Ndërsa Komiteti me 80 pleq vazhdon mitingjet në Vlorë
NË FAQEN 2
Gjeneral Shehu ruan postin
Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e të përkohshmit Fino
NË FAQEN 2
Leku merr rrokullimën
Tirana, kryeqyteti i dollarit, tregtarët shesin në valutë
NË FAQEN 5
PD drejt perëndimit, PS drejt komiteteve
Kraku i armatosuri i Partisë Socialiste në Vlorë hoqi dje edhe atë vel të tejdukshëm, për t’u fshehur nga Komuniteti Ndërkombëtar, mes Nacionalëve dhe komiteteve të rebelimit. Të cilët kërcënojnë mbajtjen e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Njeriu i rëndësishëm i komiteteve të armatosura, Eduard Alushi, shpalli dje publikisht se ai dhe miqtë e tij kanë vendosur që Nano të kandidojë në Vlorë, për ta pasur të sigurt fitoren. Bashkë me liderin e PS-së, duket se komiteti i Vlorës ka vendosur edhe për kandidaturën e Frok Çupit, për merita të veçanta si një nga frymëzuesit më të flaktë të rebelimit.
Kryesocialisti i Vlorës, Eduard Alushi, është shumë i njohur nga të gjithë si një nga drejtuesit e mbledhjes së komiteteve të jugut në Vlorë, ku u vendos që të sulmohet me armë Tirana dhe t’i bëhet thirrje popullsisë civile dhe ambasadave që të braktisin kryeqytetin. Ka qenë pikërisht ai që ka komunikuar dhe lajm në kandidimin e Nanos në Vlorë, duke deklaruar çdo dyshim edhe tek njerëzit më të painformuar për lidhjet fare të qarta të Partisë Socialiste me komitetet e armatosura. Fakti që Nano kandidon në Vlorë ku është dhënë urdhëri që komitetet të mos i ulin armët, shpjegon më së miri edhe arsyet se përse socialistët nuk e nënshkruan paktin social të ofruar nga PD-ja, po aq sa edhe ngrirjen e tyre për të mos filluar fushatën elektorale.
Socialistët me sa duket kanë siguri për fitoren e tyre vetëm në zonat që kontrollohen prej njerëzve të tyre të armatosur, të cilët po kërcënojnë se do të numërojnë votat. Shpallja e kandidaturës së Nanos në Vlorë vjen një ditë pas shefi i komitetit të Vlorës, Albert Shyti, ka deklaruar se njerëzit e tij të armatosur do të mbrojnë dhe numërojnë votat. Asgjë nuk është e rastësishme në përkimet e aksioneve të socialistëve të qendrës me ato të komiteteve në bazën e tyre në disa qytete të jugut.
Në çastin që socialistët janë dekonspiruar përfundimisht si zgjatuesit e Shqipërisë dhe shefat e komiteteve të armatosura Partia Demokratike po merr mezahe të forta mirëkuptimi dhe përshëndetje nga Komuniteti Ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë dje një paralajmërim të fortë socialistëve shqiptarë, duke i kujtuar për herë të fundit se duhet të heqin nga fjalori politik fjalën “bojkotim”. Siç dihet, kjo fjalë është futur në fjalorin e politikës shqiptare nga socialistët dhe të majtët e tjerë në zgjedhjet e 26 majit. Në deklaratën e Departamentit të Shtetit i kërkohet qeverisë shqiptare që të krijojë kushtet për lëvizjen e lirë të votuesve dhe për lirinë e shtypit, të cilat aktualisht janë kufizuar dhe pengohen krejtësisht në zonat ku sundojnë njerëzit e armatosur të Partisë Socialiste.
Shtetet e Bashkuara i paralajmërojnë socialistët se sa jo vetëm duhet të marrin pjesë në zgjedhje, por edhe të marrin përgjegjësinë për rezultatet e tyre. Partia Demokratike dhe të gjithë me një mijëra mësuesit ndaj Komunitetit Ndërkombëtar dhe disa deklaratave të papërgjegjshme të liderëve të PS-së, ku parashikohet mosnjohja e zgjedhjeve në rast humbjeje, e cila zgjatueshme e pasmangshme. Në fund, lideri i PS-së, Tritan Shehu, i dha fund një fushate të suksesshme në Itali ku mori garanci të plota për mbështetjen e politikës italiane për fushatën e saj demokratike. Demokratët kanë qenë dje përëndërinë, ndërkohë që socialistët që të majtët e tjerë po e çojnë drejt një fitore të tyre të rebelimit me komitetet.
