Nano: rebelimi të vazhdojë
PS në miting, por jo në fushatë
NË FAQEN 3
PS në miting, por jo në fushatë
Nano: rebelimi të vazhdojë
NË FAQEN 3
Heroi i natës është plumbi
Reportazh nga Vlora, aty ku logjika ka marrë fund....
NË FAQEN 2
Reportazh nga Vlora, aty ku logjika ka marrë fund....
Heroi i natës është plumbi
NË FAQEN 2
Të premten lufta e financave
Disha dhe Malaj me bordet e tyre do të përballen në gjykatë
NË FAQEN 2
Disha dhe Malaj me bordet e tyre do të përballen në gjykatë
Të premten lufta e financave
NË FAQEN 2
Antisocialët dhe idea e shtyrjes së zgjedhjeve
Socialistët shqiptarë hodhën dje një hap tjetër kundër zgjedhjeve të lira të 29 qershorit, kur së bashku me të majtët e tjerë nuk pranuan të nënshkruajnë për paktin social që iu ofrua të gjithë partive nga Partia Demokratike.
Partia Socialiste dhe disa parti fantazma që i druhen çdo lloj fushate vunë si kusht të ri heqjen e plotë të gjendjes së jashtëzakonshme, duke na kujtuar të gjithë historinë bojkotuse që ka shoqëruar qëndrimet e tyre ndaj procesit elektoral të 29 qershorit. Mospërfillimi i socialistëve për të nënshkruar një marrëveshje që në thelb ka një fushatë të qytetëruar dhe pa eksese, është një pretekst tjetër për të mos deklaruar pjesëmarrjen në zgjedhje. Një ditë më parë lideri i socialistëve Fatos Nano kishte hedhur idenë e shtyrjes së zgjedhjeve, ndërkohë që konferenca e Romës dha një përgjigje kategorike shpresave të PS për të minuar apo zvarritur procesin elektoral. Në mesnatën e të hënës Nano ka zhvilluar një takim të gjatë me kryeministrin Fino, ku ka qenë i ftuar edhe ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, në të cilin është diskutuar për një zgjidhje që do të motivonte shtyrjen e zgjedhjeve, në interes të planeve të socialistëve. Por personalitetet më të larta të perëndimit afër krizës shqiptare nuk lanë asnjë vend për përpjekjet e reja bllokuese të PS. Vranicki dhe Dini ishin të qartë dhe të prerë në deklaratat e tyre për moslejimin e shtyrjes së zgjedhjeve, duke u lënë në derë socialistëve shqiptarë përgjegjësinë e rëndë, në rast se ata do të guxojnë të minojnë procesin elektoral apo do të bojkotojnë zgjedhjet. Të ndodhur nën trysninë e komunitetit ndërkombëtar, socialistët duket se kanë vendosur t’u kthehen mjeteve të tyre të vjetra politike. Në një intervistë për një gazetë të përditshme, lideri i PS-së, Fatos Nano, kërcënonte dje shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar për provokimin e një rebelimi të ri pas përfundimit të zgjedhjeve të qershorit. Ai thoshte se OSBE-ja nuk e ka kuptuar atë që kërkojnë dhe kjo do të thotë që sapo t’i krijohet do të përsëritet në edicione të tjera. Përveç sulmit mbi OSBE-në, që është në navër e fyerve të socialistëve për institucionet ndërkombëtare, Nano bën kërcënimin e hapur për mospranimin e rezultateve dhe për një krizë të re pas humbjes së tyre në zgjedhje. Të ndërgjegjësuar për fitoren e sigurtë të Bashkimit për Demokracinë, siç del edhe nga një sondazh i fundit që ka testuar shqiptarët në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, socialistët po premtojnë një bojkotim të ri të garës që është gjetur si rruga e vetme për përmanjën e krizës në vend. Në këtë situatë është fare i qartë vendimi i socialistëve për të mos nënshkruar paktin social, pasi ata nuk duan të kenë as detyrimin më formal për të pranuar pjesëmarrjen në zgjedhje, po aq sa edhe atë të një fushate të qytetëruar e të dinjitetshme. Shefat e