Armët ia dorëzojmë vetëm PS-së
Ministri Malaj feston ditëlindjen e Zanit
Kur e pyet për ditëlindjen e Zanit të mbajtur para disa ditëve, bashkëpunëtori i tij hesht për një çast, pastaj rrëfen. U dhenë të gjithë ...
NË FAQEN 4
2.3 milion dollarë në arkën e PS
Komitetet financojnë fushatën e socialistëve
Nën thirrjet “I duam për Vlorën” kryemafiozët komunistë po boshatisin trastet e qindra biznesmenëve që tani janë të detyruar të paguajnë ...
NË FAQEN 3
ALBA “pushon” rrugët
Forcat shumëkombëshe trembin bandat
Katër postblloqe vezhguesish kanë qenë të pranishëm dy ditë e fundit në vijëkalimin nacional mes kryeqytetit dhe Elbasanit...
NË FAQEN 4
Vranicki të qetësojë të humburit
Demokratët shqiptarë nisën dje rrugën e re drejt fitores së zgjedhjeve të 29 qershorit, ndërkohë që kundërshtarët e tyre po përpiqen të minojnë një proces elektoral të ndershëm e të lirë, gjë që do t’i çonte drejt humbjes së sigurt. Berisha riktheu në Kavajë kohërat e mitingjeve entuziaste duke u premtuar shqiptarëve fundin e shumëpritur të rebelimit dhe rikthimin e stabilitetit dhe të qetësisë në vend, pas një fitoreje tjetër të Partisë Demokratike. Por, ndërsa Presidenti shpalli 29 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve duke u ftuar të gjitha partitë të nisin fushatën, të majtët klasikë të spektrit politikës shqiptare dhe disa parti fantazma, u deklaruan hapur se janë për bllokimin e zgjedhjeve. Socialistët anulluan dje një konferencë shtypi për shkak se Fatos Nano nuk kishte se çfarë t’u thonte gazetarëve, ndërkohë, që pas takimit të të majtëve në Pallatin e Kongreseve, politikanët e trembur që në startin e fushatës arritën të thonë vetëm se “do t’i ankohemi Vranickit për ligjin elektoral”. Lideri i PS-së, Fatos Nano dëshmoi dje inferioritetin e zakon- zakonshëm të partisë së tij në ballafaqimin me forcën e demokratëve shqiptarë. Fakti, që socialistet po mundohen të mbajnë peng zgjedhjet për shkak të ligjit elektoral, është shprehja më e elo kuente e frikës që shkakton tek ta një ballafaqim i barabartë me demokratët. Medyshja e tyre për të pranuar garën luajnë që ofron fushata pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, është në fakt edhe dëshmia më e qartë e fitores së ardhshme të Partisë Demokratike. Nëse Nano thotë se do të presë Finen që ky i fundit të dalë apo të mos dalë nga qeveria, apo Vranickin për t’iu ankuar për Partinë Demokratike, socialistët e kanë humbur betejën që në startin dhe kjo nuk varet aspak nga ligji. Socialistët i kanë në traditën e tyre ankesat para Perëndimit, ndoshta që në kohën kur ndryshuan emrin e Partisë Komuniste. Por, ata nuk mund të bindin askënd që do të jetë neutral për zhvillimet në Shqipëri, pasi demokratët kanë respektuar në mënyrë dinjitoze të gjitha pikat e marrëveshjeve politike që shoqëruan krizën në vend. Para se të ankohen për ligjin elektoral, socialistët duhet t’i shpjegojnë zotit Vranicki se përse kryeministri Fino nuk e ktheu në kryeministër mandatin e tij, çuar me Parlamentin draftin e tij, madje nuk e kishte kaluar as në qeverinë që drejtohet prej tij, ndërkohë që afati i fundit ishte në fund të këtij afati. Përgjigjja është fare e thjeshtë: Socialisti Fino e ka vonuar qëllimisht projektligjin, që të krijojë një vend për protestën e partisë së tij dhe të majtëve të tjerë për të vonuar zgjedhjet. Është në nderin e zotit Vranicki që të veçojë ata që po i çojnë vendin drejt zgjedhjeve, dhe atyre që po e minojnë fillimin e një fushe të qytetëruar e të qetë, duke krijuar një precedent të tensionit paralektoral, ashtu si më 26 maj. Demokratët ashtu si në fushatë elektorale, me sigurinë e plotë të fitores dhe përmasave të të gjitha zgjedhjeve që nga 22 marsi i vitit 1992, ndoshta e ndihmuar edhe nga stili inferior i së majtës. Për ta ky ka shumë rëndësi se si është ligji i zgjedhjeve, sigurinë e PD-së për një triumf tjetër e të PS-së për permësat e përvijimi i aleancës së të djathtëve të tjerë në demokraci, si një nga shtyllat që do të diktojë fitoren e tyre që do të shohë në zgjedhjet e 29 qershorit.
