24/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 maj 1997

Malaj, kujdes me shkarkimet arbitrare

Reagonjë të kërcënuarit e ministrit të Financave Partia Socialiste po përgatit pushimin nga puna të 170 mijë punonjësve të administratës shtetërore. Veprimi arbitrar i Malajt, kërcënimi i financës shqiptare nga PS... NË FAQEN 5

Nano braktis Gjinushin dhe Cekën

Aleancat, problem ende i pazgjidhur i Partisë Socialiste Kryetari socialdemokrat kërkon të rivendosë Nanos komitetet. Liderët e PSD-së dhe PAD-it e kanë quajtur tradhti vendimin e socialistëve për hyrjen në zgjedhje. NË FAQEN 3

Bllokohet rruga Sarandë-Gjirokastër

Bandat e armatosura terrorizojnë udhëtarët e pambrojtur Plumba mbi 20 vjeçarin e pafajshëm. Banditët e armatosur përdorin armët e zjarrit dhe plagosin dy shtetas nga Memaliaj dhe Ballshi. NË FAQEN 2

PS rikurdis rebelimin

Ish-komunistët shqiptarë në shërbim të pushtetit të përgjashëm terror në Cërrik dhe Elbasan, duke paralajmëruar se ata nuk kanë asgjë nga rebelimi i armatosur dhe ideja e marrjes së pushtetit me dhunë. Të paktën pesë policë u masakruan dhe shumë të tjerë u plagosën prej përkrahësve të armatosur të socialistëve në kohën që pas raportit të ish-kancelarit austriak, Franc Vranicki, në Vjenë, pritej që të majtët të futeshin në fund në fushatën normale për zgjedhjet e 29 qershorit. Nuk është aspak rastësi që sulmi makabër kundër forcave të ndërhyrjes së shpejtë në Cërrik bëhet në të njëjtën ditë kur socialistëve shqiptarë iu zunë të gjitha shtigjet për të bllokuar procesin elektoral. Ka mjaftuar një kushtrim nga qendra që kriminelët fanatikë të Cërrikut të rrëmbejnë armët dhe të zënë pritë forcave që po shkonin për të vendosur rendin në qytet. Ekzistenca e një plani makaber për sulmin ndaj forcave të policisë dhe autorësia socialiste e krimit të përgjakshëm tashmë provohet prej shumë qytetarëve të terrorizuar të Cërrikut, të cilët nuk guxojnë prej ditësh të dalin nga dyert e shtëpive nga frika e vrasësve gjakftohtë. Por edhe pa këto fakte, mjafton të kujtojmë përshëndetjen që i bëri gazeta e socialistëve “Zëri i Popullit” dhe shtypi i majtë sulmit në Gramsh të një grupi kriminelësh mbi forcat speciale, rreth dhjetë ditë më parë. Forcat e policisë u tërhoqën atëherë për të evituar gjakderdhjen, ndërkohë që ish-komunistët duartrokitën, duke inkurajuar kriminelët që ata ta kthejnë vendin në ditët më të përgjakshme të kaosit që përfshiu Shqipërinë nga rebelimi stalinist. Dhe si për ironi, kur lajmet nga Cërriku trondisnin të gjithë Shqipërinë, drejtuesit e Partisë Socialiste i kërkuan dje kryeministrit Fino që të hiqet gjendja e jashtëzakonshme, për t’i krijuar lehtësira më të mëdha terrorizuesve të komiteteve që të marrin në dorë terrenin e fushatës elektorale. Kërkesa sa cinike aq edhe kriminale e liderëve të Partisë Socialiste është një provë më tepër e implikimit të politikanëve të majtë në përgjakjen e fushatës dhe në precipitimin e situatës. Në kohën që Berisha dhe liderët e Partisë Demokratike po mbledhin njerëzit duke u bërë thirrje për një fushatë të qetëruar dhe sa më të qetë, të majtët që i janë shmangur deri tani fushatës normale, kanë ngjitur në këmbë kriminelët fanatikë për të terrorizuar të gjithë vendin. Është fare e qartë se Nano, Majko, Gjinushi, Ceka dhe të tjerë nuk duan një fushatë paqësore, që do t’i çonte qetësisht drejt humbjes. Në vend të garës së ndershme ata kanë zgjedhur terrorin si armë të vetme për të mbajtur gjallë shpresat e tyre të kota për të ardhur në pushtet. Tashmë janë të qarta lidhjet e liderëve të PS-së me komitetet e armatosura të jugut që po mbajnë peng dhe në terror qytetet të tëra. Gjinushi hartoi dje deklaratën ultimative të banditëve të kuq të Vlorës, duke u bërë thirrje atyre që të tërhiqen zvarrë demokratët. Deklarata të ngjashme kanë bërë Mediani, Nano, Majko e të tjerë. Që nga gjithë kësaj kohe ka pasur për pjesë këto pështymë për të shfajësuar krimin e organizuar nga vetë e gjutat të pushtuara nga komitetet, në pjesë të tjera të vendit. Ngjarja e djeshme është një provë e qartë se socialistët po e hedhin sheshit benzinin zjarrit të rebelimit. Shqiptarët duhet ta radhisin terrorin e kuq po kërcënor të vendosur drejt katastrofës, pikërisht ç’po vendosin e duan se 16 maji u dogj dhe u duk se 16 majit u vendos...