Zanit, Shyrit, Gjolekës dhe tenoristëve të Cërrikut kërkojnë dorë të lirë për krabunë e tyre të armatosur gjatë gjithë kohës së fushatës. Ata nuk u quajnë të keqë faktin që komitetet nuk janë shkri ende e sipas kërkesave së 9 majit, por përkundrazi rrisin presionin ndaj politikës dhe terrorin ndaj qytetarëve, por e quajnë të patolerueshme që disa institucione të palotërueshme më parë, i vetmi element ruhen me përformcë, i vetmi element real gjendjes së jashtëzakonshme. Për ata që e kanë ndjekur hap pas hapi të gjithë historinë e kaosit dhe rebelimit në Shqipëri, është fare e qartë se përse ata nuk e nënshkruan dje paktin social, atë nuk e nënshkruan dje paktin social, ata i Orot PD. Edhe në rast se do ta nënshkruanin do të tregohehin hipokritë, por ata nuk pranojnë të shtrihen për një çështje ku preken interesat e komiteteve. Asrilt PATOZI
PS nuk firmos për paqen
Të majtët nuk pranojnë ofertën e PD për paktin social
Një sondazh i pavarur i jep Bashkimit për Demokracinë fitoren historike të zgjedhjeve të 29 qershorit. Demokratët fitojnë 35 për qind. Socialistët nën kuotën historike të tyre, vetëm 19 për qind
Nano fyen Vranickin
PS premton mosnjohjen e rezultateve të zgjedhjeve
Ofendimi i Nanos ndaj OSBE-së apo institucioneve të tjera që janë shprehur ultimativisht për zgjedhjet me 29 qershor është në fakt ofendim ndaj Vranickit direkt dhe fill pas tij ndaj qeverisë italiane që ka marrë përsipër pozicionet më
delikate të krizës shqiptare NË FAQEN 3
Ministri Malaj, kundër Marrëveshjes së Pajtimit
Fino: “I kam kërkuar ministrit të Financave, që një praktikë e tillë të marrë fund”
Berisha bisedon me Finon për shkarkimet në institucionet financiare
NË FAQEN 3
Italia: Mundni komunistët
Kryetari i PD-së Shehu siguron mbështetjen e politikës italiane
Kryetari i Partisë Demokratike zoti Tritan Shehu vazhdon vizitën e tij zyrtare në Itali duke zhvilluar takime me drejtuesit më të lartë të politikës italiane.
Në takimin me ministrin e Jashtëm të Italisë Lamberto Dini, zoti Shehu bëri një ekspoze të gjendjes politike dhe ekonomike në vend dhe kërkimin në të dën filluar fushata elektorale. Ai tha se pengesë për zhvillimin e një fushate të qetë dhe të barabartë vazhdojnë të mbeten bandat terroriste dhe komitetet. Ministri i Jashtëm Dini i interesua gjerësisht për zhvillimin e zgjedhjeve, duke theksuar se zhvillimi i zgjedhjeve më 29 qershor nuk është vetëm zbatimi i një kontrate politike por edhe hapi i domosdoshëm për mbylljen e hapit nga kriza dhe përfundimin e ndihmës së komunitetit ndërkombëtar për Shqipërinë. Ai theksoi se Italia do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë për të kapërcyer këtë situatë të vështirë dhe se qeveria italiane nuk do të ndërpresë negociatat me vendet e tjera për të ndihmuar vendin tonë. Në këtë takim, Lamberto Dini theksoi edhe një herë se të gjitha forcat politike shqiptare duhet të nisin fushatë elektorale për të zhvilluar një garë të ndershme programesh dhe pikëpamjesh.
Në takimin e sotëm me drejtuesit e partive të djathta italiane, Pier Ferdinando Casinin, Gianfranco Fini, sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PDS-së Ranieri dhe sekretarin më të lartë të Forza Italia-s, Marantonio, zoti Shehu mori mbështetjen politike të këtyre partive, të cilat shfaqën interesimin e tyre për zhvillimin e një fushate elektorale të ndershme në Shqipëri duke shprehur njëkohësisht dhe mbështetjen për një ndihmë më të madhe ndaj demokracisë shqiptare.
