23/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

23 maj 1997

Banda e Vlorës vret lushnjarin

Komitetet e Jugut transportojnë terrorin në qytetet e tjera Bandat kriminale të Vlorës kanë shtrirë ditët e fundit terrorin edhe në qytete të tjera, që nuk janë të “pushtuara” nga komitetet. Tre persona të maskuar vrasin qytetarin nga Divjaka. Bombë në qendër të Vlorës, pranë firmës “Cenaj” NË FAQEN 2

Arrestohet polici special grek

Fillon të ndriçohet vrasja e rojës së konsullatës greke në Gjirokastër Një grek i dyshuar për vrasjen e rojës së parë të konsullit grek në Gjirokastër, është arrestuar në pikën e Kakavijës. Arrestimi është konfirmuar nga kanalet greke të informimit NË FAQEN 2

Duhet pritur transparenca e qeverisë

Jo “dritë jeshile” për paditë e kreditorëve për firmat rentiere Paditë nuk mund të gjykohen pa përfunduar kontrolli financiar në bazë të ligjit që u miratua nga parlamenti për këto shoqëri NË FAQEN 2

Hije mosbesimi për Europën

Komuniteti ndërkombëtar e quajti dje të përfunduar debatin për votimet shqiptare të 29 qershorit, duke lënë të kuptohet të majtëve bllokues se përpjekjet e tyre për mbarimin e zgjedhjeve nuk do të tolerohen më asnjë presje. Ish-kancelari austriak, Franc Vranicki e quajti të arritur marrëveshjen e arritive për ligjin elektoral, duke i përplasur në fytyrë socialistëve dhe të majtëve të tjerë ultimatumin e fundit, ku i kërkohej OSBE-së administrimi i plotë i zgjedhjeve si kusht për pjesëmarrjen e tyre në votime. Vranicki tha dje në Vjenë se tashmë janë plotësuar të gjitha pikat e kontratës së 9 majit, duke i treguar shqiptarëve me gisht “dajat” e vërtetë që e zvarriten dhe e bënë tepër të vështirë misionin e tij politik në Shqipëri për të ndihmuar vendin e tronditur nga rebelimi komunist që të shkonte drejt zgjedhjes së krizës. I dërguari i OSBE-së tha se komuniteti ndërkombëtar do të japë ndihmën e tij maksimale për zgjidhjet në Shqipëri, por theksoi se ato do të administroheshin nga vetë shqiptarët. Raporti i Vranickit për OSBE-në u përshëndet me një frymë nga të gjitha kancelaritë e perëndimit, ndërkohë që ai u prit keq vetëm nga të majtët shqiptarë, të cilët panë tek situata e re politike, fundin e shpresës së tyre për fituar në qorrsokak zgjedhjet. Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Partisë Socialiste nuk arriti të marrë vendimin e pritur për fijen në zgjedhje, por ia [tekst i prerë në fund] delegoi këtë të drejtë kryesisë, e cila duhet të vendosë vetëm kur të marrë garanci të plota nga komuniteti ndërkombëtar. Ngurimi i socialistëve për të filluar fushatën elektorale, tani ka arsye të forta të lidhen me mosbesimin e tyre ndaj perëndimit. Nëse deri dje ata kishin pretenduar se kishin probleme me Partinë Demokratike dhe me institucione të tjera në Shqipëri, tani flitet për një mosbesim të qartë ndaj komunitetit ndërkombëtar. Kjo do të thotë që socialistët dhe të majtët e tjerë kanë pasur komplekse të pafundme për garën e ardhshme elektorale, duke zuluar faktin që shkaqet e nxjerra deri tani prej tyre, kanë qenë vetëm pretekst për të mos shkuar në zgjedhje apo për t’i vonuar ato. Mëdyshja e socialistëve për të deklaruar pjesëmarrjen në zgjedhje, megjithëse tashmë është e qartë se nuk mund të ndodhë ndryshe, rikthen në skenë komplekset e vjetra komuniste dhe ksenofobët e tyre për perëndimin dhe Europën në veçanti. Tani Europa ka përpara dy pamje të qarta të situatës politike në Shqipëri. Në njërën anë janë ata që kanë hapur prej kohësh fushatën duke u treguar shqiptarëve europës dhe forcën e tyre, dhe duke u shpjeguar popullit se 29 qershori do të shënojë fundin e rrëmbimit të armatosur që e çoi vendin në buzë të gremirës. Nga ana tjetër janë ata që dështuan në përpjekjet e tyre për të çuar deri në fund rebelimin, duke i çuar postbllok zgjedhjes së re politike që ofrojnë zgjedhjet e lira. Socialistët për t’u futur në zgjedhje, pasi do të vonoheshin edhe disa ditë fushatën e tyre, duke u treguar të gjithëve se kanë qenë ata dhe militantët e tyre shkaktarët e të gjitha fatkeqësive që goditën Shqipërinë, duke filluar nga djegiet e bashkive të para, deri në rrezikimin e misionit ndërlmjetësues të Vranitzkit. Vendimi i djeshëm i forumeve të larta të PS-së ku kërkohej garanci të larta të OSBE-së Europë për të hyrë në zgjedhje, vërtet se është një njollë tjetër në biografinë anti-europiane të Partisë Socialiste.

