Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E MERKURE 21 maj 1997

Demokratët ne fushatë, të majtët fshihen në seli

Demokratët ne fushatë, të majtët fshihen në seli Berisha tregon në Fier epërsitë e Partisë Demokratike Socialistët pas çdo marrëveshje të nënshkruar, i kanë penduar të nesërmen e saj. Opozita inicioi rebelimin e armatosur për ta përdorur pas sukses ne nxjerrjen e një lufte civile. Komitetet po i dërgojnë instruktorët, po i hedhin në erë urat, por ne do t’i ndërtojmë shumë shpejt të reja. Europa perparimtare! fshihte le marralluar spastrimet e papara etnike, dhe gjithë njerzimi nuk kishte vënë re se c’po ndodhte me vendin tonë gjatë këtyre muajve të tmerrshëm. Mirëpo brenda pak javëve me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë dhe popullit shqiptar ne ia dolëm. Republika e Shqipërisë dhe strukturat e shtetit të së drejtës u ringritën. Shqiptarët tanë, shumica dërrmuese e tyre janë kundër kaosit, anarkisë dhe mafies ordinerë. Askush nuk mund t’i detyrojë me dhunë të votojnë, aq më pak prej komiteteve të shpifura që janë ngritur me dhunë gjatë këtyre muajve të tmerrshëm. Këto komitete dhe pala e opozitës që i komandon ato janë kundërshtare të lira, pavarësisë dhe integrimit të Shqipërisë në Europë. Socialistët pas çdo marrëveshjeje të nënshkruar, i kanë penduar të nesërmen e saj. Opozita inicioi rebelimin e armatosur për ta përdorur pas sukses në nxjerrjen e një lufte civile. Komitetet po i dërgojnë instruktorët, po i hedhin në erë urat, por ne do t’i ndërtojmë shumë shpejt të reja. Dini mirë se Shqipëria po qahet e dhimbshme një gjendje tjetërkomtarë, qeveria e koalicionit kombëtar e ka detyrë kthimin e rendit me çdo kusht. Ne nuk mbajmë qëndrim të ndryshëm përsa i përket qetësimit të vendit dhe çarmatosjes së popullsisë. Por, synimet e Partisë Socialiste janë thellësisht të pandershme. Ata kërkojnë ta çojnë Shqipërinë në gjendjen e mjeruar në të cilën e katandisën në korrik të vitit 1992. Kjo është arsyeja pse ata nuk duan që gjërat të ecin normalisht dhe të zhvillohen zgjedhjet në një klimë të qetë. Partia Demokratike është e vendosur të marrë pjesë në zgjedhje dhe të pranojë çdo rezultat që del prej tyre, por jo deformimin e tyre. Në qoftë se ata janë në gjendje të fitojnë me vota, le të futen në zgjedhje. Partia Demokratike është e sigurt që do të mbetet fituese në çdo rast, sepse ajo do të marrë mbështetjen e forcave politike që janë kundër anarkisë dhe shkatërrimit. Këto deklarata i bëri dje në qytezën e Cërrikut Presidenti i Republikës, Sali Berisha, gjatë një mitingu të organizuar në kuadër të fushatës elektorale. Në një tjetër takim të zhvilluar në qytezën e Librazhdit ai e quajti një detyrë madhore demokratike daljen në votime të qytetarëve, sepse kjo do të thoshte fitorja e lirisë mbi revolucionin bolshevik të komiteteve, që synon shndërrimin e Shqipërisë në Kosovë të dytë. “Por nuk ka asnjë dyshim se bota e qytetëruar po i kundërvihet me vendosmëri këtij revanshi bolshevik dhe do ta ndëshkojë atë. Aleanca e komiteteve me opozitën është aleanca më antikombëtare e 55 viteve të fundit. Misionarë të tyre po dërgohen nga Tirana në Gjirokastër e Sarandë për të përhapur urrejtjen e klasave. Iu rikujtoj qytetarëve të Librazhdit që t’i hedhin një sy odiseas së qeveritarëve socialistë me firmën e fituar para 6 muajsh, kur ata shisnin si fitore atë çka ishte një marrëveshje deklarative”. Në një tubim elektoral të zhvilluar në qytetin e Elbasanit, Berisha tha se 4 marsi shënoi një kthesë jo të zakonshme për zgjedhjet e 29 qershorit. “Ato morën një drejtim krejt të papritur politik dhe u kthyen plotësisht nga përpjekjet e organizatave terroriste, sepse synimi i tyre ishte i qartë, marrja me dhunë e pushtetit. Për këtë ata edhe sfiduan qeverinë e koalicionit për të marrë në dorë rendin. Asnjë shtet i civilizuar në botë nuk mund të pajtohej me një gjë të tillë”. Ai shtoi se forcimi i shtetit dhe i qeverisë së koalicionit përbëjnë interesat më të ngutshme të vendit dhe popullit shqiptar. Sipas tij, krijimi i komiteteve dhe zgjerimi i veprimtarisë së tyre kanë patur për qëllim të nxisnin urrejtje klasore dhe përçarje krahinore. “Por këtë nuk e pranojnë shqiptarët. Ata kanë tradita të shkëlqyera mirëkuptimi dhe kurrë nuk mund të bien pre e nxitësve të luftës civile”. Më pas ai tha se vota e 29 qershorit do të jetë provë e vullnetit të shqiptarëve për të mbështetur forcat politike që garanton rendin dhe qetësinë e vendit. Kjo është një përballje mes qytetërimit dhe barbarisë. Në këtë kuadër, ai bëri thirrje për një pjesëmarrje sa më të gjerë në votime dhe për refuzimin e politikës së komiteteve të shpifura. Më tej ai deklaroi se krahas rebelimit të armatosur opozita po fsheh në selitë e saj edhe frikën nga verdikti i qytetarëve. Demokratët, tha ai, janë në fushatë, takohen çdo ditë me njerëzit, ndërsa të majtët fshihen nëpër zyra dhe përpiqen të mbajnë gjallë tensionin në vend.
Sali Berisha Fier Shqipëri Cërrikut Librazhdit Tiranë

