Shqiperia mbledh taksat ne Greqi
Fajdexhiu Malaj gjen “zgjidhje” per taksen e komiteteve
Duke i transferuar doganieret shqiptare ne token greke le te besojme se nje dite Malaj nuk do te transferoje edhe kolltukun e ministrit te Financave
NË FAQEN 2
Tritoli çan urën e Kardhiqit
Nje shperthim tjeter trondit qytetin e gurte
Para 20 ditesh ne te njejten vend dhe me te njejten sasi tritoli eshte tentuar shkaterrimi i ures prej personave te panjohur. Ndesetai jane tronditur serish...
NË FAQEN 2
Ermenji jo më kriminel lufte
Socialistët i heqin njollat liderit të Ballit.
Në Selinë e Ballit Kombëtar, nga këta zotërinj është vendosur që Abaz Ermenji, Dashamir Shehi, Petrit Kalakula dhe plaku Godo të dalin me kandidatët të përbashkët
NË FAQEN 3
Europa tregon me gisht zjarrvënësit
Ish-kancelari Vranicki u largua dje nga Shqipëria duke treguar me gisht njerëzit që duan të bllokojnë zgjedhjet e 29 qershorit, ndërkohë që në të njëjtën ditë socialistët paralajmëruan rifillimin e rebelimit të armatosur dhe mësymjen e krahut të tyre të armatosur drejt Tiranës.
Megjithë fjalorin e zakonshëm diplomatik në të tilla raste, zoti Vranicki la në godinën e hotel-Rognerit jehonën e alarmit për fatkeqësinë që mund tu shkaktojnë sërish shqiptarëve papërgjegjshmëria e socialistëve dhe aleatëve të tyre. Vranicki e tha disa herë qartë se parlamenti shqiptar miratoi një ligj që i përmbushte të gjitha kriteret dhe rekomandimet, i cili sipas tij pritej që t’i kënaqte të gjitha palët, por fatkeqësisht ky nuk ishte qenë argument që të arrihej konsensusi paraelektoral. Një orë para se ish-kancelari austriak të deklaronte se ligji ishte në frymën e kontratës politike, lideri socialist Fatos Nano kishte deklaruar se partia e tij dhe aleatët e saj do të bojkotonin zgjedhjet, në rast se nuk do të ndryshonte sërish ligji i zgjedhjeve, megjithëse në të ishin përfshirë të gjitha rekomandimet e Vranickit, si dhe shumë amendamente të propozuara nga kryeministri Fino. Ky qëndrim i korracuar politik i socialistëve dhe vasalëve të tyre është në fakt prova e qartë e paragjykimit që ata i kanë bërë që në fillim procesit që do ti hapte rrugën zgjedhjeve të qershorit. Duket se Nano dhe miqtë e tij kanë qenë të vendosur për të bllokuar me çdo kusht miratimin e ligjit, pasi një ditë më parë ata u hoqën si mbrojtës të parimeve të vogla, kurse të nesërmet vogla, kurse të nesërmet të gjithë kërkesat që favorizonin të vegjlit u plotësuan, të majtët qëndruan stoikë në bojkotimin e procesit elektoral. Ky shpjegim përforcohet nga fakti se në çastin që Nano dhe Ceka çirreshin për bojkotimin e zgjedhjeve, njerëzit e tyre Eduard Alushi dhe Gjergj Zefi kishin mbledhur komitetet në Vlorë për të vendosur në do të mësynin të Tiranën, apo duhet të prisnin mbajtjen e një kuvendi kombëtar të komiteteve bashkë me partitë që këto të fundit mbështesin. Jo rastësisht Nano i kishte kujtuar të emrit Vranickit se ai mund të pasonte si Princ Vidi, ndërkohë që një ditë më parë nuk pranonte të fliste me gazetari sepse “duhej pritur Vranicki”. Kërcënimi i Nanos për Vranickin sot merr ngjyra shumë të forta po të kihet parasysh që i dërguari i tij në Vlorë ka qenë për fillimin e kryengritjes së armatosur. Pas kësaj Vranicki duhet të përmbysë të gjithë raportin e tij për qeverinë e vendosur të OSBE-së, pasi argumentet që shkatërrojnë të socialistëve për mospranimin e ligjit të zgjedhjeve të miratuar nga parlamenti, nuk janë gjë fare para asaj që kanë vendosur socialistët në mbledhjen me komitetet e Vlorës. Alarmri i Vranickit për shqiptarët që të ruhen nga policia e papërgjegjshme, sot ka tikanin e një specialisti për vlerë të dyfishtë pasi specialistët e kërcënojnë socialistët rikthimin nga e para të dëneve më të përgjithshme të kaosit që përfshiu vendin, për shkak të mospranimit të humbjes me vota. Europa tani ka më së të qartë se çfarë do të kërkojë bllokimin e zgjedhjeve, përpara 16 qershorit të radhës dhe të rebeseve.