Gianfranco Fini në takimin me zotin Shehu u shpreh se në Shqipëri duhet të fitojnë forcat e vërteta demokratike dhe kryesuesja e këtyre forcave, Partia Demokratike, si e vetmja parti politike që është e angazhuar dhe ka punuar për një demokraci të vërtetë. Po kështu edhe Casini u shpreh se fitorja e Partisë Demokratike është një nevojë për të penguar rikthimin e komunizmit në pushtet. Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë i të majtës italiane PDS, theksoi se për Shqipërinë është e domosdoshme zhvillimi i zgjedhjeve më 29 qershor në një klimë të qetë politike dhe nxjerrja sa më parë e vendit nga gjendja e vështirë ku ndodhet. Po kështu edhe sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë i forcës politike të tretë, zoti Tritan Shehu bëri prezent edhe një herë qëndrimin e Partisë Demokratike, e cila zgjedhjeve të dhunshme u ka vënë përballë zgjedhjet e veta politike. Këto zgjedhje politike, tha zoti Shehu, shpëtuan Shqipërinë nga kaosi në të cilin ishin të interesuar të zhytnin forcat e ekstremit të majtë dhe po kjo zgjidhje do të sjellë fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 29 qershorit. Ne jemi për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për këtë qëllim kemi filluar një fushatë të tipit perëndimor të bindur se një fitore e re do të presë Partinë Demokratike dhe të djathtën shqiptare.
T. M.
Bashkimi për Demokracinë 55 për qind, Fronti i Rebelimit 24 për qind
Sondazhi i Institutit të Kërkimeve Sociale “Mendimi shqiptar”
Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të fitojnë një shumicë dërrmuese në zgjedhjet e 29 qershorit.
Një sondazh i Institutit të Kërkimeve Sociale “Mendimi Shqiptar” parashikon se një koalicion i së djathtës shqiptare, do të kalojë 55 për qind të votave në shkallë vendi. Sipas sondazhit, PD vazhdon të jetë partia me përkrahjen më të madhe të shqiptarëve, shumë përpara Partisë Socialiste dhe partive të tjera. Gjithashtu, sipas rezultatit të sondazhit vihet re se blloku i forcave të djathta politike të vendit shihet si alternativa më e pranueshme për të qeverisur pas zgjedhjeve. Ajo që bën përshtypje nga rezultatet e sondazhit është fakti se PS jo vetëm që nuk ka ngritje, por përkundrazi e saj vazhdon të bjerë në nivele gjithnjë e më të ulëta që mund ta klasifikojnë parti të tretë ose të katërt pas zgjedhjeve. Ngjarjet e fundit me sa duket kanë bërë që edhe një masë mjaft e madhe shqiptare që besojnë në alternativën e majtë e kanë humbur besimin tek PS, e cila organizoi dhe mbështeti rebelimin e armatosur dhe nuk ka asgjë të përbashkët me idealet socialiste europiane. Në sondazhin e zhvilluar për një varg çështjesh dhe problemesh që shqetësojnë të sotmen dhe të ardhmen e vendit janë pyetur mbi 1025 qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Sondazhi është kryer ditën që është shpallur data e zgjedhjeve, dhe sipas rezultateve të sondimit 35 për qind e votuesve mbështesin aktualisht Partinë Demokratike, 7.1 për qind Partinë Lëvizja e Legalitetit, 2 për qind Partinë Bashkimi Social-demokrat, rreth 2 për qind Partinë Demokristiane, 3 për qind Partinë Republikane, 3 për qind Partinë Balli Kombëtar etj.
Vetëm 19 për qind e shqiptarëve janë të gatshëm të përkrahin Partinë Socialiste, 3 për qind Partinë Socialdemokrate, 2.5 për qind Partinë Aleanca Demokratike.
Rreth 15 për qind e votuesve janë ende të pavendosur, kurse rreth 5 për qind e elektoratit ndodhet mes Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe disa partive të vogla të parëndësishme.
Rezultatet e sondazhit konfirmojnë takimet e para elektorale të zhvilluara nga PD gjatë këtyre ditëve në të cilat duket qartë se përkrahja për PD nuk ka rënë aspak, kurse nga ana tjetër është krijuar një ndjenjë e hapur refuzimi për PS si shkaktare e dramës që po kalon vendi.
L. K.
Foto: F. Bilani
Pollo nuk arrin të bindë Majkon të heqë dorë nga rebelimi