PS, kokëulur në zgjedhje

Vranicki heq postobllokun e së majtës për votimet e 29 qershorit PS, kokëulur në zgjedhje Demokratët përshëndesin raportin e të dërguarit të OSBE-së. Socialistët i vënë kushte të reja Komunitetit Ndërkombëtar. Berisha ngre në këmbë Pallatin e Sportit të Elbasanit

Paratë e shtetit gati për në selinë e PS-së

PSmbetet në dilemën e bojkotit

Dje mbledhia Komitetit Drejtues të PS-së NË FAQEN 3

Nuk njohim asnjë lojë

Përgjegjështrohen Radio Dojçe Vele, BBC, dhe KJ

Ministri Malaj përgatit grabitjen e madhe

Socialistët paralajmërojnë një ofensivë administrative, e cila nuk është më pak e rrezikshme për shqiptarët se ofensiva e krahut të armatosur socialist Paratë e shtetit gati për në selinë e PS-së PD: Kjo është hakmarrje politike Të rikthehen në punë drejtuesit e shkarkuar NË FAQEN 5

Marioneta Nano më në fund bindet

Shumë mirë që vendosën të marrin pjesë, por kot na lodhën me tryeza pa bukë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Genc Pollo, përshëndet vendimin e PS-së për të hyrë në zgjedhje Deklarimi i z. Nano për pjesëmarrje në zgjedhje duket përshëndetur, pasi demokracia arrihet me pjesëmarrjen e të gjithëve. Elektorati socialist do ta ndjente vetë rrezikun e tradhtuar nëse PS do t’i rikthehej rrugës së bojkotit, tha dje Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Genc Pollo. Me vjen keq për kohën e humbur në tryeza shtërpe të kryeministrit, ku socialistët e ca të tjerë sillnin vazhdimisht propozime e formula të reja për ligjin e zgjedhjeve, duke harruar marrёveshjet e nënshkruara një ditë më parë. Nuk e di nëse nevojiten seriozisht në do të realizonin ato që kërkonin. Sidoqoftë për këtë liderë si dhe për ca çështje të tjera vlen të thuhet me mirë vonë se kurrë. Gjithashtu më zhgënjen edhe fakti që për vendimin në minutë të fundit të hyrjes së PS-së në zgjedhje, krerët e saj u detyruan ta marrin pas këshillave në gjuhë të huaj, që shërbyen si lugë këpuce. Nuk kam asnjë dyshim në qëllimin e mirë të këtyre këshillave por do të ishte në dobinë e vendit por edhe në nderin e z. Nano që këtë vendim ta merrte në mënyrë të pavarur. Një person që anatomonte “Republikën Shqiptare të Bananeve” në letrat nga burgu tre vjet më parë e që le veten të trajtohet si marionetë, qofle me lëvizje të dobishme nuk duket se është i aftë për të përballuar përgjegjësitë e drejtimit të një vendi të pavarur. Sa për kërkesën-kusht të z. Nano për monitorim të zgjedhjeve të votimeve nga bashkësia ndërkombëtare, ajo nuk përbën angazhim të ri, veçse një përpjekje për lehtësuar hyrjen brenda e jashtë vendit. Vëzhgimi ndërkombëtar është vënë nga PD në marrëveshjen e 9 marsit dhe ne kemi insistuar për një monitorim nga jashtë në të shkollë sa më të gjerë-përfundon zoti Pollo.

