Mos u mashtroni prapë nga PS
Socialistët nuk do t’i kthejë paratë e humbura. Fajdet dhe programi i tyre e bëjnë të pamundur bashkëjetesën me qeverinë socialiste
Berisha: Socialistët ju gënjejnë për kthimin e parave që t’ju grabisnin votën
Zëdhënësi i Presidentit Berisha deklaroi dje se nuk mund të ketë asnjë lidhje ndërmjet premtimeve të Presidentit për t’i qëndruar ose mos qëndruar në postin e tij dhe përmbushjes së premtimeve elektorale të Partisë Socialiste për të kthyer hua-dhënësve paratë e humbura në skemat piramidale. Duke mohuar hamendjet e shtypit se Presidenti i Republikës duhet të qëndrojë apo do të qëndrojë në postin e tij si garat i kthimit të plotë nga qeveria socialiste të parave të humbura nga huadhënësit në skemat piramidale, zëdhënësi deklaroi se qëndrimin ose mosqëndrimin në këtë post, Berisha në asnjë rast nuk mund ta lidhë me programin e një partie tjetër. Pikërisht dallimet programore në tërësi, por dhe në trajtimin e çështjes së fajdeve e në veçanti ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, janë nga motivet bazë që bëjnë të pamundur bashkëjetesën e Presidentit me një qeveri socialiste, thekson ai. Zëdhënësi nënvizon se në trajtimin e problemit të fajdeve, ka një qëndrim të bazuar në parime ligjore dhe morale të ndryshme. Partia Demokratike ka njohur përgjegjësinë për tolerimin e zgjatur të këtyre skemave, dhe mos parandalimin në kohë të rrezikut të interesëve të larta. Ajo, duke konsideruar borxhin si një çështje private të qytetarëve, nuk ka premtuar kthimin e plotë të parave, por premton se dinte se ky do të ishte një premtim elektoral për tërheqjen e Partia Demokratike në programin e saj është zotuar për transparencën e plotë të këtyre skemave, kthimin e parave të qytetarëve të depozituara, si dhe pasurive të tjera të këtyre firmave, huadhënësve të tyre, kreditimin e shtëpive dhe sipërmarrjeve të humbura në këto skema, vendosjen e asistencës sociale, heqjen e taksave dhe krijimin e zonave të lira. Kurse Partia Socialiste, kujton zëdhënësi, deri sot nuk ka njohur asnjë përgjegjësi për tolerimin e zgjatur të këtyre firmave dhe mosnjoftimin e huadhënësve për rrezikun e interesëve të larta. Ajo ka fajësuar për të gjitha këto Partinë Demokratike, ka deklaruar se paratë i ka marrë qeveria e PD-së dhe së fundi, pasi bllokoi për katër muaj transparencën e qeverisë gjatë fushatës elektorale bërë qytetarimin e plotë të fajdeve, i shndërroi ato në një çështje tërësisht qeveritare, duke i premtuar huadhënësve kthimin e plotë nga qeveria socialiste të parave të humbura në këto skema. Në njoftimin e tij, zëdhënësi thotë se, Presidenti i Republikës për të gjithë qytetarët që kanë humbur paratë në skemat piramidale 16 mos besojnë mashtrimin e socialistëve se qeveria e PD-së ka vjedhur paratë e tyre, posaçërisht me këtë mashtrim organizuan rebelimin, ndërsa tani në rast se huadhënësit do t’i besojnë përsëri këtij mashtrimi, pushtetarët e rinj do t’i përdorin ato për të rikthyer në Shqipëri traditën e parryshueshme të pushtetit të tyre, diktaturën. Në deklaratë thuhet se Presidenti i Republikës dhe PD-ja, duke dalë mbi interesat politike dhe duke iu përmbajtur parimeve të ligjit, shpreson se nuk besojnë në premtimin e socialistëve për kthimin e plotë të parave të humbura. Për PD-në, socialistët me këtë premtim joshës që grabit votën e huadhënësve dhe ordinerëve do të përfundojnë çdo gjë duke sjellë grindje e vaj në mashtrim, o ndjenj detyrimin moral të paralajmërojë se ata që do të vazhdojnë të besojnë kthimin e plotë të parave do të bëjnë një gabim të rëndë, ashtu si ata që besojnë se paratë e grabitura janë grabitur vetëm nga qeveria, ndërsa qeveria është duke gënjyer. Zëdhënësi i Qeverisë Vladimir PRELA
Qytetarë të mashtruar duke pritur në sportelet e njërës prej firmave piramidale. Tani ata ndjehen të mashtruar dyfish pas premtimeve të PS për kthimin e parave të humbura.
Sudja do të flasë me shokun Nano
Shtyhet sërish gjyqi i piramidës së rrëzuar
NË FAQEN 4
Dështon grabitja e avionit ushtarak
Sulmohet baza e avionëve në Kuçovë.
NË FAQEN 4
Mbahen gratë, dëbohen burrat
20 klandestinë udhëtojnë me forcë drejt Igumenicës
NË FAQEN 4
Pushteti lokal i kërcënuar nga PS
Durrës. Socialistët janë për vazhdimin e revolucionit
Një grup deputetësh socialistë në Durrës janë bërë betim kanah shpallur ambiciet e Partisë Socialiste që nëpërmjet kalashnikovëve të përmbysin edhe zgjedhjet lokale të 20 tetorit të kaluar. E shpallur si projekt shumë shpejt mund të shndërrohet në nismë të vërtetë të ngjashme me atë të kundër re-gjimit që u shpall po nga komunistët e Durrësit, kjo ambicie rrezikon të provo-kojë një destabilitet total politik. Kërkesa e socialistëve të Durrësit për pushtet duke kërcënuar militantizmin partiak, sëbashku me sekretarin e PS Nano në një gazetë të Francës kur vizitoi Strasburgun para zgjedhjeve, deklaroi se zgjedh- NË FAQEN 3
Baza e qeverisjes së PS - syzet e Nanos
Përfundon demagogjia e qeverisjes me bazë të gjerë politike
Terror dhe arrestime mbi shqiptarët
Rritet tensioni pas tragjedisë së Gostivarit.
