03/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 korrik 1997

Nano drejton puçin komunist

Socialistët tentojnë pushtimin e Ministrisë së Brendshme. Fino, protagonist i skenarit për shkallëzimin e terrorit mbi demokratët Socialistët kundër marrjes së pushtetit në rrugë institucionale Socialistët shqiptarë u përpoqën të shtinin në dorë Ministrinë e Brendshme dhe forcat e policisë, me një skenar tipik puçist, ndërkohë që deri në përfundimet e plota të zgjedhjeve të 29 qershorit duhen ende shumë ditë. Kryeministri Fino u ngarkua të përdorte armatimin jashtë shtetit të Belul Çelos, si shkak që Ministria e Brendshme dhe të gjitha forcat e saj të binin që tani në dorë të Fatos Nanos. Duke i vënë në skenë marrëveshjes së 9 marsit, e cila përcakton që Ministrinë e Brendshme ta drejtojnë një person i Partisë Demokratike, socialistët u nxitën të shpallin menjëherë se ky dikaster do të drejtohej nga një zëvendësministër i tyre, ish-sigurimsi, që u caktua vetën një ditë më parë në atë post. Lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano, u nxitua të shpallë lumturinë e tij për agjencinë REUTER, të cilës i deklaroi se tani Ministrinë e Brendshme do ta drejtonte ish-sigurimsi socialist Baraj, që mban postin e zëvendësministrit. Po dje, kryeministri Fino, i ngarkuar që të çojej deri në fund skenarin ogurzi, u përpoq të anullonte një urdhër të komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidentit Sali Berisha, i cili urdhëronte forcat e gardës dhe disa reparte të policisë që të kontribuonin në ruajtjen e rendit dhe të Bankës së Shtetit në Tiranë. Përpjekja e djeshme e socialistëve për të rrëmbyer dhe shtënë në dorë institucionet përpara se të krijohet qeveria e ardhshme e tyre, është në fakt vijimi i rebelimit komunist që tronditi dhe shkatërroi vendin për muaj me radhë. Ashtu siç ishte, terrori- si vranë, terrorizuan, rrahën dhe masakruan demokratët gjatë të gjithë fushatës elektorale, ashtu si grabitën me armë votat në mënyrë masive në të gjithë vendin, socialistët po përpiqen që të marrin në dorë që tani forcat e armatosura për të shkalëzuar më tej dhunën e tyre ndaj qytetarëve të lirë shqiptarë. Urgjenca e socialistëve për t’u veshur që tani policë, shumë ditë para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, ka të bëjë me skenarin e tyre për të mbuluar vendin në një klimë terrori të egër, për të mbytur çdo frymëmarrje të demokratëve, të cilët edhe pa këtë e kanë pasur të vështirë mbijetesën në shumë zona ku Partia Socialiste ka vendosur prej muajsh “policinë” e bandave të armatosura kriminale. Urgjenca e socialistëve për të pushtuar godinat e institucioneve, që mezi mbahen në këmbë prej rebelimit që ata vetë e kurdisën dhe e organizuan, ka të bëjë me planin e tyre oguz për të mbyllur Partinë Demokratike, në detin e revolucionit të armatosur. Nuk është rastësi që kjo përpjekje bëhet kur ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare të turit të parë të zgjedhjeve, dhe në të gjithë vendin po shtohen rastet e ushtrimit të terrorit mbi përfaqësuesit e PD-së për të përmbysur rezultatet edhe aty ku fitoria e kandidatit demokrat ka qenë e padiskutueshme. Nga ana tjetër kjo tentativë synon që të ushtrojë presion të madh mbi popullsinë civile të zonave të balotazhit, i cili do të ketë një rol vendimtar në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Ky puç i ndyrë komunist është në fakt tentativa për të vrarë balotazhin dhe për të demonstruar forcën e dhunës me uniformë, të atyre që ndezën fillin e terrorit në të gjithë Shqipërinë. Urgjenca me të cilën ata duan të zënë që tani dikasteret ka të bëjë edhe me mbrojtjen e çdo shprese të mbijetesës për tironë e referendumit. Në këtë rastësi që shefi i bandave, Fatos Nano, shpalli i pari shifrën 20 përqind për monarkinë, ndërkohë që ai ende nuk e di se sa deputetë ka fituar partia e tij, edhe ato. Ata kanë dashur edhe policinë që përveç votës të PD-së të nxjerrin të pavlefshme edhe votat që shqiptarët i dhanë Lekës së Parë. Ndodhta ata duan ta çojnë një hap më tej në shifrat që kryetari tyre Nano, në nxitje të publikojë që të nesërmen e votimeve. Ky skenar oguz që ka në qendër liderin e Partisë Socialiste, Fatos Nano, është fryra e shtetit të tij socialist në paragjykim të tani përpara shqiptarëve. Dhuna, terrori dhe panërrërikëria o institucione është shteti që po përpiqen socialistët. Kryeministri Fino është vetëm një vegël në veglën e zgjedhur për çuar tani në fund rebelimin komunist shqiptar, duke u detyruar të lejohen votat e tyre, ndonëse e dhunuar, të mbrohen në shtetëror dhe shkolla gjegjëse... [?]

