Qytetarët braktisin Komitetin e Shpëtimit
Dështon mitingu i zakonshëm i mesditës në Vlorë
NË FAQEN 3
Fino: Mos shko në Vlorë se nuk të duan
Kryeministri “këshillon” prefektin Afrim Haçi
NË FAQEN 4
Krahu i armatosur rrezikon zgjedhjet
Kryetari i PD-së së Beratit:
NË FAQEN 4
PS imiton 26 Majin
Socialistët shqiptarë nisën dje një përpjekje të re për minimimin e procesit të votimeve, zgjedhjeve të qershorit, duke paralajmëruar se nuk do të hyjnë në zgjedhje me ligjin që miratoi dje parlamenti shqiptar. Deputetët e PS-së braktisën fillimisht parlamentin për të bllokuar miratimin e ligjit, i cili respekton plotësisht marrëveshjet e 9 marsit dhe të 9 majit të nënshkruara nga 10 partitë e përfshira në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Ai është një shkronjë natyrale e ligjit të vitit 1992 dhe atij të vitit 1996, i cili i ka kënaq të gjitha palët, duke ofruar shanse të njëjta për zgjedhje të lira e të ndershme për të gjitha partitë. Por pikërisht kur po diskutohet ky ligj socialistët kanë braktisur sallën e parlamentit, duke na kujtuar se historia e bojkotimit janë sërish një kërcënim real për politikën shqiptare. Argumenti i Dokles se ai nuk donte ta shihte fare ligjin e propozuar nga grupi i Partisë Demokratike, por do të diskutohe vetë ligjin e ardhur nga qeveria, është në fakt edhe mjerimi i arsyetimit politik të socialistëve shqiptarë. Nëse Dokle do të kishte gjetur argumente kundër për amendamentet e ligjit që hyn në rendin e ditës së parlamentit, sado qesharake apo absurde që të ishin ajo, ai dhe partia e tij do të ishin më të pranueshëm. Idea e Dokles se parlamenti duhet të pranojë vetëm një ligj të ardhur nga qeveria dhe ky të jetë së cilës është një socialist, është shprehje e logjikës mesjetare të partisë së tij për garën politike dhe një provë tjetër e mosrespektimit të marrëveshjeve të 10 partive të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Pajtim Kombëtar. Përpjekja e Dokles dhe të tjerëve për të shtyrë miratimin e ligjit elektoral që i hap rrugën procesit elektoral në Shqipëri, vjen në një kohë që kryeministri Fino vijon të prezantohet në takimet ndërkombëtare si militant i Partisë Socialiste, dhe jo kryetari i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Gjatë vizitës së tij në SHBA, ai ka vijuar të gënjejë publikisht për raportet e forcave politike në Shqipëri, duke shndërruar takimet e tij në Uashington në fushatë kundër Partisë Demokratike. Megjithëse gafat e tij politike diplomatike janë tregues të letërsisë së tij në politikën shqiptare, socialistët shqiptarë po përpiqen ta shtrydhin dhe në fund limonin e Finos si kryeministër. Të vetmen gjë që duhet të mbajnë mend socialistët nga vizita e Finos në SHBA është paralajmërimi i sekretarit të Shtetit, Madlen Olbrajt që nuk do të tolerohen ata që do të bllokojnë apo do të shtyjnë mbajtjen e zgjedhjeve të qershorit dhe presitë e marrëveshjeve mes partive. Socialistët shënuan dje në biografinë e tyre politike dhe një akt tjetër papërgjegjshmërie, sepse pa u shfaqur heronjtë e lajmeve nga Uashingtoni, i dhanë një goditje tjetër konsensusit të brishtë politik të arritur në Shqipëri. Ata paralajmëruan se mund të hedhin në erë tërë mënyrën e njëanshme gjithçka që është arritur nga marrëveshja me Vranickin, vetëm se duan t’i imponojnë Shqipërisë vullnetin e tyre politik. Tani paralajmërimet e precedentit për ato forca politike që do të prishnin konsensusin janë adresë konkrete. Ata janë Fatos Nano, Bashkim