Vranicki i shtrëngon dorën Berishës:”Për ata që duan zgjedhje, rruga është e hapur...”
PD drejt fitores, PS drejt rebelimit
Dje dekreti i Presidentit: Zgjedhjet më 29 qershor. Berisha i hap rrugën procesit elektoral
Berisha dekreton datën e zgjedhjeve
Përfundon kuadri ligjor për fushatën zgjedhore
Presidenti Berisha dekretoi dje mbajtjen e zgjedhjeve Parlamentare më 29 Qershor duke i hapur kështu rrugën procesit elektoral dhe një fushate të ndershme e të lirë për zgjedhjen e Parlamentit të ri.
Disa orë më parë Presidenti kishte dekretuar ligjin mbi ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve ku përfshihen amendamentet e paraqitura nga Presidenti, OSBE dhe një numër i konsiderueshëm paraqitur nga Qeveria. Në vijim të krijimit të një baze ligjore të pranueshme prej të gjithëve Presidenti ka dekretuar edhe ndryshimet në ligjin “Për genocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për urdhërin e zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhën me mbrojtjen e shtetit demokratik”. Tashmë është krijuar i gjithë kuadri i domosdoshëm ligjor pajisur edhe me të gjitha vërejtjet e mëparshme nga parti të ndryshme politike apo organizma ndër-kombëtare. Nuk egziston më asnjë pengesë ligjore që shqiptarët të drejtohen tek kutitë e votimit të bëjnë një zgjedhje të lira e të ndershme. Ndërkohë Presidenti Berisha dekretoi dje mbasditen shpërndarjen e Kuvendit Popullor përpara mbarimit të afatit të legjislaturës, mbështetur kjo në marrëveshjen e 9 Marsit si dhe deklaratën e parlamentit. [teksti ndërpritet] të datës 13 maj për vetshpërndarjen e tij.
Vranicki: Zgjedhjet ka filluar faza e dytë
Parlamenti i ardhshëm do të ketë bazë të gjerë përfaqësimi të elektoratit shqiptar
Berisha ritakohet me të dërguarin e OSBE-së
Presidenti Berisha shprehu kënaqësinë e tij dhe e siguroi ish-Kancelarin Vranicki se ligji elektoral i aprovuar pas diskutimeve të gjata mbrëmë nga Parlamenti përfshin të gjitha sugjerimet e bëra në deklaratën e djeshme të zotit Vranicki si dhe shumë nenë të projektit të paraqitur nga qeveria, duke e bërë atë një ligj që favorizon partitë e vogla, lejon një garë të plotë të partive kryesore, siguron një spektër pluralist më të gjerë të Parlamentit dhe imponon koalicione.
Kështu, ligji i aprovuar i vë të dy partitë e para në kushte kryesisht të barabarta dhe favorizon të gjitha partitë e tjera më të vogla. Ai u kufizua minimal për hyrjen në Parlament të partive të vogla, në 2 për qind.
