Nesër më datë 27.06.1997, ora 19.30, në Sheshin Skëndërbej Partia Demokratike organizon mitingun e madh të fitores.
Në këtë miting do të marrë pjesë dhe do të përshëndesë Presidenti Sali Berisha.
Bandat e PS, edhe 3 ditë afat
Mitingje entuziaste të Presidentit Berisha në Peshkopi, Bulqizë, Burrel dhe Milot
PD deklaron autorët e dhunës mbi Leonard Demin dhe Ylli Vejsiun
Socialistët të lidhin Ruçin dhe banditët
Fatos Nano e Gramoz Ruçi dhe gjithë deputetët e PS-së në jug të vendit janë ilegjetimë
Dje Partia Demokratike ka denoncuar kriminelët që kanë masakruar Leonard Demin dhe kanë ndaluar në fushatë Ylli Vejsiun. Në një deklaratë të PD-së thuhet se ajo disponon të dhëna të plota mbi gjithë autorët e akteve kriminale që janë ushtruar mbi drejtuesit e PD-së Leonard Demi në Sarandë dhe Ylli Vejsiu në Memaliaj.
PD-ja ka arritur të identifikojë autorët e masakrës peng zotit Leonard Demi. Terroristët janë në bandë e njohur e PS-së që vepron në Sarandë, e cila drejtohet nga Xhevat Koçiaj, Mersin Lapa etj.Ndërkohë, në Memaliaj zoti Vejsiu është penguar nga kushëriri i parë i Gramoz Ruçit dhe djali i motrës së Fatos Shehajt, ministrit aktual i kabinetit Fino. Banda e PS-së, e cila po terrorizon gjithë zonën elektorale ku kandidon Fatos Nano kërkon që të votohet 100 për qind vetë për të, dëshmon qartë se Fatos Nano e Gramoz Ruçi dhe gjithë deputetët e PS-së në jug të vendit janë deputetë ilegjetimë, pasi po përpiqen të fitojnë jo me vota, por me grykën e pushkës, thekson deklarata e PD.
Dibra
ME PRESIDENTIN
Peshkopi, Mijëra dibranë brohorasin për Presidentin Berisha
Vranicki: Mos guxoni të kontestoni zgjedhjet
I dërguari i OSBE-së paralajmëron të majtët shqiptarë
Europa dhe SHBA janë mjaft të interesuara që Shqipëria të vijojë në rrugën e demokracisë
NË FAQEN 3
Demokratët nën terrorin e bandave të kuqe
PD e Vlorës denoncon bandat e Fatos Nanos për krim politik
Bandat komuniste të PS dhe Fatos Nanos, kanë hedhur në erë selinë e re të PD-së, kanë torturuar kryetarët e komisioneve të qendrave të votimit si dhe terrorizuar familjet e tyre.
Ditën që do të bëhej mitingu prezantues i kandidatëve të PD, komunistët e F.Nanos dhe bandave që tashmë komandon ai në Vlorë, kanë bombarduar pallatin e sportit të qytetit, vendin ku do të bëhej mitingu prezantues i kandidatëve. Bandat e Zanit dhe Shytit, kanë masakruar këto ditë kryetarin e Rinisë Demokratike për Vlorën, Besnik Lulaj, terrorizuan familjen e tij dhe e kërcënuan për vdekje Besnikun
NË FAQEN 3
Shkodra s’ka vend për Fatos Nanon
300 mijë dollarët nuk mjaftojnë për socialistët
Shkodranët, si gjithmonë me shpinë nga Partia Socialiste
Treqind mijë dollarët e ofruar nga Nano për të hyrë në Shkodër i mblodhën Partisë Socialiste vetëm dyqind vetë në pallatin e sportit të qytetit. Shumica e të pranishmëve nuk ishin banorë të Shkodrës por të ardhur nga rrethinat e tjera. Kryetari i socialistëve nuk ishte i pranishëm në miting dhe mungesa e tij u justifikua me fjalët ironike të Shyqir Vukajt
NË FAQEN 3
Socialistët shpallin listën e humbjes
NË FAQEN 4
Vlora, modeli i sundimit socialist
Çdo lagje, një bandë, alternativa e kryekubit Nano për shtetin shqiptar
Situata ka evoluar aq shumë në qytetin e kriminalizuar nga socialistët sa eksperimentin politik i Nanos ka degjeneruar në një eksperiment biologjik.
Nano është pak, PS është pak, sa për të kompensuar atë që deri tani i kanë marrë Vlorës
NË FAQEN 3
Arben Malaj pohon implikimin në piramida
Ministri i Financave ka marrë para nga skemat mashtruese të fajdeve
Ministri i Financave Arben Malaj pranoi dje në një konferencë shtypi se ka marrë honorare nga skemat piramidale, pasi ka shërbyer si konsulent i tyre.
Kjo deklaratë dëshmon qartë implikimin e tij në ndërmjetësim e katër skemave piramidale në Shqipëri, thuhet në një reagim të PD-së, dhe i jep përgjigje të qartë pyetjes se përse ministri Malaj në shumë se për transparencën e firmave piramidale, ku ka punuar, është i interesuar për shkarkimin atyre kom…
Duke i bërë thirrje zotit Malaj të realizojë detyrën e tij kryesore për të cilën ka marrë votbesimin e parlamentit, PD-ja shpreh bindjen se elektorati shqiptar me në fund është i lirë të gjykojë vetë për autorët dhe aktorët e bllokimit të skemave piramidale dhe zhurrmën e tyre boshe për synime elektorale, përfundon deklarata e PD-së.
