Grabiten 15 raketa tokë ajër dhe tokë tokë
Thyhet depoja e nëndeshme ushtarake në Arshilenko
NË FAQEN 2
Thyhet depoja e nëndeshme ushtarake në Arshilenko
Grabiten 15 raketa tokë ajër dhe tokë tokë
NË FAQEN 2
Fati konkuron me bomba
Shpërthim i fuqishëm eksplozivi në kryeqytet
NË FAQEN 2
Shpërthim i fuqishëm eksplozivi në kryeqytet
Fati konkuron me bomba
NË FAQEN 2
Mortajat dhe raketat luftojnë në Vlorë
Nata e tmerrshme; të paktën dy të vrarë dhe pesë të plagosur
NË FAQEN 2
Nata e tmerrshme; të paktën dy të vrarë dhe pesë të plagosur
Mortajat dhe raketat luftojnë në Vlorë
NË FAQEN 2
Sot, parlamenti i bandave
Opozita e vërtetë do të mungojë në pagëzimin me breshëri armësh të parlamentit më të përdhosur të botës
Fillon era e shtetit të kallashnikovëve. Ora e Shqipërisë kthehet gjashtë vjet prapa
Shqipëria do të kthejë sot zyrtarisht orën e saj të pakëndshme gjashtë vjet prapa, kur pasdithe të pakta për herë të parë u ashtuquajtën parlament i kallashnikovëve. Por pavarësisht konsekuencave të këqija për shqiptarët, ky është gjyqësisht një akt i detyrueshëm me gryken e pushkës, i cili nuk premton jetëgjatësi, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe para gjashtë vjetësh. Në parlament do të ulen sot të njëjtat fytyra që në vitin 1991 tentuan ta mbajnë me forcën e armëve pushtetin e tyre të kalbur dhe kriminal. Ata vijnë sot në parlament duke mbajtur mbi supet barrën e rëndë të krimeve, terrorit dhe të dhunës që e zhytën vendin në kaos, djegie dhe shkatërrime përreth gjashtë muaj. Mbërritja e barbarëve në sallën e parlamentit është përdhosja më e madhe që i është bërë këtij tempulli të shtetit shqiptar në të gjithë historinë e tij. Bashkë me deputetët e kallashnikovëve që jo vetëm nuk lejuan fushatën e rivalëve të tyre politikë, por i linçuan dhe i morën peng ato, në parlament do të vijnë në petkun e kandidatëve të pavarur edhe disa monstra enveriste të mbetura si dinosaurë kohërave më të egra të diktaturës që u përmbys nga demokracia shqiptare. Në parlament do të jetë nesër, bile si kandidaturë e mundshme për president, Rexhep Mejdani, i cili bie erë barut doshta më shumë se kusho tjetër në atë sallë. Gjatë fushatës elektorale fotografia e tij ishte vënë në hyrje të qytetit të Çërrikut përbri asaj të Enver Hoxhës bashkë me citatin “Lavdi veprës së ndritur të të pavdekshmit...” Në parlament do të ulen nesër shefi i bandave të armatosura Fatos Nano, i vetmi kryetari i një partie fituese në botë, që nuk ka lejuar fushatën e rivalëve të tij, njeriu që mban mbi supe të gjitha mëkatet e florës së Pirros së Partisë Socialiste. Kryeministri Ramiz Alisë që provoi të mbante pushtetin me gjak më 2 prill 1991, kur u shkuan rrugët e Shkodrës, Fatos Nano hyn në parlamentin shqiptar si deputeti me legjitim, pasi për gjykatat shqiptare vazhdon të jetë i dënuar për korrupsion në përpjesëtime të mëdha, ndërkohë që i detyrohet shtetit shqiptar me shumë marramendëse 7 milion dollarë. Në parlament do të jetë sërish ish-shefi i Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçi, gjenerali i bandave të Jugut, Arben Imami, kalëbëyesi Kastriot Islami dhe një tufë tjetër e madhe gangsterësh që do të sjellin atë virusin e komunizmit të harruar për gjashtë vjet prej shqiptarëve. Të vetmen gjë