Kavaja, starti i fitores së PD-së
Berisha paralajmëron 29 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve
...Ne do të paraqesim programin e emergjencës, program i cili do të synojë riparimin e shpejtë të dëmeve të krijuara nga rebelimi dhe do të vazhdojmë me insistim konsolidimin e institucioneve në mënyrë që asnjëri të mos mendojë se do të mund t’i kundërvihet pushtetit të dalë nga vota nëpërmjet dhunës dhe terrorit ......
Krijohet Bashkimi për Demokracinë
Pesë parti nënshkruajnë aleancën elektorale
PD, PLL, PDK, PBSD, PBD paralajmërojnë një fitore të thellë në zgjedhjet e 29 Qershorit
Pesë parti nga qendra në të djathtë vendosën dje krijimin e Bashkimit për Demokracinë, duke paralajmëruar një fitore të thellë të kësaj aleance në zgjedhjet e 29 Qershorit. Shpallja e aleancës së re politike mes Partisë Demokratike, Partisë Lëvizja e Legalitetit, Partisë Demokristiane, Partisë Bashkimi Social-demokrat dhe Partisë Bashkimi Demokrat në start të fushatës elektorale, për të gjithë firmëtarët e saj ishte një shans i mirë për të ruajtur orientimin e vendit drejt ndërtimit të demokra- qëndron bashkëpunimi elektoral, ku partitë angazhohen për t’i lënë njëra-tjetrës zona të lira, për të dalë me kandidatë të përbashkët dhe me listë të përbashkët për proporcionalin. Në deklaratën e firmosur nga krerët e pesë partive thuhet se do të mbështesin njëra-tjetrën edhe në turin e dytë elektoral, i pavarur vendimeve të komisionit ndërpartiak që do të kordinojë këtë bashkëpunim. Partitë e djathta dhe të qendrës e kanë lënë hapur mundësinë për aderimin e Partisë Balli Kombëtar në aleancën e tyre. Në deklaratë ata përgëzojnë inisiativën e presidentit Berisha për të rikthyer në parlament ligjin për zgjedhjet, me objektivin e zgjerimit të hapësirës për partitë e vogla, uljen e kufirit minimal në 2 për qind dhe për llogaritjen e proporcionalit për të favorizuar partitë e vogla. A. KOPANI
Mijëra qytetarë të Kavajës mbështesin presidentin Berisha
Mijëra qytetarë të Kavajës mbështesin presidentin Berisha. Foto: A. Dhimitri
PS braktis kreditorët, por jo komitetet
Malaj: Asnjë kompensim për të humburit e fajdeve
PS i braktis të gjithë, vetëm kursesi ata që i ndihmuan të shkaktojnë kaosin në Shqipëri. Këta nuk janë kreditorët, por fare më shumë emrat e tyre, në një mënyrë socialiste, do të vendësojnë emrat e atyre që kanë humbur shtëpitë në firmat rentiere.
Përsëri Malaj kategorisht kundër xhepave të shqiptarëve. Nuk është mjaftuar me taksat e rënda që ka vënë në kurriz të tregtarëve të vegjël, por ... F.4
Përmirësime esenciale dhe ndihmë për partitë e vogla
Partia Demokratike për ligjin elektoral
Partia Demokratike e nënshkroi kontratën politike të 9 majit në praninë të të dërguarit të OSBE-së z. Vranitzky duke qenë krejtësisht e vendosur t’i përmbahen angazhimeve të nënshkruara në të, thuhet në deklaratën e djeshme të PD-së. Aty përmbahej zhvillimi i zgjedhjeve brenda qershorit (pika 1) aprovimi i një ligji me bazë mazhoritare dhe me një kompetent proporcional (pika 2) si edhe zbatua e ligjit Anti-gjenocid (pika 5).
