Malaj: Kam marrë para prej piramidave
Ministri socialist i Financave kundër transparencës së plotë të fajdeve
Malaj mohoi akuzat e socialistëve se llogaritë e bllokuara të dy fondacioneve piramidale, Populli dhe Xhaferri, kanë shkuar për financimin e deficitit buxhetor të Qeverisë Meksi
Faqe 2
Piramidat shqiptare dhe ndikimi i huaj
Duke filluar nga fundi i vitit 1994, Fondi Ndërkombëtar Monetar filloi të këshillojë Bankën Qëndrore për të hequr masën shtrënguese mbi “Sigurinë e depozitave” dhe mbi nenet e falimentimit të ligjit bankar të vitit 1992 (neni 28). Banka Qëndrore e pranoi sugjerimin dhe menjëherë filluan të lulëzojnë skemat piramidale
Faqe 3
Nga Jack Kalinovski, Analist politik, SH.B.A
Tjetër skandal i Fინოს
Tjetër skandal i Finos
Kryeministri Fino pengesa kryesore për zgjedhjet e reja
Deklaratat e fundit të Finos Kryeministër, kanë qartësuar se mes dilemës për të qenë Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar ose Kryeministër i Komiteteve, ai ka zgjedhur të fundit. Natyrisht që zgjedhje më të keqe nuk mund të bënte, pavarësisht se si deklaroi publikisht e kishte zgjedhur, me dëshirë dhe e shpalli me zell të madh. Zoti Fino i cili çveshi përfundimisht probën e kryeministrit dhe veshi kostumin e përfaqësimit të komiteteve të armatosura jo thjesht si zëdhënës i tyre, por si kryetar politik, me deklaratat e tij publike ka sqaruar përfundimisht se kush është pengesa kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në afatin e caktuar. Sic dihet Qeveria e Finos në programin e saj të shkurtër kishte si detyrë kryesore organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, parakusht i së cilave ishte rivendosja e rendit kushtetues e publik dhe realizimi i transparencës së fajdeve. Por kryeministri sistematikisht është përpjekur dhe ka punuar për të penguar ose bllokuar këto dy parakushte të rëndësishme që do të bënin të mundur një proces zgjedhor të lirë e të drejtë në afatin e caktuar nga marrëveshja e partive politike më 9 mars. Kështu sic dihet ministri i Brendshëm ka deklaruar publikisht se policia shqiptare dhe ministria e Brendshme janë në gjendje të rivendosin rendin kushtetues e publik në rrethet e uzurpuara nga komitetet ushtarake, por gadishmërinë së tij Kryeministri shqiptar iu përgjigj me legalizimin e komiteteve në gadishmërisi në emrin e tij. Zoti Fino tregohet edhe më i zellshëm se drejtuesit e lartë të PS të cilët të paktën publikisht e mohojnë faktin se komitetet janë krimi i tyre i amatosur. Kryeministri ka filluar të harrojë se votëbesimin në parlament nuk e ka marrë për të përkëdhelur dhe mbështetur komitetet e armatosura, por për të punuar në favor të rivendosjes së rendit kushtetues që ç’ënuan nga intelektualët e tij. Natyrisht askujt nuk i intereson nëse Kryeministri bisedon në telefon me terroristët e komiteteve, por ndërkaq të gjithë i shqetëson fakti se si Kryeministri i Qeverisë së Pajtimt Kombëtar është personi direkt dhe më i interesuar që të mos zhvillohen zgjedhje normale, por zgjedhje nën bajonetat e armëve të komiteteve. Në rast se zoti Fino ka vendosur të hyjë në politikë si përfaqësues i terroristëve kjo është çështje tjetër, por kjo nuk do të thotë se mekanizmi teknik i marrëveshjes politike të 9 marsit, ka të drejtë juridike e morale të kapërcejë të qenit instrument dhe asgjë më shumë se kaq. Zoti