që mund të sjellin këta njerëz në sallën e parlamentit mund të jenë metodat bashkëkohore të bandave të armatosura që do godjen dhe shkatërruan Shqipërinë në kaq pak kohë. Ky parlament do të ketë fytyrën e bandave të armatosura dhe pritet që të ketë fatin e tyre. Opozita demokratike, që i ka pranuar zgjedhjet e 29 qershorit, vetëm për hir të interesave më të larta, nuk mund të lehtë e pranueshme brendshme e kallashnikovëve që do të shoqërojnë, në vend të tyre, parlamentin e qeverisë apo të strukturave të tjera të larta të pushtetit të bandave. Zgjedhja e presidentit dhe votbesimi i qeverisë së re nga ky parlament do të jetë vazhdim i zgjedhjeve të dhunuara në zonat e pushtuara nga bandat. Partia Demokratike që ka kontestuar zgjedhjet në këto zona nuk ka pasur përpjekje për të bërë pengesimin për pushtetin e kallashnikovëve. Ky parlament është fytyra më e madhe që i është bërë aspiratave demokratike të shqiptarëve për demokraci. Ai është mishërimi i rrënimit të komunizmit që rikthehet në Europë, përparësinë e harruar të marrë së pushtetit me dhunë. Dhe përkëtë në pushtet me dhunë, do përkënd për këtë që do të ketë jetë tmerro-sisht të shkurtër.
Breshëri mbi bandën e Arben Malajt
Makina me targa të Ministrisë së Financave bie në pritë
Tre të vrarë dhe një i plagosur. Personat shumë të kërkuar nga policia udhëtonin drejt Vlorës
Tre persona shumë të kërkuar nga policia u vranë dhe një tjetër u plagos gjatë një përleshjeje mes bandash rivale në vendin e quajtur Qafa e Sokolit në rrethin e Lushnjes. Sipas njoftimeve nga Ministria e Brendshme, ngjarja ka ndodhur në 15.15, kur persona të armatosur kanë hapur zjarr mbi automjetin tip “Foristradë”, me targa TR 1507 Z, që i përket Ministrisë së Financave. Nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur të vdekur në vend shtetasit Gazmend Ismaili, banues në Vlorë, person që kërkohej nga policia, Artan Kapllani, banues në Durrës, i denuar me 19 vjet për vrasje dhe i larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe Lani Kacani, banues në Elbasan, edhe ky person në kërkim nga policia. Sipas njoftimeve të policisë, është plagosur lehtë edhe një shtetas nga Vlora, i cili ndodhet i shtruar në spitalin ushtarak në Tiranë. Ndërkohë, burime të besueshme bëjnë të ditur se të tre personat që u gjetën të vrarë dje janë parë në orët e paradites të takohen me zyrtarë të lartë në territorin e kryeministrisë. Ata janë larguar nga Tirana, vetëm pasi kanë marrë një targë shtetërore të Ministrisë së Financave nga një zyrtar i lartë i saj. Më pas, diku rreth orës 11, ata kanë lënë Tiranën për të shkuar drejt vdekjes që i priste në pritë në vendin e quajtur Qafa e Sokol it. Sipas të gjitha gjasave dhënia e targës falso personave shumë të kërkuar është bërë me urdhër të Malajt dhe vetëm atëherë makina ka marrë rrugën drejt Vlorës. Deri tani ka mbetur enigmë, nëse viktimave u është dhënë targa zyrtare për të humbur gjurmët nga ata që prisnin në pritë, apo për t’u identifikuar më mirë prej këtyre të fundit. Në njoftimin e policisë thuhet se po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit, ndërkohë që misteri më i madh i ngjarjes është se përse nga Ministria e Financave u dha një targë falso katër personave shumë të kërkuar nga policia.
