18/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 qershor 1997

Fshati Kapinovë mbytet në gjak

Nano në fushatë: 6 të vrarë dhe 14 të plagosur NË FAQEN 4

Kundërtank mbi uniformat blu

Berat.Sulm mbi autobindën e policisë. 3 të vrarë NË FAQEN 4

Policia: asnjë gjurmë prite

“Atentat” i Mejdanit inskenim i trashë i socialistëve NË FAQEN 4

Nano hajdut përgjithmonë

Që prej dy ditësh Fatos Nano është hajdut në dy shtete. Kontrolli i Shtetit i Italisë ka hapur përsëri çështjen penale mbi skandalin e ndihmave që BE i kishte akorduar Shqipërisë në vitin 1991, pikërisht në kohën kur Fatos Nano ka qenë kryeministër. Gjithçka është qartësuar pas një pune të zgjatur të institucioneve italiane dhe mjaft serioz në Itali. Hetimet kanë zgjatur rreth pesë vjet ndërsa rezultati përtej detit është në fillim të shfaqjes. Për së dyti është thirrur në bankën e të akuzuarve ish-ministri i Jashtëm i Italisë, Xhani de Mikelis, i cili ka sponsorizuar teknikisht vjedhjen që ka bërë sëbashku me Fatos Nanon. Shifrat e para dhe vetëm për pjesën e infrastrukturës së ndihmave janë tepër të mëdha. Kontrolli i shtetit italian ka qartësuar se vetëm nga shpërdorimi i tyre janë vjedhur rreth 90 mijë dollarë, pa llogaritur këtu vjedhje nëpërmjet rritjes fiktive të çmimeve të mallrave si dhe plot prapaskena të tjera që luheshin në kurriz të popullit të uritur të atyre ditëve. Koshient për dëmin që mori nga drejtësia shqiptare në vitin 1993, Nano një javë më parë falenderoi banditët dhe hajdutët që e nxorrën atë nga burgu. Me këtë rast ai u ra me shkelm gjithçka betejës politike që kanë kryer kolegët e tij në PS, pranë organizmave ndërkombëtare, për të ulur sadopak imazhin e hajdutít në sytë e politikës evropiane. Pas një odiseje të gjatë, drejtësia shqiptare u verifikua edhe njëherë. Tani Nano nuk është më ... i pavarur në Itali. Do të jetë shumë e vështirë për të që të lërë këmbët me ujin e anës tjetër të Adriatikut, nëse Interpoli këto ditë nuk do të shpallë kërkimin e tij për ta vendosur pranë Xhani de Mikelis. Nano tashmë me vjedhjen e tij nuk ka fyer vetëm Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe italianët, atyre që kontribuan nga pasuria e tyre që të mposhtet uria e vendit fqinj. Po ashtu ai ka fyer edhe filantropinë e Bashkimit Evropian dhe gjithë atyre njerëzve që ndanë nga vetja për të ulur maksimalisht vuajtjet e shqiptarëve. Nëse ish-ministri italian është fajtor një herë përpara popullit të tij, Nano është fajtor disa herë, dhe për më tepër hajdut i ulët apo vjedhës dhuratash. Rreth tre muaj ka zgjatur gjyqi i tij dhe ai asnjëherë nuk ka patur fuqi të përballet me akuzën. Dy prokurorë mjaft të rinj e vunë atë përpara, ndërsa vetë ai nuk arriti apo nuk kishte guxim të bënte goftë edhe debatin më minimal kundër asaj që thuhej për të. Vazhdimisht i është shmangur telefonimeve, por fakti është se më të forta se çdo konfeksionia dhe papërgjegjësia e tij. Si hajdut u dënua me 12 vjet burg, ndërsa tani po vërtetohet edhe më fort se fajet e njëpasnjëshme që ka bërë Presidenti i Republikës kanë qenë të përmbaritura. Ai nuk duhej të falej. Një kryeministër që vjedh popullin e tij është njëherë më hajdut se një hajdut zakonshëm, qoftë dhe një që thyen banka. Tani përfundimisht merr fund edhe përpjekja e tij për të marrë pafajësinë. Ai e ka besuar një gjë të tillë sapo të vinte në pushtet. Nëpërmjet diktatit të tij ai shpresonte se do të arrinte të mposhte drejtësinë shqiptare për të shpëtuar nga damka e vjedhësit. Tani damka e tij mori dhenë edhe jashtë Shqipërisë. Pruga e tij për në Perëndim u mbyll. Shqiptarët nuk kanë ndërmend të lënë një hajdut e plaçkitës të tyre në vendin ku ndershmëria vlerësohet më shumë se gjithëka tjetër. Lideri socialist Nano nuk ka mundësi të shkojë më të pushon në Itali. Këtë gjë nuk mund ta bëjë as me pasaportë të falsifikuar dhe as si klanokratin. Pra as me skelat e tij që e nxorën nga burgu dhe falenderoi më shumë se çdo gjë tjetër.

