaritet dhe të qeshura në sallë. Gjithshtu zoti Ceka siç edhe vetë nuk harroi që edhe në këtë takim të përmendte akuzat e bëra në Këshillin e EUCD (nga Partia e tij) ndaj drejtuesve kryesorë të Partisë Popullore Austriake, z.Raul Kallot dhe Vinston Jak duke i shtuar kështu diskutimit të tij dhe një element tjetër qesharak. Korresp. i RD
Berna Sallona[?] Franz Nano Zhak Malet Forlani Kazini Bratislavë Shqipëri Bullgari Jug Italiane

Berisha kërkon transparencë për fajdet

Presidenti takohet me Ministrin e Financave z. Arben Malaj dhe Kryetarin e Kontrollit të Shtetit z. Blerim Cela Presidenti kërkoi nga zoti Malaj, i cili si Ministër i Financave që vjen nga partia ish-opozitare të angazhojë ekspertë që ai dëshiron dhe të rikontrollojë tërë veprimtarinë e firmave Populli i Xhaferrit, Gjallica dhe Sude, të cilat janë kontrolluar nga Komisioni i kontrollit dhe t’i bëjë publike rezultatet e këtij kontrolli. Përveç kësaj, këto kompani t’i nënshtrohen edhe kontrollit të pavarur të ekspertëve ndërkombëtarë. Në këtë mënyrë njerëzit do të njohin pa burime të kundërta dhe të pavarura të vërtetën mbi veprimtarinë e skemave piramidale dhe destinacionin e parave të humbura, shumën totale të humbjeve, etj. Në takimin që zhvilloi dje me zotërinjtë Malaj dhe Cela, Presidenti Berisha u kërkoi që të bashkëpunojnë për të bërë transparente e plotë të firmave piramidale, të falimentuar dhe të tjerave që kanë patur veprimtari dhë që nuk kanë falimentuar. Presidenti kërkoi nga zoti Malaj, i cili si Ministër i Financave që vjen nga partia ish-opozitare të angazhojë ekspertë që ai dëshiron dhe të rikontrollojë tërë veprimtarinë e firmave Populli i Xhaferrit, Gjallica dhe Sude, të cilat janë kontrolluar nga Komisioni i Kontrollit dhe t’i bëjë publike rezultatet e këtij kontrolli. Përveç kësaj, këto kompani t’i nënshtrohen edhe kontrollit të pavarur të ekspertëve ndërkombëtarë. Në këtë mënyrë njerëzit do të njohin pa burime të kundërta dhe të pavarura të vërtetën mbi veprimtarinë e skemave piramidale dhe destinacionin e parave të humbura, shumën totale të humbjeve, etj. Kjo ka një rëndësi shumë të madhe për njerëzit, sepse është humbur transparenca, por është më e dhimbshme kur nuk di se ku kanë shkuar ato. Ndërsa paralelisht me kontrollin e këtyre kompanive fillojë kontrolli i kompanive që nuk kanë falimentuar, nga ekspertë shqiptarë dhe nga ekipe të huaja, të përbëra nga ekspertë të vendeve mike dhe të institucioneve ndërkombëtare. Presidenti Berisha theksoi se ka nevojë të merren përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, FMN dhe të BE-së në biseda telefonike me drejtues kryesorë të FMN-së ka kërkuar bashkëpunim me këto institucione për kontrollin e plotë të të gjithë veprimtarisë së firmave rentiere dhe mbi këtë bazë FMN-ja kishte vendosur të dërgonte me datë 2 Mars, një ekip në Shqipëri. Me këto institucione ishte rënë dakort që të kontrollohen si firmat që kishin falimentuar edhe ato që vazhdojnë të ekzistojnë dhe së bashku me këto të vlerësohej e ardhmja e tyre. Transparenca e plotë e veprimtarisë së firmave rentiere është kusht për stabilitetin e vendit ndaj dhe unë i kërkova Kryeministrit Prodi, z.Vranicki dhe Blerës a tyre për këtë çështje. Presidenti Berisha theksoi se ka qenë i vendosur që ata që kanë bërë shpërdorime të trajtoheshin si të parët, të kreditohej veprimtaria e tyre dhe të dëshmonin krimet dhe të trajtoheshin njerëzit e gjithë ata të cilët vuajnë. Unë i thashë theksoi se Parlamenti i vendosur që lehtësojë, me ligje të veçanta, si kontrollin e firmave ashtu edhe të gjitha masat zbatuese të pasojave të falimentimit të këtyre firmave, në strehimin, jetesën dhe afarizmin e familjeve që humbën paratë. Z.Malaj e njohu Presidentin Berisha me gatishmërinë e Bankës Botërore për të dërguar ekspertë e saj për të kontrolluar firmat piramidale dhe theksoi domosdoshmërinë e sigurimit të burimeve financiare për përballimin e problemeve të krijuara nga falimenti i këtyre firmave në strehimin, punësimin dhe jetën e qytetarëve që humbën paratë. Në takim u shpreh mendimi se ekipi i huaj duhet të punojë së bashku me Prokurorinë Shqiptare dhe kjo e fundit duhet të angazhohet me hetime të shpejta ndaj veprimtarisë së firmave shqiptare. Zotërinjtë Cela dhe Malaj u angazhuan të paraqesin brenda javës një platformë bashkëpunimi të dy institucioneve që ata drejtojnë për qartësimin e këtij problemi shumë të rëndësishëm.
Blerim Cela Xhaferri Zanin E Vlorës Vranicki Foresti Shqipëri

“KJ” gazetë skandaliste

Ambasadori italian Foresti i përgjigjet “KJ” Nuk do të pranoj që të më tërheqin në terrenin e shpifjes, falsitetit dhe vulgaritetit që nuk i përkasin civilitetit dhe edukatës sime Faqe 3
Vranickit

Shqiptarët do t’i kthejnë vendit stabilitetin nëpërmjet votës së lirë

Presidenti Berisha priti Leka Zogun Leka Zogu - Shoh tek Berisha personalitin që di të tregojë në këto kohëra të vështira se shqiptarët vendosin vetë Faqe 3
Zanin E Vlorës Leka Zogu

Cilët janë shkaktarët e kaosit në Shqipëri?

Faqe 4 Cilët janë përgjegjësit e kaosit në Shqipëri? Për Presidentin Sali Berisha rrënimi i shoqërive piramidale nuk është shkaku i vërtetë i anarkisë aktuale. Ndërkohë që forcat shumëkombëshe hyjnë në Shqipëri, Presidenti Sali Berisha nuk e shikon aspak si një cenim të pushtetit të tij. “Policia shqiptare do të rivendosë rendin kudo”.
Sali Berisha Shqipëri

“Zani” i Vlorës

Njihuni shkurtimisht me krahun e armatosur të PS Shtypi komunist e quan dje tradhëti ndaj Vlorës, moskryerjen e takimit të Vranickit me Zanin e Vlorës, kapon e bandës së këtij qyteti, me të cilin PS ka nënshkruar me 28 Mars marrëveshje Faqe 3
Vranickit Zanin E Vlorës Vlorë