Parlamenti i ri voton njerëz për Qeverinë “Nano 3”
Parlamenti i ri voton njerëz për Qeverinë “Nano 3”
Nano paguan me raketa fitoren e PS-së
“Tradhtia e lartë” vazhdon të luhet në Ministrinë e Mbrojtjes
Nano paguan me raketa fitoren e PS-së
Banda, që si një numër fare i vogël ushtarakësh të tjerë shqiptarë dinte vendin e depos sekrete, mënyrën e hapjes së dyerve të saj, dhe që arriti në një kohë të shkurtër të transportonte armatimet moderne pa u parë nga rojet dhe minat që ministri thotë se i ka vënë përreth çdo depoje ushtarake, të bën të mendosh pak më gjatë se çka bërë dje ministri ynë i Mbrojtjes në radio e huaj, me pyetjet e saj NË FAQEN 2
Opozita: Deputetët ilegjitimë larg posteve të larta shtetërore
Grupi i Qendrës do të bojkotojë disa seanca të Parlamentit
Opozita: Deputetët ilegjitimë larg posteve të larta shtetërore
Opozita ka vendosur të bojkotojë në parlament të gjitha seancat e zgjedhjes së deputetëve ilegjitimë në strukturat më të larta të shtetit. Balli drejt bashkimit me aleancën e Qendrës së Djathtë NË FAQEN 3
Fitimtarët dhe qytetarët, ankth i dyfishtë
Reportazh nga Tirana, kryeqyteti që pret të ndodhë diçka
NË FAQEN 4
Një edicion lajmesh, i jashtëzakonshëm, i bëri shqiptarët të premten që shkuan t’i vënë gjishtin kokës, e të pyesin me dyshim veten, sikur jo ata, po dikush tjetër, kishte hedhur votën me 29 Qershor në kutitë e votimit: Pse, çka shumë paskan fituar socialistët ...? Në ora nëntë e një çerek, sigla e lajmeve u televizonit, i bëri ata të stepnin frymën (tepër rrallë në TV shqiptar thuhet rregulli i transmetimit): spikeri njoftoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e kishte firmosur më së fundi procesverbalin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, procesverbal që e lexua i plotë e që dëshmonte fitoren e thellë të socialistëve
Koha për ndryshime në statutin e partisë
Imedjat forcimi i disiplinës së brendshme
Koha për ndryshime në statutin e partisë
Të vendosen kritere për anëtarësimet në Partinë Demokratike NË FAQEN 4
Çabej kërkon sqarime për emigrantët
Vazhdon vala e kthimit të dhunshëm të refugjatëve shqiptarë
“Është e dyta ditë që unë kam kërkuar takim dhe sot ndoshta mund të bisedojmë,” tha ambasadori shqiptar në Athinë”, Hysen Çabej, i cili ka kërkuar sqarime nga pala greke për dëbimin e mijëra emigrantëve shqiptarë nga Greqia. Ambasadori shtoi se janë parë një numër i madh makinash policie në qendër të Athinës, të Omonias, që mbledhin emigrantë dhe i kthejnë mbrapësht.
“Ne nuk jemi akoma të informuar se ç’farë po ndodh,” tha Çabej.
Në pikën kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë vazhdon të shihet një numër i shtuar i emigrantëve që kthehen nga Greqia forcërisht prej policisë. Janë qindra emigrantë në këto ditët e fundit, shumica e të cilëve kanë dëshmuar se janë mbajtur me ditë në qeli greke të paraburgimit. Dëshmitë e emigrantëve flasin se aksionet e policisë janë shtrirë në thellësitë e vendit dhe ndonëse ato drejtohen, sipas emigrantëve, ndaj shqiptarëve pa dokumenta.
Komentatorët në shtypin grek janë shprehur gjithashtu se qeveria greke duhet të jetë e përmbajtur me dëbimin e emigrantëve, duke mos i lidhur problemet e një pakice mjaft të vogël të shtetasve shqiptarë me pjesën më të madhe të emigrantëve që punojnë dhe jetojnë në Greqi.