Votimet ishin shumë larg të qenit normale

Konferencë shtypi e Presidentit Berisha. Zgjedhjet më keq se në vitin 1991 Ndjehem i fortë dhe i bindur për të vazhduar e përballuar ngjarjet e situ- Zgjedhjet më keq se në vitin 1991 Votimet ishin shumë larg të qenit normale Ndjehem i fortë dhe i bindur për të vazhduar e përballuar ngjarjet e situ-

qënit normale

Ndjehem i fortë dhe i bindur për të vazhduar e përballuar ngjarjet e situatat. Vështirësitë do të përballohen. Nuk mendoj se ju thoni se vështirësitë është më mirë t’i përballosh se sa të vrasësh mendjen se si mund të parandalohen qënit e përballuar ngjarjet e situatat. Vështirësitë do të përballohen. Nuk mendoj se ju thoni se vështirësitë është më mirë t’i përballosh se sa të vrasësh mendjen se si mund të parandalohen NË FAQEN 3

Dhunë fizike ndaj anëtarëve të PD-së

Historia do të dëshmojë rëndë kthimin prapa, do të ndëshkojë rëndë Qeverinë e Pajtimit Kombëtar PD proteston kundër terrorit të kuq Partia Demokratike e Shqipërisë proteston ashpër kundër terrorit të kuq që po ushtrohet ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të shumtë të saj. Që mbrëmë në darkë shtupitë e tyre janë qëlluar me armë, janë dhunuar fizikisht, janë kërcënuar me vdekje e detyruar të lërë familjet e fëmijët e tyre. E shqetësuar për shkallëzimin e dhunës ndaj përkrahësve të saj, Partia Demokratike e Shqipërisë i bën thirrje Qeverisë së Pajtimit Kombëtar që të ndalë dhunën kundër njerëzve të thjeshtë, sepse është e drejta e gjithsecilit të mendonjë lirshëm, të besojë në alternativa të caktuara, kjo është liria që shqiptarët fituan këto pesë vjet. rëndë Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, që mburret në deklaratat me përfaqësuesit e organizatave Ndërkombëtare për një angazhim në Pajtimin Kombëtar. PDSH i bën thirrje të gjithë simpatizantëve dhe anëtarëve të saj të tregojnë gjakftohtësi në këtë moment të vështirë dhe të angazhohen tërësisht që të respektohet kuadri ligjor, rregulli, qetësia, dhe Pajtimi Kombëtar.

Shqipëria, pranë një grushti shteti

Kryeministri ndaj i socialistëve zbuloi dje publikisht skenaret e zinj për të futur në një gjakderdhje shqiptarët Fino: Jam i vendosur të shkatërroj Qeverinë e Pajtimit Kombëtar NË FAQEN 3

Ali Kazazi, ministër i Brendshëm

Fino pranon propozimin e Partisë Demokratike Partia Demokratike njoftoi dje se Kryeministri socialist pranoi emërimin e Ali Kazazit në postin e ministrit të Brendshëm. Kazazi propozohet nga PD në këtë detyrë dy ditë pas arratisjes së ish-ministrit të Brendshëm, Belul Çelo, për në Greqi. Propozimin e saj Partia Demokratike e mbështet në marrëveshjen e 9 marsit të Presidentit Berisha me forcat politike ku thuhet se posti i ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar propozohet nga Partia Demokratike. Fino duket se hoqi dorë shpejt nga deklaratat e tij se nuk do të pranonte asnjë ndryshim në kabinetin e tij të përkohshëm.