3/4 e 40 deputetëve të proporcion-alit ai rezervon vetëm partive të vogla.
Të gjitha votat e subjekteve që nuk arrijnë pragun prej 2 për qind u shpërndahen vetëm partive të vogla.
Kështu Parlamenti i ardhshëm do të ketë bazën më të gjerë dhe përfaqësimin më të plotë të elektoratit shqiptar në krahasim me gjithë parlamentet e mëparshëm dhe po ashtu do të jetë i përbërë nga së paku 4-5 grupe parlamentare.
Mbrëmë në darkë kryetari i Parlamentit Arbnori, ndonëse jashtë procedurës së Parlamentit, vendosi në rend të ditës edhe ligjin elektoral të zotit Fino dhe me sugjerimet të Komisionit të ligjeve të Parlamentit mori në konsideratë shumë amendamente nga ky ligj. Këtu përfshihen gjithashtu të gjitha rekomandimet e djeshme të OSBE-së. Unë mendoj, theksoi Presidenti Berisha, se ky ligj përputhet tërësisht me kontratën politike të 9 Majit, me vendimin tim me kërkesën tuaj si dhe me kërkesën e PS e shpres-uar edhe dhe pas takimit me ju, për të favorizuar partitë e vogla.
Presidenti Berisha theksoi se ne mbetemi tërësisht të interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si rruga e vetme për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza. Ata që sot janë të pakënaqur me këtë ligj, dhe në takimin me ju kritikuan ligjin e mëparshëm sikur ai nuk përfillte partitë e vogla. Tani që ai i favorizon kërkencojnë me mospranueshmëri në zgjedhje. Presidenti Berisha mendon se ata që kundërshtojnë një ligj që është në përputhje të plotë me kontratën politike duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë para shqiptarëve dhe mbarë komunitetit ndërkombëtar për bllokimin e këtyre zgjedhjeve.
Presidenti Berisha konfirmoi angazhimin e tij të plotë për të bashkëpunuar ngushtë me Qeverinë e Pajtimt Kombëtar dhe kryeministrin Fino për një proces elektoral të suksesshëm dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ish-Kancelar Vranicki theksoi edhe një domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza dhe se është e rëndësishme të vijohen me fazën tjetër të këtij procesi.
Ligji, garanci për zgjedhje të lira
Komunikatë shtypi e PD
Ligji elektoral përfundimtar përfshin të gjitha mendimet, zgjerimet dhe kërkesat e forcave politike shqiptare dhe të mediatorëve të organizatave ndërkombëtare, të angazhuar për të realizuar një proces elektoral të lirë, të drejtë dhe të barabartë, përfundon njoftimi i PDSH-së, thuhet në një njoftim për shtyp të Partisë Demokratike.
Më datë 15 maj 1997, Parlamenti shqiptar u mblodh në seancë plenare për të rishqyrtuar ligjin e zgjedhjeve, të miratuar më datën 13 maj 1997, thuhet me të njëjtin njoftim të drejtorisë së shtypit dhe informacionit të PDSH-së. Presidenti i Republikës riktheu ligjin për t’u krijuar mundësi më të mëdha partive të vogla, për t’u përfaqësuar në parlamentin e ardhshëm.
Në rendin e ditës së seancës plenare u fut edhe shqyrtimi i ligjit elektoral të paraqitur nga Kryeministri, si dhe rekomandimet e të dërguarit të OSBE-së, Dr. Vranickit, pas konsultimeve me Presidentin, Kryeministrin dhe të gjitha partitë pjesëmarrëse të tryezës së rrumbullakët.