Të majtët përgjakën fushatën

Partia Socialiste kërkoi dje të hiqet gjendja e jashtëzakonshme, për t’i krijuar lehtësira bandave të saj të armatosura që të terrorizojnë vendin. Një ditë më parë Gjinushi bënte thirrje në Vlorë që demokratët të tërhiqeshin zvarrë Terror i kuq në Cërrik. Pesë policë të vrarë dhe 11 të plagosur

Socialistët kërkojnë liri për dhunën

PS paraqet kushte të reja për zgjedhjet Kërkesa e socialistëve për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme përkon me rritjen e kriminalitetit dhe veprimtarisë së bandave të armatosura në disa rrethe të vendit. Vetëm pak orë përpara kësaj kërkese të socialistëve komunistë të armatosur në Cërrik kanë sulmuar forcat e rendit. NË FAQEN 3

Vranicki: Fino, organizo zgjedhjet!

Zgjedhjet, përgjegjësia u mbetet socialistëve U takon kryesisht “autoriteteve shqiptare të caktojnë bazën e mbyllshme organizative për zgjedhjet e ardhshme”. Kjo është esenca e letrës së ish-Kancelarit austriak, drejtuesi Kryeministrit Fino. Qeveria e kryesuar nga Kryeministri Socialisti, mbetet përgjegjëse për zgjedhjet e ardhshme dhe për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve. “Komuniteti ndërkombëtar bën mundësisht gjithçka për të mbështetur dhe këshilla në përgatitjen dhe zbatimin e procesit elektoral”, shkruan Vranicki. Por “ne rast se kjo kushte bazë nuk do të garantohen gjatë gjithë procesit elektoral”, angazhimi i OSBE-së “në Shqipëri do të duhet të rishqyrtohet”, paralajmërohet Zoti Fino nga i ngarkuari i OSBE-së. Një gjë juhëmë të thjeshtë do të thotë se komuniteti ndërkombëtar, nuk mund të bëhet mekanizëm i Finos apo PS-së. Ndihma e tij gjatë procesit zgjedhor, është krijuar e ndryshme nga përgjegjësia dhe detyrat që duhet të përmbushin autoritetet shtetërore. Ligji shqiptar i zgjedhjeve ngarkon qeverinë për organizimin, mbajtjen dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe korrekte. Gjithashtu Presidenti ka ngarkuar Finon që të ngrejë Komisionet si struktura direkte përgjegjëse për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Dy muaj e gjysëm pas formimit të kësaj qeverie teknokratike i kujton Finos pikën kryesore që duhet të përmbushë qeveria e tij, organizimin e zgjedhjeve që do të thotë sigurim i rendit dhe përgatitjet teknike për mbajtjen dhe zhvillimin e votimeve. Deri tani Fino vetëm sa ka zhvilluar mbledhje me partitë, ka përkëdhelur komitetet, ka dalë në televizion dhe nëpër gazeta. Kryeministri Fino ka simuluar shokun e tij, Malaj, ministër Financash që të shkarkojë dhe të pushojë nga puna administratorët financiare në nivele të ndryshme. Këto dhe të tjera si këto janë veprimet e kryeministrit shqiptar, për të cilat ai dhe është paralajmëruar përfundimisht se duhet të organizojë dhe zhvillojë zgjedhjet.