Fino, e Naimik Dokle. Ky i fundit deklaroi dje duke dalë nga Parlamenti se partia e tij është për rikthimin e kontratës politike të nënshkruar nga Vranicki dhe do të shkojë mundësinë e daljes nga Qeveria e Pajtim Kombëtar. Po ta shtrosh komitetet e jugut po paralajmërojnë se nuk do të tolerojnë armët dhe se nuk ka asnjë marrëveshje që t’i shkojë ajo. Si krah i armatosur i Partisë Socialiste, komitetet e përpjekjes të mbajnë peng krimin nga rast rebelimi që vjen me shokë në zgjedhje, nuk është aspak e fshehtë. Për tani zgjedhjet duhet të mbahen, dhe me mua duket socializmi do të përpiqet deri në fund, si shkaktare e kësaj, të përçajë çdo frymë të konsensusit politik për kthimin e stabilitetit dhe të qetësisë që zgjedhjet të lira dhe të ndershme. Socialistët provojnë dhe edhe një herë se ata nuk e njohin kompromisin në vend. Ahuna…
Socialistët i rikthehen bojkotimit
Parlamenti miraton ligjin mikst të zgjedhjeve
Dokle: Do të rishikojmë marrëveshjen me Vranickin dhe mundësinë e rrëzimit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar
Parlamenti miraton ligjin mikst të zgjedhjeve
Socialistët i rikthehen bojkotimit
Dokle: Do të rishikojmë marrëveshjen me Vranickin dhe mundësinë e rrëzimit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar
PD respekton marrëveshjet
Genc Pollo, sekretar i Përgjithshëm i PD-së
Cili është vlerësimi juaj për amendamentit që ju bënë ligjit elektoral?
Amendamentet pasqyrojnë në radhë të parë rekomandimet e Këshillit të Europës dhe OSBE-së, në radhë të dytë pasqyrojnë pikën numër dy të kontratës së 9 majit të firmosur nga 10 partitë në praninë e zotit Vranicki. Gjithashtu ato përbëjnë një konçesion nga ana e partive të mëdha për partitë e vogla lidhur me votat që ata mbledhin. Sipas jush cilat janë motivet që i shtynë socialistët të kundërshtojnë këtë përmirësim në ligjin elekto- elektoral. Duhet të kujtoj se marrëveshja e 9 Majit kërkonte zhvillimin e zgjedhjeve brenda qershorit. Data e fundit për shpalljen e zgjedhjeve është dita e nesërme. Nëse ne nuk do të bëjmë ndryshime praktikisht do të futeshim në zgjedhje me ligjin e majit ’96. Këto amendamente i solli Partia Demokratike me dëshirën e mirë për të bërë ato përmirësime për të cilat folëm më lart dhe pasqyrojmë kompromisin e arritur. Qeveria praktikisht me ligjin e vet të bazuar krejtësisht në parimin proporcional do ishte lojë për shkak të marrëveshjes së 9 majit e cila fiksoi ligjin e ri të ishte me bazë mazhoritare por me elementë proporcional. Asnjë parti tjetër deri më sot nuk ka sjellë amendamente apo sugjerimet e veta. Megjithatë ekziston mundësia qoftë në komisionet përkatëse parlamentare, qoftë në mbledhjet e grupeve dhe kontaktueve midis partive politike duhet të shikoheshin pika të ndryshme. Megjithatë Partia Socialiste zgjodhi rrugën e imponimit dhe të kërcënimit duke deklaruar nëpërmjet Dokles se nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje nëse nuk zbatohet pjesë në zgjedhje nëse nuk zbatohet kjo është përgjegjësi e tyre por, do të ishte një përgjegjësi e rëndë para Shqipërisë që në këtë moment na kërkon të veprojmë me frymën e pajtimit kombëtar. Dokle tha se nuk do futemi në zgjedhje me ligjin e ’96, por këtu është krejt e qartë se amendamentet e këta përmirësuar krejtësisht në përbërjen e komisioneve, ndarjen e kohës në TV, si edhe në rritjen e elementit proporcional. Duke u nisur nga paralajmërimi i Dokles se PS do të rishikojë qëndrimin dhe Qeveri, mos do të kalojë