“ALBA” nuk i njeh komitetet ushtarake të PS
Komanda e Forcës Shumëkombëshe në konferencë shtypi
“ALBA” nuk i njeh komitetet ushtarake të PS
“Operacionet tona në zonat e Jugut do të zhvillohen vetëm me bashkëpunimin e autoriteteve Qeveritare të nivelit qëndror dhe atij lokal, si edhe me personat kompetent duke patur parasysh funksionet dhe detyrat e njohura të tyre”. Kështu deklaroi dje në një konferencë shtypi komandanti i Forcës Shumëkombëshe të vendosur në Shqipëri, Gjenerali Luciano Forlani. Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të gazetarëve të pranishëm, Forlani precizoi se nuk ka patur dhe nuk ka për të patur asnjë kontakt me Komitetet e Shpëtimit dhe me çdo organizëm tjetër që nuk njihet nga ligjet shqiptare.
Faqe 2
Socialistët jashtë paqës
Ikja nga paqja e socialistëve shqiptarë ka filluar akoma pa u tharë boja e marrëveshjes së nënshkruar.
Ikja e tyre ka qënë pa ndonjë shkak tjetër nga ajo e 50 vjetëve të shkuara të sundimit të tyre. Kohë më të cilën u patën, vjedhur barbarisht paqen shqiptarëve dhe çdo të drejtë njerëzore. Socialistët duan menjëherë jashtë paqës. Kjo kategori nuk ka ekzistuar kurrë në konceptin e tyre fundamentalist. Për ta paqja sociale dhe liria njerëzore është një torturë stërmundese. Prandaj edhe iu vërsulën shtetit demokratik me zjarr dhe hekur. Biles edhe pas nënshkrimit të 9 marsit.
Ndërgjegjja e vrarë dhe pa nënshkrimit në paqës në tavolinën e Presidentit Berisha, lind 28 marsin. Komitetet ushtarake të jugut, bandat, dhe kriminelët me të cilët mburren kryeministri socialist dhe një ministër i tij se i paskam shokë. Biles që i vazhdojnë me të dhe orare e vizitave të negociatorit të OSBE-së në kontaktet në Shqipëri, apo të Këshillit të Europës.
Kategoria e paqës është jashtë konceptit marksist të Nanos dhe krahut të tij të armatosur, i cili kërkon ende kryetarën e shtetit, burimin dhe shtyllën kryesore të paqës dhe ekuilibrit kombëtar.
Nano dhe PS nuk e shprehin fare mundësinë për të fituar nëpërmjet këtyre banditëve të armatosur. Koncepti i votimeve si në Bosnjë apo i mbështetjes rajonale, është një koncept lufte prej të cilat duhet distancuar masa e ndershme e socialistëve shqiptarë.
Ikja nga paqja është një luksuri socialistë. Për këtë bota nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Ashtu si edhe nuk ka. Prandaj konservatorët europianë, që përbëjnë bllokun politik më serioz të Europës së sotshme, paralajmërojnë se nuk mund të ketë zgjedhje me komunistët e armatosur në Shqipëri.
Kjo për demokratët shqiptarë përbën një obligim të vështirë, por të domosdoshëm. Të ruajnë paqën nga komunistët, nga komitetet e tyre, nga bandat. Të ruajnë administratën nga shokët e këtyre banditëve. Dhe ajo që ka më rëndësi të ruajnë besimin e tyre tek liria, demokracia dhe Europa. Besim që nuk është lëkundur as në natën e gjatë të natës komuniste, por as edhe në orët e terrorit të kryengritjes mafio-komuniste të dimrit të 1997-ës.
Ne jemi një popull paqësor, por gjithsesi ikja nga paqja e socialistëve përbën një kërcënim për të ardhmen e tij, për të ardhmen e demokracisë shqiptare. Ajo është sot rreziku më i madh që ta kërcënojë zgjedhjet e lira dhe të drejta të qershorit, për të cilat është angazhuar plotësisht Partia Demokratike dhe Presidenti Berisha.
Krerët e Forumit për Demokraci i janë qepur si shushunja plagëve të Vlorës
Kr erët e Forumit për Demokraci i janë qepur si shushunja plagëve të Vlorës
Kaosi, dhuna, terrori - shinat mbi të cilat rrokulliset treni leninist i PS-së drejt pushtetit
Krahu i armatosur i PS, rrezik për zgjedhjet e reja
Faqe 3
Ish sigurimsat e repartit 326 në krye të bandave të armatosura
Humbja e sigurt i shtyn socialistët drejt proporcionalit
Socialistët dhe aleët e tyre të majtë po këmbëngulin për një ligj proporcional në zgjedhjet e qershorit.
Këmbëngulja e tyre në të vërtetë shpreh dhe fsheh panikun dhe parandjenjën e disfatës së plotë të betejën e ardhshme elektorale.
Këmbëngulja e tyre ka dhe një arsye tjetër. Socialistët me këtë akt kërkojnë të ndihmojnë sadopak disa minipartive ose fantazmapartive që në të gjitha fushat zgjedhore të këtyre 6 vjetëve nuk kanë arritur të marrin as 6 për qind.
PS kurrë nuk ka qenë e interesuar për stabilitet politik në Shqipëri, për suksesin e reformave demokratike dhe ekonomisë së tregut të lirë, prandaj kërkon me insistim një sistem zgjedhor të tillë i cili hap rrugë dhe krijon mundësi potenciale për pakundërshtueshmëri e vazhdueshme politike. Një ligj i tillë do të thotë që faktori i vendit dhe i të ardhmes së popullit të mbetet në dorën e aventurierëve të tipit Ceka, Gjinushi, Kalakula, Lubonja, Kola dhe Gumeni.
