Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E MERKURE 30 Prill 1997

Ja gjuha që përdorin “intelektualët” e komiteteve të PS dhe të z.Fino

Ja gjuha që përdorin “intelektualët” e komiteteve të PS dhe të z.Fino Provokim i hapur Partia Demokratike Shqiptare, i rikujton z.Fino se deklarata të tilla inkurajuese për komitetet e armatosura janë një provokim i hapur dhe dëmpurës për frymën e përgjithshme të dialogut politik dhe rivendosjen e rendit kushtetues në vendë Partia Demokratike Shqiptare sapo u njoh me deklaratën e përgjegjshme të Kryeministrit Bashkim Fino, sipas së cilës drejtuesit e komiteteve të armatosura janë “intelektualë dhe të ndershëm” dhe pohohet atë menjëherë si deklaratë tendencioze në dëm të marrëveshjes së 9 Marsit dhe zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme. Partia Demokratike Shqiptare vëren me shqetësim se z.Fino dhe Partia e tij Socialiste shkojnë herë të tjera kanë shprehur hapur simpatinë e tyre për këto komitete ilegjtitime të cilat kanë bllokuar aktivitetin e pushtetit lokal dhe atë të partive politike në disa rrethe të vendit. Partia Demokratike Shqiptare, e cila ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë shpërbërjen e këtyre komiteteve dhe distancimin e kryeministrit nga Partia Socialiste prej tyre, përfiton nga ky rast t’i rikujtojë z.Fino se deklarata të tilla inkurajuese për komitetet e armatosura janë një provokim i hapur dhe dëmpurës për frymën e përgjithshme të dialogut politik dhe rivendosjen e rendit kushtetues në vend - thuhet në Deklaratën e PDSH. Tiranë, me 29.04.1997
Bashkim Fino Z.fino Tiranë

Rory Steele : Shqipëria do të dalë nga kriza dhe do t’i rikthehet rrugës së zhvillimit e të stabilitetit

Presidenti Berisha priti ambasadorët e Australisë e të Tunizisë Australia ka ndjekur me admirim të veçantë aftësinë e Shqipërisë në rrugën e demokracisë dhe ekonomisë së tregut të drejtuar nga, i tha ambasadori i Australisë, zoti Rory Steele, Presidentit Berisha, në takimin e paradites së të martës. Në këtë bashkëbisedim të plotë, tha ai, se Shqipëria do të dijë të kapërcejë vështirësitë e stabilitetit dhe do të jetë një faktor paqeje në Ballkan. Presidenti Berisha theksoi se Shqipëria do t’i kapërcejë vështirësitë e krijuara nga një rebelim që dështoi. Dua t’ju siguroj, tha ai, se shqiptarët janë të vendosur të vazhdojnë rrugën e demokracisë dhe integrimit.
Rory Steele Youssef Ben Haha Shqipëri Australisë Tunizisë Ballkani