vendi në një krizë? PD i qëndron besnike marrëveshjes së 9 marsit, kontratës politike të 9 majit dhe amendamentet që bënë qenë në frymën e kësaj marrëveshje. Nëse Partia Socialiste nuk do të marrë pjesë në zgjedhje pasi dyshon se do të humbasë përsëri dhe vendos të rrëzojë Qeverinë e Pajtimt Kombëtar kjo është përgjegjësi e rëndë para popullit shqiptar. Ndryshimet që ju bënë ligjit ant gjenocid hasën në kundërshtimin e disa deputetëve të PD, po ju si i vlerësoni? Disa deputetë të PD shfaqën objek sionin e tyre të ndërgjegjes lidhur me ndryshimet e këtij ligji. Megjithatë dua të them se zbatua e ligjit antigjenocid ishte pjesë e kontratës politike të 9 majit dhe ne i qëndruam besnikë asaj që firmosëm duke përmbushur kushtet e saj. amendamentet që bënë qenë në frymën e kësaj marrëveshjeje. para popullit shqiptar. Ndryshimet që ju bënë ligjit antigjenocid si i vlerësoni? Disa deputetë të PD shfaqën objeksionin
PD: Deklarata e Kryeministrit e pasaktë
Fino ushtar i bindur i PS
Lidhur me deklaratën e kryeministrit Fino në Washington se “9 parti e mbështesin ligjin e ’92 të korrektuar dhe vetëm PD-ja nuk është dakort me të” rikujtojmë se në 9 maj në praninë e të dërguarit të OSBE z.Franc Vranicki u arrit një marrëveshje politike midis 10 partive shqiptare, pika 2 e së cilës parashikon një ligj të bazuar kryesisht në sistemin mazhoritar, por të kombinuar me elemente proporcionale. Në shenjë kompromisi PD mori maksimumin e mazhoritarit e 1996 me 115 zona elektorale, si dhe maksimumin e proporcionalit e 1992, shoqëruar me disa ndryshime në favor të partive të vogla.
Në këtë linjë u shpreh publikisht në konferencën e fundit për shtyp edhe zoti Vranicki. Kësaj zgjedhjeje duhet t’i bashkohen të tera partitë që kanë nënshkruar kontratën politike të 9 majit. Pse parti janë deklaruar tashmë në favor të këtij ligji.
Deklarata e kryeministrit Fino në “Zëri i Amerikës” se ka njoftuar Sekretaren e Shtetit të SHBA për mosmarrëveshje të 9 partive për proporcionalin dhe PD që kërkon mazhoritarin është e pasaktë.
Veprime si këto nuk i shërbejnë mazhoritetin e kryeministrit Fino nga atë të ushtarit të bindur të PS.
Ne e konsiderojmë këtë si një dezinformim dhe një nxitim politik të kryeministrit Fino ndërkohë që nga vizita e tij në vend mik si SHBA kishim pritur që të përfaqësonte denjësisht frymën e Pajtimt Kombëtar. Për fat të keq, Fino me këtë deklaratë duket të mos e ketë kuptuar përmbajtjen e kontratës politike të 9 majit, firmatare e të cilit është edhe partia e tij.
Forcohet ekstremizmi në PS
Nano thërret Ruçin
Rikthimet Ismail Lleshi, Ibrahim Baci, dhe projektohet edhe raktivizimi në drejtim i ish-Shefit të Sigurimit të Shtetit. Në f. 3
Bandat kriminale bëjnë mobilizim të dhunshëm në Vlorë
Pritet “një luftë frontale”
Arratiset pengu i Zanit
Në faqen 2
Guri Durollari, kryetar i PLL
Ne i përmbahemi kontratës së 9 majit
Cili është vlerësimi juaj për amendamentet që ju bënë ligjit elektoral?
Partia Lëvizja e Legalitetit ka qenë vazhdimisht për një ligj mazhoritar të pastër sikurse e ka dhe Anglia. Amendamentet që ju bënë kanë qenë edhe pikëpamjet tona për këtë ligj elektoral. Besoj që qëndrime e ndryshme të disa partive nuk nisen nga mangësitë e ligjit por duke u nisur nga interesat e tyre partiake.
Po për ndryshimet që ju bënë ligjit antigjenocid?
Ne dhe partitë e tjera të djathta kemi qenë për një formulim të këtij ligji, por ne bindemi marrëveshjes së 9 Majit për hir të stabilitetit.
Bisedoi: A. Kopani