Mijëra qytetarë të Fierit studuan dje përpjekjet e ekstremistëve të majtë për të bllokuar me terrorizëm fushatën elektorale të Presidentit Berisha dhe Partisë Demokratike.
Në një miting të nxehët dhe entuziast Berisha i tha fierakëve dhe të gjithë shqiptarëve se terrorizmi është arma e fundit e të humburve dhe se demokratët nuk do të ndalen para terrorizmit.
Presidenti i mbarë dhe entuziazmi i fierakëve, vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë të Elbasanit, është përgjigjja më e mirë që shqiptarët u japin përpjekjeve të terroristëve të majtë, për të përgjakur fushatën dhe për të çuar vendin në një situatë jashtë kontrolli. Shqiptarët po tregojnë se ata janë të vendosur që të shkojnë në zgjedhjet e 29 qershorit, megjithë çmimin e lartë që po paguajnë nga terroristët që nuk e kanë pranuar asnjëherë dhe nuk e pranojnë as tani humbjen me vota.
Mitingu i djeshëm në këtë qytet u bë një sfidë që Presidenti Berisha dhe liderët kryesorë të Partisë Demokratike i bëjnë terrorizmit të majtë që ka rritur tensionin në Shqipëri, sa më shumë që afrohet dita e votimeve. Por ndërsa po rritet presioni i krimit politik mbi fushatën e PD-së, po shtohen provat që pistat e vërteta të terrorizmit duhen kërkuar tek ish-komunistët shqiptarë.
Ndriçimi i ngjarjes së Elbasanit flet për një sulm të organizuar terrorist kundër mitingut të Presidentit Berisha dhe Partisë Demokratike. Një nga protagonistët e skenarit ogurzi që përgjak qytetin e Elbasanit është faktuar që është një njeri i socialistëve që njihet si bandit dhe kriminel. Roland Xhepaxhiu është shumë i përfolur si shoqërues i sekretarit organizativ të Partisë Socialiste, Namik Dokle.
Nëse nuk kemi prova juridike që Dokle i ka thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë terroristit që të vrase mbështetës të PD-së në kohën që në tribunë ishte Presidenti i Republikës, ne mund të themi me siguri që partia e Namikut mbajti sërish anën e terroristëve, ashtu si në masakrën e madhe të Cërrikut, ku humbën jetën 6 gardistë.
Partia Demokratike po i tregon gjithmonë terrorizmit, megjithëse përbindëshi i rebelimit është egërsuar më tepër se kurrë në historinë e këtij vendi. Një atentat i djeshëm kundër Presidentit Berisha në Shkallën e Durrësit, përgjakja e mitingut të Elbasanit, hedhja në erë e selisë së degës së PD-së po në këtë qytet, dhe sulmet me armë dhe dhunë ndaj tyre e dëshmojnë më së miri.
Janë të shumtë kandidatët e PD-së që nuk po lejohen nëpër fshatra të kalojnë në zonat elektorale si dhe në zonat e tyre aty ku sundon terrori i bandave të armatosura të komiteteve. Nënshkruesi e deklaratës së 28 majit me komitetet e gjuhës, nuk janë deklaruar as formalisht për lirine e lëvizjes së kundërshtarëve të tyre, por kanë shkuar më tej duke nxitur bandat e Gjolekës, Zanit e Shytit që të bllokojnë e kërcënojnë për fushatë të kandidatëve të PD-së. Fatos Nano do të hyjë në historinë e politikës botërore si lideri i parë i një partie që pretendon pushtetin, duke mos lejuar që kandidatët kundërshtarë të lëvizin lirshëm nëpër fushatë elektorale. Në këtë befje fushatë e rëndësishme është rrëmuha më e rëndë që bën terrorizmi, megjithë bënzinë që ka hedhur më parë, sa vjen e po izolohet, ashtu si po izolohet edhe politika e fabikuar atë. Shëmbulli i djeshëm i Fierit ishte përgënjimi më i mirë që shqiptarët po bëjnë me duart e tyre të vijnë nëpër atyre që duan të tërheqin pushtet duke vrarë, djegur e terrorizuar njerëzit të pafajshëm.
Fieri sfidon terrorizmin
Fitorja e PD-së sjell rendin, ringritjen e institucioneve, rrënimin e rebelimit, sigurinë e pronës, lirinë dhe integrimin në Evropë
Mbi 20 mijë fierakë në mitingun e Presidentit Berisha dhe PD
Pamje nga mitingu i Partisë Demokratike në Fier; në tribunë Presidenti Berisha.
Ndriçohet skenari që gjakosi Elbasanin
Rrëfimet e dëshmitarëve dhe hetimet zbardhin aksionin e terroristëve
Zbatuesit e këtij skenari kriminal i përkasin një bande të armatosur nga Cërriku, që komandohej nga Roland Xhepaxhiu, krimineli i njohur si shoqëruesi i sekretarit organizativ të PS, Namik Dokle
NË FAQEN 3
PS, pista e terrorizmit
Përpjekje për ta çuar vendin në një situatë të pakontrollueshme
Krerët socialiste do të mbajnë përgjegjësi për të gjitha aktet terroriste që po nxisin apo organizojnë
Greqia: Shpejt paktin social
Kryetari i PD, Tritan Shehu, tregon suksesin e vizitës së tij në Athinë
Në këtë bisedime unë shpjegova qartë qëndrimin e PD-së në këtë periudhë, vendosmërinë e saj për mbajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri, vendosmërinë e saj për të krijuar një atmosferë sa më të qetë zgjedhore, për t'iu kundërvënë veprimeve terroriste, banditeske, atyre që duan të prishin fushatën dhe të minojnë zgjedhjet.
