OSBE braktis votimet në Vlorë
Vëzhguesit nuk thonë asgjë për zgjedhjet
NË FAQEN 4
Qëllohet me armë inspektori i policisë
Zani keqtrajton policët dhe njerëzit e drejtësisë në Vlorë
NË FAQEN 4
"ALBA" nuk vendosi rendin
Mesnatën e 12 gushtit, asnjë ushtar të huaj në Shqipëri
NË FAQEN 4
Raporti, si zgjedhjet e dhunuara
Trojka OSBE shpall konkluzionet e vëzhgimit për votimet e 29 qershorit Raporti, si zgjedhjet e dhunuara Terrori i egër mbi demokracinë shndërrohet nga OSBE në vështirësi teknike. Ngutja e zonjës La Lymier ndihmoi bandat e PS të rinumëronin votat. Sipas të gjitha parashikimeve, trojka e OSBE-së e dha bekimin zgjedhjeve të dhunuara të 29 qershorit, të cilat u shpallën si të pranueshme për kushtet që po kalon vendi. Tani mano dhe banda e tij që terrorizojnë Shqipërinë për muaj të tërë do të kenë në duar një certifikatë ndërkombëtare për të justifikuar dhunën e tyre, që bie ende erë barut kallashnikovi. Por ajo që bie në sy në raportin e trojkës së OSBE-së nuk është nota kalueze për zgjedhjet shqiptare, të cilat para se t’i pranonte ajo i ka pranuar opozita e tanishme, megjithë agresivitetin dhe egërsinë e revanshit të komunistëve që ka përballuar në këto muaj tepër të vështirë të rebelimit. Që zgjedhjet do të klasifikoheshin të pranueshme prej shefave të ushtrisë që kurrë nuk e kuptuan se përse erdhën në këtë vend dhe vëzhguesve që i zunë gjumi në hijen e pemëve, në kohën që duhet të observonin, kjo tashmë ishte bërë e qartë, që kur zonja e nderuar La Lymier u reklamë që deklarojë që disa orë pas turit të parë se gjithçka shkoi normalisht. Ajo që bën përshkrype është cilësia e raportit, i cili nuk anashkalon edhe problemet me kardinale që shoqëruan këtë fushatë krejtësisht të pazakontë në qytet e automatikëve. Nëse trojka e OSBE-së u ngut që të hënën e kaluar për t’i dhënë fitoren forcës së socialistëve, ndonëse që në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nuk kishte mbërritur asnjë procesverbal, të paktën ata kishin kohë të vlerësonin se Partia Demokratike nuk mundi të bënte asnjë ditë fushatë në shumë zona të pushtuara nga bandat e tyre që sot janë shpallur fituese. Është vërtet fyese për të gjithë shqiptarët që të flasësh vetëm për vështirësi procedurale dhe teknike për fazën përgatitore të zgjedhjeve, kur shumë prej dëfruesve dhe kandidatëve të PD janë qëlluar me armë, masakruar dhe marrë peng në disa qytete të Shqipërisë. Sepse incidente të renda që ndodhën në ditën e votimeve dhe gjatë ditëve të mëpastajme të numërimit të votave, janë vetëm një pjesë e vogël e terrorit fizik dhe psikologjik që diktoi zgjedhjet e vrara të 29 qershorit. Duke anashkaluar krimin mbytesë të terrorit të bandave të armatosura, dhe duke paragjykuar këtu vetë vështirësitë e karakterit teknik, trojka e OSBE-së në fakt ka injoruar faktorin më të rëndësishëm të zgjedhjeve të 29 qershorit dhe të rezultatit të tyre. Nëse zonja La Lymer u entuziazmua nga raportet e vëzhguesve që nënshkruan në shumë prej zonave më të nxehta të vendit dhe shpallën fitoren e saj për votimet që të hënën e kaluar, të duket e pakurueshme se si ajo, megjithëse e injoroi arsyet teknike, nuk e pati parasysh faktin që në Shqipërinë është më i rëndësishëm procesi i numërimit, sesa ai i votimit. Në ndërgjegjen e trojkës së OSBE-së duhet të rëndojë mëkati që ndërsa ata u ngutën për të përshëndetur një fitore në dorë për socialistëve, bandat e tyre të armatosura dryshuan në favorin e vet edhe ato zona ku kishte fituar Partia Demokratike. Ndërkaq raporti është tepër i paska[?] dhe tepër i ngushtues për shtypin e djathtë shqiptar, i cili ka qenë i privuar për muaj me radhë të shkruajë në gati një të tretën e vendit. Në raport jo vetëm që nuk vërehet ky hap i paprecedentë, ndoshta në të gjithë botën, për fitët për pengesa të të gjitha gazetave për arsye banale të vjedhjes së kasetolonave apo blloqeve e lapsave të gazetave. Injorimi i pengimit me armë të gazetës “Hyllindja Demokratike”, “Albania” etj., për të shkuar tek lexuesi i saj në shumë qytete të jugut, si pjesë tepër e rëndësishme e dhunimit të zgjedhjeve të 29 qershorit, është nga ngjarjet më të mëdha të raportit të trojkës së OSBE-së. Sipas të gjitha parashikimeve raporti i OSBE-së i shpalli të pranueshme zgjedhjet e dhunuara dhe të vrara në terror të 29 qershorit, por për let të keq, ky pranim nuk u bë me dinjitet dhe me vëzhgim të hollë, por që nga më të ngushtë entuziazmën e tyre e rrëfiti shqiptarët për lejimin fitoren e tyre, tepër të përvijshme.