Drejtpërdrejtë zotit Fino

Është vonë për të folur për nderin dhe karakterin e vlonjatëve, z.Kryeministër Vlora është ajo që në lëvizjen demokratike ngriti gjithnjë në këmbë për çlirimin e saj - sa për kujtesë z.Fino, - ajo u ngrit për djemtë dhe vajzat e saj që kryqëzuan si Krishti nga komunizmi, u ngrit për djemtë dhe vajzat e saj që u vranë, u pushkatuan, u hoqën zvarrë nga komunizmi. Vlora është ajo që hapi dyert e burgjeve dhe prangat e shpirtit ashtu si gjithë Shqipëria dhe për nderin e përkrenorëve të saj. Këto ditë do të përgëzojë atë që i vunë flakën, që futën hordhinë e përçarjes duke harruar historinë e saj dhe të gjithë Shqipërisë. Ju i quani “Komitetet e Shpëtimit” me parlamentë të huaj, - komitete me njerëz intelektualë e të ndershëm. Gaboheni z.Fino. Vlora e vërtetë, që është pak; i njeh mirë, dhe di t’i quajë z.Fino: - “Komitete të Varrimit dhe të Shkatërrimit”. Këto komite kane në krye trafikantë femrash, që shtrëngojnë duart para televizioneve të huaj me kriminelët e tipit Zani, janë ish-sekretarë të Partisë së Punës që endërrojnë mbledhjet e tipit “Nata me Hënë” e Kadarese, janë ish oficerë sigurimi etj. që në mënyrë të vjetër kërkojnë shkëputjen e Vlorës nga e gjithë Shqipëria, si dikur vullnetarët e Enverit kërkonin Vlorën kryeqytet duke “harruar” flamurin në Vlorë u ngrit nga gjaku dhe përpjekjet e gjithë shqiptarëve me duart e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Janë ato “Komitete” që i bëjnë thirrje njerëzve të mbajnë armët se do t’i vrasin demokratët. Demokratët e bënë pajtimin më 2 Mars 1992, dhe nuk i vranë persekutorët e tyre po ia lanë drejtësisë, ZOTI Vlorian njihte ndihmonte “Komitetet e Shpëtimit” z.Fino dhe do ta thonë fjalën e saj, për ra dhe për kastën e enveristëve të futur si mçerarrë apo kuaj troje në PD. Por si kryetar i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar respektoni organet për të cilat voton populli, se Vlora e di mirë që këta Komitete u dhanë ultimatumet me automatikë për t’u larguar per 24 orë Si Kryetar i Qeverisë vini dorë mbi këta banda kriminale dhe lëreni të qetë Vlorën, të flitet fjala e saj, të shëroje plagët e saj, të jetojë kohën e demokracisë. ELONA VLORA
Enverit Ismail Qemalit Isa Boletinit Kadarese Zani Vlorë Shqipëri

Dokumentacioni mbi skemat piramidë- në dispozicionin tuaj

Berisha u shkruan titullarëve të FMN-së dhe Bankës Botërore Dokumentacioni mbi skemat piramidë- në dispozicionin tuaj Presidenti i Republikës, Sali Berisha, në vazhdim të përpjekjeve të tij për t’e angazhuar institucionet dhe ekspertët ndërkombëtarë, që të sigurohet kontrolli dhe transparenca mbi skemat piramidë, i shkruan këto ditë drejtorit ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar, zotit Michel Camdessus, duke i kërkuar, që ekipi i ekspertëve për të cilin kishin rënë dakort me vullnet më 9 mars në Shqipëri, të vijë tani dhe me i zgjeruar në numër. Në këtë letër Presidenti Berisha thekson se kontrolli dhe transparenca mbi skemat piramidë janë shumë të rëndësishme për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit. Fakti, që financat shqiptare drejtohen sot nga një ministër i ish-opozitës e bën procesin e transparencës mbi këto firma më të besueshëm. Por, thekson Presidenti Berisha në këtë letër, angazhimi i institucioneve dhe ekipeve ndërkombëtare në këtë proces është i pazëvendësueshëm. Për këto çështje Presidenti Berisha i ka adresuar pak kohë më parë një mesazh dhe Presidentit të Bankës Botërore, zotit James Wolfensohn në të cilin e garanton atë se i gjithë dokumentacioni mbi skemat piramidë do t’u vihet në dispozicion të ekspertëve të Fondit Ndërkombëtar Monetar dhe Bankës Botërore për vlerësim nga ana e tyre. Presidenti i Republikës, Sali Berisha, në vazhdim të përpjekjeve të tij për t’e angazhuar institucionet dhe ekspertët ndërkombëtarë, që të sigurohet kontrolli dhe transparenca mbi skemat piramidë, i shkruan këto ditë drejtorit ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar, zotit Michel Camdessus...
Sali Berisha James Wolfensohn Arben Malaj Shqipëri

Vendoset kryerja e ekspertizës të anijes së Otrantos

Vendoset kryerja e ekspertizës të anijes së Otrantos Brenda 15 ditëve do të mund të shihet në anijet e mbytura me 28 mars. Kështu vendosi dje një gjykatën e Brindizit, prokurori Leone De Gassi, i cili ndjek këtë hetim. Gjithcka do të realizohet nepërmjet asistencës teknike te një firme italiane të specializuar per veprime në thellësi të mëdha.
Leone de Gassi Otrantos Brindizit

Youssef Ben Haha - Shqiptarët kane potencialin e nevojshem per te kapercyer veshtiresite

Youssef Ben Haha - Shqiptarët kane potencialin e nevojshem per te kapercyer veshtiresite Ne takimin e paraqites se te martes kredenciale, ambasadori i Tunizise, zoti Youssef Ben Haha, shprehu kenaqesine e tij se realiteti shqiptar qe sheh, ishte larg imazhit qe kishte krijuar nga mediat dhe vleresoi se shqiptaret kane te gjithe potencialin e nevojshem per te kapercyer veshtiresite. Presidenti Berisha vleresoi se me rezultatet e zgjedhjeve te ardhshme shqiptaret do te konfirmojne orientimin e tyre drejt ekonomise se tregut dhe integrimit ne Europe.
Youssef Ben Haha Tunizise Europë

Vetëm Malaj i di arsyet e mosfunksionimit të shërbimit të doganave

Në përgjigje të artikullit të “Zërit të Popullit” “Polici që i kushton qeverisë miliona dollarë” Në përgjigje të artikullit të “Zërit të Popullit” “Polici që i kushton qeverisë miliona dollarë” Vetëm Malaj i di arsyet e mosfunksionimit të shërbimit të doganave Me përjashtim të PKPK Vlorë dhe Sarandë shërbimi i policisë kufitare është i siguruar i pandërprerë dhe sipas të gjitha ligjeve e rregullave që e normojnë këtë shërbim. Më gjithë premtimet dhe deklaratat e bëra është vetëm Ministria e Financave që sot ajo që nuk ka organizuar shërbimet e saj në dogana arsye për këtë i di vetëm ministri Malaj Megjithë vështirësitë serioze, Ministria e Brendshme ka marrë të gjitha masat mundura, dhe ka siguruar mbarëvajtjen e punës në pikat e kontrollit të policisë kufitare. Ky shërbim tërësisht i varur nga drejtoritë e policisë së Vlorës dhe të Sarandës nuk është penguar me veprimtarinë e të ashtuquajturave “Komitete të Shpëtimit” sepse këto nga ana e tyre kanë deklaruar se shërbimi i policisë kufitare është i domosdoshëm për të cilin paguan shteti. Me gjithatë, për shkak të veprimeve dhe deklaratave të fundit të bëra nga Ministria e Financave dhe nga i ashtuquajturi “ZP” lidhur me përplasjet në dogana është krijuar konfuzion. Nga njëra anë thuhet se gjithçka po zhvillohet normalisht, ndërsa nga ana tjetër ka ndërhyrje dhe urdhra që nuk përputhen me ligjin dhe me rregullat. Problemi “trafikimit” të marrëveshjes midis Ministrisë së Financave dhe të Brendshme është bërë shkas për polemika në shtyp. Përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe të Brendshme deshën të përdorin shprehjen “ZP” për të përshkruar mosmarrëveshjen në shërbimet e kufirit. Ndërkohë, në Republikën e Shqipërisë, dhe në të njëjtën kohë që është krijuar kaq shumë debat, vendimet e marra duhet të respektohen për interesin e shtetit dhe të qytetarëve. Nga ana e specialistëve të Ministrisë së Financave dhe të Brendshme kjo çështje është përmendur dhe përpiluar në fund të muajit mars 1997. Pritej aprovimi i saj nga Ministri i Financave zoti Arben Malaj. Se fundi kjo “trafikim” aktualisht nuk është ratifikuar, por miratohet.
Leone de Gassi Rory Steele Vlorë Sarandë Republikën E Shqipërisë

PS-ideatore dhe udhëheqëse e puçit ushtarak

"Ja vdekje, ja liri", për rrëzimin e qeverisë Në faqen 8: Horoskopi dhe Fjalëkryqi FAQE 3 Në faqen 8: Horoskopi dhe Fjalëkryqi

Vota e lirë nuk do të jetë kurrë për komunistët

Mbështetje e plotë për vijen politike të PD dhe Presidentin Berisha FAQE 3 Vota e lirë nuk do të jetë kurrë për komunistët
Youssef Ben Haha