Nano manipuloi votat për Mbretin

Monarkistët në protesta në shumë qytete të Shqipërisë : Nano manipuloi votat për Mbretin Monarkistët në Tiranë, Lezhë, Mamurras, Shkodër, Burrel, Laç e disa qytete të tjera në protesta kundër manipulimit të votave nga Nano. Mulosmanaj paralajmëron Nanon të ketë kujdes me deklaratat e tij për përgjegjshmëri për rezultatet e zgjedhjeve. NË FAQEN 2

Arratisja e Çelos, skenar i Finos

Partia Socialiste ka vendosur të manipulojë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve Hajdari: PD më e fortë dhe më demokratike pas rebelimit Sekretari i Përgjithshëm i Shtabit të Fushatës Elektorale në Partinë Demokratike, Azem Hajdari, denoncoi dje në një konferencë shtypi marrëveshjet e fshehta të ish-ministrit të Brendshëm, Belul Çelo, me kryeministrin socialist, Bashkim Fino, për destabilizimin e vendit në këtë periudhë zgjedhore. Hajdari e quajti të turpshëm dhe pjesë e një skenari të zi largimin e Çelos dhe dy drejtuesve të tjerë të Ministrisë së Brendshme, Agim Shehu dhe Xhavit Xhaferri nga Shqipëria në dy ditët e fundit. Arratisjet e tyre, tha Hajdari, janë të komanduara nga Partia Socialiste, e cila zgjedhjeve. Ai cilësoi këtë si fundit përgjegjës direkt të vrasjeve të tërthorta 40 policëve që në bashkëpunim me Finon dhe Partinë Socialiste kanë lejuar bandat kriminale të veprojnë të lira gjatë gjithë kësaj periudhe të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Qëllimi i tyre ka qenë mosvendosja e rendit dhe lënia e vendit nën anarkinë e komunistëve. Megjithëse ky skenar është bërë për të dëmtuar imazhin e Partisë Demokratike, Hajdari tha se Partia Demokratike nuk shantazhohet nga tërheqja e dezertorëve, ish-spiunëve dhe të korruptuarve që kishin penetruar në radhët e saj. Nga kjo krizë që shkaktoi rebelimi, Partia Demokratike ka dalë shumë herë më e fortë dhe më demokratike se partitë e tjera që degraduan nën presionin e bandave të majta. Duke mohuar zërat e përhapura në kryeqytet se kishte ndërmend të arratisej edhe ai nga Shqipëria, Hajdari tha se do të punojë për të siguruar fitoren e PD-së në të gjitha zonat ku ajo është në balotazh. Hajdari solli para gazetarëve detaje mbi bashkëjetesën e Çelos dhe Finos prej disa muajsh në vilën 30, dhe momente nga arratisja e ministrit me avionin e shoferit [?] greke. Hajdari tha që nuk e gjente aspak të justifikuar për motive të tjera largimin e Çelos, dhe se për të do të kishte qenë më e ndershme të shkonte me një tufë lule dhe të strehohej pranë familjes së ndonjë polici të vrarë. Hajdari i quajti të dënueshme edhe mashtrimet e Finos, kur përpiqet të justifikojë ...

POLICIA

Paratë do t’i kthejë Nano

Fino mohon përgjegjësinë e tij për fajdet NË FAQEN 5 Fino mohon përgjegjësinë e tij për fajdet Paratë do t’i kthejë Nano NË FAQEN 5

Referendumi armatos Veriun

Rreth 5000 forca nuk lejojnë manipulimin ndaj mbretit NË FAQEN 4 Rreth 5000 forca nuk lejojnë manipulimin ndaj mbretit Referendumi armatos Veriun NË FAQEN 4

OSBE-ja nuk ka helikopter

Raundi i dytë rrezikon mungesën e vëzhguesve NË FAQEN 4 Raundi i dytë rrezikon mungesën e vëzhguesve OSBE-ja nuk ka helikopter NË FAQEN 4

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË