02/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

2 korrik 1997

“Lumë” protestash në KQZ nga partitë

Partitë shqiptare kontestojnë zgjedhjet e 29 qershorit NË FAQEN 2

Flakë selisë në Elbasan

Të majtët djegin godinën e PD dhe shtëpitë e demokratëve NË FAQEN 2

Socialistët manipulojnë

PD proteston pranë KQZ dhe OSBE-së NË FAQEN 2

Zgjedhjet i diktuan bandat e PS

Shehu dhe Pollo denoncojnë terrorin mbi votimet e 29 qershorit Fatos Nano vetëidentifikohet si shef i terroristëve. Lideri i PS deklaron për shtypin grek se bandat e Jugut i kanë premtuar që do t’i dorëzojnë armët pas fitores së partisë së tij

Komunistët shtojnë mëkatet kriminale

Partia Demokratike deklaroi dje se pranon për hir të interesave më të larta kombëtare rezultatet e zgjedhjeve të dhunuara me armë dhe terror të 29 qershorit, duke shpresuar që ish-komunistët e drogura nga fitorja të jetë e përkohshme po përpiqen të manipulojnë dhe të përmbysin shifrat edhe aty ku loja e kandidatëve demokratë ka qenë e padiskutueshme. Bandat e ekstremistëve të majtë po i shkojnë dhe në fund rrugës revolucionare, pasi po vazhdojnë terrorin me intensitet të shtuar në shumë zona të vendit, duke goditur dhe sulmuar në të gjitha pikat ku procesi i votimit nuk ka përfunduar për shkak të infrastrukturës së vështirë. Duket se nga selia qendrore e ish-komunistëve shqiptarë ka dalë urdhëri i fundit operativ për të mos u tërhequr për asnjë çast, dhe në fitoren përfundimtare të revolucionit stalinist në të gjithë vendin. Ndërkohë, në komisionin qendror të zgjedhjeve po shtohen në shifra drastike rastet flagrante të manipulimeve dhe ankesave, për rënin dominamt të bandave të armatosura të PS-së në dënim e votimeve të 29 qershorit. Po dje lideri i socialistëve pranoi se ishte shefi i bandave që terrorizuan për katër muaj rresht Jugun, duke përsëritur se në rast se partia e tij do të humbte zgjedhjet, rebelimi i armatosur do të vazhdonte. Në një intervistë për shtypin grek, kreu i komitetit dhe kryebandi i dhunimit të votës së 29 qershorit, Fatos Nano, deklaroi se bandat e armatosura të jugut i kishin premtuar atij se do t’i dorëzonin armët menjëherë pas fitores së Partisë Socialiste. Kjo është një përgjegjësi e pastër e pushtetit në Shqipëri të Partisë Socialiste dhe të shefit të saj në të gjithë Shqipërinë dhe, skandalet edhe drobitë Shqipërinë që nga janari i këtij viti. Por duket se këto nuk janë rastet më të mjaftueshme për vëzhguesit e huaj që mbushën këto ditë kryeqytetin shqiptar, por e kanë të përsëritur që të gjejnë parregullsi. Nëse në i shtohet e një ani të mbarë të Byrosë Politike të Partisë së Punës, që ka marrë në dorë një shoqatë të ashtuquajtur të pavarur, nuk i shohin dot manipulimet dhe terrorin e bandave të kuqe, pasi e ka zënë orgazma e fitores, kjo nuk mund të falet për njerëz të ardhur me shërbim nga Europa dhe SHBA. Këta njerëz që mbushin sallat e mediave të konferencave të shtypit me kurreshtjen e tyre për perëndimore duhet të kenë qenë në tokë, pasi në vend ku janë ende bandat e kërcënuara dhe posterat e kandidatëve të PS-së, dhe janë ndryshuar fletët e tyre nga dhuna e banditëve të armatosur, nuk mund të flitet për zgjedhje të rregullta. Nëse banda e ish-shtetit komunist dhe bandat e tij janë të pavarura po një parashpërndarje e fitores së tyre, është e pafalshme të bashkëkohen me ata që kanë arritur në Shqipëri me statusin e arbitrit. Komunistët duket se po vijnë sërish në pushtet në Shqipëri, me të njëjtin agresivitet dhe me të njëjtën arrogancë që të parët e tyre marshuan mes 50 vjet më parë në Tiranë për të vendosur diktaturën më të egër komuniste të kontinentit. E vetmja shpresë për këtë fitorë që po vijnë në fund është për ta përgjakur dhe të shfarosur e më tej përpjekjeve të tyre në mbrojtje të demokracisë që në njërin të qenë në dhomat luksoze të hoteleve të Tiranës dhe të ushtrisë së “Albes” që shërben duke drejtuar makinat në rrugët e qyteteve tona. Shqiptarët u vranë, u terrorizuan, u kërcënuan dhe u bënë të pambrojtur në mëngjesin më të njohur për keqtrajtimin e grave dhe kishin humbur përparimin e parimit, para se të shkonin në kutitë e votimit. Më 50 vjet pas Luftës së Dytë Botërore në Europë u bë një shoqëri e lirë, ndërsa komunistët e pushtetit me dhunë. E vetmja gjë pozitive e kësaj precedente të tmerrshme është fakti se si të gjithë ato të konsiderohen ushtria shpesh dhe shqiptarët do t’i rikthehen në një rregull të vërtetë demokratik, ashtu siç votojnë sot.

Vranicki falenderon përfaqësuesin e OSBE-së për mirëkuptimin ndaj parregullsive të renda

Zgjedhje jonormale por të rëndësishme

Presidenti Berisha takohet me Vranickin dhe trojkën e OSBE-së Ish-Kancelari Vranicki vlerësoi rolin e Presidentit Berisha për përcaktimin e zgjedhjeve si jetike dhe e vetmja rrugë për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe kontribuimin e tij në zhvillimin e tyre brenda afatit të caktuar megjithë kushtet tejet të vështira Ish-Kancelari Vranicki vlerësoi rolin e Presidentit Berisha për përcaktimin e zgjedhjeve si jetike dhe e vetmja rrugë për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe kontributin e tij në zhvillimin e tyre brenda afatit të caktuar megjithë kushtet tejet të vështira NË FAQEN 3

Fino, largo banditët nga kutitë e votimit

PD denoncon manipulimet e PS-së në zonat e fituara nga demokratët TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i dërgoi dje një protestë Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Bashkim Fino, KQZ dhe OSBE, ku denoncohen manipulimet e bandave të Partisë Socialiste në procesverbalet e rezultateve të zgjedhjeve. Në këtë protestë thuhet se Partia Demokratike, në bazë të informacioneve të saj të plota, shpesh shqetësimin për një pjesë të fushatës manipulimi të dënueshëm që ek-sponentët të PS-së po u bëjnë rezultat-eve të zgjedhjeve në disa zona të vendit. Kështu është ushtruar presion ndaj kryetarëve të komisioneve të votimit në rrethin e Lushnjës, Fierit, Tiranës, Kukësit, Hasit, Elbasanit dhe në disa zona të tjera. Kjo ka bërë që një pjesë e madhe e rezultateve të votimit të ndryshohet si pasojë e dhunës dhe terrorit të ushtruar ndaj përfaqësuesve të PD-së. Partia Demokratike, vijon protesta, ka rendin t’ju gjëtojë se akte të tilla ekstremiste, të cilat synojnë mbushjen e parlamentit të ri vetëm me deputetë socialistë, thellojnë krizën politike në vend. PDSH kërkon që Ju, dhe institucionet që përfaqësoni, të ndërhyni për t’i prerë rrugën kësaj aventure të rrezikshme politike. Në të kundërt Partia Demokratike do të rishikojë gjithë qëndrimin e saj të deritanishëm për zhvillimin e zgjedhjeve të 29 qershorit.

Rebelim komunist edhe mbi votat

Deklaratë e Partisë Demokratike Roli i PD-së do të jetë pa asnjë lëkundje një rol konstruktiv, i hapur bashkëpunues në dobi të zhvillimit të demokracisë, ekonomisë së tregut, integrimit e pajtimit kombëtar në Shqipëri, për të kaluar tërësisht këto momente tepër të vështira për vendin NË FAQEN 3

Leka Zogu deklaron fitoren e Monarkisë

Ministri i Oborrit: Nano nuk ka ndërshmëri politike, nuk ka moral Leka i Parë paralajmëroi manipul atorët e votave se populli shqiptar do të dijë t’i përgjigjet atyre ndërsa Ministri i Oborrit Mbretëror, Mulosmanaj, e konsideroi Nanon si fenomeni i plackitjes së votave dhe autor të terrorit komunist NË FAQEN 4

Sigurimsi Baraj merr detyrën e kryepolicit

PS emëron zv.ministër të Brendshëm vrasësin e Josif Budës Demokracia shqiptare është viktima e parë e kësaj vote të dalë nga gryka e pushkës. Vlerat dhe njerëzit e saj, Bare me shokët do të kenë kohë t’i vrasin çdo ditë NË FAQEN 2

Manipulimi filloi me hartimin e listave

Privohet nga e drejta për të votuar një pjesë e elektoratit të PD Dhjetëra persona janë paraqitur para komisioneve të votimit dhe kanë kërkuar shpjegime në lidhje me faktin në fjalë. Komisionerët nuk kanë mundur të japin shpjegime, pasi sipas tyre hartimi i listave me zgjedhës nuk është bërë nga ata. NË FAQEN 4

Parregullsi në zonat 19 dhe 31

Balotazh ose përsëritje e zgjedhjeve NË FAQEN 4

Limoz Dizdari terrorizon kryetarin e komisionit të zonës 56

PS vazhdon terrorin mbi komisionerët e votimit NË FAQEN 3

Digjen kutitë e votimit

Bandat e PS-së fshehin humbjen e Legjislit Kutitë o një qendrë votimi në Reps është djegur të hënën në drekë në mes të besimtarëve të Rrëshenit, duke bërë kështu shkrimin e rezultateve e votimit për forcën politike si dhe ato të referendumit NË FAQEN 4

VITI VII I BOTIMIT Nr.148 (1673) E MËRKURË 2 korrik 1997 Çmimi 20 lekë 1000 lireta It. 200 drahmi