Vranicki: 29 qershori nuk lëviz

Shtyrja e zgjedhjeve do ta keqësonte më tej gjendjen në vend. Europa dhe SHBA do ta ndihmojnë fuqimisht Shqipërinë pas votimeve. Zgjedhjet janë hapi i parë për zgjidhjen e krizës I dërguari i OSBE-së: Shqiptarët nuk duhet t’i lejojnë bandat të kërcënojnë zgjedhjet

Fino, bëj transparencën e fajdeve!

Ministri Malaj për arsye partiake dhe personale i është kundërvënë zbatimit të detyrimit ligjor, shkruan Presidenti Berisha në letrën e tij për Kryeministrin Fino, dhe Presidenti Berisha i bën thirrjen e fundit Kryeministrit unë do t’ju mbështes në rast se ju do të propozoni ndonjë masë konkrete për shkak të qëndrimit të tij të papërgjegjshëm ndaj transparencës së firmave piramidale NË FAQEN 3

Komunistët shtijnë mbi Pollon dhe Hajdarin

Akt kriminal i bandave të Kastriot Islamit, në Ballsh Një bandë e armatosur e PS-së qëlloi të hënën mbi pjesëmarrësit në një miting elektoral të dy drejtuesve të Partisë Demokratike, në Ballsh. Ndërkohë që Genc Pollo dhe Azem Hajdari, po prezantonin kandidatin për deputet të Partisë Demokratike në këtë zonë, Gëzim Osmani, komunistët e Kastriot Islamit qëlluan me armë mbi kokat e njerëzve pjesëmarrës si dhe ndaj tribunës, ndërsa kërcënuan për hedhje bombash, “duke ushtruar terror me qëllim që të prishin mitingun elektoral”. Partia Demokratike tha se personat e armatosur njihen nga qytetarët e Ballshit si krahu i armatosur i Kastriot Islamit. Partia Demokratike theksoi se ajo dënon dhe denoncon të gjitha aktet e dhunës e terrorit që po ushtrohen ndaj drejtuesve të partive politike, pjesëmarrës në fushatën elektorale. Partia Demokratike denoncoi publikisht përsëritjen e këtyre akteve të terrorit, të dhunës e presionit ndaj drejtuesve, anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së. PDSH nënvizoi se dënon me forcë të gjitha aktet e dhunës ndaj të gjitha forcave politike përfshirë edhe ngjarjen ndaj sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste Rexhep Mejdani, gjatë rrugës për në Pukë. Partia Demokratike nënvizoi gjithashtu se është e deklaruar për zhvillimin e një fushate të qetë dhe paqësore. Sulmet e grupeve të armatosura kundër Presidentit të Republikës dhe drejtuesve të partive politike, kanë tensionuar gjendjen në vend para zgjedhjeve të përgjithshme të 29 qershorit. Ndërkohë që Genc Pollo dhe Azem Hajdari, po prezantonin kandidatin për deputet të Partisë Demokratike në këtë zonë, Gëzim Osmani, banditë të PS-së qëlluan me armë mbi kokat e njerëzve pjesëmarrës në miting dhe kërcënuan për hedhje bombash, “duke ushtruar terror me qëllim që të prishin mitingun elektoral”

Shkrimtari i konfесioneve të mëdha

Fatos KONGOLI në faqen e parë të gazetës më të njohur franceze, “Le Monde” Shkrimtari i konfесioneve të mëdha Nga Shqipëria letrare shpesh kujtohet vetëm një emër: Ismail Kadare. Një emër i ri na mbërrin sot, ai i Fatos Kongolit. NË FAQEN 7

Krerët socialistë janë të papërgjegjshëm

Takime elektorale të Shehut në rrethin e Pukës Ne, tha kryetari i PDSH kemi 5 vjet që luftojmë për të futur vendin në rrugën e demokracisë e të integrimit ndërsa krerët socialistë në këto 5 vjet e kanë minuar punën tonë me qëllimin final revolu- Ne, tha kryetari i PDSH kemi 5 vjet që luftojmë për të futur vendin në rrugën e demokracisë e të integrimit ndërsa krerët socialistë në këto 5 vjet e kanë minuar punën tonë me qëllimin final revolucionin proletar. Nuk është e rastit që Nano dhe Fino me navi­let deklarojnë se do të integrojnë Shqipërinë me partneritet për paqe, kur dihet se jemi pranar katër vjet më parë. NË FAQEN 2

PD garanton liritë, pronën dhe integrimin

Berisha takohet me banorët e Vorës PD garanton liritë, pronën dhe integrimin Presidenti përshëndeti të gjithë ato forca politike “të Bashkimit për Demokraci dhe kundërshtarë të PD, gazetarë të shtypit, ekonomistë e intelektualë që denoncuan mashtrimin e socialistëve për kthimin e parave më 9 qershor” NË FAQEN 3

Socialistët i zënë “ethet antizonë”

Zonat e lira ekonomike dhe helmi socialist mbi to Socialistët i zënë “ethet antizonë” Loja e Nanos ka për qëllim të hedhë në plehra ekonomistët socialistë të moderuar NË FAQEN 5