Fino i cili nga dita në ditë po zhgënjen shumicën e shqiptarëve, duhet të mbajë parasysh, se nuk mund të bëjë shantazh as me komitetet, as me pengimin e shtypit jo të majtë për të qarkulluar në rrethet e jugut, as me përpjekjen për uzurpimin e RTSH, as me vendimet e paligjshme të firmosura prej tij, as me të ashtuquajturën mbështetje ndërkombëtare dhe as me kërcënimin për të bllokuar zhvillimin e zgjedhjeve. Kryeministri duhet të mos harrojë se ka marrë përsipër në Parlament edhe kryerjen e transparencës së fajdeve. Për fat të keq shoku i tij Arben Malaj, ministër socialist i financave, ka deklaruar se nuk mund të realizohet kjo transparencë. Kjo do të thotë se Qeveria e Kryeministrit nuk po arrin të përmbushë ose bllokon qëllimisht përmbushjen e programit të saj të shkurtër. Do të dëshironim që mos të ishte bllokimi i qëllimshëm i përmbushjes së programit afatshkurtër të Qeverisë nga Kryeministri dhe ministrat socialistë, por faktet e shumta po flasin për të kundërtën. Zoti Fino lejon komitetet dhe kërcënon zgjedhjet nëpërmjet tyre, zoti Malaj deklaron se nuk do të realizojë transparencën e kërkuar për fajdet, zoti Vukaj vazhdon të bëjë deklarata nostalgjike dhe të lejojë në mishërin e fatit depot e eksplozivëve që shpërthejnë sistematikisht duke marrë shumë jetë njerëzish, një ministër tjetër socialist bën “zbulime” për papunësinë dhe nuk shqetësohet aq shumë për asistencat dhe pensionet. Kjo është vepra e socialisteve në qeverinë e Pajtimit Kombëtar të kryesuar nga Kryeministri i Komiteteve Bashkim Fino. Kryeministri i Komiteteve, ndërkaq nuk duhet të harrojë se me gjithë mbështetjen e pakursyer të terroristëve nuk do të arrijë të bllokojë mbajtjen e pakushtëzuar të lira dhe të drejta, pavarësisht se është shndërruar fatkeqësisht në kryetar të Komiteteve, sepse zgjedhjet e lira janë pika kryesore e marrëveshjes politike të 9 marsit dhe mënyra e vetme për t’i kthyer vendit normalitetin.
Prodi do të kërkojë fillimin e hetimit për këtë problem
Presidenti i Republikës priti të riktheyerit forcërisht nga Bari
Presidenti i Republikës priti të rikthyerit forcërisht nga Bari Prodi do të kërkojë fillimin e hetimit për këtë problem Presidenti shprehu shqetësimin për problemin e tyre. Për këtë, tha ai, unë kam patur një bisedë telefonike me Prodin Dje, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti një grup qytetarësh, të cilët u rikthyen në Shqipëri forcërisht nga autoritetet italiane të Barit, disa prej tyre edhe të keqtrajtuar, njofton zyra e shtypit dhe informacionit pranë Presidentit të Republikës. Ata i përcollën Presidentit Berisha shqetësimin e të gjithë atyre refugjatëve, familjet dhe fëmijët e të cilëve kanë mbetur në Bari, duke mos ditur asgjë për fatin e tyre. Presidenti Berisha, duke shprehur shqetësimin për problemin e tyre, tha se po e ndjek atë në mënyrë të vazhdueshme. me Kryeministrin italian, Prodi, i cili më siguroi se do të kërkonte menjëherë fillimin e hetimit për këtë problem dhe se do të merren masat e duhura për zgjidhjen e tij. Gjithashtu, theksoi Presidenti Berisha, ambasadori ynë në Romë është udhëzuar të marrë kontakte me familjet dhe fëmijët tuaj. Ai ka shkuar në Bari dhe është lidhur me autoritetet lokale të qytetit. Po kështu, ambasada italiane në Tiranë është angazhuar në përpjekje serioze për bashkimin me familjet tuaja.