NË FAQEN 6
Gjinushi i kujton të kaluarën PAD-it
Koalicioni qeveritar shfaq të çarat e para, ende pa u formuar kabineti
NË FAQEN 3 Sipas kryetarit të PSD-së, shpifësi Frrok Çupi mori atë që meritonte nga populli i Vlorës
Takim i bandave në Selanik të Greqisë
Lajm i orës së fundit
Në një shkresë të ardhur në kryeministri nga organizatorët e takimit në Selanik, kërkohet pjesëmarrja e Shqipërisë në një takim ndërkombëtar të bandave në qytetin e kulturës europiane.
Në qeveri u gjetën pas mesazhit që fletës, se me këtë rast edhe Shqipëria përfaqësohet denjësisht, edhe u bëhet qejfi, me sa duket shokëve që janë dhe kryeministër me letjen që u kanë dhënë banda e shumta në jug të vendit. Menjëherë një njoftua banda e Zenit në Vlorë dhe e Gjiollekës në Tepelenë për të bërë përgatitjet e duhura për të nderuar vendin në këtë veprimtari. Një noë iu çua edhe ambasadës greke për pajisjen me viza. Veçse duheshin kryer ca formalitete të vogla, duhej plotësuar një formular në lidhje me vjeluesinë e bandës, aktivitetin e saj, pastërtinë, veglat që përdornin. Në kolonën “aktivitete” u vuri se tona shënonan plot të vrarë e grabitje; madje për t’u mburrur u shënuan dhe grabitjet ndaj vetë artistëve grekë. Për sa i përket kapitullit “vegla” ata e korrigjuan me fjalën armë. Ambasada menjëherë reagoi, dhe i shkruan qeverisë se është fjala për banda frymore e aktivitet muzikor. Qeveria kthen përgjigje se nuk kemi nge për banda muzikore dhe le të bëjnë një përjashtim për Shqipërinë, ta pranojnë ashtu siç është me bandat e saj e armatosur. Traktativat vazhdojnë. Zëdhënësi i Qeverisë Vladimir PRELA
Socialistët premtojnë shkatërrimin e shtetit
Cënimi i institucioneve kushtetuese-precedent i rrezikshëm kundër demokracisë
NË FAQEN 4
Shqiptarët në Maqedoni nuk janë minoritet
Kandidatministri i Jashtëm, Paskal Milo, tradhëton profesionin e tij
Milo vërtetoi dje se su të drejtë kishte zonja Valentina Duka kur thoshte në një artikull se caktimi i tij në postin e shefit të diplomacisë shqiptare do të thotë që Shqipëria të mos funksionojë si shtet, por të kthehet në një principatë servile për fqinjët e saj
Ministri i Jashtëm i qeverisë së ardhshme, Paskal Milo, provoi se nuk është grek, unë se një historian i shquar flokë, i cili nuk meriton të jetë as edhe daktilografist në godinën e diplomacisë shqiptare. Në një prononcim për ngjarjet tragjike të Gostivarit dhe të Tetovës, Milo foli në emër të PSD-së, duke i konsideruar minoritet shqiptarët që jetojnë në të ashtuquajturën Republika ish-jugosllave e Maqedonisë. Shefi i ardhshëm i diplomacisë shqiptare i fyu kështu në mënyrën më të pashmangshme, përpjekjet dhe sakrificat e mëdha të shqiptarëve të Maqedonisë të shekullit bijakon që atyre iu humbën jetën vokësisht për shkak se shteti i Gligorovit i përhapet i inkshtroje duke i konsideruar minoritet, ashtu si edhe Milo. Ky zyrtar duhet ta dijë dhe ta pohojë plotësisht që shqiptarët atje përbëjnë në pakët 40 përqind të e gjithë popullsisë, dhe në nuk mund të trajtohen kurrësesi si minoritet. Nëse ati i pëlqen t’i quajë shqiptarët e Maqedonisë njëlloj si pakicë greke në Shqipëri, për motive që dihen, kjo nuk ka të bëjë me qëndrimet e shqiptarëve në dy anët e kufirit. Kandidatministri i Jashtëm, Milo, sa u drejtësisht ka vepruar Valentina Duka kur thoshte se caktimi i tij në postin e shefit të diplomacisë shqiptare do të thotë që Shqipëria të mos funksionojë më si shtet por të kthehet në një principatë servile për fqinjët e saj. Në këto kushte dhe forcimi i Milos për të akuzuar me tone të ashpra regjimin e Gligorovit, nuk duhet se behet nga pozitat e burrit shqiptar, por dhe shumë të Greqisë që ka probleme e njohura e ta-murit dhe sherr e me Republikën ish-jugosllave të Maqedonisë. Nëse Milo ka parasysh me termin minoritet ata pak grekë që pretendojnë nga Athina se jetojnë në viset jugore të Maqedonisë kjo është çështje tjetër, por kjo nuk ka lidhje me shqiptarët që janë gati sa gjysma e të gjithë banorëve që jetojnë atje. Ndaj edhe thënia e zonjës Duka se çdo shqiptar i ndershëm duhet ta ngrejë me këmbë calkun e Milos si ministër i Jashtëm, mbush kuptim e ndoshta është tragjedi kombëtare, duke e shpëtuar. A.N.