Zgjedhjet, pasi të çarmatosen rebelët e Jugut
Konservatorët europiane apelojnë për Shqipërinë:
Fitorja e demokratëve bullgarë: arritje kundër komunizmit
Presidenti Berisha i shkruan Kostovit:
Presidenti i Republikës, Sali Berisha me rastin e fitores së Forcave të Bashkuara Demokratike në zgjedhjet e ditës së dielë dërgoi këtë telegram z. Ivan Kostov, në të cilin ndër të tjera i shkruan:
Fitorja e demokratëve bullgarë:
arritje kundër komunizmit
Presidenti i Republikës, Sali Berisha me rastin e fitores së
Forcave të Bashkuara Demokratike në zgjedhjet e ditës së dielë
ndërgoi këtë telegram z. Ivan Kostov, në të cilin ndër të tjera i shkruan:
Fitorja e Forcave të Bashkuara Demokratike në Bullgari përbën
një arritje të madhe dhe historike të popullit bullgar kundër
komunizmit dhe drejt të ardhmes që ai meriton. Ajo gjithashtu
shënon një arritje për demokracinë dhe për miqtë e Forcave të
Bashkuara Demokratike të Bullgarisë në Ballkan dhe Europë.
PS bën thirrje për një proces elektoral të parregullt
Veç kërcënimit të vazhdueshëm nga Komitetet e armatosura:
Zgjedhjet parlamentare që parashihen në marrëveshjen e 9 marsit, për tu mbyllur në fund të Qershorit, por kërkohen seriozisht jo vetëm nga “Komitetet Ushtarake”, por edhe nga PS dhe aleatët e saj.
Veç kërcënimit të vazhdueshëm
nga Komitetet e armatosura:
PS bën thirrje për një proces
elektoral të parregullt
Zgjedhjet parlamentare që parashihen në marrëveshjen e 9
marsit, për tu mbyllur në fund të Qershorit, por kërkohen
seriozisht jo vetëm nga “Komitetet Ushtarake”, por edhe nga PS
dhe aleatët e saj.
Një varg pikëpyetjesh rëndojnë mbi procesin zgjedhor, sepse
nëpërmjet drejtuesve të lartë të saj, synon që në këtë
zgjedhje të aplikohet modeli boshnjak apo ai palestinez që do
të thotë, sa më pak e sa më shumë se zgjedhje të parregullta,
jo të lira, jo të ndershme dhe jo shprehje e vullnetit të lirë të
njerëzve nëpërmjet votës.
Zgjedhjet e përgjithshme politike të qershorit, sipas Kryetarit
të PS duhet të jenë të ngjashme me modelin boshnjak ose
palestinez të zgjedhjeve! Nuk është aspak e vështirë të kuptohet
se analogjia përbën krijimin e precedentit më të rrezikshëm në
planin nacional, kurse në aspektin politik kërkon ta kthejë
Shqipërinë jo sotatë, por 70 vjet mbrapa. Në Shqipëri prej vitit
1991 deri më sot janë zhvilluar 6 procese zgjedhore, të cilat kanë
ardhur duke u përsosur jo vetëm në elementët themelorë të një
fushate elektorale, por mbi të gjitha në përgjegjshmërinë dhe
ndërgjegjësimin e njerëzve rreth faktit se këto zgjedhje, për të
përfaqësuar dhe pse preferon të lloj zgjedhjeje, nëpërmjet votës
së tij.
Kthimi mbrapa në këtë aspekt, me të ashtuquajturat modele
të boshnjakë e palestinezë, përbën goditjen më të rëndë që mund t’i
bëhet demokracisë shqiptare. Jo thjesht se këto modele nuk
përbëjnë një proces elektoral normal (prandaj edhe
janë quajtur modele), por sepse këto lloj modelesh e një procesi
zgjedhor jo vetëm për arsye politike quhen të rregullta dhe të
pranueshme, e katandis shprehjen politike dhe votën e zgjedhësit
shqiptar thjesht në një retorikë justifikuese politike e diplomatike
për të imponuar një drejtim qeverisjeje, e cila ka në bazë
kombinacione të paragjykuara dhe të paracaktuara, jashtë
integritetit të procesit elektoral.