Komisioni i ligjeve, vazhdon njoftimi, shqyrtoi ligjin e paraqitur nga Kryeministri dhe konstatoi se një shumicë nenesh përfshiheshin në ligjin e miratuar, si dhe përfshiu në ligj më se 20 nene që kishin të bënin me organizimin e fushatës, përbërjen e komisioneve, nxjerrjen e rezultateve të votimit, përdorimin e masmedias, etj. Parlamentit pasqyroi në ligjin elektoral sugjerimet e Presidentit të Republikës, miratoi në formën e amendamenteve nenet e ngjitur të përbashkëta nga ligji i Kryeministrit dhe pjesëshu me ligj të gjitha rekomandimet e të dërguarit të posaçëm të OSBE-së, Dr. Vranickit përfundon njoftimi i shtypit.
PS kurdis rifillimin e kaosit
Eduard Alushi i PS-së dhe Gjergj Zefi i PAD-it janë përfshirë gjatë në debatim, në duhet të fillojë menjëherë kryengritja e armatosur apo duhet pritur një Kuvend Kombëtar i komiteteve të shpëtimit dhe partive që i drejtojnë ato
Vlorë. Të majtët në mbledhjen e komiteteve të Jugut
Komitetet e armatosura të jugut dhe shefat e tyre politikë paralajmëruan dje se janë gati të rifillojnë rebelimin, duke mësyrë përpara drejt Tiranës, deri sa pushtetin ta fitojnë Socialistët.
Në Vlorë u mblodhën sipas parashikimeve përfaqësues dhe komitetet e armatosura të shpëtimit së bashku me disa përfaqësues të partive më bashku me drejtorinë politikisht ato. Eduard Alushi i PS-së dhe Gjergj Zefi i Partisë Aleanca Demokratike u përfshinë në debatin në duhet të fillojë menjëherë kryengritja apo duhet pritur edhe pak, deri në një mbledhje të Kuvendit Kombëtar të Komiteteve dhe të partive politike që i drejtojnë ato. Sipas dëshmive që u dhanë, Vlorë mësohet se shumë prej pjesëmarrësve në mbledhje kanë qenë të mendimit që duhet të fillojë sa më parë sulmi pasi është hedhur ideja se Berisha po arrin të bindë Perëndimin dhe po fiton shumë pikë në elektoratin shqiptar.
Ndërkohë, ajo që i ka stepur pak trimat e komiteteve për të marrë vendimin kriminal, ka qenë frika nga një reagim i fortë i strukturave të shtetit, por sidomos të popullatës në qytetet ku duhet të kalojnë rebelët.
Po kështu në mbledhje ka dalë se duhet një shkak i besueshëm dhe duhet sulmuar ndonjë histori me gjoba provokime nga policia apo SHIK-u, që të justifikojnë të paktën pjesërisht rebelimin e armatosur. Na e kanë lënë të parë një manatë në liria e krenjtë në gjak, kanë ngulmuar njerëzit e kallashnikovëve, por pastaj kanë qenë të detyruar të pranojnë që sa vjen e bëhet më e vështirë në Vlorë dhe gjithë për të mbledhur njerëz rreth vetes.
Lajmet nga Vlora më shumë se urishtues janë prova të pakontestueshme të kompromitetit të socialistëve dhe aleatëve të tyre në rebelimin për përgjegjësi, ku shqiptarët, po aq sa janë dëshmitarë, a’yre nuk u kanë mbetur mjete të tjera për të fituar ndaj kundërshtarëve politikë, përveç armëve.
KOMITETET E ARMATOSURA TË JUGUT DHE PS-së paralajmëruan dje se janë gati të rifillojnë rebelimin, duke msyrë në dhe fillojë menjëherë kryengritja apo duhet pritur një Kuvend Kombëtar i komiteteve të shpëtimit dhe partive e kanë lënë të parë një manat kallashnikovëve, por pastaj kanë qenë të detyruar të pranon-in kundërshtarëve politikë, përveç armëve.
Kryetari i PD-së, Tritan Shehu, shpjegon përparësitë e ligjit elektoral
T. L.
NË FAQEN 4
Vranicki i shtrëngon dorën Berishës:”Për ata që duan zgjedhje, rruga është e hapur...”