03/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 shkurt 1997

PS nuk do të njohë zgjedhjet

Ngjela komenton kërkesën e socialistëve në Kushtetuese NË FAQEN 2

Etja, tani paguhet dyfish

Konsumatori rrezikon shijet NË FAQEN 5

Tanke, nëpër rrugët e Vlorës

Qytetarët mbeten nën terrorin e bandave të komitetit NË FAQEN 2

Kontrastet e mesazheve të perëndimit

Fatos Nano kthehet duarbosh nga Italia, duke e theksuar akoma injorimin që Europa dhe në përgjithësi Komuniteti Ndërkombëtar po i shqëron përpjekjet e socialistëve shqiptarë për t'u kthyer në pushtet. Kryetari të PS-së iu mbyll dera nga D'Alema, të cilit i takon të flasë në mënyrë më të madhe karshi socialistëve shqiptarë, duke i dhënë një mesazh të fortë Nanos dhe partisë së tij. Në takimet e tij në Romë, Nano i kanë treguar pjesëmarrjen në zgjedhje, si të vetmin kusht që perëndimi nuk diskuton për Shqipërinë. Gati pa asnjë përjashtim, politika italiane i ka kujtur Nanos se bojkoti dhe mospranimi i zgjedhjeve, si mundësitë e vetme të socialistëve për t’u shmangur humbjen, do të jenë të patolerueshme. Nano erdhi kokëulur në Tiranë, duke lënë të kuptohet hapur se ai kishte dështuar plotësisht në vizitën e tij në Itali, që nuk kishte shënuar asgjë të re për biografinë e PS në raportet e saj me perëndimin. Në një intervistë për shtypin e huaj në fund të takimeve të Romës, Nano demonstroi se atje e kishin detyruar të harronte edhe akuzat apo kërcënimet e tij për OSBE-në dhe kancelarin Vranicki. Në mikrofonin e BBC Nano u shpreh se ai shikonte përgjegjësi të jashtëzakonshme të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, ndërkohë që disa ditë më parë kishte theksuar se qëndrimi i kësaj organizate do t’i detyronte socialistët që krizën shqiptare për ta përsëritur në edicione të tjera. Heqja dorë nga gjuha e zakonshme e ultimatum eve dhe kërcënimeve nga lideri i socialistëve, është një provë e qartë se atij i kanë tërhequr veshët në të gjitha takimet e kancelarive të Romës. Megjithëse të bie në sy fakti që kreu i socialistëve nuk i përgjigjet pyetjes për pranimin e rezultateve të zgjedhjeve, që është pika më delikate e të gjithë procesit zgjedhor të 29 qershorit. Nano e anashkalon pyetjen duke lënë sërish hije dyshimi për një bojkot të mundshëm, ndërkohë që socialistët ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht pjesëmarrjen në zgjedhje, megjithëse kanë filluar fushatën e tyre. Duket, socialistët e kanë tepër të vështirë që të heqin dorë nga arma e tyre e vjetër, bojkotimi, në pretekstin e së cilës lëshuan kushtrimin e fillimit të rebelimit. Megjithëse i vënë me shpatulla në mur nga politika italiane, lideri i socialistëve e la sërish të hapur mundësinë e mosnjohjes së zgjedhjeve, që do të ishte një krim politik shumë herë më i madh se sa bojkoti i zgjedhjeve të 26 majit. Ky është në fakt edhe alarmi më i madh që shkakton në qarqet perëndimore medyshja dhe përpjekja bllokuese e socialistëve shqiptarë për zgjedhjet e 29 qershorit. Disa ditë para Nanos, Kryetari i PD, Tritan Shehu, nori mesazhe të forta mbështetëse nga politika italiane për demokratët shqiptarë. Në të gjitha takimet e tij në Romë, atij iu bë e qartë se Italia është kundër akteve dhe protagonizmit të rebelimit, po aq sa në favor të njerëzve që do të çojnë vendin drejt paqes dhe stabilitetit. Rezultatet e takimeve të Shehut në Itali “rrudhën” në Komisioner, e cila përforcohet edhe nga vizita e kryeministrit Prodi dhe vizita në Tiranë, është në fakt mbështetja më e fuqishme e fushatën drejt fitore të forcave të demokratëve. E gjithë kjo provon se nga kontrast i madh dhe në raportet e PD dhe socialistëve me Komunitetin Ndërkombëtar, në kohën që kanë hyrë në muajin e zgjedhjeve. Duket se askush nuk dyshon më për atë që e quan Shqipërinë drejt në këtë ditë që injektojnë bandat e armatosura të terrorizojnë qytetet e saj. Ky kontrast ka po ashtu përmasë që do të ketë edhe historia e demokracisë në humbjen e pashmangshme të socialistëve më 29 qershor. Astrit PATOZI