Në Shqipëri, sistematikisht janë zhvilluar votime që nga viti
1991. Proceset elektorale të zhvilluara, përbëjnë arritjen më të
madhe të demokracisë shqiptare dhe integrimit të shqiptarëve në
shoqëritë e civilizuara të Perëndimit.
Nga 6 proceset elektorale të zhvilluara,(përfshi Referendumin)
në zgjedhje parlamentare apo lokale, vetëm zgjedhjet e 26 majit,
u cenuan rëndë nga bojkotimi stalinist i procesit të numërimit të
votave, duke shkaktuar në elektoratin socialist shqiptar,
zhgënjimin më të madh për tradhëtimin fatal që iu bë besimit të
këtyre zgjedhësve.
Është pikërisht kjo krizë besimi e elektoratit socialist ndaj
liderëshpit të kësaj partie që më së duket shtyn zotin Nano që të
oropojë edhe të bëjë thirrje për akte të rrezikshme rreth
normalitetit të procesit zgjedhor. Komisionet e PS që u tërhoqën
nga procesi i numërimit të votave me një vendim politik të
paprecedent, zhgënjyen elektoratin socialist që u trandhën në
besimin e tij politik për alternativën euro-socialiste. Zgjedhjet e
qeta në të cilat PS humbi thellë më thellë, provojnë pikërisht këtë
fakt, e cila zoti Nano synon ta kapërcejë me propozime
provokuese nacionale dhe të pandershme politikisht.
Ilogaritjet që bën PS dhe Nano rreth zgjedhjeve të ardhshme me
të ashtuquajturin model boshnjak, nuk e cila ajo synon t’i aktivizojë
krahun e armatosur si mjetin më efikas për të manipuluar
procesin zgjedhor dhe për të instaluar në Shqipëri një proces
elektoral të parregullt, duhen konsideruar si element i
kërcënimit të drejtpërdrejtë ndaj standardeve demokratike shqiptare,
por edhe një element themelor të asgjësimit zgjedhor. Si
til e ajo është jo thjesht papranueshme, por tepër e rrezikshme.
Fino, kështu si po veproni nuk mund ta çoni Shqipërinë në zgjedhje
Deklarata e Presidentit të
EUCD-së, është bërë në
mbledhjen e Këshillit drejtues të
kësaj organizate, e cila i zhvilloi
punimet nga dt. 16-20 prill në
Bratislavë të Sllovakisë. Në këtë
mbledhje ishte i pranishëm një
delegacion i PDSH-së i kryesuar
nga Sekretari i Përgjithshëm i saj
Gen Pollo.
PDSH anëtare me të drejta
të plota e EUCD-së e cila në të
përbërje parti të qendrës së
djathtë dhe të së djathtës politike
nga të gjitha vendet europiane.
Demokratët europianë
kanë mbështetur qëndrimin e
PDSH-së, e cila i sheh të
ashtuquajturat komitete rebele të
Jugut si një pengesë për
zhvillimin e zgjedhjeve të reja.
Të ashtuquajturat “komitete”,
përbëjnë krahun e armatosur të
PS-së, e cila ka nënshkruar me ta
më 28 Mars një marrëveshje dhe
që aktualisht vazhdon të
mbështesë në planin politik.
Demokratistët europianë
e kanë hedhur poshtë si të
pamundura pretendimet e
opozitës së majtë, e cila po
kërkon zhvillimin e zgjedhjeve
duke bërë paralelizma me
Bosnjën apo Palestinën.
Partia Demokratike ka
deklaruar se është e gatshme që
zgjedhjet të zhvillohen në afatin
e përcaktuar dhe se i qëndron
besnike marrëveshjes së 9 marsit.
Një nga pikat e marrëveshjes
është dhe çarmatjosja e
popullsisë, e cila akoma nuk
është bërë e mundur nga qeveria
e Pajtimit Kombëtar e drejtuar
nga kryeministri socialist, Fino.