NË FAQEN 3
Përfaqësuesit e Qeverisë bllokuan transparencën
Takimi i Romës. Zëdhënësi i Presidencës: të gjitha pretendimet e shtypit të majtë janë të gënjeshtërta
Bllokimi i propozimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar për realizimin e transparencës së firmave rentiere nga përfaqësuesit e Qeverisë është bërë publikisht i njohur. Megjithatë shtypi i majtë ka disa ditë që vazhdon të spekulojë rreth këtij takimi me qëllim që të fshehë bllokimin që përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Këshillit të Ministrave i bënë projektdekretit të propozuar nga institucionet ndërkombëtare.
Të majtët, “të damkosurit” e mëdhenj
Komisioni i Verifikimit pastron listat e kandidave
Listën e të përjashtuarve e kryeson PAD, i ndjekur nga socialdemokratët e Gjinishit dhe socialistët.
Disa “figura” e kanë për herë të dytë që faktohen si ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Komisioni i Verifikimit të Figurave kërkon të njohur i thirrjet politike dhe damkosur që nuk do të kenë të drejtën e kandidimit në zgjedhjet e 29 qershorit. Listën e të përjashtuarve me vulën e damkosjes e kryeson partia Alanca Demokratike. Ndërsa partitë minorene, komisioni i ka damkosur disa prej kandidatëve e dy kandidatëve e parashitura prej saj, ndërmjet të cilëve bën të dy emrat e ekspozuar cilëve janë ish-sekretari i përgënjeshtruar kryesorë i PAD-së; [tekst pjesërisht i palexueshëm].
Për të gjithë këtë “figura” damkosja nuk është diçka e re pasi edhe në zgjedhjet e vitit të kaluar janë të tjerë komisioni kishte bërë, z. Zogaj e Peshkëpia, të cilët u deklaruan dy herë me lidhje të tilla bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit, deklaruan dhe se do t’i drejtohen gjykatave për të kërkuar asaj për të drejtën e tyre nuk do të bëjnë kohor të shokuar të rehabilitimin. Partia Social Demokratike është pasuesja më e afërt e Alancës. Në këtë kandidatura të damkosura janë kandidatë e Gjinushit. Por kampi i socialistëve dëshiron përpiqet t’i bëjë më pak dukshme “njollat e errëta”. “Të eleminuarit nuk shifin figura kryesore”, ishte reagimi i socialistëve të PSD-së në Tiranë. Partisë Socialiste, Komisioni i Verifikimit ka rrezikuar karrierën e tyre dhe të cilat spikat emri i ish ministrit Shyti. NË FAQEN 3
Shty kandidati i PS-së në Vlorë
/ANSA/ - Kapoja i komitetit të kryengritësve të Vlorës do të jetë kandidat në zgjedhjet e ardhshme shqiptare që 29 qershori.
Kështu ka vendosur Albert Shyti, i marrë pjesë drejtpërdrejt në luftën politike, pavarësisht se në të kaluarën ka qenë pjesë së një komiteti aksionet antikur i komitetit. Shyti prezantohet në zgjedhjet me Partinë Socialiste.
Të hënën EDU në Tiranë
Me ftesë të Partisë Demokratike
Një delegacion i Unionit Demokratik Evropian (EDU), i kryesuar nga parlamentarë të Partisë Popullore Austriake, Wolfgang Grollschuk, vjen në Tiranë me ftesë të PD më 16-17 qershor 1997.
Në axhendën e takimeve të delegacionit janë përfshirë takime me kryetarin e PD-së, Tritan Shehu, sekretarin e përgjithshëm, Genc Pollo. Gjithashtu, delegacioni i EDU-së do të zhvillojë takime me bllokun politik Bashkimi për Demokraci, me Partinë Demokristiane, Bashkimi Demokratik Shqiptar, Partinë Bashkimi Socialdemokratik etj.
Delegacioni do të ketë takime me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Grumbadzer, takime me liderët e PS, PSD, PR, BK, PBDNJ dhe PAD. Delegacioni i EDU do të takohet edhe me Presidentin e Republikës, Sali Berisha.
Çeku i Nanos, Sejdia dhe Bruti
Habia ekonomike-melodia socialiste e kapitalizmit shtetëror
NË FAQEN 5
Paqeruajtësit tani ndërhyjnë
“ALBA” përballë bandave në Gjirokastër dhe Vlorë
NË FAQEN 4
Thirrje e kishës: “Ulni armët”
E premtja e Shna Ndout në zi. Përgjigjet udha e shenjtërit
E premtja e Shna Ndout në zi.
Përgjigjet udha e shenjtërit
Thirrje e kishës: “Ulni armët”
NË FAQEN 4