Rebelimi në grahmat e fundit
Nano dhe krerët e tjerë të Partisë Socialiste po shfrytëzojnë zëmrën për dëshmitim e fushatës së tyre duke kurdisur bandat për të shkalluar terrorin mbi njerëzit e PD-së dhe të gjithë qytetarët në zonat e pushtuara prej krakun të saj të armatosur. Nuk prej të aspak rastësi që kur bandat e ngritjes së terrorit në disa qytete të jugut, shoqëronin ironirin që po i bëhet drejtuesve të Partisë Socialiste gjatë në të gjithë Shqipërinë në këto ditë të fundit të fushatës.
Sekretari organizativ i PD-së, Ylli Vejsiu u sulmua në afërsi të Tepelenës me kundërta dhe mitralozë prej bandave të armatosura të Fatos Nanos, ndërkohë që ky i fundit nuk mund të shkonte dot në Shkodër, sepse nuk kishte njeri që ta dëgjonte. Një ditë më parë bandat e Zanit dhe të Albert Shytit kishin djegur selinë e PD-së në Vlorë dhe kishin bërë raprezalje të tjera, ndërkohë që qytetarët e Elbasanit injoruan mitingun e Fatos Nanos, duke i dhënë Partisë Socialiste mesazhin e plotë të humbjes së saj në të gjitha zonat ku rebelimi nuk ka mundur ta shkatërrojë shtetin.
Tashmë është e qartë për këdo se i gjithë tërbimi që demonstrojnë kriminelët e mbledhur me kokrra në Jug, është në fakt hakmarrja me të cilën krerët e Partisë Socialiste po i paraprijnë humbjes së tyre të sigurt. Fatos Nano po hakmerret ndaj dëshmimeve të tij në Shqipëri realisht normale, po në atë që përkufizon ai, aty ku ka mundësi që të shfryjë dufin prej krimineli. Pasi provuan diçka herë me armë që të prishin mitingjet e Berishës dhe të Partisë Demokratike duke thirrur në forcë të gjitha kontingjentet e banditëve që kanë shpërthyer burgjet, ata u rikthyen sërish në shujt e rebelimit, në të vetmet vende ku ndjehen ende të sigurt në mbrojtjen e armëve të tyre.
Dhuna dhe terrori mbi Leonard Demin dhe mbi kandidatët e tjerë të PD-së në zonat e jugut, akti kriminal mbi Ylli Vejsiun dhe raprezaljet në Vlorë janë vetëm disa nga pamjet e tmerrshme që socialistët u ofrojnë njerëzve për shëtin që kërkojnë ata të vendosin. Jo vetëm dhuna fizike, por kandidatët e Partisë Demokratike janë penguar të ecin në zonat e tyre edhe posterat dhe çdo material tjetër propagandistik, ndërkohë që ata ka disa muaj që zhvillohen me armë në dorë që të mos futen asnjë faqe e shtypit të tij.
Fatos Nano do të mbajë përgjegjësinë e rëndë para të gjithë qytetarëve të Vlorës dhe të tjerëve të tjera të jugut, që po largohen të terrorizuar nga shtëpitë e tyre, për shkak se bandat e PS-së, si atë i kanë kërcënuar me paragjykimin se ata do të votojnë për Partinë Demokratike. Largimi me forcë i votave bë një zonë ku rebelimi, nuk mund ta shpejtojë Nanon dhe partitë të një humbja totale në zgjedhjet e 29 qershorit, Kryetari i PS-së Nano do të hyjë në historinë e politikës botërore si kryetari më burracak i një partie, që pretendon të marrë pushtetin, dhe nuk lejon rivalët e tij që të bëjnë fushatë elektorale.
Sfrimi i bandave në Jug janë sinjale më të forta të humbjes të pashmangshme të partisë së komitetëve dhe bandave të armatosura në zgjedhjet e 29 qershorit. Votat blu do t'i japin Shqipërisë të vetëm alternativen që do të mbështetë përfundimisht kapitalizmin e ribelimit komunist, si një nga të këqijat më të mëdha që kanë pllakosur në këtë vend në të gjitha kohërat. Marshimi i Berishës dhe i liderëve të tjerë të PD-së do të ndalet tek historia e madhe e 29 qershorit. Atë nuk mund ta ndalë supermashtuesi që gënjen Vorën dhe të gjithë shqiptarët, duke u pranuar kthimin e parave, dhe as zyrtarët e Financave që kanë uruar publikisht disa herë se ka marrë para nga piramidat, që përdorin si spektakël për 16 shtatorin Shqipërinë. Bandat e armatosura të PS-së dhe burgaxhinjtë e tjerë, të 16 rebelimit socialdemokrat, kanë edhe tre ditë afat. Më 29 qershor shqiptarët do të votojnë për fundin e grupeve të bandave politike për të restauruar komunizmin në Shqipëri.
Lapsus që është ndrequr
Saktësim i Presidencës lidhur me dekretin për transparencën
Zyra e Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit të Republikës njofton se në dekretin nr.1813, datë 23.06.1997 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8215, datë 9.05.1997 ‘Për kontrollin financiar të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë’ për shkak të një lapsusi daktilografik, është shifër nga teksti shkrimi ‘e’ e nenit 5 të tij. Për këtë arsye, pasi i rishkruajtur nga Presidenti i Republikës, dekreti i plotë i urgjencës Kryetari të Këshillit të Ministrave për kundërshtim. Çdo papjekje për la paraqitur këtë pasaktësi teknike si ndryshim thelbësor të projekt-dekretit, nuk është gjë tjetër veçse spekulim i qëllimshëm.