Wim Van Velzen,
president i EUCD-së
Konservatorët europianë në
një deklaratë të presidentit të saj
(EUCD) Wim Van Velzen mbi
zhvillimet politike në Shqipëri,
shprehen se “çarmatjosja e
rebelëve të jugut është kusht për
zhvillimin e zgjedhjeve të reja
parlamentare.
Fino, kështu si po veproni nuk mund
ta çoni Shqipërinë në zgjedhje
Faqe 3
Wim Van Velzen, president i EUCD-së
Vendim i paligjshëm i Qeverisë
I pavlefshëm shkarkimi i gjeneral Shehut
Presidenti i Republikës vlerëson se bashkëpunimi kushtetues e ligjor midis institucionit të Presidentit të Republikës dhe atij të Kryeministrit apo të Qeverisë në emërimin e funksionarëve të lartë të administratës publike është garanci e domosdoshme për realizimin e kontrollit dhe të balancimit midis pushteteve, si dhe për funksionimin normal të institucioneve.
Presidenti i Republikës vlerëson se bashkëpunimi kushtetues e ligjor midis
institucionit të Presidentit të Republikës dhe atij të Kryeministrit apo të Qeverisë
në emërimin e funksionarëve të lartë të administratës publike është garanci e
domosdoshme për realizimin e kontrollit dhe të balancimit midis pushteteve, si
edhe për funksionimin normal të institucioneve.
Zëdhënësi i Qeverisë, në një
deklaratë të tij për shtyp në emër të
qeverisë, ka rikofirmuar qëndrimin
e Kryeministrit lidhur me vendimin
e Këshillit të Ministrave nr.168, datë
19.04.1997, për lirimin nga detyra të
Zëvendësministrit të Brendshëm të
Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë, duke e
konsideruar këtë vendim si të
ligjshëm.
Zëdhënësi i Presidentit të
Republikës lidhur me këtë deklaratë
ka argumentuar e përdorur nëse,
vendimi i shtetit i ligjshëm dhe se në
mandatin aktual të kryeministrit qeveria
Presidenti vetëm ministrat, është i
autorizuar të informojë opinionin
publik se ky vendim, në bazë të
dispozitave kryesore kushtetuese të
shtetit shqiptar e të legjislacionit në
fuqi, është i paligjshëm.
Pavarësisht nga opinioni i
zëdhënësit të Kryeministrit, ky
vendim është marrë nga Qeveria duke
shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme
një kompetencë ekskluzive të
Presidentit të Republikës. Kjo
kompetencë mbështetet jo vetëm në
nenin 32 të ligjit “Për forcat e
armatosura të Republikës së
Shqipërisë” që i njoh Presidentit të
drejtën për emërimin dhe transferimin e
lirimin nga detyra të oficerëve me
gradë madhore, por edhe në
legjislacionin shqiptar, të ccn
medomos në konkluzionin se të
paktën për një pjesë të atyre që
Qeverisë ka qenë e njohur mungesa e
bazës ligjore të këtij vendimi. Po
kështu, për Qeverinë ka qenë i njohur
fakti se Zëvendësministri i
Brendshëm dhe Drejtori i
Përgjithshëm i Policisë është emëruar
në këto detyra me dekret të Presidentit
të Republikës, si organ i emërtesës,
dhe duke ndjekur rigorozisht
procedurën përkatëse ligjore. Për
rrjedhojë, zëdhënësi i Kryeministrit
duhet me tërheqjen konsideratë faktin
se me ligji madhorë këtë dekret të
Presidentit në raport me vendimin e
Qeverisë, në vend që të përpiqet të
përdorimin e nocioneve juridike si ai i “aktadministrativ me të drejtë
kushtetuese” që në deklaratën e tij
fatkeqësisht gjejnë vend me bollëk.
Presidenti i Republikës vlerëson
se bashkëpunimi kushtetues e ligjor
midis institucionit të Presidentit të
Republikës dhe atij të Kryeministrit
apo të Qeverisë në emërimin e
funksionarëve të lartë të administratës
publike është garanci e
domosdoshme për realizimin e
kontrollit dhe të balancimit midis
pushteteve, si dhe për funksionimin
normal të institucioneve.