Fino: “Politikanët italianë të ndërpresin vizitat në Shqipëri”
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Pollo reagon pas një deklarate të kryeministrit socialist
Kërkesa e kryeministrit Fino më duket se ngjall fantazmat izolacioniste të Enver Hoxhës. Ajo gjithashtu tregon se PS, autore e vërtetë e letrës së kryeministrit Fino i mungojnë në mënyrë dëshpëruese miqtë në arenën ndërkombëtare
Në një deklaratë të Kryeministrit Bashkim Fino dhënë BBC-së kërkohet që politikanët italianë të ndërpresin vizitat në
të kryeministrit socialist që politikanët italianë të ndërpresin vizitat në Partisë Demokratike zoti Genc Pollo reagoi menjëherë duke thënë se: “Jam shumë i habitur që këtë lajm e mora nga një njoftim i autoriteteve italiane dhe se pse kryeministri shqiptar për çështje që kanë të bëjnë me gjithë spektrin e politikës shqiptare duhet të konsultohet jo vetëm me Partinë Socialiste, së cilës i përket por edhe me partinë e tjera dhe të marrë konsensusin e tyre. Së dyti, thuhet i kërkesës së zotit Fino është një skandal i vërtetë dhe një provokacion politik i pazakontë. Ne-zahoti Pollo, punuam për pesë vjet që Shqipëria të hapë ndaj Europës dhe botës, të krijonte sa më shumë miq jashtë dhe të vizitohej nga sa më shumë politikanë dhe biznesmenë perëndimorë. vërtetë e tërheqjes së kryeministrit Fino i mungojnë në mënyrë të dëshpëruar miqtë në arenën ndërkombëtare”. I pyetur nëse në këto rrethana PD do të ftojë miqtë e saj nga Italia dhe vende të tjera, zoti Pollo gjithashtu u shpreh: “Natyrisht kjo është një praktikë e njohur në Europë dhe aq më tepër në Europën e Bashkuar që deputetët e një grupi të caktuar të mbështesin njëri-tjetrin pavarësisht nga kufijtë kombëtarë. Ne do të mirëpresim të dërguarit e qendrës së djathtë dhe EDU-së dhe EUCD-së siç kemi bërë deri tani. Por unë mendoj se Shqipërinë duhet ta vizitojnë edhe socialistët dhe nuk do të kishte asnjë kundërshtim që në Tiranë apo Policën të vinte edhe Fausto Bertinotti, kryetar i Rifondacionit Komunist në Itali. Për këtë gjë parlamentarët e Partisë Demokratike do të kërkojnë të merren të gjitha masat e duhura që legjislacioni shqiptar të jetë i qartë në këtë drejtim dhe në këtë frymë. Tiranë, më 7.05.1997
Vranicki përsëri në Tiranë
Dje arriti për një vizite të re në vendin tonë ish-kancelari austriak Vranicki, i ngarkuar i posaçëm i OSBE-s.
Ai do të ketë takime me personalitetet më të larta të shtetit dhe të partive politike.
Imoralitet pa kufi i “ZP”-së
Familja e “Heroit të Popullit”
Ali Demi përgjëneshtron:
Imoralitet pa kufi i “ZP”-së
Presidenti Berisha na ka nderuar me vizitën e Tij
“Presidenti i Republikës Sali Berisha na ka nderuar me vizitën e tij në kujtim të 5 majit ditës së dëshmorëve”. Pjestari i familjes së Heroit të Popullit, Ali Demi kanë shprehur respektin për vizitën që Presidenti i Republikës bëri në familjen e të vëllait të Ali Demit, Vehbi Demi. Bashkëshortja e Vehbi Demit si dhe një nga mbesat e “Heroit të Popullit” kanë përgënjeshtruar dhe lajmin dhe në pacënur e PS-së (ZP) ku thuhej se Presidenti nuk e ka vizituar familjen e “Heroit të Popullit”. Gazeta në fjalë pa i njohur pjestarët e familjes Demi thotë se ajo përbëhet nga dy motra ndërsa mbesa e A. Demit thotë se janë 3 motra e një vëlla. Presidenti ka nderuar pikërisht familjen e vëllait të Ali Demit, Vehbi Demit.
VEHBI DEMI
BIBLIOTEKA KOMB…
TIRANË
Shqipëria ka mbijetuar dhe me fjalën e saj, jo vetëm me pushkën
Faqe 4
Arbnori kërkon ndërhyrjen e ambasadorit italian në Shqipëri
Të lejohet bashkimi i familjeve të refugjatëve
Faqe 2
Sundimi i komiteteve ruan terrorin mbi vlonjatët
200 plumba mbi tre jetë
Një bombë që shpërtheu në qendër të qytetit, plagosi tre qytetarë dhe shkatërroi një qendër tregtare
Faqe 2