Mos luani me zgjedhjet

Olivierit hedh poshtë Fino[n] Olivierit hedh poshtë Finon Shqiptarët armiqësore nuk po bëjnë? Zyrtari amerikan dhe i Komisionit të Jashtëm i SHBA, zoti Xhon Kornblum, ka bërë dje një intervistë të rreptë me TVSH. Ai e bëri të qartë që Shqipëria nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme në qoftë se qeveria e koalicionit vazhdon të jetë e dominuar nga socialistët dhe komitetet e shpifura mbajnë armët. Ai theksoi se komuniteti ndërkombëtar nuk mund të pranojë zgjedhje nën presionin e dhunës dhe se të gjitha forcat politike duhet të pranojnë rregulla të barabarta. Në vijim ai nënvizoi se opozita duhet të heqë dorë nga retorika kërcënuese dhe qeveria duhet të garantojë rendin publik. Sipas tij, çdo përpjekje për të manipuluar procesin zgjedhor do të dëmtojë rëndë pozitën e Shqipërisë në sytë e Europës dhe të Shteteve të Bashkuara. Në faqen 4
Fino Xhon Kornblum Shqipëri Europë Shteteve Të Bashkuara

Ti je përfund ndalimit të Shqipërisë, apo për dhunën ndaj shtypit

Për më shumë se dy muaj, njerëzit dhe gazetarët e huaj të vendosur në Shqipëri, por dhe shqiptarët e thjeshtë brenda vendit, kanë shprehur me shqetësim se vendi po mbyllet nën presionin e dhunës dhe të censurës. Janë shtuar sulmet ndaj mediave të pavarura dhe liria e shprehjes është vënë nën kërcënim të vazhdueshëm. Në një reagim të fortë, opinioni publik ka kërkuar që autoritetet të marrin masa për mbrojtjen e shtypit dhe për garantimin e informimit të lirë. Në faqen 4
Shqipëri

Ps duhet të paguajë 1 miliard lira

Panic e skitës per organizatën humanitare të qunione aktiveom [?] Ps duhet të paguajë 1 miliard lira Panic e skitës per organizatën humanitare të qunione aktiveom Në faqen 3

Ps përgati mosnjohjen e zgjedhjeve

Pas dështimit në bllokim e procesit elektoral Ps përgati mosnjohjen e zgjedhjeve Pas dështimit në bllokim e procesit elektoral M A X O - "Vendimi ynë ka qenë i menduar më parë. Ne do të përpiqemi me çdo mënyrë për ta bllokuar procesin elektoral dhe po të dështojmë do të denoncojmë këtë proces si një mashtrim". Kështu është shprehur një nga eksponentët më aktivë të opozitës gjatë ditëve të fundit, duke iu referuar strategjisë që po ndiqet nga Partia Socialiste për të mos njohur zgjedhjet. Në këtë linjë, sipas burimeve të gazetës, po përgatiten deklarata publike dhe lëvizje të koordinuara për të krijuar klimën e mosbesimit ndaj rezultatit. Në faqen 3

Zani udhëheq mobilizim me forcë

Djem dhe vajza vlonjate largohen nga qyteti Në faqen 2
Zani

Bashkim Driza, preventon kthimin e firmidës

Partia e Bashkuar, aleatykut, në partia e Bashkimit Finos [?] Bashkim Driza, preventon kthimin e firmidës. Partia e Bashkuar, aleatykut, në partia e Bashkimit Finos Në faqen 5
Bashkim Driza Finos