PD-në nuk e shkatërrojnë as Nanot e Çupët, as Zanët e Shytët
Tashmë shqiptarët dhe bota i njohin mirë se cilët janë autorët dhe aktorët e skenarit të përgjithshëm deri në barbari e antikombëtarizëm, se cilët e sponsorizuan dhe realizuan atë.
PD-në nuk e
shkatërrojnë as
Nanot e Çupët,
as Zanët e Shytët
Tashmë shqiptarët dhe bota i njohin mirë se cilët
janë autorët dhe aktorët e skenarit të përgjithshëm
deri në barbari e antikombëtarizëm, se cilët e
sponsorizuan dhe realizuan atë. Jo vetëm Vlora,
por tërë Shqipëria dhe bota tashmë janë të
informuar bollshëm e saktë për gjeneralët dhe
kapot e tjerë të ushtrisë së rebelëve, malorëve
apo mercenarëve, se sa rëndë janë ngarkuara
me krime e djershma dhe e sotmja e Albert Shytit,
Lefter Zanit me shokë
Faqe 3
Ministri i Brendshëm Çelo u nis për në Itali
Me ftesë të Ministrit të Brendshëm të Italisë, z.Napolitano, u nis dje për një vizitë në Itali, Ministri ynë i Brendshëm, z.Belul Çelo.
Ministri i Brendshëm
Çelo u nis për në Itali
Me ftesë të Ministrit të Brendshëm të Italisë, z.Napolitano, u nis dje
për një vizitë në Itali, Ministri ynë i Brendshëm, z.Belul Çelo. Ai do të
ketë takime edhe me personalitete të tjera të larta të qeverisë italiane.
Ministri i Mbrojtjes Andreata, etj.
Drejtuesit e firmave piramidale të falimentuara, drejtues të komiteteve ushtarake
Segmente të ekstremit të majtë të opozitës shqiptare janë nxitësit dhe pjesëmarrësit në gjallërimin e ndjesive përçarëse organizimin e terrorit të armatosur.
Drejtuesit e firmave piramidale të falimentuara,
drejtues të komiteteve ushtarake
Segmente të ekstremit të majtë të opozitës shqiptare janë nxitësit dhe pjesëmarrësit në gjallërimin e ndjesive
përçarëse organizimin e terrorit të armatosur. Në krye të kësaj veprimtarie janë vendosur ish punonjës të Sigurimit
famëkeq të Shtetit, ish-kryetarë apo edhe kryetarë aktualë të PS në rrethe. Kujtojmë se veprojnë në Lushnjë: Asllan
Haxhia-ish-kryetar i PS të rrethit, Ballsh: Astrit Hajdini Kryetar i PS të rrethit, Elbasan: Kozma Elba-kandidat i PS
në zgjedhjet e kaluara. Berat: Bashkim Meto antar i partisë socialiste, Tepelenë: Gjolekë Malaj-ish oficer i lartë i
policisë sekrete të regjimit të Hoxhës, Gjirokastër: Agim Gozhita- ish oficer i lartë i regjimit të Hoxhës, Sarandë:
Xhevat Koçiu- ish oficer i lartë i regjimit të Hoxhës, Fier: Petro Koçi-Kryetar i PS të rrethit
Faqe 4
Apeli që vjen nga Bullgaria
“Mos e lejoni rikthimin e ish-komunistëve në pushtet, pasi po të ndodhë kjo, do të keni fatin e keq të Bullgarisë”
“Mos e lejoni rikthimin e ish-komunistëve në
pushtet, pasi po të ndodhë kjo, do të
keni fatin e keq të Bullgarisë”
Faqe 3
Ose Ministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar ose komunist i vjetër nostalgjik
Zoti Vukaj duhet të zgjedhë mes dy alternativave:
Ose Ministër i qeverisë së Pajtimit
Kombëtar ose komunist i vjetër nostalgjik