Arbi PATOZI
Nano, kapo i komiteteve
Vlorë. Bandat e armatosura kërkojnë deputet liderin e PS-së
Votat e Nanos do t’i numërojnë Zani dhe Albert Shyti. Komitetet zgjedhin kandidatë të Vlorës edhe Frok Çupin, si shpërblim për shkrimet terroriste dhe nxitjen e rebelimit
Vlorë. Bandat e armatosura kërkojnë deputet liderin e PS-së
Nano, kapo i komiteteve
Votat e Nanos do t’i numërojnë Zani dhe Albert Shyti. Komitetet zgjedhin kandidatë të Vlorës edhe Frok Çupin, si shpërblim për shkrimet terroriste dhe nxitjen e rebelimit
Kapo i komiteteve, Fatos Nano, dhe shefi i numërimit të votave, Albert Shyti
Nano, në zgjedhje, ose në shpellë!
Shuplakë amerikane për Partinë Socialiste
NË FAQEN 3
Bojkoti të fshihet nga fjalori politik
Deklaratë e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi zgjedhjet në Shqipëri
Socialistët kanë frikë nga zgjedhjet e lira
Kryeministri nuk njeh vendimet e Kuvendit Popullor
Intervistë e Kryetarit të Parlamentit ‘Pjetër Arbnori’
NË FAQEN 4
Politika italiane mbështet demokratët
Intervistë e Kryetarit të PDSH-së, Tritan Shehu, pas vizitës në Itali
Në një intervistë që Kryetari i PD-së Tritan Shehu dha dje lidhur me vizitën e tij në Itali, tha se qëllimi dhe rezultati i vizitës së tij atje ishte forcimi në esencë i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Italisë në këto momente të vështira për Shqipërinë kur ndihma dhe mbështetja e Italisë ka qenë prezente, ka qenë e fuqishme, kur jemi të interesuar të gjithë ne të na e japë këtë ndihmë.
NË FAQEN 3
Votat nën “mbrojtjen” e plumbave
Komitetet e Partisë Socialiste kërcënojnë seriozisht zgjedhjet
Zgjedhjet qe 29 qershorit, çdo ditë që kalon po kërcënohen nga PS dhe kr- hu si i armatosur. Komitetet ushtarake që duhet të ishin shpërndarë prej kohësh, po vetëm nuk u shpërndanë, por me urdhër të kar- hut politik dhe qeveritar të ish komunistëve ndërmerren një sërë aktesh të dhunshme
NË FAQEN 3
Bandat e Cërrikut zgjerojnë rrezen e krimit
Vritet polici shkodran
NË FAQEN 2
Rikthimi i ish komunistëve - varrosje e demokracisë
Mblidhet Bashkimi për Demokracinë
Zhvillimet e fundit politike në vend dhe rreziku që po i kërcënohet demokracisë nga revanshi i forcave ish komuniste dhe bandave të tyre të armatosura ishte dje në qendër të diskutimeve në një takim të thirrur nga Bashkimi për Demokracinë.
Partitë e Bashkimit për Demokraci, disa parti të tjera, sindikata dhe një numër i madh shoqatash joqeveritare kanë konstatuar me shqetësim se zhvillimi i demokracisë dhe reformat e nisura janë goditur barbarisht nga rebelimi i armatosur. Gjithë ashtu pjesëmarrësit kanë diskutuar me një preokupim dhe shqetësim të thellë disa çështje të rëndësishme dhe të drejta nga komitetet dhe bandat e armatosura si liria e aktivitetit politik e qarkullimi i shtypit që është bllokuar prej disa muajsh nga komitetet e armatosura, terrori, kërcënimet dhe vrasjet e simpatizantëve, anëtarëve dhe aktivistëve të forcave politike të djathta, grabitjet dhe vrasjet e kërcënimet e pronësisë e tregtarëve.
Diskutantët, përfaqësues partish apo shoqatash gjithashtu përveç konstatimeve rreth gjendjes politike në vend, si dhe kërcënimit të demokracisë nga revanshi i bandave kriminale të komiteteve që sponsorizohen politikisht nga socialistët kanë qenë të mendimit se rreziku i ish komunistëve e pushteti është varrosje e demokracisë. Gjithashtu kanë theksuar se këto politika dhe shoqata apo sindikata, kanë shprehur shqetësimin rreth masave të pamjaftueshme të Qeverisë për të penguar ushtrimin e zgjedhjeve, si dhe mungesën e një interesimi të saj për realizimin e transparencës së firmave rentiere.
NJOFTIM
Agjencia Kombëtare e Privatizimit njofton të gjithë të interesuarit se fillon publikimi për objektet që do të privatizohen.
Informacion më të hollësishëm do të gjeni në gazetat:
Rilindja Demokratike,
Zëri i Popullit, Koha Jonë,
Republika.