Prodi: Largoni komitetet

Ekstremistët e majtë vendosin bombë në qendër të Tiranës, 19 të plagosur. Presidenti Berisha dhe PD dënojnë aktin terrorist: “Autorët do të marrin përgjigjen e merituar.” Kryeministri italian teston politikën shqiptare në muajin e zgjedhjeve

Nano, hap fushatën elektorale me mitraloza

Socialistët në Korçë: Duam Pëllumbin, jo Fatos Nanon - Lideri socialist braktis mbledhjen e kryesisë, madje mungon edhe në drekën e kortezisë Socialistët në Korçë: Duam Pëllumbin, jo Fatos Nanon Nano, hap fushatën elektorale me mitraloza - Lideri socialist braktis mbledhjen e kryesisë, madje mungon edhe në drekën e kortezisë Nano e blinduar me trr-

mitraloza

- Lideri socialist braktis mbledhjen e kryesisë, madje mungon edhe në drekën e kortezisë Nano i blinduar tmerron banorët korçarë dhe tregon më se miri se PS do të dijë t’i marrë votat e pushtetit me skenarin tashmë të realizuar të rebelimit të armatosur. Ndërkohë zonjusha Arta Dade nga xhami i hapur fuste dorën mes kallashnikovëve dhe mitralozëve të nxjerrë nëpër dritaret e makinës për të “përshëndetur” banorët që iknin të tmerruar duke e pandehur eskortën e Nanos për ndonjë bandë të PS lokale në këtë qytet që shfaqet sistematikisht NË FAQEN 4

Nuk do të ketë koalicion me partitë e rebelimit

Takime të Kryetarit të PD-së, Tritan Shehu, me banorë të Fushëkuqes e Mamuras, Laç dhe Hadhisht e Sallmone, Shijak Gabimi është njerëzor, askush nuk mund të përjashtohet nga gabimi, ai është i korrigjueshëm mjafton ta njohësh dhe ta pranosh atë. Krimi është anti njerëzor, është antiligjor është i dënueshëm dhe i ndëshkueshëm NË FAQEN 4

Do të shpallet programi i emergjencës

Gjatë kësaj jave mblidhet Këshilli Kombëtar i PD Gjithashtu do të përcaktohen dhe miratohen edhe kandidaturat për deputetë NË FAQEN 4

Televizioni ka favorizuar Partinë Socialiste

Shoqata për Kulturë Demokratike gjen shkelje të ligjit elektoral në TVSH Partia Socialiste ka pjesën e luanit në minutazhin e pasqyrimit të fushatës elektorale, pesë ditët e fundit të muajit maj. Ajo zë 57% të këtij minutazhi ndërkohë që Partia Demokratike zë 10% Grafiku i pasqyrimit të fushatës elektorale në lajmet e TVSH ora 20.00. Ky grafik është përpiluar nga SHKD. PLD 1.5% PK 12% PD 10% PBK 13% PR 6% PS 57% NË FAQEN 4

Plumba dhe kërcënime mbi redaksinë e “RD”-së

Pas bllokimit të gazetës nga komitetet e PS Të shtunën në mbrëmje mbështetësit plumbash ka goditur nga ana e prapme godinën e gazetës RD. Plumbat kanë depërtuar deri në zyrat e gazetës duke thyer xhamat dhe duke shpuar dyert e zyrave. Akti i sulmit me armë kundër gazetës RD për fat të keq nuk ka pasur pasoja mbi gazetarët dhe administratën e gazetës, sepse ka ndodhur pas përfundimit të punës në gazetë. Por ai është një akt që pason një sërë kërcënimesh përsëritur ndaj gazetave dhe kërcënimeve të drejtpërdrejta të gazetarëve si dhe bllokimin e gazetës në disa rrugë të gushtit të vendit nga bandat e komiteteve të PS. Një gazetat e RD janë kërcënuar nga disa telefonata anonime që flisnin për vendosje bombash në redaksi dhe larje hesapesh. Terrori i sistematik që po ushtrohet ndaj gazetës që nga periudha e parë deri në ditët e këtyre të kontrolluar nga komitetet, kërcënimet e presionet e vazhdueshme e deri te sulmi me armë i ditës së shtunë, është një kërcënim serioz ndaj lirisë së shtypit në Shqipëri dhe proceseve demokratike që po zhvillohen. Stafi i gazetës RD i bën apel Qeverisë së Fatos Nanos dhe institucioneve të tjera brenda dhe jashtë vendit që të ndërhyjnë me autoritetin e tyre për të marrë në mbrojtje gazetën dhe punën e tyre. Një nga dritaret e redaksisë ku kanë kaluar plumbat

Kryeministri italian, Romano Prodi, dhe një detashment i komiteteve të armatosura të PS