Llogaritarët e hollë të PS pas dogjën dhe trenuan Shqipërinë duke bashkëpunuar hapur me Gjolek Malajn, Albert Shytin dhe Leter Zarin me shokë, kanë bërë me kokë edhe bilancin e këqyrjes bianacionkombëtar dhe kriminal që është humbja dërrmuese në zgjedhjet e lira të qershorit.
Të sigurt se nuk do të kërcënojnë limitin e 15 për qind-ve ata po vrasin mendjen për të gjetur skema të reja bojkoti apo manipulimi në zgjedhjet e ardhshme, përfshirë votat me kryetamanëve të strukturave të tyre të armatosur. Dështimi i tyre të sigurt ata e parashikojnë jo vetëm historikisht por edhe thjesht me llogaritë e tyre të ftohta e realistike dhe realizuan dhe këto përpjekje, por edhe në mungesë të alternativës konstruktive dhe të besueshme. Ne të vërtetë PS qysh nga dita e krijimit të saj në 1941, ka lindur shpesh në konstruktivitet dhe alternativa demokratike, eci.
Ndërkaq PD ka edhe të vendosur për stabilitet politik të vendit, prandaj ajo vazhdimisht këmbëngul se një ligj mazhoritar, është në përputhje më i frytshëm për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë, për vazhdimësinë e sigurt të proceseve të nisura pas 22 marsit 1992. Vendosmëria e PD për aplikimin e këtij sistemi edhe në zgjedhjet e qershorit, mbështetet edhe tek fakti se ligji mazhoritar provoi me dy ture që propozoa jo është i dedikuar me ligjin francez dhe me ligjet e demokracive më të përparuara dhe të konsoliduara në Europë dhe përtej saj.
PD e vendosur për fitore
Takim i zgjeruar në kryesinë e Degës së PD Elbasan
Faqe 2
Mbështesin PD, Presidentin Berisha dhe distancohen nga ishtë
Fino i kërkon ndihmë Shtabit të “rrebelëve” të ... humorit
Nga një burim i mirëinformuar mësohet se dje në mesditë Kryeministri Bashkim Fino, ka kërkuar një takim urgent me krerët e “rrebelëve” të humorit Filip Çakuli, Koco Devole, Agron Llakaj.
Ata nuk kanë dashur t’i përgjigjen kësaj ftese, të bezdisur me shumë nga prania e këshilltarëve të tij. Por kur ai i ka siguruar se do të ishte i vetëm krerët e brigadës së humorit kanë ngritur duart lart dhe kanë marrë rrugën me hapa të zjarrtë.
Ftesa e kryeministrit për të ngrënë drekë së bashku me ta i ka befasuar ç’do njeri shumë. Thuhet se ai ka trembur më shumë se kaq i madh i Finos dhe demi financiar që mund të pësonin po të ngecte në duar fatale e paqesë. Duke e ditur se janë ngopur të vegjël kryeministri ka qetësuar se do të paguante vetë, megjithëse edhe ai nuk i bindte që gjendje të mirë financiare pas falimentit të firmave piramidale.
Pasi i kishte ngopur me mishra dhe trilluar me një pjçe kryeministri Fino i kishte drejtuar t’i hapnin sytë si një dritare kur u kishte kërkuar që të mobilizonin forcat speciale të humorit për të realizuar armatimin e rrebelëve në jug të Shqipërisë.
As unë as Vukaj nuk mund të kryejmë këtë mision - kishte thënë me sinqeritet Fino. T’u themi të drejtën, armatosjen e hugjësmanit për tani jemi jo të humorit.
Pasi u ishte qartësuar mendimi dhë shihnin krerët e brigadës së humorit i ishin përgjigjur se do t’i kthenin përgjigje kur të mernin dhe miratimin e ... grave.
ZËDHËNËSI I BRIGADËS SË HUMORIT
Letër e Nënë Terezës drejtuar popullit shqiptar
TIRANE, 23 Prill/ATSH/-Lajmet e trazirës qē ka përfshirë vendin tonë të bukur më kanë shkaktuar brengosje të madhe.
Ju e dini se shumë e dua dhe Shqipërinë. Unë e kam vizituar shpesh atë dhe kam dërguar Motrat e mia që të sjellin dashurinë e dëshruar dhe kujdesin për të varfërit.
Tani me pikëllim të madh në zemër dëgjoj për jetë njerëzish të humbura dhe njerëz të plagosur në dhunë. Unë e kuptoj dhimbjen e atyre që humbën para, por ju lutem juve që mos t’i sillni vuajtje më të mëdha njeri-tjetrit.
Kujtoni që Zoti ka krijuar qënien nga ju për çfarë më e mirë, ta doni dhe t’u duan. Ky është kuptimi i jetës, të cilin asnjë vuajtje nuk mund ta ndajë nga ne. Ky burrë, kjo grua, ai fëmijë është vëllai im, motra ime dhe unë duhet t’i dua dhe kujdesem për tyre, ashtu si Zoti na do ne. Që të mund të duam njeri tjetrin, ne duhet të lutemi shumë që lutësi të na japë të mos zemër të pastër, dhe një zemër e pastër mund të shohë Zotin dhe fqinjët tonë.
Në qoftë se tani ne nuk kemi paqë, është sepse ne kemi harruar se si të shohim Zotin në njeri-tjetrin. Në qoftë se çdonjëri sheh zotin në fqinjin e tij, a mendoni se do të na duhen armët dhe bombat? Nëna po lutet shumë për të gjithë popullin tim të shtrenjtë të Shqipërisë, që secili të mësojë të dojë deri në dhimbje dhe kështu t’i sjellim paqe vendit dhe çdo zemre. Le të lutemi.