Në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen me datë 29 qershor, afati i fundit i mundshëm duhej ndryshuar në ligjin zgjedhor të bëheshin deri më datën 13 maj, në mënyrë që Presidenti i Republikës të mund të dekretonte ditën e zgjedhjeve para 45 ditësh siç e parashë ligji.
Deri në datën 12 maj asnjë ligj apo amendament nuk është paraqitur në Parlament as nga Këshilli i Ministrave, as nga ndonjë parti tjetër përveç Partisë Demokratike. Në amendamentet e paraqitur përfshihen të tëra rekomandimet e bëra nga Këshilli i Europës dhe OSBE lidhur me përmirësimin e shumë aspekteve zgjedhore si formimi e procedura e komisioneve zgjedhore, koha e parave në TV gjatë fushatës etj.
Gjithashtu në frymën e kompromisit, në ligj u përfshi maksimumi i pjesës proporcionale të ligjit të vitit ’92 duke iu bashkangjitur pjesës mazhoritare të ligjit të vitit ’96. Pragu i hyrjes në parlament u ul nga 4% në 3% dhe shuma e votave të partive që nuk do ta kalojnë atë do të shkojnë në favor të partive të vogla.
Ekspertët e përfaqësuesit e OSBE dhe Këshillit të Europës janë informuar dhe konsultuar nga ne për propozimet tona, vijon deklarata e PD-së.
Megjithëse amendamentet e paraqitura nga PD ishin krejtësisht në frymën e Kontratës Politike dhe mbështetur nga parti të tjera procedura parlamentare parashikonte mundësi të tjera që të diskutoheshin dhe eventualisht të miratoheshin ndryshime të paraqitura nga parti të tjera veçanërisht nga PS. Për fat të keq deputetët socialistë zgjodhën rrugën e braktisjes së bashkëpunimit parlamentar në vijim të politikave të tyre të vjetra.
Nuk duhet të harrojmë se parlamenti aprovoi dje edhe një zbutje të ligjit antigjenocid, gjë e cila ishte kërkuar me forcë nga PS dhe ishte përfshirë gjithashtu në kontratën politike.
Duke qenë se amendamentet janë përmirësime esenciale të ligjit dhe krijojnë më shumë hapësirë për partitë e vogla PD shpreh bindjen se përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare nga të cilët pritet neutralitet dhe objektivitet do të vlerësojnë ligjin pasi të kenë marrë vlerësimin e ekspertëve për karakterin e tij.
Nënshkruhet bllokimi i zgjedhjeve
Të majtët hedhin poshtë marrëveshjen e 9 majit
Partitë e frontit të rebelimit janë shpallur hapur kundër marrëveshjes së 9 majit. Në një deklaratë të përbashkët ata kërkojnë rishikimin e marrëveshjes së 9 majit midis partive politike. Kjo do të thotë se partitë e Frontit të Bojkotimit janë të vendosura për të bllokuar me çdo kusht mbajtjen e zgjedhjeve më 29 qershor. Partive majtë tanë që u është hapur rruga zgjedhjeve të qershorit, kërkojnë të bllokojnë mbajtjen e tyre, duke hedhur poshtë kontratën e 9 majit mes 10 partive politike në pran[?] të Vranickut.
Kështu përfundimisht ata dalin publikisht hapur kundër mbajtjes së zgjedhjeve, duke provuar atë që është thënë vazhdimisht se partitë e rebelimit janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve.
E hëna të rihapë dyert e shkollave
Këshilltarët e Bashkisë kërkojnë normalizimin
NË FAQEN 2
Vranicki ka probleme me refuzuesit e kontratës
Pas takimit Presidenti Berisha tha se partitë mbështesin iniciativën time për një rishqyrtim të ligjit elektoral, i cili do të dalë prapë për partitë e vogla dhe të krijojë një shpërndarje tjetër në favor të tyre në mënyrë që të përfaqësohet partia e vogël. Unë mendoj se Vranicki nesër problemet i ka me ato që i kanë kërkuar të rishqyrtojnë kontratën. Unë do t’i them se jam për zbatimin e kontratës, dhe kontrata është dhe mbetet një dokument për t’u zbatuar. Mbi bazën e kontratës kanë deklaruar datën e zgjedhjeve më 29 qershor, data e thënë se duhet të forcojë demokracinë.