Kthim tek klanet e egra komuniste
Qeveria e re. Socialistët paraqesin emrat e dështimit
Me një proces të rihapur në Romë për korrupsionin që ai në bashkëpunim me ish-ministrin italian, Xhani De Mikelis rënduan më shumë urinë e shqiptarëve, Nano bëhet kryeministri i parë në botë që rikthehet në postin e tij pasi ka dhënë prova të plota se ka
Nano apo Fino, problem i fituesve
Berisha: Nuk do të emëroj kryeministrin e ri
Nano apo Fino, problem i fituesve
Duket se ka një mbështetje gati të hapur sidomos nga qarqe diplomatike për kryeministrin aktual Bashkim Fino
NË FAQEN 3
Nano i pret rrugën Finos
Një ditë para takimit me Klintonin
Nano i pret rrugën Finos
Pavarësisht qortimit që nis Nano drejt Amerikës duke zhveshur Finon nga pushteti një ditë para takimit me Klintonin, është e vështirë që ai të sigurojë një trajektore të re amerikane mbi të majtën shqiptare, e konkretisht tek kryeministri i ardhshëm
NË FAQEN 3
Partia Demokratike e aftë të ringrihet dhe riforcohet
Humbja me grykën e armëve nuk i demoralizon demokratët
NË FAQEN 3
Bashkimi i kufinjve, shkelje e integritetit
Reagimi i autoriteteve shqiptare ndaj veprimit arbitrar të autoriteteve lokale greke në pikën ende të paegalizuar për komunikim kufitar dypalësh, u pasua nga ndërprerja e punimeve
Incidenti i Sopikut takon autoritetet kufitare shqiptaro-greke
Bashkimi i kufinjve, shkelje e integritetit
Reagimi i autoriteteve shqiptare ndaj veprimit arbitrar të autoriteteve lokale greke në pikën ende të paegali(z)uar për komunikim kufitar dypalësh, u pasua nga ndërprerja e punimeve
NË FAQEN 4
Monarkistët vazhdojnë protestat
Mulosmani: Fatos Nanos së shpejti do t’i ndalohet hyrja në Vlorë
Në vazhdim të protestave të monarkistëve për votat e manipuluara të referendumit të 29 qershorit dje ministri i oborrit mbretëror, Mulosmani, u tha në praninë e tij në miting se kishte qenë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe se atje i kishin premtuar se së shpejti do të dalë e vërteta për verdiktin e popullit. Mulosmani përsëriti edhe një herë mesazhin e Larmadashërisë së tij, Lekaj i Parë, për paqe, bashkim e vëllazërim. Ai e quajti të përkohshëm monarkinë e pushtetit prej komunistëve. Mashtrimi që i bëri popullit Nano, shpejt do t’i dali boja dhe do ta rrëzojë Vlora e Ismail Qemalit. Nuk do të jetë e largët dita kur Nanos do t’i ndalohet hyrja në Vlorë, tha Mulosmani, është një mjeti politike i ‘premtosh popullit paratë e humbura. Edhe Mbretit ka pasë mundësi që premtoje por ai do të vijë në pushtet me ndershmëri e drejtësi dhe jo me mashtrime siç bën Nano, - tha ministri i oborrit mbretëror. Ai falënderoi policinë e cila këto ditë i tre dite nuk e ka rrethuar mitingun e monarkistëve me tanke.
Mulosmani i njohori monarkistët se nesër më datë 9 korrik, Mbretëria e tij Leka i Parë është ftuar në Shkodër në orën 11.00 do të mbahet një miting në përkrahje të fitores së monarkisë.
Z. LLESHI
Ka ardhur koha t’i kthehet dinjiteti Komitetit të Helsinkit
Helsinki Britanik kundër Helsinkit Shqiptar
Ka ardhur koha t’i kthehet dinjiteti Komitetit të Helsinkit
Numërohen me dhjetëra ish drejtues dhe anëtarë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, themelues të tij që janë distancuar nga veprimtaria e drejtuesve aktualë të Komitetit që s’mund të konsiderohet si “Mbrojtës i të drejtave të njeriut”
NË FAQEN 2