Rilindja Demokratike
3 maj 1997
Fino, Kërçëno më pak e puno më shumë
Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino, ka filluar të ngrejë tonet e zërit deri në kërcënime dhe ultimatumе të pahijshme për një Kryeministër dhe absurde për një Kryeministër që kryeson një Qeveri të Pajtimit Kombëtar.
Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino, ka filluar të ngrejë tonet e zërit deri në kërcënime dhe ultimatume të pahijshme për një Kryeministër dhe absurde për një Kryeministër që kryeson një Qeveri të Pajtimit Kombëtar. Zoti Fino i cili u emërua Kryeministër sipas marrëveshjes së 9 marsit, nuk mund të thuhet se kishte merita për ndonjë pajtim të çfarëdo lloji. Një ish kryetar bashkie i pranuar si zgjidhje kompromisi, natyrisht që themelore në punën e tij duhet të ketë parasysh gjithmonë këtë fakt dhe të mos e keqpërdorë e komprometojë emrin e Qeverisë së paktën. Zoti Fino kur kërçënon se do të japë dorëheqjen, duhet të mbajë mirë parasysh se nuk përfaqëson thelbin e marrëveshjes politike, por thjesht një instrument të saj. Në rast se mendon ndryshe bën shumë gabim dhe para së gjithash i bën një shërbim të keq partisë së tij. Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, mund të paralajmërojë dorëheqjen dhe mund ta japë atë në rast se nuk përmbush pikat e marrëveshjes që e kanë emëruar Kryeministër. P.sh. në rast se Qeveria e tij nuk rivendos… rendin, nuk krijon ambientin e duhur për zgjedhje normale, nuk parandalon shkatërrimet e mëtejshme të vendit, nuk arrin të përçojë frymën e pajtimit kombëtar për të cilin e kanë ngarkuar partitë politike dhe ka marrë votëbesimin e Parlamentit e miratimin e shqiptarëve. Në çdo rast tjetër zoti Fino shmanget nga roli teknik i tij dhe shndërrohet në një instrument politik. Për fat të keq Kryeministri e ka manifestuar shijen dhe zgjedhjen e tij të vetëdijshme për këtë të dytën. Që në fillim ai mes komiteteve dhe pushtetit lokal zgjodhi komitetet, mes dialogut dhe bashkëpunimit zgjodhi ultimatumet, mes rolit si Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe roli si Kryeministër i socialistëve zgjodhi të dytin. Tani për tani nuk dihen arsyet e kësaj zgjedhjeje se nga kush faktorë dhe njerëz stimulohen, por ndërkaq është bërë e qartë se këto lloj zgjedhjesh po çojnë në mospërmbushjen e detyrës dhe programit të Qeverisë. Në rast se Fino nga një ish kryetar bashkie kërkon të shndërrohet në një drejtues socialist që konkurron për vendin e Nanos, atëherë ndryshon puna. Kërcënimet e Kryeministrit për dorëheqje nuk e rrisin figurën e tij në opinionin publik të vendit apo të huaj, përkundrazi ato e zhvlerësojnë atë. Ultimatumet e tij mund t’u pëlqejnë vetëm disa njerëzve që i fryjnë në vesh, por kurrë nuk tregojnë diçka më shumë, qoftë kur ai e heq veten si shef të partive politike që kanë nënshkruar marrëveshjen, apo si të zgjedhës së PS. Në të gjitha rastet zoti Fino duhet të kuptojë se esenciale për kohën e tij të shkurtër si kryeministër, nuk janë kërcënimet, as epitetet ekstravagante për njerëzit me shkollë fillore në komitete e intelektualët, as përpjekjet për të vënë nën kontrollin e tij personal ose të partisë së tij disa gjëra që nuk i takojnë, as për të penguar rifillimin e punës normale të pushtetit lokal atje ku ai është terrorizuar dhe nuk funksionon prej intelektualëve të tij, të gjitha këto dhe të tjera janë rezultatet më negative të punës së tij dhe ca më pak e ndihmojnë. Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar për të mbetur si i tillë do të bënte mirë që të bënte më pak deklarata, më pak kërcënime, më pak pozime, më pak lavdërime e përqafime me Gjolekë Mulajn me shokë dhe më shumë punë sipas programit të miratuar nga Marrëveshja e 9 marsit.
Këshilli i Europës do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri
Zonja Leni Fisher i shkruan Presidentit Berisha
dhe të dërgojë sa më shpejt një delegacion në vend të përbërë nga kryetarët e grupeve të deputetëve të Asamblesë Parlamentare dhe raporterin për Shqipërinë në Komitetin e Çështjeve Politike. Ajo gjithashtu i bën të ditur Presidentit Berisha se i ka rekomanduar Komitetit të Ministrave që të miratojë burimet e nevojshme për të rritur përpjekjet e institucioneve ndërkombëtare europiane për të ndihmuar Shqipërinë.
Cënohet rëndë ligji dhe marrëveshja e 9 marsit
Socialistët duan të hanë administratën
Partia Demokratike shpreh shqetësimin e saj lidhur me presionin në rritje që përfaqësuesit e Partisë Socialiste po u bëjnë ditët e fundit drejtuesve të pushtetit lokal në disa bashki dhe rrethe të vendit. Përfaqësuesit socialistë kërkojnë të ndryshojnë administratën e pushtetit lokal dhe ta emërojnë atë sipas formulës që u përdor për formimin e qeverisë së pajtimit kombëtar.
Me këtë rast, Partia Demokratike thekson edhe njëherë se nuk ka asnjë marrëveshje politike që t’u hapë shteg ndryshimeve të tilla që cenojnë pushtetin lokal të dalë nga vota e lirë e 20 tetorit. Për emërimin e administratës dhe funksionimin e pushtetit lokal në të gjitha nivelet duhet të zbatohen vetëm ligjet përkatëse dhe jo presionet e përfaqësuesve partiak.
Kryetarët e bashkive, komunave dhe drejtues të tjerë të pushtetit lokal, përfaqësues të Partisë Demokratike do të jenë rigorozë në zbatimin e ligjit.
Grupësia e Partisë Socialiste për pushtet të pamandatuar nga vota e popullit është një shprehje e përsëritur e përpjekjes së parimeve të demokracisë e të shtetit ligjor nga ana e kësaj partie” thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike Shqiptare.
Tiranë, më 2.05.1997
Duhen vendosur kushte për zhvillimin e zgjedhjeve
Kryetarët e grupeve politike të Asamblesë Parlamentare të KE-së do të takohen në Tiranë
Gjashtë kryetarët do të takohen me autoritetet e larta shqiptare për të nxitur dialogun politik
STRASBURG/AFP-Gjashtë kryetarët e grupeve politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës do të takohen në Tiranë, të dielën dhe të hënën, për të nxitur dialogun mes partive, para zgjedhjeve shqiptare të parashikuara për në 29 qershor.
Kjo vizitë vjen pas rekomandimeve të miratuara në një Asambleja Parlamentare, gjatë sesionit të saj të pranverës, javën e kaluar, - bën të ditur një komunikatë e organizatës pan-europiane, e publikuar në Strasburg. Të gjithë kryetarët do të zhvillojnë bisedime me partitë politike nëshkruese të Marrëveshjes së 9 marsit, me kryetarin e Parlamentit, presidentin Sali Berisha, kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, të Brendshëm dhe atë të Drejtësisë.
Asambleja mendon se duhen vendosur disa kushte “të domosdoshme” për zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve shqiptare; siguria dhe liria e qarkullimit në të gjithë vendin, vendosja e autoriteteve të instancave legjitime të pushtetit lokal dhe rajonal, liria e mbledhjes, aksesi i partive politike në media. Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës, që nga qershori i vitit 1995.
Nuk është kërkuar zgjerimi i mandatit të forcës shumëkombëshe
Njoftim i zëdhënësit të MPJ
Qeveria shqiptare ka vlerësuar dhe vlerëson kontributin e forcës shumëkombëshe në Shqipëri. Brenda mandatit në kësaj force, Qeveria dhe strukturat e saj i kanë ofruar dhe do t’i ofrojnë të gjithë bashkëpunimin e mundshëm. Qeveria shqiptare nuk ka kërkuar zgjerimin e mandatit të forcës shumëkombëshe në Shqipëri.
Njoftime e medias e huaj, sipas së cilave Qeveria shqiptare ka kërkuar zgjerimin e mandatit të forcës ushtarake, nuk i përgjigjen realitetit.
Shantazh dhe investim i hapur në dobi të fushatës elektorale të PS-së
Fino mbyll rubinetin financiar për RTSH
tilla që çënojnë tetorit. Për emërimin e administratës dhe deklaratën e Partisë Demokratike Shqiptare.
Tiranë, më 2.05.1997
Shantazh dhe investim i hapur në dobi të fushatës elektorale të PS-së
Pas dëshmitimit të projektligjit për vënien nën kontroll të RTV shqiptar institucion që varet nga Parlamenti, kryeministri Fino, dje ka bllokuar fondin e pagave për të gjithë punonjësit e RTV Shqiptar. Kështu hakmarrja e kryeministrit Fino ka lënë pa paga mbi 1200 punonjës e këtij institucioni me pretendimin e mos miratimit të Buxhetit të Shtetit, paçka kjo vetëm për RTV.
Qysh në fillim të punës së saj Qeveria e Pajtimit Kombëtar, ka kërkuar të vënë nën kontroll disa pika më të rëndësishme të shtetit, si SHIK-un të cilin ai pretendon që e ka shkatërruar. Më pas RTV-ja e të cilit këshilltarët si Bufit e të tjerë e dinë mirë aq sa e dinë mirë se do të thotë 1200 punonjës pa rroga. Ashtu siç e dinte mirë Fino se shkarkimi i Gjeneral Agim Shehut nuk ishte as në dorë e as në dëshirën e tij apo të PS. Po çfarë e shtyn kryeministrin për të marrë vendime sa acaruese aq edhe me nëntekst të qartë. Fino ka urdhëruar formalisht për është PS dhe krahu i amatosur i saj që e kanë urdhëruar Finon të ndërmarrë këtë veprim shantazhist që minon marrëveshjen e 9 marsit. Ky akt synon t’i bëjë 1200 punonjësit e RTSH-së kukulla apo papagaj, që të mësojnë përmendësh dhe të riprodhojnë si materiale propagandistike përrallat e vjetra e të reja të PS-së të Nanos, Finos, Bufit, dhe shokëve të tyre kapo të bandave kriminale në Jug të Shqipërisë.
BASHKIM RAMA
E mira shkruhet në rërë, e keqja gdhendet në gurë
Mesazhe nga Shkodra demokratike
Faqe 4
Vrasje dhe rrëmbime në Vlorë
Krimi mban nën goditje qytetet e Jugut të Shqipërisë
Faqe 2
Fino mbyll rubinetin financiar për RTSH
Shantazh dhe investim i hapur në
Ushtria nuk mund t’i ruajë depot me municione
Fino pranon paaftësinë e Vukajt
Ushtria nuk mund t’i ruajë depot me municione
Qeveria kërkon një zgjerim të mandatit të Forcës Shumëkombëshe
Faqe 3