PS fillon politikën e spastrimeve

Malaj zëvendëson zyrtarët me militantë të PS pa pasur mandat që të bëjë ndryshime Fushata e spastrimeve të PS ndaj administratës shtetërore ka filluar ashtu si parashikohej. Ministri socialist i financave Arben Malaj, megjithëse kompetencat e tij për mandatin që ka nuk e përmbajnë, ka larguar nga puna disa drejtorë bankash të nivelit të dytë sëbashku me bordet e tyre drejtuese. Profesonalizmi i paraqitur si shkak nga Malaj NË FAQEN 5

Nuk njohim asnjë lloj komiteti

Përgjënjeshtrohen Radio Dojce Vele, BBC, dhe KJ NË FAQEN 4

Gjinushi: 48 orë afat për Këshillin e Europës

Lideri socialdemokrat mbledh 150 vetë në rrethin e Vlorës NË FAQEN 5

Spekullim dhe shpije për rritje tirazhi

Tjetër përgjënjeshtrim për KJ Nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar kurrë një dokument për përmbajtjen që reklamoh et në shkrimin e gazetës “Koha jonë”. “Tepër sekret” kështu u vodh 26 Maj”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD Shprehim keqardhjen tonë për pozicionimet që po merr në shtypin e majtë shqiptar trillimi i paskrupullt. Paftësia e thithjes së informacionit të saktë, mangësitë profesionale nuk duhet të zëvendësohen me shpifje imagjinare. Theksojmë se ndryshe nga ç’i pëlqen të reklamojë shtypi i majtë, fushata e 26 Majit në Partinë Demokratike, ka patur përmasat e një pune organizative të bazuar në eksperienca perëndimore. Teknikisht kemi mijëra argumente me anë të cilave mund të përgënjeshtro’jmë pseudodokumentin “KJ”, të cilat janë lehtësisht të mundshëm për t’u vrojtuar nga shtypi i interesuar. Ne Partinë Demokratike, gjitha dokumentet dhe protokollet sipas të gjitha rregullave. Jemi gjithashtu të detyruar t’i kujtojmë lexuesit se në përpjekjen kompjuterike të “KJ” për të sajuar një dokument, mungon elementi i përdorur bushëm si nënshkrues nga Kryetari i PDSh. Zyra e Shtypit e PDSH nuk njohur saktë procedurat dhe sistemin e punës në PD, njofton në përgjegjësinë e saj ligjore se asnjë udhëzim nuk ka dalë nga kancelaritë e kësaj partie mbi përçjellje informacioni nëpërmjet analeve të Ministrisë së Brendshme apo Doganave. Sistemi kapilar, organizativ i PDSH është shumë i fuqishëm, për të funksionuar brenda vetvetes. Kjo përpjekjet më sakë me pretendimin absurd se kemi të bëjmë me një mbishkrim “tepër sekret” mbishkrim që nuk është në të vërtetë, në praktikën e punës së Dep. të Organizimit. Zyra e Shtypit nuk do të dëshironte të hynte në lojra spekulimesh që synojnë të mbajnë një rrahë të kënaqshëm për gazetën.

Berisha ngre në këmbë Pallatin e Sportit të Elbasanit