Një fushatë të qetë për fitoren e PD-së

Presidenti Berisha bashkëbisedon me mijëra banorë të rrethit të Lezhës Presidenti Sali Berisha i përcolli dje mijëra banorëve të rrethit të Lezhës, që i rezervuan një pritje tepër të ngrohtë, mesazhet e fitores së thellë të PD në zgjedhjet e parakohshme të 29 qershorit. Përshëndetjet e banorëve lezhjanë ishin një ogur i mirë, se PD do të ripërsërisë fitoren e 26 majit në tre zonat elektorale të këtij rajoni. Presidenti tha se kam ardhur në qytetin e pajtimit të shqiptarëve, në qytetin e Besëlidhjes, për t’i kërkuar të gjithë elektoratit që ta shndërrojnë fushatën në një fushatë të tolerancës, ku të dëgjohen më kujdes të gjitha alternativat dhe të respektohen politikanët e të gjitha ngjyrave. Por, tha Berisha, ditën e 29 qershorit, unë ju bëj thirrje të votoni vetëm për PD... NË FAQEN 2

Forlani: “Alba” po përmbush mandatin e saj

Fino kërkon më shumë mbështetje të forcës shumëkombëshe Komandanti i Forcës Shumëkombëshe, gjeneral Luciano Forlani deklaroi se së forcat e operacionit “Alba” po e përmbushin me sukses mandatin e tyre. Kryeministri shqiptar, Bashkim Fino, dhe disa shqiptarë e kabineti i tij i kërkuan Forlanit praninë e forcës shumëkombëshe nëpër nyjet e rëndësishme rrugore, një kontroll më të rreptë në gjithë territorin nga ana e “Alba”-s, kontrollin e doganave dhe mbështetje të forcës shumëkombëshe gjatë procesit elektoral. Gjenerali Forlani pasi u njoh me kërkesat e kryeministrit shqiptar tha se “së shpejti do të fillojë ndërlikimi i rruvave edhe në zona ku prezenca e ushtarëve të ‘Alba’-s nuk ka qenë e përhershme. Ndërsa në nivelinësojmë rëndësinë e kontrollit të doganave, kjo detyrë nuk përputhet me mandatin e forcës ‘shumëkombëshe’ tha ai. Megjithatë Forlani siguroi se në këtë drejtim do të mbështetet me të gjitha mjetet autoritetet shqiptare. Përsëri përket ndihmës që do të japë ‘Alba’-ja gjatë procesit elektoral Forlani tha se ka patur takime me përfaqësues të OSBE-së dhe do të ndihmojë për të verifikuar mbështetjen që forca shumëkombëshe mund t’i japë këtyre organizmave gjatë monitorimit të zgjedhjeve.

Nano: Qeveria të ndihmojë PS-në

Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk mund të mbushin mankancat e socialistëve Nuk duhet harruar se viti më parë socialistët organizuan grupet e mbrojtjes të cilat tani mund të shfaqen në mënyrë legale veshur si Fino NË FAQEN 5